Bosnje dhe Hercegovina: një krizë në standby dhe zërat e një lufte...

Bosnje dhe Hercegovina: një krizë në standby dhe zërat e një lufte të re

257
0
NDAJ

Krizat politike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kërcënimet e Republikës Srpska nuk janë ndonjë gjë e re. Zakonisht përdoren nga liderët e partive nacionaliste në mitingjet elektorale apo për të tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare kur reduktohet fluksi i fondeve thelbësore për të mbajtur në jetë sistemin kompleks e pushteteve të vendit. Megjithatë kriza politiko – institucionale e shpërthyer nga anëtari seri i presidencës Milorad Dodik në vitet e fundit duket më serioze dhe më preokupuese se të tjerat, pasi bart aksione të sakta dhe jo vetëm një përplasje dialektike.

 

Gjendja e krizës

Fillimi i krizës në verën e kaluar dhe evolucioni i saj gjatë vjeshtës janë përshkruar në një artikull të fillimit të nëndorit. Qysh atëhere pak ka ndryshuar: kërcënimet kanë mbetur të tilla, tensioni zgjat dhe tonet nuk janë ulur. Ligji për ta tërhequr entitetin serbo – boshnjak nga institucionet e mbrojtjes, gjyqësore dhe fiskale qendrore është miratuar në fillim të dhjetorit nga Dhoma e Përfaqësuesve e Republikës Srpska dhe pret të kalojë në Senat. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione dhe ndalime udhëtimi për Milorad Dodik, por që i është përgjigjur me tone shpërfillëse ndaj funksionarëve amerikanë të ardhur për të trajtuar me të. Ndërkohë është konsumuar provokimi spektakolar i radhës: më 9 janar 2022, duke ecur kundër ndalimit kushtetues të vendosur më 2015, është festuar me pompë madhështore në Banja Luka festa për përvjetorin e 30-të të themelimit të Republikës Srpska. Në qendër të ceremonisë, një paradë imponuese e forcave të sigurisë së entitetit ka transmetuar mesazhin se ushtria e re e entitetit është e gatshme për t’u ndërtuar dhe se “shkëputja e heshtur” do të ishte tashmë në lojë.

 

A ekziston vërtet rreziku i një lufte të re?

Ky skenar ka bërë të flitet për një luftë të re iminente në Bosnje dhe Hercegovinë, rezultat që shumë analistë nuk e përjashtojnë (dhe që dikush e ka gjykuar për dekada si të pashmangshme). Por ndoshta është një konkluzion shumë i ngutur. Efektivisht në fushë mungojnë 3 elementë thelbësorë që mundësuan shpërthimin e luftës në vitet’90: mjete, resurse njerëzore dhe motivim. Sot në Bosnje dhe Hercegovinë nuk ka asgjë të krahasueshme me sasinë e armatimeve që qenë grumbulluar në 1991; veç kësaj, ndryshe nga atëhere, popullsia vështirë se mund të mobilizohet për një konflikt pasi shërbimi i detyruar ushtarak nuk ekziston më shumë prej rreth 20 vitesh dhe janë të paktë dhe të moshuar njerëz që kanë marrë stërvitjen e detyureshme në epokën jugosllave. Jo vetëm, një prej problemeve të mëdha që sot prekin shoqërinë boshnjako – herecogvinase, plakjen e paopullsisë për shkak të lindjeve dhe sidomos emigrimit masiv të të rinjve, mund të rezultojë paradoksalisht shumë pozitiv sepse do të bënte të mungohej njerëz që fizikisht duhet të luftojnë një luftë të re eventuale.

Por në thelb mungon motivimi real për të shpërndarë në konflikt të ri. Lufta e viteve ’90 kishte arritur tashmë objektivin strategjik kryesor për të gjitha palët në konflikt: eliminimin e bashkëjetesës midis tri komponenteve nacional – fetare me krijimin e territoreve të populluar në mëynrë në thelb homogjene, me një grup dukshëm dominues me çdo vend dhe minorancat e ndara nga pjesa mazhoritare të popullsisë. Kështu një luftë e re nuk do të shërbente më t’i ribashkonim më nën një qeveri pjesët e shprëdnara të komunitetit të vetëm, sepse të paktit që jetojnë “në territorin e gabuar” janë tashmë një popullsi e moshuar dhe numerikisht margjinale. Për më tepër, asnjë shteas boshnjak nuk do të ishte i gatshëm të luftonte nën drejtimin e kësaj klase politike të konsideruar si e mefshtë, e korrputuar dhe e shtyrë vetëm nga interesa personale për të ruajtur pushtetin.

Ndoshta mund të lehtësojë ankthin e një lufte iminente; por do të ishte e rrezikshme të mbetej i papërgatitur për rastësi të tjera, të tilla si një pavarësi de facto e Republikës Srpska apo shpërthimi i episodeve të dhunës lokale. Veç kësaj, në konfliktet më të vonshme (edhe në vetë luftërat jugosllave të viteve ’90) është vërejtur sesi nuk duhet të jenë domosdoshmërisht forcat lokale për të luftuar. Rusia ka demonstruar se është në gjendje të dërgojë njësi paraushtarake të stërvitura dhe efikase në teatra të ndryshme konflikti në botë dhe Republika Srpska është trajtuar gjithmonë nga Kremlini si një aleate dhe si një instrument potencial zëvendësues ndaj Perëndimit për çështjen kosovare, në mënyrë analoge nga sa ishte bërë tashmë de facto në hapësirën passovjetike. Faktikisht, Rusia luan tradicionalisht një rol prej mbrojtësi të popujve ortodoksë dhe sidomos të serbëve në rajonin ballkanik, për të cilën ka ndjerë ndërhyrjen e NATO të 1999 si një ndërhyrje në sferën e saj të influencës dhe, në analizë të fundit, një humbje në kuptimin e vërtetë të fjalës në një moment dobësie; më në përgjithësi edhe skakiera ballkanike futet në politikën ruse të frenimit të influencës amerikane për të afirmuar një multipolarizëm të ri. Veç kësaj, të gjithë këta faktorë që deri më tani e kanë penguar në një farë mënyre Bosnjen dhe Hercegovinën nga të shpërbërit duket se humbasin gjithnjë e më shumë kredibilitet: forca europiane e stabilizimit Althea është e reduktuar në terma minimale; Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara është gjithnjë e mës shumë i delegjitimuar për sytë e serbo – boshnajkëve dhe të aleatëve të tyre, duke filluar nga rusët që prej kohësh i kërkojnë pushimin e mandatit; perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian ëshjtë gjithnjë e më pak realiste në periudhë afatmesme; shpresat e ngjallura në shoqërinë civile nga qeveritë jonacionaliste e fillimviteve 2000 e më tej, sidomos nga protestat kundër korrupsionit dhe privatizimeve të 2014 tashmë janë zbehur në zhgënjimin se nuk ka rrugëdalje nga ngërçi politik në të cilën lëngon klasa drejtuese e vendit.

 

Strategjia politike e tensionit

Por mbetet një motiv për të cilin flitet kaq shumë për luftë: strategjia politikën të tensionit. Politikanët nacionalistë e kanë mësuar tashmë se kjo teknikë funksionon si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. Për sa i përket politikës së brendshme në vjeshtën e këtij viti do të mbahen zgjedhjet për rinovimin e presidencës dhe parlamentet shtetërore, të entiteteve e të kantoneve dhe klasa drejtuese e vendit paraqitet sërish në këtë takim e delegjitimuar nga skandale dhe episode korrupsioni. Për të vazhduar të ruajë pushtetin, politikanët atëhere adoptojnë një retorikë fuqimisht nacionaliste që propozon një narrativë kundërvënieje midis “nesh” dhe “atyre”, duke apeluar nevojën e të qënit të bashkuar në mbrojtjen e interesave të grupit të tyre kundër qëllimeve armiqësore arrijnë të ripeshkojnë votat jo për atë që bëjnë apo propozojnë, por vetëm për mesazhin ideologjiko – identitar që synojnë të mishërojnë.

Por kjo strategji funksionin edhe për nga jashtë: liderët nacionalistë e Bosnjes dhe Hercegovinës kanë mësuar t’i shfrytëzojnë në favorin e tyre statusin e vëzhguesit special të përhershëm të bashkësisë ndërkombëtare. Nga momenti që pushteti i tyre bazohet mbi fondet që marrin nga bashkësia ndërkombëtare për të ruajtur në jetë strukturën e kushtueshme dhe komplekse institucionale të krijuar nga Marrëveshja e Dayton, duhet të mbajnë gjallë preokupimin në fuqitë e huaja: kërcënimi me një konflikt është në fakt në strategji funksionale për t’ju apeluar shteteve që duhet të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes së paqes për të marrë impenime të reja, garantuar financime të reja dhe t’u japin diçka qeveritarëve vendorë për të ulur tensionin dhe shmangur një krizë të re në dyert e shtëpisë.

Pasi kanë arritur një kompromis të ri për ta zgjidhur momentalisht këtë krizë, do të ishte më së fundi oprtune që nisej një refleksion për të gjetur një zgjidhje afatgjatë, duke dëgjuar vuajtjen që rëndon në shoqëritë civile dhe për të shmangur që, në rastin e provokimit të radhës, të kthehet në të njëjtan situatë.

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY