Ari i Rinit

Ari i Rinit

95
0
NDAJ

Armin Laschet, pasuesi i Kancelares Merkel, vjen nga rajoni i Gjermanisë që shikon më shumë nga perëndimi. Si Helmut Kohl dhe Konrad Adenauer

E ardhmja e Gjermanisë ka një “veshje” të lashtë: aromën e mprehtë të qymyrit, llavën e zjarrtë të çelikut, farkën e tmerrshme të Thorit, magjepsjen e Loreleit ondin të Rinit. Evokon mitin dhe fuqinë, kujton historinë që ka shënuar Europën. Emra që kërcënojnë, emra që frikësojnë, emra që premtojnë: Këlni qyteti i Agrippinës, Treviri kryeqyteti i Kostantinit, Aquisgrana çittadela e Sharlëmanjit, Ruhri nëna njerkë e shumë masakrave. Pastaj ai, lumi i madh që ndan kontinentin nga Ticino në Detin e Veriut, që shërben si spond me Francën, lag Hollandën. Sot kthehet në majën e politikës Gjermania që ka shikuar gjithmonë nga perëndimimi dhe jo vetëm pse është atdheu i Armin Laschet, që do të udhëheqë bashkimin kristandemokrat, CDU, në zgjedhjet e 26 shtatorit të këtij, por sepse janë në lojë ekuilibra të rinj botërorë pas zgjedhjes së Joe Biden dhe fitores së demokratëve në Shtetet e Bashkuara.

I konsideruar më i afërti me Angela Merkel, Presidenti i Nordreihn-Westfalen, një Land artificial i krijuar më 1946 nga amerikanët fitimtarë, Laschet ka lindur në Aquisgrana (Aachen) 60 vjet më parë, në një familje katolike të shtresës së mesme. Është e vërtetë që i ati ka punuar në një minierë në Alsdorf, ama si drejtues: nuk ishte saktësisht i mbuluar me pluhurin e zi. Gjyshi vinte nga Belgjika, nga kur frankët siguruan nga lejen nga Roma lejen që të vendoseshin andej dhe këtej limesit. Aachen në frëngjisht bën Aix-la-Chapelle në homazh të kupolës palatine bërthamë të Duomos ndërtimi i së cilës i përket’800 dhe u ngrit nga Karl der Grosse. Po Charlemagne? Perandor gjerman apo francez? Frankët qenë gjermanë, po a nuk i kanë dhënë emrin dhe gjurmën e tyre asaj që dikur quhej Gali? Nuk është grindje gjuhësore pasi për 100 vjet kombësia e Carolus (siç e quante Leoni i III, Papa që e kurorëzoi ditën e Krishtlindjes së 800) ka qenë një motiv konflikti i zgjidhur vetëm në 1962 ngaa Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer, të lindur 276 kilometra larg njëri tjetrit, i pari në Lille dhe i dyti në Këln. Gjenerali dhe Kancelari festuan miqësinë midis dy vendeve (duke i dhënë fund konfliktit shekullor) në Reims, në katendralen e mbretërve francezë qysh nga Ugo Capeto, Dukë i Frankëve dhe Kont i Parisit, i kurorëzuar në vitin 986. Çfarë ndërhutrjeje e pazgjidhshme për një histori që vjen deri tek ne: quhet Pallati Charlemagne kolosi prej hekuri e xhami që mban në gjirin e tij Parlamentin e Bashkimit Europian.

Jo vetëm Renania veriore: edhe Vestfalia është ridizajnuar në tavolinë dhe nuk përkon më me zonën më të madhe që ishte pjesë e Dukatit të Saksonisë (përfshinte dhe Bremenin e Hamburgun), derikur prusianët e transformuan në një provincë, me kryeqendër Münster. Gjermania mbetet një mozaik njerëzish, zakonesh, gjuhësh, në kundërshtim me atë që është zakon të mendohet në pjesën tjetër të Europës. Dhe jo aq për faj tyë ribashkimit të paplotësuar (midis lindjes dhe perëndimit hendeku mbetet shumë i madh: e ardhura për frymë në Hamburg është 61000 euro, në Pomerani 25000), por pse “kombi gjerman” i bashkuar nga gjaku, kultura, feja dhe gjuha, është parasëgjithash një ëndërr romantike, pastaj një projeksion psikoanalitik me efekte katastrofike. Ari i vërtetë i Rinit nuk është ai i Nibelungëve i rishpikur tragjikisht nga Richard Ëagner dhe nuk është as çeliku që do të bëjë të fuqishëm Rajhun; jo, pasuria e vërtetë vjen në fakt nga uniteti në diversitet që përfaqëson shpirtin liberal të perëndimit dhe trashëgiminë e “Gjermanisë që kemi dashur”, siç shkroi Benedetto Croce.

Vestfalia vendosi paqen e 1648 që i dha fund 30 viteve masakra dhe ndarje që e ndanë si tortë kontinentin europian. Midis betejash dhe epidemishë, lufta kishte vrarë 1/3 e popullsisë, duke lënë pas një kaos politik të vërtetë jo vetëm ekonomiko social, me 1800 shtetuce, nja 50 qytete të lira, 60 principata ekleziaste ku peshokpët qenë zotërinj. Midis Elbës dhe Danubit, konfuzioni u bë total, dukej se 3 lumenjtë e mëdhenj të Europës Qendrore donin të përmbysnin kodrinat dhe ultësirat ku kalonin. Një mozaik i lëvizshëm i shtypur midis fuqisë së Francës, asaj të Habsburgëve, që nga Vjena qeverisnin perandorinë, dhe Prusisë së egër të Hohenzollernëve, që nga Königsberg shikonte nga perëndimi pasi kishte mundur e ridimensionuar perandorinë nordike të suedezëve, duke mbajtur nën fre Pjetrin e I të Rusisë, i mbiquajtur i Madh, aleatin ambicioz dhe jokomod. Në asnjë mënyrë shtetucet perëndimore nuk do të kishin mundur ta rivendikonin trashëgiminë karolinge pavarësisht shpresave të Karl von Dalberg (1744 – 1817) Arqipeshkv Elektor i Magonza, mason, mik i Goethe dhe Schiller, i cili shërbeu si farkëtues i një aleance të “Gjermanisë së Tretë” që të shërbente si kushinetë midis Austrisë e Prusisë dhe të shikonte nga Franca si spond. Ai që i dha mbështetje që Napoleon Bonaparti me Konfederatën e Rinit të lindur pas fitores së vitit 1805 në Austerlitz që i dha fund Perandorisë së Shenjtë Romake. Midis Gjermanisë së drejtuar nga Perëndimi (Goethe e vlerësoi Napoleonin, i cili i dha Legion d’Onore) dhe asaj të lidhur pandashmërisht me Lindjen, fraktura nuk ishte vetëm politike, por edhe fetare (katolikët në perëndim dhe luteranët në lindje), sociale (tregëtarë, borgjezë, kapitalistë në perëndim, junkesë latifondistë në lindje) dhe kulturore (Iluminizmi universalist rrezikonte brigjet e Rinit, nacionalizmi i errët aristokratik pushtonte tokat midis Elbës dhe Oderit).

Shpartallimi i Napoleonit dhe Kongresi i Vjenës i japin Prusisë edhe një pjesë të mirë të Renanisë, me mbështetjen përxaktuese të Anglisë, që në ekuilibrin e fuqive fituese e përdorte Prusinë si gjilpërën e balancës midis Rusisë, Austrisë dhe Francës. Do të jetë më pas Otto von Bismarck ai që do të bashkojë Gjermaninë nën spaletat prusiane midis viteve 1866 dhe 1871. Siç kishte ndpdhur me Piemontin dhe Italinë? Jo tamam. E shpjegon mirë A.H.L. Fisher në veprën e tij “Historia e Europës”. Falë Cavour, Italia e bashkuar u bë një monarki kushtetuese e markës liberale sipas modelit anglez, kurse “Kancelari i Hekurt” forcoi në fakt një monarki autoritare ku Parlamenti ushtronte një funksion dytësot. Savojat ditën ta lënë Torinon për Romën, kurse Hohenzollern nuk e çuan as nëpër mend të kalonin nga Berlini në Këln. Është një dallim që duhet mbajtur gjithmonë në mendje: Rilindja nuk qe “një revolucion i munguar”, siç thuhet nga Antonio Gramsci e këtej, por ai revolucion borgjez që në Gjermani u zëvendësua nga Rajhu vilhelmian. “Nëse Rilindja italiane ka qenë kryevepra e shpirtit liberal europian”, ka shkruar Croce, “ajo gjermane ka qenë kryevepra e artit politik dhe e virtytit ushtarak”.

Sot është orienti saksono – prusian, i pushtuar nga Ushtria e Kuqe dhe i dominuar për 44 vite nga Bashkimi Sovjetik, ai që ndjehet i marxhionalizuar, i shfrytëzuar, i harruar; kurse me Bismarck ishte vërtet krejtësisht e kundërta. Shkruan James Hawes (Historia më e shkurtër e Gjermanisë që është shkruar ndonjëherë, Gazanti): “I gjithë sistemi financiar i Perandorisë Gjermane ishte një makinë gjiganteske për t’i zhvatur pasurinë Gjermanisë jugperëndimore, liberale e katolike dhe t’ua dorëzonte junkerëve të Ostelbien, elitës së Prusisë”, që do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në ngjitjen e Adolf Hitlerit dhe në regjimin nazist. Nuk duhet harruar, nënvizon sërish Hawes, edhe se “kolegjet e vetme elektorale ku Hitleri më 1933 siguroi mazhorancën absolute janë të gjitha aty”: është 55% i jashtëzakonshëm në lindje ai që i mundësoi Partië Nacionalsocialiste të sigurojë 43.9% në rang kombëtar. Historikisht Ostelbien, territori “në lindje të Elbës”, është sinonim i Prusisë së vjetër. Sot Ostelbien është emri i ekipit të futbollit të Dornburg që, pa shiko, pa shiko, është në duart e së djathtës ekstreme neonaziste.

Një analizë tejet angleze? Në realitet qe Adenaueri ai që ëndërroi më 1945 një unitet të veçantë politik me kufirin në Elbë dhe kryeqytetin në Rin (do të kishte dëshur Këlnin e tij, por u zgjodh Boni fqinj) ku dritaret “hapen nga Perëndimi midis vreshtave”. Duke zgjidhur kështu një herë e përgjithmonë atë që Thomas Mann tek “Konsideratat e një impolitikani” e quante “vetmia gjermane midis Lindjes dhe Perëndimit”. Atëbotë shkrimtari ishte i tërhequr nga lindja, nga Dostoejvski, nga pansllavizmi deri për t’ju kundërvënë, në gjurmët e Niçes, Romës, Kishës, liberalizmit, “Antantës së përzemërt të qytetërimit”… dhe vëllait të madh Heinrich. Pastaj ndryshpo pozicion shumë përpara ardhjes së Adol Hitlerit. Kthehemi në Renaninë veriore ku historia, asnjëherë e harruar, del në siperfaqe si një lumë karstik dhe imponohet pas humbjeve të imperializmit gjerman: me Republikën e Vejmarit dhe sidomos me Republikën e Bonit. Dy herë nga pluhuri në altar, e pushtuar dhe e demilitarizuar më 1919 e më pas më 1946, mbetet sot zemra pulsante e të gjithë Gjermanisë, me 18 milion banorë (në shumicë të besimit katolik) të përqëndruar në një megalopol të vetëm të madh të ndarë në qytete dhe komuna, natyrisht secila me birrën dhe me salsiçen e vet të regjistruar e të kontrolluar, diversitet për të cilin gjermanët ndjehen krenarë.

Essen, Dortmund, Duisburg, Bochum dhe Gelsenkirchen zënë basenin e Ruhrit, një rajon metropolitian ku jetojnë 11 milion njerëz, me përqëndrimin më të lartë industrial të Europës (ThyssenKrupp, Bayer, Deutz, Ford Europe, Henkel dhe nja 30 biznese të tjera të mëdha), që ka kaluar fazat e gjata të krizave të dhimbshme dhe të ristrukturimeve të vështira. Ruhri i zi dhe me tym është vetëm një kujtim, edhe pse tranzicioni energjitik nuk është realizuar dhe Katedralja i Këlnit, një “fabrikë” e zgjatur 6 shekuj të mirë, më shumë sesa ajo milaneze, vazhdon të nxihet. Rini lag Düsseldorf (kryeqytetin administrativ) dhe, më në jug, Leverkusen, Këlnin dhe Bonin. Landi ka PBB më të lartë të Gjermanisë (645 miliard euro, 1/6 e totalit, mbi 1/3 e atij italian); e ardhura për frymë (36500 euro në vit) e kalon me 15% mesataren europiane, edhe pse në vend ndodhet në vendin e 4 pas Hamburgut, Bremenit, Bavarisë dhe Essen. Nuk ka dyshime për aftësitë administrative të atij që ka menaxhuar një land që realisht mund të krahasohet me Hollandën. Po si kancelar eventual? Laschet do të ketë vizion, do të jetë në gjendje ta marrë drejtimin e vendit të tij dhe të Europës? Edhe Angela Merkel i është dashur shumë përpara se të bëhej ajo që njohim sot: mandati i parë i ka shërbyer për të dalë nga hija e Helmut Kohl dhe e Berlinit Lindor ku është rritur; në të dytin, midis gabimesh dhe rrëshqitjes, mezi ka arritur të marë frerët e Bashkimit Europian; kancelariati i tretë i saj është ai i reformave, i kthesës lidhur me emigracionin, i konsakrimit në atdhe dhe jashtë vendit; i fundit, i filluar më 14 mars 2018, mbetet i shënuar nga pandemia.

Në kongresin e CDU, Laschet ka deklaruar 3 pikat kryesore të tij: “qendër, besim dhe integrim”. Qendra është pika e ekuilibrit për t’ruajtur në parti e në vend, me në dorë jo ëndërra të mëdha, por “një kuti me vegla artizanale”. Besimi është për t’ju transmetuar një popullsie të goditur rëndë nga pandemia, por është edhe instrument qeverisës: në konceptin e tij, lideri është i pari midis të barabartëve, duke e zëvendësuar karizmën me dijen e kapitenit që drejton skuadrën. Integrimi është antidoti i polarizimit politik dhe social që përshkon Gjermaninë, edhe pse në mënyrë më pak gjymtuese se tjetërkund. Nuk ka dyshime lidhur me vokacionin e tij renanoperëndimor dhe, për pasojë, atlantik, megjithatë Laschet nuk ka përvojë në politikën e jashtme. Me Joe Biden kthehet në shënjestër Rusia dhe në këtë çështje roli i Gjermanisë bëhet thelbësor. Angela Merkel ka ndërmjetësuar konfliktin në Ukrainë, por tani gjithçka do të jetë edhe më e komplikuar. Doreza e sfidës e lëshuar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken nuk lë dyshime: Vladimir Putini, jo vetëm Xi Jinping, është kundërshtari strategjik i Shteteve të Bashkuara. Një luftë në dy fronte (ose, më mirë, tre, pasi Blinken ka folur në mënyrë eksplicite për Iranin) që kërkon një aleancë të forcuar ku kush qeveris në Berlin thirret që luajë një rol prej protagonisti.

Presidenti i ri i CDU nuk ka shumë kohë të afirmohet. Ndërkaq, do të duhet të përballet me disa zgjedhje lokale shumë të rëndësishme, që veç mos bllokohen nga një lockdown i përgjithësuar: në Baden-Würtemberg, ku qeveris me të Gjelbërit, dhe në Renania-Palatinat, ku faktikisht është në opozitë. Lidhur me Europën do të nxitet nga fajkojtë e partisë së tij, veçanërisht nga Friedrich Merz, humbësi i madh. Laschet e ka quajtur gjithmonë Recovery Plan si një instrument financiar themelor për të favorizuar rigjallërimin e Bashkimit Europian, duke nënvizuar kontributin e përbashkët dhe rëndësinë që të gjitha vendet të dalin bashkë nga kriza. Kjo kërkon që kthesa gjermane në favor të një ndarjeje të barrave dhe të rreziqeve, të maturuara gjatë pandemisë, të mos rivihet në dyshim. Por kush do të drejtojë CDU nuk do të mund të harrojë shtytjet në kah të kundërt dhe kartat në duart e konkurrentëve të tjerë. Aleati bavarez, lideri bavarez i CSU Markus Söder, aspiron që të bëhet kancelar. Dhe sigurisht që nuk duhen anashkaluar ambiciet e socialdemokratëve sot në qeveri, por rivalë numër një në zgjedhjet politike. Olaf Scholz, ministër i Financave dhe zëvendës i Merkel, është lideri i SPD. Ish kryebashkiak i Hamburgut jo i dashur nga e majta e partisë, ka arritur të kalojë trashëgiminë e rëndë të Wolfgang Schäuble duke demomstruar fleksibilitet edhe mbi skakierën europiane (është ai që ka propozuar një MES pa asnjë kusht). E vështirë që të fitojë, por gjithsesi do të mund të ketë një rol akoma edhe më vendimtar në një qeveri të ardhshme koalicioni. Gjithçka varet nga rezultati i Laschet të mbështetur fuqimisht nga Angela Merkel, e cila, çfarëdo që të thotë, nuk do të pensionisten nën bliret e Berlinit.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY