Angela Merkel dhe e ardhmja e marrëdhënieve transatlantike

Angela Merkel dhe e ardhmja e marrëdhënieve transatlantike

92
0
NDAJ

Good friends can disagree”. Është me këtë shprehje që të enjten 15 korrik Joe Biden i ka vënë vulën më domethënëse vizitës së Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. E përdorur në referim të çështjes komplekse të gazsjellësit ruso – gjerman Nord Stream 2, shprehja e presidentit amerikan përmbledh edhe të gjithë ekuilibrin taktik e marrëdhënieve aktuale transatlantike midis Uashingtonit e Berlinit. Nëse nga njëra anë të dy liderët kanë konfirmuar dhe restauruar miqësinë tradicionale SHBA – Gjermani në emër të vlerave të përbashkëta, nga ana tjetër është gjithnjë e më e qartë se ka dosje të destinuara që të mbesin të hapura ende për një kohë të gjatë.

 

Ridorëzimi i stafetës liberal – demokratike

Ishte nëntori i vitit 2016, kur pak ditë pas fitores së bujshme presidenciale të Donald Trump, Barack Obama bënte një vizitë të fundit në Gjermani. Një udhëtim që u interpretua si një dhënie definitive Angela Merkel e rolit të “liderit të botës së lirë”, për t’u nënkuptuar parasëgjithash në kontrast me kursin e ri trumpian. Për vite me radhë demokratët dhe liberalët amerikane e kanë celebruar Merkel si fanarin global e liberal – demokracisë, edhe me koston e anashkalimit të kritikave specifike të raporteve transatlantike, jo të përcaktuara vetëm nga presidenca Trump, por nga dinamikat e një bote në ndryshim të përshpejtuar.

Vizita e fundit e Merkel në Uashington mund të lexohet sot si një ridorëzim Shtëpisë së Bardhë të stafetës ideologjike të lënë 5 vite më parë nga Barack Obama. Administrata aktuale ka dashur ta nderojë kancelaren gjermane dhe të zyrtarizojë në mënyrë më komplesive riqepjen e marrëdhënieve midis institucioneve gjermane dhe atyre amerikane. Fjalët e miqësisë dhe vlerësimit të Biden kundrejt Merkel dhe vetë dhënia Kanzlerin e një doktorature honoris causa nga ana e Johns Hopkins University kanë qenë rite të konsideruara të domosdoshme. Kemi të bëjmë me akte konkluzive në kuptimin e vërtetë të fjalës të prirur që të fshijnë (pakashumë përkohësisht) pasjellshmëritë taktike që Donald Trump i rezervoi në transmetim botëror kancelares me rastin e vizitës së saj të 2017 dhe që, më përgjithsësisht, e kishin quajtur si pikën historikisht më të ulët e raporteve SHBA – Gjermani nga pasLufta e Dytë Botërore deri më sot.

 

Topi i kalon qeverisë së ardhshme gjermane

Por në planin e Realpolitikës e ardhmja e marrëdhënieve gjermano – amerikane nuk është shumë e thjeshtë. “Washington Declaration” e paraqitur nga Biden dhe Merkel në fundin e takimit të tyre është plot me deklarime qëllimesh dhe konsolidon më tej aksin e vlerave midis dy vendeve. Deklarata impenjohet që të kundërshtojë erozionin e demokracisë të shkaktuar nga të ashtuquajturat fuqi autoritare, dëshiron që t’ua nënshtrojë teknologjitë e reja parimeve demokratike, refuzon konceptin e “sferave të influencës” dhe konfirmon nevojën e një aksi transatlantik lidhur me çështjen epokale ekologjike dhe klimaterike. Megjithatë, teksti paraqet ose nënkupton përpunime shumë të pakta praktike.

Për shembull, në rast se dikush priste që me rastin e udhëtimit të saj në Shtetet e Bashkuara Merkel do të kishte lëshuar diçka më shumë lidhur me Rusinë e Kinën, sigurisht që ka mbetur i zhgënjyer. Megjithëse me maturi proverbiale dhe pa asnjë lloj konfliktualiteti, Merkel ka riafirmuar qëllimin gjerman për ta përfunduar Nord Stream 2 dhe ta konsiderojë atë vetëm si një “projekt ekonomik”, duke ja mohuar kështu formalisht dimensionin gjeopolitik. Lidhur me dyfishimin e gazsjellësit ruso – gjerman, duket se kokëfortësia e kalkuluar e Merkel në fund e ka arritur qëllimin e saj: vepra do të përfundojë muajt e ardhshëm dhe pa u ndeshur me një valë të re sanksionesh amerikane. Por nga ana e tij Biden ka deklaruar se Merkel ëshë absolutisht dakord me të lidhur me faktin që “nuk duhet lejuar Rusia që ta përdorë energjinë si një armë për të detyruar apo kërcënuar fqinjët e saj”.

Merkel e ka mirëpritur linjën e Biden. Rezultati është  një marrëveshje bilaterale e përfunduar pikërisht pas vizitës së Kanzlerin, sipas të cilës Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë sanksione dhe do të ndërhyjnë në rast se Rusia dëshiron ta përdorë gazsjellësin për ta anashkaluar krejtësisht Ukrainën dhe t’i vënë në rrezik ekonominë dhe mbijetesën energjitike. Qeveria gjermane impenjohet edhe që të mbulojë një fond prej 1 miliard dollarësh për energjinë dhe teknologjitë e gjelbëra në Ukrainë, përveçse të mbështesë Iniciativën Trimarium, forumin e 12 shteteve të Bashkimit Europian të ndodhur përgjatë aksit veri – jug midis Detit Ballatik, Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Marrëveshja i ka potencialitetet për të qenë funksionale dhe efikase, me kusht që të vazhdojë afërsia strategjiko – politike midis Uashingtonit dhe Berlinit. Por në se kjo afërsi do të vinte duke munguar në të ardhmen, pikat e prera e marrëveshjes do të linin të panjohura të shumta gjeopolitike transatlantike dhe në raportet midis Gjermanisë dhe partnerëve qendro – lindorë.

Dhe sikur deklarata e Uashingtonit, ashtu si të gjithë apelet e Merkel dhe Biden në mbrojtjen dhe në konsolidimin e modelit demokratik të jenë kritika të hapura ndaj modelit kinez, Kanzlerin natyrisht që e shmangur tematizimin e hapjes së saj ndaj Pekinit. Në Uashington nuk është folur sesi Merkel, dhjetorin e kaluar dhe vetëm pak ditë nga inaugurimi i Biden, ka shtyrë sa ka mundur për miratimin e Comprehensive Agreement on Investment (CAI) midis Bashkimit Europian dhe Kinës. Një marrëveshje më pas e dështuar në seli europiane dhe tani e ngrirë, por megjithatë emblematike për ndërvarësinë e thellë ekonomike midis Gjermaniës e Kinës dhe ngurrimin strukturor gjerman në përzgjedhjen e një fronti në kuadër të një “decoupling” progresiv global.

Një dokument emblematik i botuar më 16 korrik nga BDI (Konfindustria gjermane) lidhur me mënyrën e “raportimit ekonomikisht me autokracitë” shpreh si vetëdijen e marrjes përsipër të përgjegjësisë politike e aktiviteteve ndërkombëtare, ashtu edhe vullnetin për të mos hequr dorë nga shkëmbimi tregëtar shumë i dendur drejt Orientit. Megjithëse thellësisht i vetëdijshëm për varësinë e tij nga NATO dhe nga rrugët detare globale siguria e të cilave garantohet nga Shtetet e Bashkuara, Berlini vazhdon sot të jetë pak i gatshëm që t’i zgjidhë kontradiktat gjeopolitike të tij.

Sa dosja Rusia, aq edhe dosja Kina, duhet të përballohen kështu në të gjithë kompleksitetin e tyre nga qeveria e ardhshme gjermane. Në rast se, siç sugjerojnë sondazhet aktuale, kancelari i ardhshën do të jetë Armin Laschet i CDU, maturia strategjike dhe ambiguiteti taktik i markës merkelian do të kenë një transhëgimtar të drejtpëdrejtë. Një lidership qeverisës apo, gjithësesi, një pjesëmarrje e fortë në ekzekutiv e të Gjelbërve do të shtynin në fakt për një rreshtin neoatlantist respektivisht Rusisë dhe Kinës.

 

Dyshimet gjermane ndaj Shteteve të Bashkuara

Ndërkohë, nëse në Uashington pyetet se çfarë do të jetë Gjermania pas Merkel, në Berlin gjarpëron ndërkohë një dyshim tjetër: riqepja e aksit transatlantik është e qëndrueshme apo është vetëm e përkohshme? Nëse Joe Biden përfaqëson në fakt një gjeneratë politike amerikane ende shumë e lidhur me Europën, nuk është e qartë se çfarë do të ndodhte nëse do të bëhej hegjemone, edhe midis demokratëve, një gjeneratë politike objektivisht më pak e lidhur me bashkëpunimin e ngushtë me kancelaritë europiane. Në këtë pikë do të jetë gjithmonë e mundur të mbetemi absolutisht dhe tradicionalisht miq megjithëse duke mos rënë dakord mbi shumë dosje? Dhe, natyrisht, çfarë do të ndodhte në fakt me raportet Gjermani – Shtetet e Bashkuara në rast se fitorja demokratike e Shtëpisë së Bardhë të rezultonte vetëm një parantezë dhe republikanët do të ktheheshin në pushtet pas 3 vjetësh?

Vizita finale e Merkel në Uashington ka pasur edhe qëllimin që t’i shtyjë këto pikëpyetje, të fitojë kohë dhe të krijojë kushtet për rindërtimin e një dialogu taktikisht në hap me kohën. Angela Merkel ka arritur kështu t’i mbyllë marrëdhëniet transatlantike e epokës së saj të gjatë në mënyrë narrativisht optimale. Ama, si gjithmonë dhe edhe një herë akoma, Kanzlerin e ka shtyrë aktivisht zgjidhjen praktike e të panjohurave në fushë.

(nga Aspen Institute)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY