Agjenti i influencës

Agjenti i influencës

530
0
NDAJ

 

Soft power është një modalitet i shprehjes së fuqisë, larg nga format klasike e manifestimit të forcës, që mund t’i mundësojë një shteti, kryesisht nëpërmjet përdorimit të aktiviteteve të influencës, që ta orientojë e ta modelojë realitetin sipas objektivave të veta strategjike dhe të mbrojë interesat jetike e komunitetit të tij.

Por çfarë nënkuptohet me influencë? Si planifikohet dhe si kryhet një fushatë influence? Në çfarë mënyre dhe në çfarë mase aktivitetet e influencës mund ta mbështesin me efikasitet aksionin qeveritar, me kujdes të veçantë për atë të lidhur me menaxhimin e sigurisë kombëtare dhe me ruajtjen e interesit të sistemit vend? Dhe, mbi të gjitha, kush janë aktorët protagonist të aktiviteteve të tilla dhe çfarë raporti e lidh inteligjencën me operacionet e influencës? Me këtë artikull do të provohet që t’u përgjigjet në mënyrë sintetike këtyre pyetjeve dhe të tjerave, si edhe të stimulohet diskutimi për sa i përket përdorimit të influencës për qëllime sigurie e mbrojtjeje kombëtare dhe të nevojës për t’i fuqizuar kapacitete të tilla në kuadër të arkitekturës institucionale të Republikës.

 

Influenca

Departamenti i Informacioneve për Sigurinë (DIS) e ka përcaktuar influencën si “aktivitet të kryer nga subjekte, shtetërorë ose jo, me qëllim që të orientojë në favorin e tyre opinionet e një individi apo të një grupi”. Ky përkufizim sintetik, i përpunuar me finalitete kryesisht divulguese, trajton linjat e para thelbësore të influencës. Është e mundur të fitohet ndonjë element suplementar, duke e integruar përkufizimin e cituar me një tjetër lemë të lidhur shprehimisht me të, atë që ka të bëjë me information warfare (IW), që është kualifikuar nga DIS-i si një “concept i bazuar mbi idenë se ai informative është një domen në kuptimin e vërtetë të fjalës në të cilin midis shteteve ose midis shteteve dhe aktorëve joshtetërorë, luhet një përplasje që shikon informacionet të përbëjnë, në një moment kohor, instrument mbrojtës dhe objektiv. Në këtë kontekst, termi tregon veprimet e ndërmarra me qëllim që të fitohet superioritet në domenin informativ duke minuar sistemet, proceset dhe pasurinë informative e kundërshtarit dhe duke mbrojtur ndërkohë sistemet dhe rrjetet e veta, pse jo, më në përgjithësi, përdorimin e informacioneve me qëllimet e ndjekjes së interesave kombëtare. IW-ja përfshin edhe një seri aktivitetesh tipike të inteligjencës klasike – por që sot mund të sigurojnë potencialitete të ofruara nga progresi teknologjik – si […] influenca”. Analiza e këtij përkufizimi, përveçse bën të shfaqet centraliteti i informacioneve, mundësojn të pohohet se influence është një aktivitet:

 

  • tipik i organizmave të inteligjencës
  • me anë të të cilit dy ose më shumë aktorë – shtetërorë dhe jo – konfrontohen
  • i kryer në kuadër të domenit informative, që i bëhet «terreni i betejës»
  • i përqëndruar mbi informacione, të përdorura (edhe) si instrumenta mbrojtës
  • që mund të kryhet në mënyrë efikase edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja

 

Gjenerali Mario Maccono, ish Drejtor i Shkollës së Stërvitjes të SISMI-t, dhe Gjeneral Maurizio Navarra, ish funksionar SISDE-s, kanë nxjerrë në pah komplementaritetin midis influencës dhe aktiviteteve të tjera tipike të inteligjencës – ndërhyrja, dizinformimi dhe intoksikimi – të përdorura në mënyrë të koordinuar dhe të kombinuar për të planifikuar dhe kryer operacione mbrojtëse, të finalizuara për destabilizimin e një shteti kundërshtar (apo të një strukturë tjetër të organizuar).

Përmbledhtazi, influence mbështetet mbi përdorimin e orientuar të informacioneve për të gjeneruar efekte njohës dhe psikologjikë në gjendje që të ndryshojnë perceptime dhe të kushtëzojnë sjellje, qëndrime dhe opinione. Një proces i tillë orientimi mund të zhvillohet si nëpërmjet përdorimit të informacioneve totalisht të vërteta, duke bërë të mbizotërojnë faktorët e besueshmërisë dhe të tërheqjes, ashtu edhe nëpërmjet përdorimit të teknikave të mashtrimit, duke privilegjuar aspektet manipuluese dhe gënjyese.

 

Agjenti i influencës

Influence, sidomos ajo në nivel strategjik, artikulohet nëpërmjet një «ekosistemi» kompleks, të përbërë nga një gamë e gjerë strukturash të organizuara, kompetencat e të cilit nuk janë gjithmonë të shënuara nga kufij të ngurtë, funksionet efektive e të cilit nuk duken lehtësisht të njohshëm dhe individë të veçantë, disa prej të cilëve jo gjithmonë të vetëdijshëm për rolin e tyre e për finalitetet e fundit e veprimit të tyre. aktorët kryesorë e përfshirë në influence operations janë agjentët e influencës dhe shërbimet e informacionit e të sigurisë. Por kush janë agjentët e influencës? Dhe në çfarë raporti janë me aparatet e inteligjencës?

Për Gjeneralin Ambrogio Viviani, ish përgjegjës i kundërspiunazhit të SISMI-t, agjenti i influencës është “një agjent sekret që operon i kamufluar, por dukshëm, pa kryer ndonjë krim, duke përhapur, duke mbështetur teori, duke drejtuar lëvizje opinion, sipas direktivave të marra dhe të ekzekutuara me qëllim arritjen e fekteve të caktuara në mjedisin kundërshtarnë funksion të objektivave të politikës së vendit të tij. [Por] është edhe ai që prej bindjes personale vepron në të njëjtën mënyrë, pa e kuptuar se është […] manipuluar nga të tjerë dhe, për pasojë, pa e kuptuar, ndoshta pa të keq, se po operon për interesa të huaja e të jashtme dhe deri në contrast me të tijat dhe me ato të vendit të tij”.

Walter Raymond, politolog dhe docent universitar pranë Virginia Commonwealth University, i ka përfshirë agjentët e influencës në resurset e human intelligence (HUMINT), duke i përkufizuar si “persons with influence in one country secretly promoting the interests of another”. Dhe pikërisht duke mbajtur parasysh atë që duhet të jetë dhuntia kryesore e tyre, domethënë aftësia për të influencuar, Francesco Cossiga e ka kufizuar basenin nga ku mund të rekrutohen agjentët e influencës: “Kuadro drejtues të një vendi ose të «ndihmuar» për t’u ngjitur në nivele të larta të jetës politike, burokratike, shkencore, financiare, bankare ose nëpërmjet individësh me autoritet të veçantë personal, kulturor dhe moral”.

Sipas Abram Shulsky dhe Gary Schmitt, rruga më e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë për kushtëzimin e proceseve vendimmarrëse dhe sjelljet e kundërshtarëve konsiston në përdorimin e një agent of influence, që përkufizohet si “an agent whose task is to influence directly government policy rather than to collect information”. Nga përshkrimi i ofruar prej dy ekspertëve amerikanë shfaqet një kufi midis influencës dhe aktivitetit të pastër informativ, që teorikisht është i mirëpërcaktuar dhe i shënuar, ndërsa në realitetin operativ bëhet i ndryshueshëm dhe i sfumuar: në fakt, agjenti i influencës nuk ka domosdoshmërisht detyrën ekskluzive që të operojë në fushën e influencës, por mund edhe të merret, njëkohësisht, me mbledhje informacioni. Një dyfishtësi e tillë potenciale detyre buron nga pozicioni që shpesh agjenti i influencës mbulon në brendësi të establishmentit të kundërshtarit: një pozicion i privilegjuar, që përveçse i mundëson që të manipulojë drejtpërsëdrejti perceptimet e palës kundërshtare dhe t’i orientojë sjellje e vendime, i mundëson që të ketë akses në informacione të ndjeshme dhe, nganjëherë, themelore për vetë planifikimin dhe ekzekutimin e influence operations. Edhe një herë akoma ceket ndërlidhja e ngushtë midis inteligjencës dhe influencës. Veç kësaj, Shulsky dhe Schmitt kanë sqaruar se agjenti i influencës nuk është gjithmonë i lidhur në një raport organik me aparatin e inteligjencës për të cilin vepron dhe se shpesh marrëdhënia midis agjentit dhe strukturës është me natyrë fleksibël dhe ndryshon sipas rrethanave e kontekstit operativ në të cilin përdoret vetë agjenti.

Angelo Codevilla, Docente i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Boston University dhe ish anëtar i Select Committee on Intelligence i Senatit të Shteteve të Bashkuara, i ka paraqitur agjentët e influencës si “allies in the councils of a foreign poëer”, nëpërmjet të cilëve një shtet mund të shprehë kapacitetet e tij të luftës politike. Veç kësaj, eksperti amerikan ka vërejtur se:

 

  • agjentët e influencës nuk janë ekzekutues të thjeshtë urdhërash dhe, përgjithësisht, nuk janë të motivuar nga shpërblime të tipit ekonomik
  • megjithëse aktivitetet e konceptuara nga agjentët e influencës janë tendencialisht të kryera në mënyrë të hapur (në atë që, të mund të influencojnë subjekte të tjera, agjentët duhet domosdoshmërisht të manifestojnë ndjenjat, sjelljet dhe opinionet e tyre), procedurat e koordinimit dhe kanalet e komunikimit më shërbimet e inteligjencës janë kryesisht okulte (me qëllim që të mos bëjnë të njohshme natyrën efektive dhe qëllimin real e veprimit të tyre)
  • përdorimi i tepruar i agjentëve të influencës sjell për ta një rrezik mbiekspozimi dhe një rritje të probabilitetit që të individualizohen nga aparatet e informacionit e të sigurisë së kundërshtarit
  • përdorimi i agjentëve të influencës duhet të paraprihet nga një aktivitet i vëmendshëm planifikimi dhe nga predispozicioni i një programi të qartë e të pëcaktuar për t’ju besuar atyre, sidomos nëse të njëjtit, në periudhë afatgjatë, janë të destinuar që të mbulojnë pozicione drejtuese në establishmentin e kundërshtarit
  • operacionet e influencës mund të garantojnë rezultate të kënaqshme vetëm nëse mbështetet në mënyrë efikase nga aktivitete inteligjence (të prirura që të përfshijnë kuadrin operativ në të cilin do të duhet të zhvillohet operacioni dhe në vlerësimin e kapaciteteve të agjentit të influencës) dhe të kundërspiunazhit (të finalizuar për të verifikuar synimet efektive e agent of influence, pse jo edhe për t’i matur bashkëpunimin dhe besnikërinë reale)

 

Shembuj përdorimit të agjentëve të influencës

Për ta kuptuar më murë aftësinë që mund të kenë agjentët e influencës në përcaktimin e ngjarjeve apo, gjithsesi, në kushtëzimin e tyre, mund të jetë e dobishme të jepet sintetikisht ndonjë rast i dokumentuar, sipas epokave historike, vendeve dhe fushëveprimeve të ndryshme:

 

  • William Stephenson, agjent influence britanik, operoi gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shjtetet e Bashkuara, jo vetëm për analizuar e survejuar aktivitetet e aleatëve të ardhshëm, për sidomos për të influencuar establishmentin amerikan në favor të interesave të Mbretërisë së Bashkuar. Nëpërmjet një rrjeti të gjerë influence të përbërë nga mbi 3000 persona, Stephenson drejtoi organet kryesore amerikane të shtypit (The Herald Tribune, The New York Post, The Baltimore Sun, etj.) në favor të Britanisë së Madhe, orientoi publikun amerikanoverior dhe, për pasojë, qeverinë e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të hyrjes në luftë kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj.
  • Eli Cohen qe një agjent influence izraeliane në Siri. Agjent nën koperturën e Mossad, pasi ka infiltruar në Partinë Ba’athiste siriane në pushtet nga 1961, me identitetin e ri Kamil Amin Thabit, arriti nivelet drejtuese të qeverisë së Damaskut, duke ia orientuar vendimet deri në arrestimin dhe vrasjen e tij më 1965.
  • Pierre-Charles Pathé, gazetar francez i mirëfutur në sallonet e politikës dhe ekonomisë së Parisit, qe një agjent influence sovjetike. Pathé kreu një fushatë të artikuluar influence për llogari të KGB-së, duke botuar nga 1976 deri më 1979 “Synthèse”, një bulletin analize politike i drejtuar nga eksponentët më të mëdhenj të klasës drejtuese franceze, i oritneuar që yë diskreditojë NATO-n dhe, përgjithësisht, vendet perëndimore, si dhe të favorizojë interesat e Bashkimit Sovjetik në Francë, pse jo edhe afrimin progresiv të pozicioneve të Parisit me ato të Moskës.
  • Arne Treholt, funksionar i Ministrisë së Jashtme norvegjeze, operoi si agjent influence sovjetike në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe deri në arrestimin e tij në janarin e 1984. Duke mbuluar poste të rëndësishme në kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, diplomati kushtëzoi midis viteve 1976 e 1984 politikat e qveerisë norvegjeze në favor të interesave sovjetike dhe përdori rrjetin e tij të gjerë të kontakteve në media për të përhapur lajme tronditëse për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n.
  • Sipas disa anëtarëve të Kongresit amerikan, Huma Abedin, Zëvendësshefe e Stafit e ish Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, ka qenë një agjente influence e Vëllazërisë Myslimane. Sipas kësaj hipoteze, duke shfrytëzuar pozicionin e saj në brendësi të Departamentit të Shtetit, Abedin ka arritur që ta kushtëzojë politikën e jashtme amerikane gjatë mandatit të parë të Barack Obama në drejtim të favorshëm për interesat e Vëllazërisë Myslimane, si për shembull duke mbështetur aktivitetet e rekrutimit e të indoktrinimit të kryera nga organizata në Shtetet e Bashkuara dhe duke i dhënë disa kanale financimi Egjiptit (ku Vëllazëria Myslimane janë forca politike dominuese) dhe përfituesve të tjerë të hyrë në rrjetin e lëvizjes (eksponentë të Autoritetit Palestinez, të Hamasit, etj.).

 

Aparatet e inteligjencës dhe menaxhimi i operacioneve të influencës

Siç e thamë më parë, agjentët e influencës shpesh nuk janë të lidhur nëpërmjet një raporti organic me shërbimet e inteligjencës dhe gëzojnë një hapësirë të mirë lirie lidhur me modalitetet e ekzekutimit të aktiviteteve të tyre, megjithatë «menaxhohen» dhe koordinohen nga struktura të organizuara, që të çojnë drejtpërsëdrejti ose jo tek aparatet e sigurisë e të infomracionit ose, gjithsesi, në sistemin e sigurisë e të mbrojtjes të një shteti, sidomos në rast fushatash influence komplekse, të karakterizuar nga një nivel i lartë sofistikimi dhe të projektuara në periudhë afatgjatë.

Organizmi i ngarkuar që të drejtojë një fushatë influence duhet të përqafojë një logjikë planifikimi të aksioneve që më pas duhet t’i kryejë agjenti i influencës. Në kuadër të këtij aktiviteti planifikues është e nevojshme të sigurohet:

 

  • Analiza e kontekstit të ndërhyrjes
  • Individualizimi i finaliteteve të fushatës dhe vlerësimi i kohës së nevojshme për ta arritur
  • Identifikimi i objektivave për t’u arritur, që mund të jenë individë (p.sh. një lider politik, një komandant ushtarak), grupi të seleksionuara (redaksia e një gazete, drejtuesit e një partie politike, menaxhimenti i një kompanie, etj.) ose grupe më të gjera (një lëvizje mendimi, opinion publik i një vendi, etj.)
  • Zgjedhja e instrumentave dhe e kanaleve më të përshtatshëm për t’i arritur
  • Krahasimi i kosto/perfitimeve të lidhura me operacionin.

 

Faza e planifikimit strategjik duhet të jetë e integruar nga një aktivitet kontrolli, i prirur nga monitorimi i vazhdueshëm i ecurisë së fushatës, me qëllim që të kryhen, po të jetë e nevojshme, axhustime dhe korrigjime ose, në rastin më të keq, të pezullohet vetë fushata. Kështu, është e domosdoshme që struktura e koordinimit dhe e kontrollit të fitojë vetëdijen e efekteve potenciale të parashikuara që mund të gjenerojë fushata.

Midis strukturave të krujuara për planifikimin dhe menaxhimin e operacioneve të influencës, sa për të dhënë ndonjë shembull, përveç të sipërcituarës OWI, Shërbimi Special A i KGB-së sovjetike, Special Groups amerikane, National Clandestine Service (NCS) e CIA-s dhe Office of Strategic Influence (OSI) e Mbrojtjes amerikane.

 

Konkluzione

Në kuadër të asetit të ri institucional, të karakterizuar nga fluiditeti dhe mungesa e lidershipit, shtetet e veçanta dhe në mënyrë të veçantë ato me fuqi mesatare si Italia nuk janë më në gjendje të ndikojnë unilateralisht dhe në masë të konsiderueshme mbi dinamikat globale, sidomos nëqoftëse e kufizojnë aksionin e tyre në përdorimin e instrumentave konvencionalisht të njohura si shprehje e fuqisë: forcën ushtarake, aktivitetin politiko – diplomatik dhe kompetitivitetin ekonomiko – financiar. Kombinimi midis instrumentave shtrëngues klasikë dhe ato të lidhur me mekanizmat e influencës, të bindjes dhe të tërheqjes, të përkufizuar smart power, është modaliteti i shprehjes së fuqisë që sot rezulton të jetë më efikas me qëllim që një shtet të mund të afirmojë pozicionin e vet gjeopolitik dhe të konsolidojë interesat e veta kombëtare. Kështu që një vend duhet ta rrisë smart power e tij, duke fituar sidomos kapacitete të reja në fushën e influencës (ose duke fuqizuar ato paraprake), duke ju drejtuar edhe teknologjive për informacionin dhe komunikimin, për t’u përdorur në mënyrë të integruar, sinergjike e të sinkronizuar me kapacitete të shprehura më parë nga trupi diplomatik, nga instrumenti ushtarak, nga aparatet e inteligjencës, nga i gjithë sistemi i sigurisë dhe i mbrojtjes së vendit.

(nga Limes)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY