24 qershor, Turqia në votime

24 qershor, Turqia në votime

440
0
NDAJ
man voting on elections in turkey front of flag

Më 24 qershor në Turqi do të mbahen zgjedhje të përgjithshme mjaft të rëndësishme: në këtë datë do të mbahen në fakt zgjedhjet presidenciale (që ka shumë probabilitet të kenë një tur të dytë – të fiksuar për datën 8 korrik – në rast se asnjë kandidat nuk arrin mazhorancën absolute të votave) dhe ato parlamentare për rinovimin e Parlamentit (Meclis).

Më poshtë po bëjmë një përmbledhje sintetike të të dy kompeticioneve.

 

Zgjedhjet presidenciale

 

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës/Kreut të qeverisë (kujtojmë se të dy postet janë bashkuar në një si pasojë e rishikimit kushtetues të miratuar nga referendumi i prillit 2017) paraqiten 6 kandidatë:

  • Recep Tayyıp Erdoğan, President i Republikës në fuqi, kandidat i AKP-së (Adalet Kalkınma Partisi, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit) dhe i MHP-së (Milliyetçi Hareket Partisi, Partia e Veprimit Kombëtar)
  • Muharrem Ince, kandidat i CHP-së (Cumhuriyet Halk Partisi, Partia Republikane e Popullit)
  • Meral Akşener, kandidate e IYIP-së (İyi Partisi, Partia e së Mirës)
  • Selahattin Demirtaş, kandidat i HDP-së (Halkların Demokratik Partisi, Partia Demokratike e Popujve)
  • Temel Karamollaoğlu, kandidat i SP-së (Saadet Partisi, Partia e Lumturisë)
  • Doğu Perinçek, kandidat i VP-së (Vatan Partisi, Partia e Atdheut)

 

Zgjedhjet parlamentare

 

Në këto zgjedhje (pragu i të cilave për të arritur të zgjedhin deputetë është shumë i lartë (10%); janë të të tipit shumëemëror proporcional dhe zonat e votimit janë 85) marrin pjesë:

  • Cumhur Ittifakı (Aleanca Popullore), e mbështetur nga AKP-ja, MHP-ja dhe nga BBP-ja (Büyük Birlik Partisi, Partia e Unitetit të Madh)
  • Millet Ittifakı (Aleanca e Kombit), e mbështetur nga CHP-ja, YIYP-ja, SP-ja dhe DP-ja (Demokrat Partisi, Partia Demokratike)
  • HDP-ja
  • BTP-ja (Bağımsız Türkiye Partisi, Partia e Turqisë së Pavarur)
  • HÜDAP-ja (Hür Dava Partisi, Partia e Kauzës së Lirisë)

 

Dy aspekte kryesore bien në sy: i pari është prania e një formacioni të ri – İyi Partisi – i lindur në muajt e kaluar me nxitjen e Zonjës së Hekurt (referimi për Thatcher nuk është i rastësishëm) Meral Akşener, e cila qe Ministre e Brendshme midis viteve 1996 e 1997. Partia e re, e dalë nga një ndarje e brendshme e MHP-së, dallohet për armiqësinë e saj ndaj AKP-së dhe opsionit të saj për “shoqërinë e lirë” dhe hapjen ndaj Perëndimit; në programin e zgjeruar të saj (72 faqe), dokument programatik, figurojnë “përshtatja e menjëherëshme me standardet e Bashkimit Europian në fushën e lirisë” dhe aderimi i bindur në NATO, “një strukturë politike që plotëson nevojat e përbashkëta e mbrojtjes së anëtarëve të saj”, ndërsa nuk i rezervohet asnjë fjalë Rusisë dhe Ortadoğu-së (Lindjes së Mesme), të likuiduara me 17 rreshta të një përgjithësimi vërtet të pakalueshëm. İyi Partisi – e akredituar në disa sondazhe me 5% të votave – paraqitet në zgjedhje falë bashkëpunimit të CHP-së, që i ka “huazuar” 15 parlamentarët e nevojshëm për formimin e një grupi parlamentar dhe që mund të futet në garë (në fakt do të kishte qenë jashtë kohës maksimale si formacion i thjeshtë jo i përfaqësuar në Asamblenë e Madhe Kombëtare). Sigurisht, roli i partisë së Akşener është interesant, pasi përfaqëson tentativën e parë për të goditur forcat e qeverisë, duke u nisur “nga brenda” tyre me qëllim që t’u sdëmtojë besueshmërinë: pikërisht për këtë ka ngjallur një interest ë caktuar në mediat europiane dhe perëndimore në përgjithësi.

Një tjetër veçanti jepet nga formimi i një grupimi – Millet Ittifakı – që përfshin parti shumë të ndryshme midis tyre; në veçanti Saadet Partisi – lëvizje me frymëzim tradicional kundër devijimeve oksidentaliste – respektivisht tri të tjerave (por edhe Demokrat Partisi, që i apelohet Adnan Menderes, Kryeministrit të rrëzuar dhe të dënuar me vdekje nga ushtarakët proNATO në vitin 1961, ka pozicione të ndryshme nga CHP-ja dhe İYİP-ja). Ky grupim heterogjen i përgjigjet nevojës konkrete për të kaluar pragun e përfaqësimit prej 10 % dhe për të future ndonjë përfaqësues në Parlament; eventualitet ku që ka të bëjë vetëm me Cumhur Ittifakı, Millet Ittifakı dhe, ndoshta, HDP-ja, kryetari i së cilës, Demirtaş, siç është e njohur, ndodhet në burg me akuzën problematike e mbështetjes së terrorizmit; por Demirtaş – me të drejtë – mund të paraqitet si kandidat në zgjedhjet presidenciale, duke mos pasur për momentin ndonjë dënim ndaj personit të tij.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY