Papesha Zan

Papesha Zan

78
0
NDAJ

Teoria e saj është bërë betejë politike në Itali. Judith Butler, filozofja – yll që ka lançuar revolucionin e madh të gender.

 

Tekstet e saj janë të errët, me një gjuhë e padeshifrueshme, por impakti i mendimit të saj është mbresëlënës dhe apasionant. Është profesorja nga Berkeley ajo që ka ndryshuar rrënjësisht diskutimin mbi diferencën e identitetit gjinor, përfshi Italinë me ligjin Zan. Mbush sallat me studentë dhe idetë e saj janë cituar e sulmuar edhe nga kardinali i atëhershëm Joseph Ratzinger në vitin 2004. Në dy librat e fillimviteve Nëntëdhjetë, Judith Butler ka paraqitur një konceptim të ri të gender. Ka larmi të hapur ndaj gjinive që nuk kufizohen nga dallimi biologjik midis grave e burrave. Për Butler seksi nuk është një fakt anatomik, por i krijuar nga fjala. Siç nënvizon Sylviane Agacinski, feministe e famshme dhe kritike e saj, “për Butler gjithçka bëhet efekt i fjalës, përfshi vetë trupin, sikur fjala të mund ta përmblidhte jetën dhe, në një farë mase, t’i paraprinte asaj”.

Vokacioni heterodoks i saj lind qysh kur një rabin i shkollës së saj në Cleveland e vuri 14 vjeçaren e atëhershme Judith të studionte përzënien e Spinozës nga sinagoga e Amsterdamit, duke e vënë në diskutim. Sot Butler është një prej ikonave të bojkotimit të Izraelit, aq sa dhënia e Çmimit Adorno nga ana e qytetit të Frankfurtit ka shkaktuar protesta të forta nga Këshilli Qendror i Hebrenjve Gjermanë. Më 2006, në një sit-in në Berkeley, Butler tha se “të kuptuarit e Hamasit dhe Hizballahut si lëvizje sociale progresiste të majta që janë pjesë e një të majte globale është jashtëzakonisht i rëndësishëm”. Më pas ka saktësuar se megjithëse duke luftuar “kolonializmin”, këto lëvizje përdorin mjete jo të justifikueshme. “Gender Trouble”, i botuar më 1990, e ka bërë Butler një yll. Ka paraqitur “performativitetin”, idenë se gjinia është diçka që e bëjmë vazhdimisht.

Një erudicion i lindur nga një bursë studimi 1 vjeçare në Heidelberg të Gjermanisë, ku ka shkuar të studiojë me Hans Georg Gadamer. Më pas Butler do të kapet pas French Theory, Foucault, Lévi-Strauss, Lacan, Irigaray, Wittig, Kristeva dhe de Beauvoir. Kur ka dalë “Gender Trouble”, Jack Halberstam e kujton librin si një zbulim, si një ikje nga “mbytja” e politikës identitare të epokës. “Feminizmi akademik ishte plot me probleme në atë kohë të bazuara mbi shprehje si “personalja është politike”, që i kishte çuar njerëzit të uleshin në rreth të kapur për dore dhe duke treguar jetët e tyre”, ka thënë Halberstam. ““Gender Trouble” i ka dhënë njerëzve një mënyrë kritike të menduari, filozofike, lidhur me atë se çdo të thotë të jesh në një luftë politike ku kategoria e feminilitetit më shumë sesa të mbajë bashkë e të bashkëekzistojë, fare mirë mund të thyhet e të bjerë copa copa”.

Filozofja Martha Nussbaum nuk është dakord dhe ka shkruar një artikull të gjatë për “New Republic”, ku shkruan se Butler po injoron “vuajtjen materiale e femrave të uritura, analfabete, të përdhunuara, të rrahura” në favor të një obsesioni “narcizist ndaj vetëprezantimit personal”. Për shembull, Butler është në favor të prostitucionit: “Nuk jam e bindur se i gjithë prostitucioni është i detyruar”. Ka thënë ajo. “Është një zgjedhje që njerëzit mund ta bëjnë në kushte të caktuara ekonomike dhe këtu mund të mendoj për shumë forma pune ku femrat mund të mos i pëlqejnë shumë, se do të dëshironin të kishin krejt një seri tjetër opsionesh, por jam e sigurtë se prostitucioni është më i keqi i tyre. Besoj edhe se do ta quaja më shumë punë seksuale sesa prostitucion”. Ka ardhur në Berkeley pasi “Gender Trouble” i ka hapur rrugën. Në Bay Area jeton sot me Wendy Brown, edhe ajo profesore e Shkencave Politike në Berkeley.

“Fama e jashtëzakonshme e Judith Butler, në Shtetet e Bashkuara dhe më pas kudo në botë, shpjegohet padyshim me tiparet e “radikalitetit” dhe “subversionit” sipas të cilave pëlqen ta prezantojë veprën e saj”, shpjegon Jean-François Braunstein, Docent i Filozofisë në Sorbonë të Parisit dhe specialist i Foucault, për “Il Foglio”. Ai që e bashkon me Butler është edhe fakti që Braunstein i ka kushtuar një kapitull të librit “La Philosophie devenue folle: le genre, l’animal, la mort”. “Thuhet se Butler i ka dhënë fund vizionit tradicional të seksualitetit të bazuar mbi çiftin heteroseksual dhe se më së fundi ka mundësuar çlirimin e identiteteve seksuale që qenë dominuar apo shtypur deri më atëhere. Kështu që Judith Butler është parasëgjithash një idhull i aktivistëve queer dhe transgender. Popullariteti i pabesueshëm i saj i detyrohet edhe natyrës së dyfishtë të veprës së saj, si politike, ashtu edhe filozofike. Butler është si një aktiviste për të gjitha kauzat feministe e gei, ashtu edhe një themeluese e teorisë queer, që synon të vërë në diskutim identitetet mashkullore e femërore, gei dhe lezbike. Flet shpesh për traumën e të bërit coming out një familje hebreje tradicionale. Është shprehur si kundër politikave antiterrorizëm amerikane pas11 shtator, ashtu edhe kundër politikane izraelianeë të cilat ajo i kritikon rreptësisht në emër të “identitetit hebre” të saj.

Por Butler nuk është vetëm aktiviste, është edhe filozofe nga formimi, fillimisht e specializuar në Filozofi Gjermane, nga Hegel tek Shkolla e Frankfurtit. Veprat e saj shpesh më shumë “teknike”, të mbushura me referime ndaj “teorisë franceze” (Derrida, Foucault) dhe psikanalizës (Lacan), por duket se kjo errësirë është nënkuptuar vetë për të shmangur një “fjalor të normalizuar”. Siç vëren Butler tek “Gender Troubles”, “kush vendos protokollet me “qartësi” dhe cila interesave u shërbejnë?”. Kjo errësirë e qëllimshme është padyshim një prej elementëve që i bën kaq tërheqëse tezat e Butler; ndërmarrja e vështira për t’i lexuar jep ndjesinë se hyhet në një nivel të vërtete superiore ndaj të vërtetave të kuptimit të zakonshëm. Duhet shtuar se Judith Butler, në kuptimin letrar, është një oratore magjepsëse e cila ushtron një influencë të fortë ndaj një publiku që gjithësesi është pushtuar përpara kohe”.

Ka diçka djegëse në vizionin e saj. “Ideja e madhe e Judith Butler është se identiteti yt nuk është i lidhur me seksin biologjik, por me “gjininë”, domethënë me ndjesinë që ekziston me të qënin mashkul apo femër ose, eventualisht me këtë gjini apo tjetërn. Ajo që ka vlerë për të na përcaktuar nuk është me seksi ynë biologjik, por gjinia me të cilën identifikohemi. Në këtë kuptim, Judith Butler është pjesë e një lëvizjeje të thellë emancipimi – apo, saktësisht, avullimi – të trupit që nisi në vitet Pesëdhjetë me psikologun John Money. Ka qenë ai i pari që e ka përdorur termin “gjini” për të caktuar ndjesinë që ekziston në të qënin djalë apo vajzë, pavarësisht nga çfarëdo nënshtrese biologjike. Për Money, “sjellja dhe orientimi seksual, mashkullor apo femëror, nuk kanë një bazë të lindur, instiktive dhe duhet të jetë e mundur që duke e rritur një fëmijë si vajzë, të arrish ta bësh vajzë. Teoria e saj, fillimisht e lëvduar si revolucionare, rezultoi në praktikë një dështim i plotë, me pasoja katastrofike, për djalin e ri që ishte kuruar nga Money. Por tani është lançuar lëvizja e emancipimit gjinor. Pas Money, biologia Anne Fausto-Sterling ka arritur të kontestojë binaritetin seksual të species njerëzore. Nuk ka dy sekse, ka një numër të pafundëm gjinishë: “Edhe pse morfologjia dhe ndërtimi i trupave duket se konfirmojnë ekzistencën e dy dhe vetëm dy sekseve, asgjë nuk na autorizon të mendojmë se gjinitë duhet të kufizohen në dy. Biologjia që guxon të mendojë se ka dy sekse dhe se riprodhimi tek specia njerëzore është seksual është një shkencë false, viriliste dhe patriarkale”.

Së fundi, për Butler është gjinia ajo që përcakton tashmë jo vetëm seksin, por edhe trupin. Në librin e saj më të famshëm, Butler synon parasëgjithash që të ndërpresë çdo lloj lidhjeje midis gjinisë dhe seksit biologjik. Gjinia nuk duhet të shihet si “forma” e një “materieje” paraekzistuese që do të ishte seksi: “Nuk mund të thuhet se trupat kanë një ekzistencë domethënëse përpara shënimit të gjinisë”. Faktikisht, nëse do na duhej të pranonim se sekset dhe trupat kanë një ekzistencë objektive, do të ishte fundi i teorive të Butler. Sipas saj, është gjinia ajo që përbën seksin: “Faktet e presupozuara natyrore të seksit” që synon të na imponojë biologjia janë në realitet në shërbim të interesave “politike dhe sociale”. Vetë modelet e trupave janë të ndërtuar nga “diskutime” dhe “pushtete”. Kështu që është gjinia ajo që “ndjek” seksin, siç tregon Butler me shembullin e famshëm të drag queen që bën të ekzistojë në formë hiperbolike, por edhe parodike, gjininë që rivë në skenë”.

Por do të duhet të shkojmë më tej. “Pasi kemi mohuar ekzistencën faktike e trupit në këtë mënyrë, më pas duhet të sulmojmë gjininë. Sipas titullit të veprave të Butler, është e nevojshme të “bezdiset gjinia” apo të “zhbëhet gjinia”. Identiteti gjinor nuk duhet të jetë i qëndrueshëm dhe do të ishte e urueshme që të mund të kalohej nga një gjini tek tjetra sipas qejfit. Ky ideal “fluiditeti gjinor”, i “rrjedhjes” nga një gjini tek tjetra  (gender drifting), do të ishte pra e ardhmja e ndritshme e njerëzimit. Do ta kisim mbyllur kështu me seksin e me trupin, por edhe me çfarëdolloj identiteti fiks. Është e habitshme, por kë përçmim bashkëkohor për trupin nuk ka sesi të mos evokojë Gnosin, herezinë kristiane e shekullit të II, që e konsideronte trupin si një burg apo varr nga i cili duhej çliruar. Me të drejtë Slavoj Zizek ka folur për “kibernozë” në raport me këtë përçmim bashkëkohor si për trupin, ashtu edhe për seksin”. Sipas Braunstein, pasojat sociale dhe kulturore do të ishin të pallogaritshme në rast se ky vizion do të bëhej hegjemon. “Tashmë jetojmë në një botë që është e plazmuar nga idetë e Butler dhe të teoricienëve të tjerë gender. Aktivistët gender jani tani jashtëzakonisht aktivë, jo vetëm në botën akademike, por në shoqëri në përgjithësi.

Mund të shikojmë se termi “gjini” tenton tani që zëvendësojë termin “seks” në shumë institucione ndërkombëtare, që janë gjerësisht të penetruar nga aktivistë progender. Vetë termi “grua” tenton që të fshihet, gjë që skandalizon shumë aktiviste feministe klasike që përçmojnë, për shembull, faktin që konkurset femërore tashmë janë destinuar që të zhduken në vendet ku janë hapur ndaj transgjinorëve meshkuj që deklarohen femra dhe prezantimet e të cilëve nuk janë të krahasueshme me ato të femrave. Ky nocion i gjinisë po penetron nëpër shkolla, sidomos në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë: në Skoci, fëmijëve 5 apo 6 vjeçarëve të shkollave fillore u mësohet se “gjinia është zgjedhja jote”. Mund të imagjinohet fare lehtë dyzimi i fëmijëve përballë këtyre imperativëve të pakuptueshëm në një moshë të ngjashme. Dhe personazhi “transgjinor” është bërë tani heroi i ri i kohës tonë, pasi është ai që ka arritur të çlirohet nga të gjitha përcaktimet, përfshi atë më themelorin, diferencën seksuale. Është ky dimension emancipimi final që është admirimi i kohës tonë.

Rrjetet sociale dhe industritë kulturore po përfitojnë, me shpërthimin pasues e numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve transgender. Në Mbretërinë e Bashkuar, rritja e rasteve të trajtuara nga sistemi shëndetësor kombëtar brenda Gender Identity Development Service (GIDS) është spektakolare: nga 97 në periudhën 2009 – 2010 në 2590 në periudhën 2017 – 2018. Fëmijë shumë vegjël hynë në “rrugëtime të tranzicionit gjinor” të medikalizuar dhe ndoshta kirurgjike, pa ju referuar ndonjëherë një parimi minimal mase paraprake. Megjithatë, disa të rinj tani duan të “çtranzitohen” për t’u kthyer në gjininë e tyre fillestare dhe disa psikanalistë po fillojnë të organizohen për t’i rezistuar kësaj mode katastrofike. Pediatrët amerikanë kanë paralajmëruar se “ideologjia e gjinisë u bën keq fëmijëve”.

Por më në përgjithësi, përtej Butler, shkëputja midis seksualitetit dhe shtimit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në shoqëritë tona. Veëanërisht në Francë, ligjet e bioetikës tentojnë ta bëjnë rregull këtë lloj shtimi artificial. Nuk kemi idenë se cilat do të jenë pasojat civile e këtij asgjësimi radikal e klisheve të dallueshme të “babait” dhe “nënës”. Mund të imagjinojmë edhe se seksualiteti, tradicional ose jo, do të dalë jashtë përdorimit në avantazh të formave të tjera të shijimit më virtuale e më narciziste. Çlirimi radikal nga çdo përcaktim trupor që është qartati objektivi final i teorisë gender rrezikon kështu që të ketë një seri të tërë pasojash që duket e vështirë të imagjinohen sot”. Ka një fantazëm që i vjen vërdallë institucionalizimit global të identitetit gjinor. Emri i saj është transhumanizëm.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY