Demokracia e vënë në rrezik nga liberalë dhe intelektualë

Demokracia e vënë në rrezik nga liberalë dhe intelektualë

36
0
NDAJ

Në parathënien e pabotuar tek «Ferma e kafshëve» ndodhet denoncimi: censura kundër mendimit jo të homologuar është e pranishme në shoqëritë tona. Shpesh kamuflohet si betejë antifashiste.

Rreziku kryesor për lirinë e mendimit apo të fjalës në këtë moment nuk është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Ministrisë së Informacionit apo e ndonjë organi tjetër. Nëse botues dhe kryeredaktorë përpiqen për t’i mbajtur disa argumente jashtë shtypit nuk është prej frikës së persekutimit, por sepse kanë frikë nga opinioni publik. Në këtë vend armiku më i keq me të cilin përballet një shkrimtar apo gazetar është paburrëria intelektuale dhe nuk më duket se kësaj gjëje i është kushtuar debati që meriton.

[…] Aspekti djallëzor i censturës letrare në Angli është tek mazhoranca vullnetare. Ideve jopopullore mund t’u mbyllet goja dhe fakte të sikletshme të mbahen fshehur pa pasur nevojë për ndonjë ndalim zyrtar. Kushdo që ka jetuar gjatë në një vend të huaj do të ketë dëgjuar raste lajmesh sensacionale – gjëra që në vetëvete duhet të përfundojnë në kopertinë – të mbajtura jashtë nga shtypi anglez jo prej ndonjë ndërhyrjeje qeveritare, por prej marrëveshjes së heshtur se «nuk do të ishte rasti» i përmendjes së këtij fakti të veçantë. Për nga mënyra sesi funksionojnë gazetat është e lehtë për t’u kuptuar. Shtypi britanik është jashtëzakonisht i centralizuar dhe në pjesën më të madhe është pronë pasanikësh që kanë të gjitha arësyet për të qenë të pandershëm lidhur me argumente të caktuara të rëndësishme. Por i njëjti lloj i mbuluar censure zbatohet edhe ndaj librave e periodikëve, në teatër, në kinema dhe në radio. Në çdo moment të caktuar ka një ortodoksi, një korpus ideshë që i presupozon të gjithë njerëzite ndjeshëm do ta pranojnë pa bërë pyetje. Jo se është e ndaluar të thuhet kjo apo ajo gjë tjetër, por thjesht «nuk është mirë» ta thuash, pikërisht si në epokën viktoriane «nuk ishte mirë» të përmendeshin të linjtat në praninë e një zone. Kushdo që sfidon ortodoksinë dominuese e gjen veten t’i mbyllet goja me një efikasitet të habitshëm. Një opinion vërtet kundërrrymë nuk dëgjohet thuajse kurrë seriozisht, as në shtypin popullor, as në revistat e intelektualëve.

[…] Por nëse liria e intelektualit që padyshim ka qenë një prej tipareve dalluese të qytetërimit perëndimor nënkupton diçka, ajo nënkupton se çdo njeri duhet të ketë të drejtën të thotë dhe të publikojë atë që beson se është e vërteta, me kusht që të mos dëmtojë pjesën tjetër të komunitetit në mënyrë të paekuivok. Si demokracia kapitaliste, ashtu edhe versionet perëndimore të socializmit e kanë marrë për të mirëqenë këtë parim deri në kohërat e vonshme. Siç e kam vërejtur tashmë, qeveria jonë bën figurë të bukur që ta respektojë. Njerëzit e thjeshtë nëpër rrugë – pjesërisht ndoshta sepse nuk janë të interesuar mjaftueshëm ndaj ideve sa për të qenë jotolerantë ndaj tyre – në mënyrë të vagullt mendon akoma se çdokush ka të drejtë të ketë opinionin e tij. Është vetëm, ose të paktën është kryesisht inteligjenca letrare dhe shkencore, të njëjtit njerëz që do duhet të jenë gardianët e lirisë, që fillojnë ta përçmojnë, si në teori, ashtu edhe në praktikë.

Një prej fenomeneve dalluese të kohës tonë është liberali renegat. Përtej pohimit familjar marksist se «liria borgjeze» është iluzion, tani ka një tendencë të përhapur që thekson se demokracia mund të mbrohet vetëm me metoda totalitare. Theksohet se prej dashurisë për demokracinë duhen shtypur me çdo mjet armiqtë e saj. Dhe kush janë armiqtëe saj? Gjithmonë duket se nuk janë vetëm ata që e sulmojnë hapur dhe me vetëdije, por njerëz që «objektivisht» e vënë rë rrezikun, duke përhapur doktrina të gabuara.

Me fjalë të tjera, të mbrosh demokracinë do të thotë të shkatërrosh çdo pavarësi mendimi. Për shembull, ky argument është përdorur për të justifikuar spastrimet sovjetike. Sovjetofili më i zjarrtë me zor besonte se të gjitha viktimat qenë fajtorë për gjithçka që qenë akuzuar: ama duke mbështetur opinione heretike e dëmtonin «objektivisht» regjimin dhe, për pasojë, ishte e drejtë jo vetë t’i masakroje, por edhe t’i diskreditoje me akuza false. I njëjti argument është përdorur për të justifikuar gënjeshtrën tejet të vetëdijshme se është përhapur nga shtypi i majtë lidhur me trockistët dhe me pakicat e tjera republikane në luftën civile spanjolle. Është përdorur sërish edhe si motiv për të ulëritur kundër habeas corpus kur Mosley u lirua në vitin 1943. Këta njerëz nuk e kuptojnë se, nëqoftëse inkurajohen metodat totalitare, mund të vijë momenti në të cilin këto do të përdoren kundër nesh në vend se në favorin tonë. Në rast se mësohesh të burgosësh fashistët pa proces gjyqësor, ndoshta zakoni më pas nuk do të kufizohet vetëm tek fashistët.

[…]. Toleranca dhe cipa janë të rrënjosura thellësisht në Angli, por nuk janë të pashkatërrueshme dhe duhet të mbahen në jetë pjesërisht me një përpjekje të vetëdijshme. Rezultati i predikimit të doktrinave totalitate është të dobësojë instinktin me anë të të cilit popujt e lirë dinë se çfarë është dhe çfarë nuk është e rrezikshme. Afera Mosley e ilustron. Në vitin 1940 ishte plotësisht e drejtë të internohej Mosley, pavarësisht nga fakti që kishte kryer apo jo ndënjë krim teknik. Po luftonim për jetët tona dhe nuk mund të lejonim që një tradhëtar i mundshëm të lirohej. Ta mbaje me gojën mbyllur, pa proces gjyqësor, në vitin 1943 qe shkelje. Paaftësia e përgjithshme për ta kuptuar qe një simptomë e shëmtuar, edhe pse është e vërtetë se lëvizja kundër lirimit të Mosley pjesërisht ka qenë gjysmë artificiale dhe pjesërisht një racionalizim të pakënaqurish të tjerë. Megjithatë, sa nga rrëshqitja aktuale drejt mendimit fashist mund të të çojë tek «antifashizmi» i 10 viteve të fundit dhe tel mungesa e skrupujve që e ka shkaktuar?

[…] Shkëmbimi i një prtodoksie me një tjetër në është domosdoshmërisht përparim. Armiku, qofshim dakord apo jo me diskun e riprodhuar në këtë moment, është mendja e gramafonit. I njoh mirë të gjithë argumentat kundër lirisë së mendimit dhe të fjalës – argumentat që pohojnë se nuk mund të ekzistojnë dhe argumentat që pohojnl se nuk duhet të ekzistojnë. U përgjigjem thjesht se nuk më bindin dhe se qytetërimi jonë prej 400 vitesh është i ngritur mbi një parim të kundërt. Për një dekadë kam besuar se regjimi aktual sovjetik është për më tepër një gjë e ligë dhe, rivendikoj të drejtën për ta thënë, adhe pse jemi bërë aleatë të Bashkimit Sovjetik në një luftë që dua ta shikoj të fituar. Nëse do duhej të zgjidhja një tekst për ta justifikuar veten, do të zgjidhja vargun e Milton: «Sipas rregullave të njohura të lirisë së lashtë». Fjala e «lashtë» nënvizon faktin që liria intelektuale është një traditë thellësisht e rrënjosur, pa të cilën ka dyshime që kultura jonë perëndimore do të mund të ekzistonte. Nga kjo traditë po largohen dukshëm shumë prej intelektualëve tanë. Kanë pranuar parimin se një libër duhet të botohet ose të shtypet, të lëvdohet apo të anatemohet, jo prej meritave, por prej oportunitetit politik të tij. Dhe të tjerë që në realitet nuk e ndajnë këtë pikëpamje, e pranojnë thjesht prej paburrërisë.

[…] E di se inteligjenca angleze ka shumë arësye për paburrërinë dhe pandershmërinë e saj, bile i di përmendësh argumentat me të cilat justifikohet, por të paktën le të mos nxjerrim budallallëqe lidhur me mbrojtjen e lirisë kundër fashizmit. Në rast se liria ka ndonjë domethënie, atëhere nënkupton të drejtë për t’u thënë njerëzve atë që nuk duan të dëgjojnë. Njerëzit e thjeshtë aderojnë akoma në tym në këtë doktrinë dhe veprojnë në bazë të saj. Në vendin tonë – nuk është njëlloj të të gjitha vendet: nuk ishte kështu në Francën republikane dhe nuk është kështu në Shtetet e Bashkuara sot – janë liberalët ata që i frikësohen lirisë dhe intelektualët që duan të bëjnë pis intelektin.

George Orwell

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY