Alain De Botton: Duhet ta bëjmë më tërheqëse mirësjelljen

Alain De Botton: Duhet ta bëjmë më tërheqëse mirësjelljen

207
0
NDAJ

Le të çlirohemi nga kurthet e romanticizmit

Filozofi sugjeron si të tejkalohet ndrojtja, të rizbulohen ritet e jetës së përditshme dhe të mos biesh në depresion pas një filmi sentimental shumë naiv. Mediat sociale? Nevojitet një aleancë midis dijes dhe të dish të dukesh.

A mund të mësohet si të jetohet më mirë?

Ndoshta jo, por në rast se jeta është shkolla më e mirë filozofike e mundshme, atëhere filozofia mund të na ndihmojë.

 

E dinë shumë lexues dhe ndjekës të Alain de Botton, filozof – divulguesit zviceran me origjinë hebreje që pas titujve të shumtë të suksesshëm, duke filluar nga Ushtrime dashurie (1993), më 2008 ka themeluar The School of life, një ndërmarrje ndërkombëtare dhe multimediale që ofron rrugëtime disiplinore të finalizuara për të jetuar më mirë jetën sentimentale. Si? Parasëgjithash duke i dizintoksikuar nga gënjeshtra romantike (do të thoshte René Girard) që buron nga libra, filma dhe fiction që krijojnë shpresa false, pasi jeta në çift është rinegociim dëshirash që duhen kultivuar (edhe me lojëra erotike online dhe offline). Dhe pastaj: është e dobishme të shijohet ai që di të edukojë dijen dhe rikuperojë një dimension ritual të jetës religjioze edhe në mungesë të Zotit (e quan ateizëm 2.0). Libri i tij i ri Një edukim emotiv (shtëpia botuese Guanda) është një përmbledhje e leksioneve të shkollës. Hapësirë e gjerë i është dhënë mirësjelljes: nuk është, thotë de Botton, se nuk është seksi, se është e mërzitshme dhe e destinuar që të nënshtrohet në xhunglën kapitaliste. Është jetike.

 

Me krizën e detyruar koronavirusit, mirësjellja është në rrezik. Si ta kultivosh?

«Ndërkaq: le të pushojmë së besuari se është e lindur, është thjesht një falsitet romantik. Nuk ka shpirtëra të sjellshëm dhe shpirtëra të këqinj, varet nga kultura, nga edukimi. Duhet ta bëjmë më tërheqëse mirësjelljen. E di se është e vështirë, por duhet rishpërndarë prestigji i saj, të bëhet e kuptueshme se kush është i sjellshëm nuk humbet pozicione sociale. Si? Rrugën e tregojnë besimet fetare su budizmi apo kristianizmi, për të cilat mirësjellja është një fjalë kyçe. Por tashmë nuk besojmë më në asgjë të mbinatyrshme, jemi brenda një vizioni të përqëndruar mbi pushtetin e shkencës dhe besojmë se fiksioni apo rrëfimet e tjera mund të zëvendësojnë narracionet e mëdha. Është kështu? Jo, sepse kanë histori dhe skema të deformuara e kontradiktore. Mirësjellja kultivohet duke lexuar guida, pa një të tillë jemi të humbur. Si specie fleksibël, ne dimë të përshtatemi: duhen zgjedhur guidat e duhura për t’u influencuar, për t’u influencuar nga modele pozitive që shmangin të na bëjnë të nxjerrim të keqen që kemi brenda, për shembull, në rrjetet sociale».

 

Na jepni një shembull të përditshëm, të jetës offline?

«Kur takohesh me dikë, shpesh e pyet “Si je?”, por trupi, toni i zërit dhe shikimi thonë: “Të lutem, thuamë se je mirë, nuk kam kohë për problemet e tua!”».

 

Praktikisht nëqoftëse do ju përgjigjesha fjalë për fjalë, duke ju thënë se ndjehem keq dhe motivin, disa pastaj duken të penduar për pyetjen. Si të gjithë, duhet thënë “gjithçka shkon për mrekulli”?

«Jo, mjafton të shtiresh se gjithçka shkon shumë mirë, se je në rregull. Ama në të dyja anët! Unë pyes “Si po ia kalon?”, duke lënë të kuptohet edhe se pse nuk i njoh detajet, nëse bëhet fjalë për punën, familjen apo problemet e vetëvlerësimit, ndjej se diçka nuk shkon».

 

Në libër flisni për të ndrojtur që ndjehen të diskriminuar dhe citoni fjalët e Shylock që tek “Tregëtari i Venedikut” rrëmojnë antisemitizmin. Të ndrojturit janë të diskriminuar?

«Vetë – diskriminohen. Si fëmijë shikojmë të mëdhenjtë e fortë, besojmë se nuk mund të na kuptojnë. Pastaj rritemi, por të tjerët mbeten mister, mendohet se nuk ka problemet tona, nuk na kuptojnë, ndjehemi banori i vetëm i një kombi të tërë, jeta jonë: kështu bëhesh i ndrojtur. Në realitet zbulojmë edhe se të tjerët kanë të njëjtat probleme si ne. Shylock fton që të shikohen hebrenjtë njëlloj siç shikohen të gjithë qeniet e tjera njerëzore, kanë dy sy, dy veshë, një hundë…».

 

Ju jeni shumë i aftë kur flisni në publik, thuajse bën predikime. E konsideroni veten të ndrojtur?

«Kur isha i ri kam qenë shumë i ndrojtur. Por kam mësuar truke, i pari është t’u rrëfej problemet e mia të tjerëve. Nëqoftëse shkoj në një festë, them se jam i lumtur që ndodhem aty, por rrëfej edhe sikletin tim, e ndjej veten si  freak e vetëm dhe, nëse ata më rrëfejnë të tyrin dhe nuk shtiremi se jemi ata që nuk jemi, ndoshta bëhemi edhe miq; është bukuria e miëqsisë dhe e dashurisë. Një mik i mirë, një e dashur e mirë është një person me të cilin zbulon se ke interesa të përbashkëta, ndërsa besonit se ishit të vetmit me ato shije dhe me ato pasiguri! Një zbulim i mahnitshëm, ndjeheni miq të vjetër. Në rast se jemi të sinqertë dhe realistë, të sjellshëm, do të ishim më pak të vetmuar, më të lumtur».

 

Në libër flisni për Marien e Botticelli bukuria e së cilës është në shërbim të idealit të dashurisë mëmësore. Sot në rrjetet sociale shumë influencuese shfaqen në bikini me barkun tek buza ose me fëmijën, shumë të dobëta pas lindjes. Narçizizëm mëmësor?

«Çfarë ishte Rilindja? Përdorim i bukurisë për t’i bërë gjërat më të rëndësishëm të jetës tërheqëse dhe interesante duke e përmbysur paragjykimin sipas të cilit fillimisht bukuria shikohej me dyshim, njerëzit e bukur si sipërfaqësorë, jo të thellë. Botticelli kishte lexuar Platonin e Aristotelin dhe me pikturat e tij bënte tërheqës konceptet e tyre. Një mësim sot për këdo që në mënyrë idioteske beson se njerëzit e famshëm në Instagram janë të gjithë sipërfaqësorë».

 

Në Itali ka intelektualë që kanë kritikuar influencuesen Chiara Ferragni që ka ndarë në rrjetet sociale fotot e UffiziFirenze për një shërbim mode.

«Rilindja sot do të dukej sot një aleancë midis filozofëve dhe modeleve të Instagramit, estetikë dhe inteligjencë, gjëra dukshëm të kota dhe serioze. Si në komeditë që argëtojnë dhe të bëjnë të mendosh. Edhe pse ajo që na mungon ne është tragjedia, që duke ndëshkuar edhe atë që është i pafajshëm na shtyn që të kultivojmë katarsis, dhembshuri, mirësjellje ndaj të të tjerëve».

 

Ritualet, shkruani ju, duhen rizbuluar kur ishit i vogël urrenit urimet e detyruara për festa, tani. Nganjëherë, më kapllon paksa nostalgji. Gabonit në atë kohë apo gaboni sot?

«Nuk mund të jesh i lumtur me detyrim, detyrimi është ndëshkues, shtyp. Duhet dashuruar edhe ana e errët e raporteve, të mos mohohen konfliktet, të flitet sinqerisht. Në festën e Nënës të mos thuash “Nënë, të kam dashur dhe do të dua gjithmonë”, por “Nënë, të dua në të mirë e në të keq”, vetëm duke përqafuar hijet lumturia do të jetë e sinqertë. Vlen për martesën dhe për përvjetorët, që festojnë një fillim, por edhe fundin e një periudhe, të një viti».

 

Çfarë është një kujtim i bukur fëmijërie?

«Babysitter zvicerane mbrëmjeve më ulej në shtrat, me kapte dorën dhe më kërkonte që ti tregoja ditën time. Mendja më lehtësohej, strukturoja përvoja, gjeja një kuptim apo të paktën një dëgjim të vërtetë».

 

Në një vepër tuajën theksoni se Proust mund t’ua ndryshojë jetën, për mirë. Po filmat?

«Mendoj për trilogjinë e amerikanit Linklater, sidomos për Before Midngiht, që rrëfen për dashurinë e pjekur midis njerëzve që kanë vuajtur. Ka zemërim e dhimbje, por ka ende dashuri dhe është më e vërtetë, e sinqertë. Historitë e dashurisë tejet romantike më pas na lënë vetëm, duke u ndeshur me botën reale».

 

Njeriu që ju ka influencuar më shumë?

«Im atë, dashuria e tij për artin dhe librat. Nuk ma ka transmetuar duke më folur. Më shumë më ka bërë kureshtar që lexonte shumë apo që zhdukej për të shkuar në ekspozita».

 

Gjyshja juaj nga babai, Yolande Harmer, qe Mata Hari e Izraelit

«Kishte lindur në Aleksandri të Egjiptit, gazetare, më pas u bë spiune. Ëndërronte një shtet të Izraelit ku hebrenj dhe arabë të bashkëjetonin. Ëndërra i është realizuar vetëm përgjysmë».

(nga La Lettura)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY