Të mësojmë të mendojmë siç bëjnë pyjet

Të mësojmë të mendojmë siç bëjnë pyjet

56
0
NDAJ

Ndarja midis njeriut dhe habitatit ka prodhuar katastrofën ekologjike. Duhet të konceptohemi pjesë e natyrës, si Runat e Amazonisë.

 

Debuton duke treguar tre pashaporta italiane që mban në sirtarin e skrivanisë. E dija, për të cilën është krenar, është ajo e gjyshërve. Dokumente të një gjenealogjie tringjyrëshe që e mban edhe në emër. Eduardo, trashëgimtar i familjes së nënës hebrenj romanë, kurse mbiemri i tij, Kohn, tregon për trashëgiminë nga hebrenj çekë. Origjina nuk është kurrë pa influencë në jetë, aq më pak në atë intelektuale, por kur bëhet fjalë për një antropolog mund të bëhet një fat. Siç ka qenë për Eduardo Kohn, që dukej e paracaktuar në zhytjen në pyjet e Amazonisë. I lindur në Boston më 1968, Kohn ka kaluar një pjesë të fëmijërisë në Ekuador me gjyshërit e arratisur gjatë Luftës së Dytë Botërore për të shpëtuar nga furia nazifashiste. Diaspora e tyre është transformuar shpejt në një aventurë intelektuale i së cilës vogëlushi Eduardo ka qenë pjesë përbërëse. Pasi në këtë familje formacioni kalon nëpërmjet transmetimit të pasioneve. Dante, Leopardi, Borges. Por edhe pylli, ku gjyshi zhytet në kërkimin e e barrëave për preparatet e tyre farmaceutike. Ndërsa gjyshja arkeologe dhe antropologe i mëson artin e vëzhgimit të tjetrit. Persona, kafshë, vegjetalë, mineralë: nuk bën diferencë. Krijesa është një dhe e pandarë. Të vihesh në kërkim të sekreteve të tij nënkupton ta përballosh me gjoks dhe është saktësisht ajo që bën Kohn, qysh nga pasdoktoratura e tij në Berkeley University në California dhe që vazhdon ta bëjë tani që është profesor Antropologjie në McGill University të Montrealit në Canada. Libri i tij, Si mendojnë pyjet (shtëpia botuese Nottetempo, 2021) është bërë një pikë referimi i mendimit të ri ekologjist ndërkombëtar. I sapo dalë, në 2014, ka fituar Gregory Bateson Book Prize.

 

A është pikërisht e vërtetë se pyjet mendojnë?

«Mendojnë me imazhe. Nuk janë të pajisura me fjalor, prandaj i nënvlerësojmë, por janë në gjendje të komunikojnë. Brenda tyre ka një shumëfishtësi bimësh, kafshësh, organizmash, organizmash, insektesh, bakteresh, kërpudhash që ndërveprojnë midis tyre dhe ajo që del nga kjo jetë gëluese është një pyll, që është diçka më e përgjithshme dhe është gjithmonë e re. Popujt e Amazonisë arrijnë të thonë se është një shpirt».

 

Bëhet fjalë tamam për mendim?

«E zgjeroj në mënyrë provokatore konceptin dhe them se të gjitha qeniet e gjalla mendojnë, edhe ato të privuara nga truri, pasi tek të gjitha ekzistojnë procese domethënëse dhe perceptimi të vetes. Për më tepër, janë në gjendje të mësojnë nga përvojat e tyre».

 

Kur qe takimi i parë me pyllin?

«Isha 18 vjeç dhe rrija tek gjyshërit në Quito. Të afërmit propozuan një ekskursion në pyllin e virgjër. Ka qenë një goditje rrufeje. Jam ndodhur i ulur tek rrënjët e një peme gjiganteske duke menduar se pylli është shumë më tepër se një tërësi pemësh».

 

Më pas, ju keni shkuar «në shkollë» të Runave në Ekuador. Katër vite kërkim etnografik pranë një popullsie amazonase që jeton në simbiozë me pyllin. Çfarë ju ka mësuar?

«Parasëgjithash të mbijetoja! Herën e parë që kam fjetur në pyll miku im Juaniku më ka shpjeguar se duhej të qëndroja i kërrusur, në mënyrë që jaguarët duke më parë fytyrën dhe sidomos duke njohur praninë e syve, mund të më identifikonin si një njeri, një tjetër unë dhe jo si një vakt ngrënieje».

 

Në çfarë mënyre Runat flasin me pyllin?

«E njohin si xhepat e tyre, është burimi i mbështetjes së tyre. Flasin me admirim, kanë shpikur emra për çdo gjë dhe shpesh përdorin onomatope. Për ta është një qenie».

 

Charles Baudelaire në parathënien marramendëse të «Korrespondencave» thotë se «natyra është një tempull ku kolona të gjalla murmurisin nga njëherë fjalë konfuze, njeriu e përshkon si një pyll simbolesh».

«Janë vërtet shumë të bukura. Ju përgjigjem me fjalët e Jorge Luis Borges që ka vënë në epigraf tek kapitulli i dytë: “Funes kujtonte jo vetëm çdo gjethe të çdo peme, të çdo pylli, por secilën prej herëve që e kishte perceptuar apo imagjinuar (…). Megjithatë, dyshoj, se nuk ishte shumë i aftë të mendonte. Të mendosh nënkupton të harrosh diferencat”».

 

Poetet eksplorojnë botë të mëtejshme.

«Si shamanët e Runave, që me udhëtimet mendore të tyre kthehen gjithmënë me dije të reja».

 

Por Runat konsiderojnë edhe kristianët përgjithmonë dhe mburren se janë të «civilizuar».

«Janë kolonizuar nga spanjollët dhe janë konvertuar. Historia e tyre është e artikuluar dhe magjepsëse. Nuk janë aspak “primitivë”, siç do të thuhej dikur. Deri aty sa konsiderohen të bardhë pavarësisht ngjyrës së lëkurës së tyre të zezë dhe i konsiderojnë fqinjët e tyre Waoranë si të “egjër”. Kur kam zbuluar se në fshatin Ávila kishte shumë Runa Puma, domethënë njerëz – jaguarë në gjendje ta shikonin vetëveten me sytë e kësaj kafshe me ndihmën, të mirëkuptohemi, të një halucinogjeni të fuqishëm si aya waska, kam menduar se ishte vendi i përkryer për mua».

 

Etnografia është instrumenti hetimor kryesor i antropologjisë.

«Është mënyra jonë e sintonizimit me botën. Është një dëgjim i thellë. Shërben për të kuptuar kulturat e tjera dhe tonën ose, në mos tjetër, është një tentativë e gjetjes sesi funksionojnë. Në thelb, si të gjitha shlencat njerëzore, antropologjia është interpretuese».

 

Ju përzieni mençur kërkimin në terren, semiotikën, shkencat natyrale, neuroshkencat dhe e quani metodën tuaj «antropologji përtej njerëzores».

«Besoj se antropologjia deri më tani ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke u përqëndruar mbi atë që na bën njerëz, duke shpjeguar diversitetet kulturore dhe shumë tjetër. Por tani mund ta tejkalojmë kufirin midis natyrës dhe kulturës, siç uron miku im Philippe Descola, për ta studiuar edhe atë që është përtej nesh. Speciet e tjera dhe vegjetalet me të cilat jemi lidhur».

 

Bëhet fjalë për ta tjekaluar dualizmin kartezian midis shpirtit dhe trupit?

«Në thelb po. Nënkupton që të zgjerohen terrenet tona kërkimore në të gjithë botën e gjallë».

 

Por në thelb edhe qasja juaj është debitore e «cogito ergo sum» të Kertezit, duke parë se ju e konsideroni botën e gjallë pasi e tillë edhe menduese. Me pak fjalë, «sum ergo cogito».

«Diferenca është se në arësyetimin tim mendimi nuk është ai që dallon njeriun nga pjesa tjetër e natyrës, nëse vallë është ai që e përbashkëson me natyrën».

 

Ndjehet jehona e Claude Lévi-Strauss, që tek «Tropikët e trishtuar» dialogon me macen e tij dhe hidhërohet se rrugët e njeriut dhe kafshës janë ndarë deri në pikën që nuk e kanë një gjuhë të përbashkët.

«Kam shumë debite kulturore ndaj mjeshtërit të strukturalizmit. Si kundrejt semiologjisë së Charles Peirce, të antropologjisë së takimit multispecifik të Donna Haraway e të Anna Lowenhaupt Tsing, të neuroantropologjisë së Terence Thick, të ekologjisë politike të Bruno Latour e të Descola, që me përvojën e tij të gjatë amazonase më ka ndihmuar që të depërtoj midis lianave të kuptimit».

 

Mund të plrkufizohet pylli i një mendjeje?

«Është një mendje emergjente. Unë e quaj krijesë. Një sistem komunikues».

 

Nga ana tjetër, komunikimi nuk përbëhet vetëm nga fjalë dhe koncerte, por nga shenja, ngjyra, aroma ndryshime. Me pak fjalë, nga përfaqësime nga ku lindin gjuha dhe mendimi njerëzor.

«Dhe më parë akoma nga ku lind perceptimi i vetes».

 

Ajo që nganjëherë e quajmë identitet.

«Edhe pse është një përvojë e përbashkët me të gjitha qeniet e gjalla. Për shembull fasmidi, i njohur si insekt i thatë, sap vjen grabitqari mimetizohet. Semioza ikonike, domethënë aftësia për të dalluar dhe përsëritur shenjat, i mundëson që të marrë pamjen e një banketi. Pasi e di me saktësi si është bërë».

 

Pra, di të përdorë shenjat që e bëjnë të ngjashme me gjallesa të tjera dhe kështu zhduket si një fantazëm.

«Për të hyrë edhe më në detaj do të thoja se nuk është thjesht një ekuilibër termodinamik dhe biologjik, por është një ekologji në vetëvete. Një ndërveprim semiotik midis shumë nëse është e hapur ndaj së mundshmes».

 

Për çfarë po punoni tani?

«Për një libër të ri: Forests for the Trees. Titulli është nxjerrë nga një mënyrë të thëni anglisht, miss the forest for the trees, fjalë për fjalë e ke munguar pyllin sepse je ndalur tek pemët. Si të thuash se nuk e sheh gjënë e përgjithshme, por vetëm veçantitë. Është një kritikë ndaj abstragimit dhe përgjithësimit të munguar. Në Itali do të botohet nga Feltrinelli. Në këtë rast përziej biografinë time me teorinë time».

 

Me pak fjalë, ju lidhni hapjen mendore që vjen nga formimi juaj multikulturor, familjar, diasporik me rregullin shkencor.

«Pikërisht. Mbi shpatulla kam kulturën dhe dëshirën e zbulimit të gjyshërve të mi. Jo rastësisht i ruaj të gjitha librat e tyre në bibiliotekën këtu prapa».

 

(Prish skemat dhe me surprizë të mëdha rrëmben laptopin dhe inkuadron me videokamerën një seri librash, vëllimesh, fetishesh që m’i ilustron me entuziazëm).

 

Po strukturoni gjithnjë e më shumë idenë e «një mendimi silvan» dhe të një «shkence psikedelike»?

«Mund të mësojmë nga pylli. Duhet të mendojmë si pylli. Që mendon psikedelikisht, në një simultanitet. Ju mund t’i jepni një orientim etik. Ndarja midis njeriut dhe habitatit të tij na ka shtyrë në katastrofën ekologjike të cilën po përjetojmë dhe ndryshimin klimaterik. Në rast se do të arijmë të mendojmë si një e tërë me natyrën do ta ndryshojë rrënjësisht shikimin tonë mbi jetën dhe do të mund të bëhemi më të mirë».

 

Është e gatshme shoqëria për këtë ndryshim?

«Miqtë e mi më tallin, thonë se kur do ta kem shkruar më së fundmi librin do të jetë gati!».

 

Ndërkaq ju dukeni i destinuar të bëni liderin e një lëvizjeje në mbrojtje të natyrës si subjekt.

«Të parët që e kanë bërë kanë qenë ekuadorianët që e kanë futur Nënën Natyre në kushtetutë si subjekt bartës së drejtash. Tani më kërkojnë nga shumë anë ndihmë për ta çuar këtë ide jashtë pyllit amazonas, deri brenda institucioneve ndërkombëtare».

 

Tani që e dijmë sesi mendojmë pyjet, do të arrijmë të kuptojnë se për çfarë mendojnë?

«E uroj. Do të thuhet se do të kemi mësuar të mendojmë si pyjet. Domethënë më mirë!».

 

I gatshëm për betejën ekologjiste?

«Shumë gati!».

(nga La Lettura)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY