Era e superheronjve i harron heronjtë

Era e superheronjve i harron heronjtë

61
0
NDAJ

Sylvester Stallone rishpiket në moshën 76 vjeçare një (është hera e parë) si protagonist i një seriali televiziv (është hera e parë). Titullohet «Tulsa King». Me «La Lettura» rivendikon peshën e përvojës, respektin për veten dhe vlerat e kinemasë që qe dikur.

 

«Harrojeni! Unë nga gungaçi nuk lexoj». Në lançimin e platformës së streaming Paramount+ në Londër, ku prezanton edhe serialin e tij të parë, Tulsa King (në Shtetet e Bashkuara do të transmetohet në nëntor, në Itali brenda vitit), 76 vjeçari në këto ditë, Sylvester Stallone ua vjedh skenën të gjithëve, duke folur i kapur përkrahu për rreth 20 minuta dhe duke dhënë një leksion profesionaliteti që shumë kolegë të rinj shpesh të terrorizuar nga hapja e gojës përpara se të kenë verifikuar më parë me zyrën e shtypit, avokati, ndoshta edhe stilisti. Të nesërmen, duke ju përgjigjur pyetjeve të «La Lettura», interpretuesi i dy figurave legjendare të historisë së kinemasë (Rocky Balboa dhe John Rambo), ikonë e viteve ’70 dhe ’80, reflekton mbi modelet e maskulinitetit të sotëm dhe mbi krizën e heroit.

 

Ideja se kush është një njeri spektakli ka ndryshuar shumë krahasuar me 40 vite më parë.

«E vërtetë, por themelet janë të njëjtit. Çdo aktor luan dy herë. Të parën kur xhiron një film dhe tjetrën kur i duhet ta shesë. Duhet të bindësh njerëzit që të shpenzojnë paratë, të zgjedhë mes shumë produktesh, pikërisht tëndin. Duhet të dish ta bësh. Njerëzit kanë parë gjithçka, është anestetizuar: aftësia e vëmendjes është në minimum. Duhet thëno se në kohërat e mia nuk ishte gjithë kjo konkurrencë. Sot gjithçka është hiperkompetitive, hiper e kushtueshme. Me buxhetin e vetë një filmi Marvel mund të bësh 300 filma Rocky».

 

Çfarë do të thotë për një mit ekrani të madh të nisë të bëjë televizor në moshën 75 vjeçare?

«Kam qenë me kaq fat në këtë zanat, sa që kam bërë praktikisht gjithçka. Kam parë të gjithë sistemin të ndryshojë dy apo tre herë, nga prodhimet e mëdha hollywoodiane telk filmat e vegjël të pavarur, deri tek animimi dixhital. Disa vite më parë, pa shumë drama, kam menduar: “Ok, Sly. Ka mbaruar”. Por më mbetej një brengë: nuk kisha interpretuar kurrë një gangster. Kam dashur gjithmonë të bëja gangsterin, kisha filluar kështu në kinema, me rolë kriminelësh të vegjël, por ndoshta për shkak Rocky dhe Rambo, askush nuk donte të më jepte një shans. “Nuk do të ishe i besueshëm”, thoshin. Derikur nuk kam takuar Taylor Sheridan».

 

Skenaristi, kandidat për Oscar për neo-western «Hell or High Water» (2016), firmues i serialit «Yellowstone» me Kevin Costner dhe tani edhe i «Tulsa King».

«Si ai, ashtu edhe vajzat e mia, të apasionuara pas kuajve, praktikonin barrel racing, garën e fuçive. U propozova të shkruanin Rambo e ri, më thanë se kishin gjëra të tjera për të bërë. Vite më pas, ja ku jemi këtu. Tek Tulsa King interpretoj një gangster newyorkez, Dwight Manfredi, i quajtur “Gjenerali”, i dalë nga burgu pas 25 vjetësh dhe menjëherë i ekziluar nga shefi i tij në Oklahoma për të drejtuar një operacion kriminal. Televizioni është një sfidë, është si të xhirosh shumë filma njëherazi pa ndërprerje: një punë e madhe. Pastaj, sigurisht, edhe aty ka një mal me gjëra të këqija. Një serial i jep një skenaristi mundësinë që ta zgjerojë një skenë, një personazh. Nëse e bën mirë, rezultati mund të jetë gjenial, përndryshe është një katastrofë».

 

Sot figura e heroit është në krizë. Çfarë do të thotë për ju, që keni interpretuar Rocky dhe Rambo, të konfrontoheni, kulturalisht dhe estetikisht, me heronjtë e sotëm? Çfarë ka ndryshuar?

«Gjithçka. Nuk dua të fyej kërrkënd, por e kemi ekzagjeruar. Duhet të kthehemi prapa, të rikuperojmë mitin. Gjithmonë kam kërkuar të interpretoj personazhe mitologjike. Jo superheronj, por heronj normalë, në mish e kocka. Rocky është një personazh fiktiv, por sikur të kishte ekzistuar në kohërat e Homerit, ai do të kishte shkruar. Duhet reshtur se ndjekuri kukullat e aksionit, aventurat në hapësirë…».

 

Edhe pse fantashkenca, kur bëhet mirë, rrëfen shumë edhe për ne.

«E vërtetë, por nuk duhet të harrojmë se jetojmë në Tokë. Në një moment të caktuar duhet të kthehemi. Fakti është se duke ndjekur superheronjtë, kemi humbur heronjtë. Flas shpesh me regjisorë dhe me producentë. Më thonë: “Askujt nuk i intereson më heroi normal”. Nuk dihet nëse është politika apo momenti historik, por unë do të thoja në fakt se sot më shumë se kurrë do të kishim nevojë për heronj normalë. Dhe besoj se do të kthehen. Bile janë kthyer tashmë, shiko suksesin e Yellowstone, ku nuk do të më vinte keq t’i bëja një cameo, dhe të prequel 1883. Si fëmijë shikoja gjithmonë filmat western. Atëhere jepnin të paktën nja 20. Pastaj janë bërë 10, më pas 5, më pas zero. Sepse gjinia kishte dalë nga moda. Ekzistonte nevoja për western. Jo ajo e kaubojsave të stereotipuar, por rrëfimi një Amerike fillestare ku të gjithë qenë të ashpër, burra e gra, pasi jeta ishte shumë e ashpër për të gjithë. Për shembull, edhe ideja e njeriut kundër natyrës sot është shumë aktuale dhe, sigurisht, është gjithmonë më mirë të kesh një hero të papërsosur dhe ngurrues, pasi heronjtë janë kështu. Them gjithmonë se Rocky, pa personazhin e Adrianës, nuk do të ekzistonte, se do të ishte vetëm një film idiot mbi boksierin. Falë saj, bëhet epik. Rocky do të bëhet një burrë i mirë për Adrianën. “Dua të bëhem një njeri i mirë për ty”: kush nuk do të donte ta dëgjonte ta thoshte? Pastaj, sigurisht, edhe sot janë body builder, ama ka një kotësi që ne nuk e kishim. Atëhere qemë vetëm heronj, kurse sot aktorët besohet se janë superheronj. Arnoldi (Schwarzenegger, shënimi im.) është zëvendësuar nga Dwayne Johnson, në art The Rock, dhe ashtu si ai, edhe unë jam zëvendësuar, por The Rock nuk është Arnoldi, është një gjë krejtësisht tjetër».

 

Si ka ndryshuar qasja juaj ndaj punës?

«Kam një dëshirë të madhe për ta bërë, por në moshën time shikoj ndaj çfarëdo prodhimi si krijesa ime e fundit. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në vitet ’80 besoja se isha i pavdekshëm, se do të isha i famshëm përgjithmonë. Kështu që nuk u kam kushtuar shumë vëmendje projekteve që zgjidhja, ndaj asaj që bëja. Në çdo moment kisha filma për të xhiruar të paktën për dy vite në vazhdim, isha si të mbushja tabelat. Kështë që nuk i kushtoja shumë zanatit, aktrimit. Me kohë e kam kuptuar, me kohë mëson, bëhesh më i urtë. Do të isha më i ngadaltë, ndoshta, do të harroja diçka, por do të kisha zhvilluar inteligjencën emotive, dinjitetin, seriozitetin, autoritetin, atë që e quajmë gravitas. Shiko fytyrën time: ka një jetë mbi fytyrën time dhe del jashtë kur luaj. Përjetimi im ka një rol në rolet e mia».

 

Brenga më e madhe?

Qesh: «Sa kohë më parë? Po ju them një: nuk e kisha takuar kurrë Chaplin. Në shtëpinë time, në një mur, është një biletë. Lexon: “I sjellshmi zoti Stallone, dua të përshëndetem me ju për dy emërimet tuaja për Oscar me Rocky”. Firmosur: Charlie Chaplin. Ishte viti ‘77 dhe vetëm dy aktorë të tjerë në historinë e kinemasë kishin qenë kandidatë për Oscar si për skenarin më të mirë, ashtu edhe për aktorin më të mirë: Orson Welles për Pushtetin e katër dhe vetë  Chaplin për Diktatorin e madh. Me pak fjalë, ishte një big deal, një gjë e madhe. Por nuk kërkova ta takoja. Ishte një budalla, mendoja se do kishte pasur kohë. Kurse 6 muaj mo vonë Chaplin vdiq. Kur do të kisha mundur të mësoja prej tij. Kur je 30 vjeç beson se di gjithçka, por në fakt nuk di asgjë. Pastaj një ditë arrin në sheshxhirim dhe është një tip që e bën këtë zanat prej 50 vjetësh: John Huston, Paul Newman… Papritmas ti kupton edhe sesa pak di. Nuk është vetëm talenti: të gjithë kanë talent. Është përvoja».

 

Edhe heronjtë mund të bëhen jokomodë. Rocky ka qenë për ju.

«Ishte hijerëndë, nuk e duroja dot më. Nuk ishte vetëm fakti që më nxirrte në hije, por duke qenë se e kisha krijuar po unë, isha si i mbetur në kurth nga betë krijesa ime. Të gjithë donin, Rocky, askush Stallone. Isha një yll planetar, por askush nuk e dinte emrin tim. Pas suksesit të filmave të mi u ftova shumë herë në Shtëpinë e Bardhë, ku njoha Jimmy Carter, Ronald Reagan. Duke më shtrënguar dorën, të dy më thanë: “Përshëndetje, Rocky”. Për shtypin unë isha një lloj majmuni: një që gjuante me grushta dhe njihte vetëm rrugën. Mendonin se Rocky ishte roli i vetëm që mund të interpretoja, pasi besonin se unë isha Rocky, dhe kisha dëshirën t’ju thosha se isha një personazh, se Rocky i kisha shkruar skenarin. Asgjë nuk mund të bëja».

 

Ajo e lindjes së «Rocky» është një histori për t’u mbajtur mend. Na e tregoni akoma?

«Ndodhi pas një ndeshje boksi midis Chuck Wepner dhe Muhammad Ali. Tani, Wepner ishte një njeri me të cilin askush nuk do të vinte bast asnjë qindarkë. Përkundrazi, baste tamam nuk pranoheshi, e jepnin 2 milion me 1. Nuk dukej as si boksier, ishte qesharak, i paaftë. Ishte e qartë për të gjithë se atë mbrëmje, midis turmës së etur për gjak, se kontributi i tij më i madh ndaj boksit do të ishte sesa keq do t’i bënte Aliut, sa do të merrte. Ideja se më pas do të arrinte deri sa të fitonte nuk i shkonte në mendje askujt. Dhe në fillim të ndeshjes shkoi pikërisht kështu. Pastaj, papritmas, ndodi diçka e pabesueshme: nga hiçi, Wepner e hodhi në tapet Aliun. Ishte sikur një zot ta kishte drejtuar dorën e tij. Turma nisi të bënte tifozllëk për të: papritmas, ishte dikush tek i cili mund dhe duhej të identifikoheshin. Kujt nuk do t’i pëlqente të bënte të pamundurën, arritjen, qoftë edhe për një moment të vetëm? Dhe unë e shikoja të gjithë këtë dhe kam kuptuar se ishte një metaforë, se nuk po shikoja një ndeshje boksi. Rocky nuk ka qenë kurrë një film për boksin, por mbi triumfin e tij personal, human, mbi shpërblimin».

 

E shkruat skenarin në 3 ditë e gjysmë.

«Po, edhe pse jo më shpejt, siç është treguar në fakt. Isha i obsesionuar nha historitë e shpërblimit dhe në një moment të caktuar mu kthye në mendje Wepner. Pse të mos tregoja për një humbës, një të cilit askush nuk do t’i jepte një shans? Ju vura menjëehrë punës, ime shoqe shtypte në makinë atë që shkruaja. Isha i ri, e ndjeja se kisha në rast, kisha një thes me energji. Isha rritur në lagjen Hell’s Kitchen, e dija se çfarë do të donte të thoshte se isha një fmëmijë rruge. Kështu që shkrova këtë histori lidhur me një boksier të varfër italoamerikan. Për ta thënë të gjithë, 90% e skenarit ishte për t’u flakur tej, mu desh ta rishkruaja të paktën 25 herë, por ideja ishte dhe kjo mjaftonte. Buxheti ishte vetëm 900000 dollarë dhe duhej të xhironim gjithçka në 28 ditë, pasi as producentët nuk besonin se filmi do të kishte sukses, pa një yll të kapur pas projektit. Dhe në fakt…».

 

Çfarë përfaqëson sot «Rocky» për ju?

«Jam i bindur se kam prodhuar punën time më të mirë kur nuk kisha asnjë lek. Kur ke sukses dhe të mbulojnë me para, e humbet vendosmërinë, urinë që të kishte çuar aty. Rocky ka lindur sepse kisha uri. Kur duhet të ndërrohesh në një furgon, gjithçka është më visherale. Nuk po preokupohesh për trukun apo për dritën. Është vetëm kur je në vështirësi, ke frikë dhe je i kapur pas jetës nëpërmjet një thoi që kupton, burrë apo grua qofsh, se nga çfarë je i bërë. Është vetëm atëhere që fiton respektin e vetëm që ka rëndësi vërtet: tëndin, për vetëveten. Dhe kjo ka qenë jeta ime, rrugëtimi im. Shpërblimi im».

(nga La Lettura)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY