“Zoti i bekoftë rusët”: Si Rusia cariste shpëtoi Shtetet e Bashkuara

“Zoti i bekoftë rusët”: Si Rusia cariste shpëtoi Shtetet e Bashkuara

264
0
NDAJ

“Zoti i bekoftë rusët!“,

Gideon Welles, Sekretari i Marinës së Shteteve të Bashkuara, për ndihmën detare ruse

Aleanca pak e njohur midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë cariste e çoi flotën ruse në një demonstrim force në New York dhe San Francisco. Ndodhi në një moment vendimtar, në vitin 1863, kur Britania e Madhe dhe Franca qenë në pikën e ndërhyrjes në luftën civile amerikane nga ana e Konfederatës. Një luftë botërore ishte në horizont “që ta mbështillte botën në flakë”, siç tha Sekretari i Shtetit William Seward. Prania e fuqishme ruse e dekurajoi nga pushtimi anglo – francezët dhe në këtë mënyrë Unioni shpëtoi. Në verën e vitit 1863, viti i betejave të Gettysburg e Vicksburg, ndodhi kriza e fundit që preku raportet midis Shteteve të Bashkuara e Britanisë së Madhe gjatë luftës civile amerikane. Dy koracata të fuqishme, të quajtura “Aries of Laird”, të destinuara për Konfederatën dhe në gjendje që të thyenin bllokimin nga ana e Unionit e porteve jugore, qenë në ndërtim në Britaninë e Madhe. Ambasadori amerikan Charles Francis Adams paralajmëroi Ministrin e Jashtëm britanik Lordin Russell se anijet e luftës po u dorëzoheshin rebelëve, “Do të ishte e kotë t’i nënvizoja Zotërisë Tuaj se do të kemi luftë”.

Diplomacia e vështirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe e pati tashmë një shtytje drejt luftës. Në periudhën 1861 – 1862 dy shkelës konfederatistë, Mason dhe Slidell, u rrëmbyen në anijen angleze “Trent” nga US Navy, ndërsa po shkonin në Londër dhe Paris për të kërkuar ndërhyrjen europiane. Histeria e luftës përfshiu Britaninë e Madhe dhe Kryeministri i saj, Lord Palmerston, urdhëroi dislokimin e trupave në kanada në pritje të konfliktit. Gjithësesi, strategjia angleze mbështetej mbi forcën dërrmuese detare. U diskutua edhe shkëputja e shtetit Maine dhe të bombardoheshin e të digjeshin Boston dhe New York. Ky i fundit konsiderohej nga Admiraliati britanik si “zemra tregëtare e shteteve të Bashkuara… Goditja e tij do të paralizonte fabrikat”. Tensionet u ashpërsuan, por nuk u zhdukën, kur Mason dhe Slidell u lëshuan.

Sekretari i ambasadorit Adams, i biri Henry, pati përshtypjen se Lordi Russell ishte i vendosur ta shkatërronte Unionin. Klasa drejtuese angleze simpatizonte qëllimin e Veriut për të çliruar skllevërit. Por Presidenti Abraham Lincoln fillimisht e la menjanë idenë për mbajtjen e shteteve në Union, duke humbur kështu mbështetjen e fisnikërisë. Ndërkohë, Britania e Madhe mendonte se përçarja e Shteteve të Bashkuara ishte në interesin anglez, duke i bërë posedimet në Amerikën Veriore më të sigurta. Zyrtarisht ishte neutral, por me një neutralitet që maskonte një armiqësi të pangatërrueshme. Në tetorin e vitit 1862 u dha një ultimatum kundër Veriut dhe Jugut me qëllim që t’i jepnin fund luftës, përndryshe do të ndesheshin me “një aksion më të vendosur” anglez. Se çfarë nënkuptohej me aksion më të vendosur nuk ishte e qartë, por implikacioni final ishte mbijetesa e Konfederatës si komb sovran. Ndërkohë, Franca pasqyronte neutralitetin armiqësor të Britanisë së Madhe. Napoleoni i III-të kishte plane lidhur me Meksikën dhe dobësia e Shteteve të Bashkuara do t’i jepte dorë të lirë në Amerikë. Kështu që morali i Unionit ishte në minimum në vitin 1863, pavarësisht fitoreve të Gettysburg fhe Vicksburg.

Në kulmin e krizës së “Aries of Laird”, shpëtimi erdhi nga një burim i paimagjinueshëm: Rusia cariste. Në atë moment, Rusia ndeshej me rebelimin polak, që mbështetej nga Britania e Madhe dhe nga Franca. Përballë të njëjtit koalicion armiqësor, qeveritë e Abraham Lincoln dhe e Carit Aleksandri i II-të u afruan. Aleksandri kishte çliruar skllevërit rusë dhe kështu që u solidarizua me kauzën e Unionit. Në shtatorin e 1863 Flota e Balltikut arriti në New York dhe Flota e Lindjes së Largme në San Francisco. Arësyeja e vërtetë për të cilën Rusia dërgoi flotën në Shtetet e Bashkuara ishte për t’u mbrojtur: Nuk donte që të mbetej si e ngecur në rast se lufta me Britaninë e Madhe, e kërcënuar prej Polonisë, do të shpërthente. Por prania e saj e shpëtoi kështu Unionin në orën e tij të dëshpërimit. “Zoti i bekoftë rusët!”, thirri Gideon Welles, Sekretari i Marinës. Pas lufte, Oliver Wendell Holmes e përshëndeti Aleksandrin e II-të si “miku ynë kur bota ishte armiku ynë”.

Rusët u treguan të gatshëm që të luftojnë për Shtetet e Bashkuara. Kur kryqëzori konfederativ “Shenandoah” u përgatit që të sulmojë San Francisco, Admirali rus dha urdhërin e mbrojtjes së qytetit, në mungesë të anijeve të luftës së Unionit. Anglezët kuptuan se me Rusinë në krah të Shteteve të Bashkuara, kostoja e ndërhyrjes ushtarake do të ishte shumë e lartë. Veç kësaj, fitoret e Unionit e vitit 1863 treguan se Konfederata ishte një kauzë e humbur. Në rast se anglezët do të sulmonin, do të kishte luftë botërore midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndoshta aleate me Prusinë dhe Italinë, kundër Britanisë së Madhe dhe Francësm të mbështetura nga Spanja dhe Austria. Lufta e Parë Botërore në 1860 qe një mundësi konkrete. Fatmirësisht, Britania e Madhe dhe Franca bënë prapakthehu përpara pranisë ruse. “Aries of Laird” nuk i shkuan kurrë Konfederatës dhe Unioni u shpëtua. Falë Rusisë….

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY