Tiranë të Nëntëqindës: rënia e satrapëve të politikës

Tiranë të Nëntëqindës: rënia e satrapëve të politikës

192
0
NDAJ

Kanë ditur të futen nëpër rudhat e historisë. Kanë pasur pushtete të mbështetura mbi terrorin dhe mbrapështinë. Shumë shpesh janë mbytur në po atë gjak me të cilin kanë qeverisur. Fati i tiranëve është gjithmonë ai i kalimit nga lavdia e altarëve në çnderimin e pluhurit.

 

Në lashtësi termi tiran nuk ka një vlerë në vetvete moralisht negative, por shpreh ekskluzivisht një denoncim juridik. Në fakt, për helenët, tyrannos është ai që fut në dorë pushtetin dhe e ushtron atë pa qenë i pajisur me prerogativat e nevojshme hereditare apo institucionale. E njëjta gjë vlen për termin “diktator” (nga latinishtja dictatòrem, nga dictàre, theksim i fjalës dícere, “të thuash”, “të komandosh”) referuar një magjistrati të jashtëzakonshëm të zgjedhur me afat (6 muaj) në momentet e rënda të republikës romake, i cili kishte një pushtet të pakufizuar si në luftë, ashtu dhe në paqe, por me garanci të veçanta të prirura që të pengonin një përjetësim të postit.

Megjithëse domethënia etimologjike është kontradiktore, termi grek tyrannos i përket fjalorit të Azisë së Vogël. Për herë të parë, e gjejmë në mesin e shekullit të VII-të B.C. në një poezi të Arikilokut nga Parosi, në referim të Mbretit të Lidisë, Gige, i cili mbretëroi midis viteve 687 e 652. Megjithatë duhet saktësuar se grekët e lashtë importuan dhe adoptuan një term që fiksonte më mirë një mënyrë sjelljeje të një zotërie apo të një sovrani, jo një sistem qeverisjeje.

Në Greqinë e lashtë dalëngadalë termi “tiran” filloi të përfaqësojë një figurë mizore, reflektim dhe simbol i degjenerimit personal të pushtetit. Për Aristotelin, saktësisht tirania ishte një sistem qeverisjeje në emër të interesit personal dhe jo të së mirës së përbashkët. Këtij koncepti ju mbivendos domethënia e komandimit arbitrar e të pakufizuar i lidhur me përdorimin e shtrëngimit. Në thelb, tiran do të jetë ai që ushtron pushtetin e fituar në mënyrë jolegjitime, domethënë të zhveshur nga titulli ligjor, në mënyrë të padrejtë, absolute dhe të dhunshme. Për grekët dhe romakët karakteristika e tiranit nuk është dhe aq përdorimi i çfrenuar i mizorisë sesa ai i hybris, mbrapështisë që çon në abuzim dhe në arbitraritet.

Me demokracinë athinase e shekullit të V-të B.C., “tirania” mori përfundimisht atë vlerë negative të trashëguar më pas nga gjuhët moderne. Qenë sidomos disa personazhe të Magna Grecia, si Pisistrati (rreth vitit 600 B.C. – 528 B.C./527 B.C., tiran i Athinës), Xheloni (540 B.C. – 478 B.C., tiran i Xhelas) dhe Dionisi (430 B.C. – 367 B.C., tiran i Sirakuzës) që u bënë modele të tiranisë. Kurse në Romën e lashtë modelet e tiranëve qenë Kaligula (viti 12 A.D. – 41 A.D.), Neroni (37 A.D. – 68 A.D.) dhe Domiciani (51 A.D. – 96 A.D.).

Kristianizmi e kapi plotësisht konceptin e lashtë të tiranit, duke e përkufizuar këtë të fundit si rex iniustus, domethënë rex supra legem, që qeveris me mizori dhe jo në interes të shtetasve të tij. Në Mesjetë është tiran jo vetëm autoriteti civil që abuzon me pushtetin e tij, por edhe Papa që kalon pushtetin e vet shpirtërir dhe nuk respekton as prerogativat e Koncilit, as ato të perandorit. Nga Mesjeta e këtej, tirania paraqet një formë të degjeneruar pushteti të referuar si me një difekt titulli (defectu tituli), ashtu dhe me një ushtrim të paligjshëm dhe shtypës të pushtetit (ex parte exercitii). Në këtë kuptim, tirania asimilohet në imazhin e despotit dhe të diktatorit.

Përkrah teorive të referuara qeverisjes së tiranit, shfaqen edhe ato që jo vetëm justifikojnë tiraninë ndaj qeveritarëve “të pangopshëm, të korruptuar apo uzurpatorë”, por autorizonin edhe prfanimin e kujtimit të tij: historia nuk mund të lejojë që fundi i një tirani dhe/ose i një diktatori mund të jetë i madh.

Në tragjedinë e tiranisë, përfundimi i saj nuk është gjithmonë njëlloj. Duke e kufizuar studimin në disa despotë të epokës bashkëkohore, ka tiranë që vdesin në shtratin e tyre, si Francisco Franco në Spanjë, Josif Stalini në Rusi dhe Mao Ce Duni në Kinë; ka të tjerë që vendosin të vdesin sëbashku me regjimin e tyre me ose pa armët në dorë, pa i shtuar dhunës së sjelljes të tyre turpin e arratisë jashtë vendit, siç bënë Hitleri, Pol Poti, Saddam Hussein dhe Khadaffi; janë diktatorët e privuar nga rregulli në jetë që janë edhe në përballimin e vdekjes i Mussolini, rumuni Çaushesku, kongolezi Mobutu, ugandasi Idi Amin dhe tuniziani Ben Ali. Është e sigurtë se të gjithë tiranët dinë të jetojnë, por sigurisht ndonjë nuk është i zoti që të vdesë.

Adolf Hitler, tirani nazist përgjegjës për vdekjen e 6 milionë hebrenjve, gjysmëmilioni romëve, 80 mijë homoseksualëve dhe, akoma, polakëve, rusëve, invalidëve, Dëshmitarëve të Jehovait dhe kundërshtarëve politikë, koherent me darvinizmin social që theksonte se të mundurit nuk e kanë të drejtën e jetës dhe duke pranuar vetëm triumfin, vrau veten 7 orë e gjysëm përpara ardhjes së sovjetikëve në bunkerin e tij. Mori pas vetes në vdekje Eva Braun, me të cilën u martua një ditë më parë, qenin e dashur Blondi sëbashku më këlyshin e tij Wolf. Për t’ia kursyer kockat e tij armikut, urdhëroi që trupi i tij të nxierrej jashtë Kancelarisë dhe të digjej. Më pas sovjetikët ia hodhën hirin në lumin Elba për të shmangur që varri i tij të bëhej objekt pelegrinazhesh për të ardhmen.

Vdekja e kamboxhianit Pol Pot, e ndodhur me 15 prill të 1998, është akoma e veshur me mister. I rënë në fatkeqësi, ish diktatori nuk deshi të dorëzohej, duke preferuar që të vazhdonte të koordinonte aksionet ushtarake i fshehur në xhunglën afër kufirit me Tajlandën. I arrestuar nga vetë shokët e tij të luftës, u vu në gjendje arresti shtëpie në një kasolle në xhungël. E shoqja dhe më besnikët e tij thanë më pas se diktatori kishte vdekur si pasojë e një infarkti kardiak në shtratin e tij, të tjerë se qe vrarë nga vetë shokët e tij për të mos ua dorëzuar Shteteve të Bashkuara. Trupi i tij, si të gjitha sekretet që mund të fshihte, është kremuar sipas traditës budiste. Edhe objektet personale të tij, përfshi karriken, janë djegur. Për shkak se nuk është kryer asnjë autopsi, mbesin dyshime lidhur si me vdekjen reale e diktatorit, ashtu dhe me shkaqet e saj.

Saddam Hussein midis arratisë dhe rrezikut të vdekjes ka preferuar këtë të fundit. Megjithëse i fshehur nëntokë, në një grope të vogël (më pak se 3 metra me 2 metra) të një ferme afër me Tikritin, diktatori iraken ka preferuar që të mos arratisej, siç kanë bërë familjarët dhe nivelet më të larta të qeverisë së tij. I kapur me 13 dhjetor 2003, ka mbajtur një qëndrim përçmues gjatë gjithë procesit, duke e përballuar dënimin kapital me qëndrim shpërfillës. Përpara se të varej, ish Raisi refuzoi kapuçin prej mëndafshi të si dhe ia ekspozoi vdekjen e tij shikueshmërisë së të gjithëve.

Aspak autoritare ka qenë në fakt fundi i Khadaffi, diktator i pamëshirshëm i Libisë për 42 vjet radhazi, edhe pse në vend të arraisjes ka preferuar rezistencën. I “shitur” tek francezët nga miku Bashar al Assad, Presidenti sirian, përpara se të binte në duart e rebelëve, agimin e 20 tetorit 2011, Khadaffi do të tentonte arratisjen nga Sirte, i rrethuar nga rebelët, por karvani i tij do të ndalohej nga bombradimet e avionëve të NATO-s (dy gjuajtës francezë dhe një dron amerikan). Raisi li bian e ka kërkuar shpëtimin në një tub shkarkimi prej betoni nën rrugë, por një i ri, i quajtur Omran Ben Shaban, ka arritur që ta gjejë dhe ta nxjerrë jashtë nga vendi ku fshihej. I poshtëruar, i përdhunuar seksualisht me një shkop, i rrahur, minutat e pakta që ndajnë kapjen nga ekzekutimi i tij kanë qenë çaste hakmarrjeje nga ana e një populli të fyer dhe të martirizuar prej 40 vjetësh. Në momentin e kapjes, Khadaffi lyp mëshirë, duke ulëritur me zë të lartë: «Çfarë kam bërë? Mos qëlloni». Zyrtarisht Khadaffi vdes i vrarë nga rebelët libianë, por një deklaratë e Mahmoud Jibril, ish Kryeministër i qeverisë së përkohshme, që e individualizon tek një agjent sekret francez ekzekutuesin e vërtetë të tij, hap faqe të reja dhe më shqetësuese lidhur me fundin e Raisit libian. Omran Ben Shaban, djaloshi që u bë i famshëm si njeriu që individualizoi Muammar Khaddafi në vendin e fundit ku ishte fshehur, ka qenë viktima e fundit e pushtetit të tij: me 24 shtator 1912 vdes në Paris, ku ndodhej për të kuruar plagët e rënda të shkaktuara nga besnikët e Kolonelit, që në korrik e kishin rrëmbyer dhe torturuar.

Kurse Benito Mussolini provon që të arratiset pas rënies së Republikës së Salòsë. Arratia e tij është mjaft e shkurtër. Kapet në Dongo të Komos me 26 prill të 1945, teksa i maskuar si ushtar gjerman tenton që të arrijë në Zvicër sëbashku me të dashurën e tij Claretta Petacci. I njohur nga partizani Giuseppe Negri “Biondino”, teksa shtirej se flinte në karrocerinë e një kamioni të Luftwaffe, është kapur nga Urbano Lazzaro “Bill”, Zëvendëskomisar i Brigadës Sulmuese Garibaldi të 52-të. Sëbashku me Mussolini janë arrestuar edhe shumë drejtues të qeverisë së rënë. Në gjendje arresti, Mussolini nënshkruan këtë deklaratë: «Brigada e 52-të garibaldine më ka arrestuar sot, të premten 27 prill, në sheshin e Dongo. Trajtimi që më është bërë gjatë dhe pas kapjes ka qenë korrekt. Mussolini».

Dy ditë më pas, me 28 prill, në Giulino di Mezzegra, Rruga 24 Maji, në korrespondencë më murin e portës së hekurt të Villa Belmonte, 21 kilometra larg nga Dongo, Duçja është pushkatuar sëbashku me Claretta e tij. Është një ekzekutim i nxituar, për të shmangur ndërhyrje nga ana e aleatëve, që do të kishin preferuar ta kapnin Mussolini dhe të procesonin përpara një gjykate ndërkombëtare, gjithsesi i autorizuar nga drejtuesit e Korpusit të Vullnetarëve të Lirisë të Milanos, struktura koordinuese e përgjithshme e partizanëve, dhe nga Komiteti i Çlirimit Kombëtar. Se kush ka qëlluar praktikisht mbi Duçen është akoma objekt diskutimesh, pasi që ekzistojnë rindërtime të ndryshme lidhur me ekzekutimin.

Trupat e Mussolini dhe të ekzekutuarve të tjerë janë transportuar në Milano, ku kanë arritur në mbrëmje.  Në orën 3 të mëngjesit janë shkarkuar në sheshin Loreto, në të njëjtin vend në të cilin me 10 gusht 1944 qenë pushkatuar dhe lënë të ekspozuar për publikun 15 partizanë. Ish diktatori është vendosur në gjoksin e Petacci, përreth kufomave e të ekzekutuarve të tjerë.   attorno ai cadaveri degli altri giustiziati. Në shenjë talljeje, partizanët i ngulin Duçes një flamur fashist. Qysh në orët e para të mëngjesit, shumë njerëz drejtohen nga sheshi, duke filluar që t’i qëllojnë trupat më mallkime, pështyma dhe fyerje të tjera. Po atë mëngjes të gjitha kufomat janë varur nga kaviljet në çatinë e një pike karburanti. Pas presioneve të autoriteteve ushtarake aleate, me çmontimin e skenografisë makabre, trupat çohen në morg.

I trishtuar është edhe fundi i diktatorit rumun Nikolae Çaushesku. Erërat revolucionare filluan të fryjnë me 17 dhjetor 1989, kur në Timishoara qindra njerëz filluan të mbrojnë priftin kalvinist hungarez Laszlo Tokés, i akuzuar se kishte kritikuar qeverinë dhe për këtë arsye destinatar i një dekreti dëbimi. Një kordon njerëzor prej qindra besimtarësh mbron shtëpinë e Tokés nga sulmi i Securitate (policia sekrete e Çausheskut), shumë njerëz humbin jetën. Disa ditë më pas, era e revolucionit mbërrin edhe në Bukuresht. Me 21 dhjetor 1989 një miting i organizuar nga Çaushesku në pallatin presidencial shënon nisjen e një revolucioni të madh kundër diktatorit. Në fakt, teksa “Conducador” i flet popullit të tij, njerëzit fillojnë të fishkëllejnë dhe të shprehin me zë të lartë kundërshtimin e tyre. Në vijim të të shtënave që dëgjohen në shesh, protesta transformohet në revolucion. Kur gjithçka duket e humbur, diktatori me të shoqen, sëbashku me dy adjutantë, hipin në një helikopter, ndërsa në shesh tanket dhe snajperat qëllojnë mbi revoltuesit. I kërcënuar me pistoletë, pasi kish theksuar se mjeti ishte vënë në shënjestër nga një radar kundërajror, piloti i helikopterit arrin që të ulet në afërsi të një fabrike.

Arratia e çiftit presidencial regjistron edhe episode groteske, si një ndjekje me makinë për t’ju shmangur disa qytetarëve që i kishin njohur dhe që tentuan t’i linçonin. Të braktisur nga djutantët, çifti vazhdon pa destinacion, deri kur në fushat e Targoviste, rreth 350 kilometra larg nga Bukureshti, ndalohen nga policia. Të dorëzuar ushtrisë, Çaushesku dhe e shoqja me shpejtësi janë procesuar sëbashku. Brenda disa orësh jepet dhe vendimi: dënim me vdekje me pushkatim. Ai ekzekutohet ditën e Krishtlindjes të po atij viti. Fotoja e ekzekutimit dhe e trupave të shpuar nga plumbat bën xhiron e botës. Të dhënat zyrtare flasin për 689 të rënë për revolucionin. Legjenda të ndryshme të ngritura rreth ekzekutimit dhe identitetit kontradiktor të kufomave janë shuar me zhvarrosjen e skeleteve të ndodhur në vitin 2010.

Shumë tiranë afrikanë, nga frika se mos e paguajnë shtrenjtë për regjimet e tyre të çmendur, preferuan që të arratisen sapo terreni nën këmbët e tyre ka filluar të lëvizë. Arratia dhe epilogu i diktaturave nuk kanë qenë më pak groteskë se mbretërimet e tyre.

Regjimi i kongolezit Mobutu Joseph Desirè është quajtur një “kleptokraci”, prej korrupsionit në të gjitha nivelet dhe plaçkitjen e pasurive të vendit. I ardhur në pushtet deshi që ta bëjë vendin e tij të gjejë rrënjët e veta kulturore, për këtë arsye ia ndryshoi emrin duke e quajtur Zaire, vendosi një zakon tradicional dhe e detyroi popullin e tij që të zgjedhë një emër afrikan. Vetë ai u quajt Mobutu Sese Seko Kuku Ngbendu Ëa Zabanga, që do të thotë “Mobutu luftëtari që shkon nga fitorja në fitore të cilin askush nuk mund ta ndalojë”. Por qe frika ajo që e ndaloi në qeverisjen e çmendur të tij, kur forcat rebele ruandasa dhe ugandase e rebeluan në 1996. U arratis në Marok ku vdiq nga kanceri me 7 shtator 1997. Laurent-Désiré Kabila, pasuesi i tij, e interpretoi rolin e diktatorit në mënyrë akoma më të ngurtë nga sa nuk kishte bërë Mobutu. Për këtë, në kontekstin e një grushti shteti të tentuar, u vra pasditen e 16 janarit 2001 nga Rashidi Kasereka, anëtar i stafit të tij.

I çmendur që mbretërimi i tiranit ugandas Idi Amin Dada, ashtu siç qe e menjëhershme edhe arratia e tij në 1978 si pasojë e pushtimit të ushtrisë së Tanzanisë pasi diktatori kish urdhëroi që ta sulmonte për t’i aneksuar provincën Kagera. Idi Amin Dada ishte një diktator mburravec dhe gjakatar, i akuzuar deri dhe për kanibalizëm. Ndoshta janë vetëm sajesa legjendat e ngritur rreth figurës së tij,  midis të cilave ajo sipas së cilës i mbante kokat e viktimave në frigorifer, për t’i nxjerrë herëpasëhere për të folur me to, ose ajo sipas së cilës ua hidhte armiqtë krokodilëve që t’i hanin. Por e sigurtë është se tirania e tij qe vërtet e pamëshirshme. Teprimet dhe mizoria ekstreme e kanë karakterizuar në fakt mbretërimin e “Shkëlqesisë së Tij Presidentit të Përjetshëm, Feldmareshallit Al Hadji doktor Idi Amin, VC, DSO, MC, Zot i të gjitha kafshëve të Tokës dhe i peshqve të detit, Pushtues i Perandorisë Britanike në Afrikë dhe në Ugandë në veçanti”, sic pëlqente ta quanin. Por parabola e tij përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme: i arratisur në Libi me 11 prill 1979, u transferua në Xhedah të Arabisë Saudite, ku qëndroi deri sa vdiq në spital me 16 gusht të 2003. Në vitet e ekzilit qe një i “mbajtur” nga ana e qeverisë saudite, e cila në emër të solidaritetit islamik (Amin adoptoi islamin si kult shtetëror) i siguroi një rrogë të përjetshme.

Rënia e Francisco Macías Nguema, tiran i Guinesë Ekuatoriale, ashtu si mbretërimi i tij, e tejkalon çdo karikaturë më fantastike prej kartoni të animuar. President i parë i vendit të tij, kur ky fitoi pavarësinë e tij nga Madridi në vitin 1968, Macías Nguema mbretëron me përdorim të bollshëm të terrorit dhe të po aq çmendurie. Macías Nguema e korrigjon emrin e tij me dhjetëra tituj zhurmëmëdhenj, midis të cilëve “Mrekullia e Vetme” dhe “Mjeshtër i Madh i Arsimit, i Shkencës dhe i Kulturës”. Në altaret e kishave bën që të vendoset portreti i tij dhe pretendon që të gjitha celebrimet fetare të fillojnë me shprehjen “Zoti e krijoi Guinenë Ekuatoriale falë Macías, pa Macías Guinea Ekuatoriale nuk do të ekzistonte”. Terrori dhe vrasjet e pambarimta janë në bazën e politikës së tij. Tirania e tij përfundon me 3 prill të vitit 1979, kur rrëzohet prej një grushti shtetit ushtarak të udhëhequr nga nipi i tij Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, i lodhur sidomos pse kish larë makinën e dajës me uniformën e Nënkolonelit. Me humbjen e pushtetit, Macías arratiset në pyll, duke marrë me vete një valixhe me para. Pak ditë në kërkim dhe kapet, pasi është goditur në një shpatull. Në procesin që mbahet në sallën e një kinemaje në Malabo, Macías është i mbyllur në një kafaz të varur në tavanin e saj. Pak ditë seancash dhe ish despoti është dënuar me vdekje 101 herë për genocid, vrasje masive, përvetësim të paligjshëm, shkelje të të drejtave të njeriut dhe akuza të tjera. Ditën në të cilën ekzekutohet në Blabich Prison të Malabo, me 29 shtator 1979, tregohet se asnjë ushtar i Guinesë Ekuatoriale nuk ka dashur të marrë pjesë në skuadrën e pushkatimit, pasi mendohej se tirani kishte fuqi të mbinatyrshme dhe magjike. Qe garda presidenciale, e përbërë nga ushtarë marokenë, ajo që ka kryer detyrën.

Klasik është në fakt fundi i tiranisë së Hailè Mariam Mengistu, despot i Etiopisë nga viti 1977 deri më 1991. Rënia e diktaturë së tij u përcaktua nga rënia e Bashkimit Sovjetik, aleat ushtarak (sëbashku me Kubën) i regjimit dhe nga humbjet ushtarake. Me 21 maj 1991, në vijim të ofensivës së Frontit Popullor të Çlirimit të Eritresë dhe të Frontit Demokratik Popullor Revolucionar, despoti tashmë i rrëzuar arratiset në Zimbabëe, tek miku dhe aleati i tij Robert Mugabe. Në vitin 2007, pas një procesi të zgjatur 12 vjet, sëbashku me 108 funksionarë të tjerë të DERG-ut (qeverisë ushtarake me frymëzim komunist të kryesuar prej tij), Menghistu është dënuar me vdekje në mungesë për genocid dhe pse ka nisur Qey Shibir (“Terrorin e kuq”, aksionin ushtarak për të eliminuar opozitën, klerin kopt dhe tribù rebele). Në apel, me 26 maj të 2008, tirani dhe 38 funksionarë të tjerë të DERG-ut janë dënuar me vdekje me këtë motivacion: «burgimi i përjetshëm nuk është një dënim i përputhshëm me krimet e kryera nga regjimi i Menghistu». Ish tirani jeton akoma në Zimbabve, i mbrojtur nga miku i tij diktatori Mugabe, duke zhvilluar aktivitetin si këshilltar në fushën e sigurisë.

Hissène Habré ka qenë despoti i adit nga viti 1982 deri më 1990. I mbiquajtur “Pinoçeti afrikan” prej egërsisë së qeverisë së tij (me vrasje dhe tortura masive), është rrëzuar nga një grusht shteti me 1 dhjetor të 1990. I arratisur në Senegal, është dënuar me vdekje në mungesë për krime kundër njerëzimit nga një gjykatë në N’Djamena, kryeqytet i Çadit.

Edhe tiranë të tjerë arratisen sapo mbretërimi i tyre fillon të lëkundet. E ka bërë Didier Ratsiraka, despot i Madagaskarit, i cili në vitin 2002 arratiset në Francë; e ka bërë “zotëria i luftës” Charles McArthur Ghankay Taylor, diktator liberian, i arratisur në Nigeri në 2003, i procesuar dhe i dënuar për krimet e tij nga Tribunali Special i Kombeve të Bashkuara për Sierra Leonen (26 prill 2012).

Për ta përfunduar këtë ekskursion të shkurtër lidhur me rëniën e tiranëve që kanë mbretëruar gjatë Nëntëqindës, kujtojmë historinë e Alberto “el Chino” Fujimori, despot peruan. Qeveria e tij qe nën shenjën e terrorit, me zhdukjet dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë, planifikimin familjar nëpërmjet sterilizimit të detyruar masiv, korrupsionit, luftën kundër terrorizimit komunist me metoda po aq terroriste. E shoqja, zonja e parë Susana Higuchi, kërkoi divorcin duke e përshkruar si “një tiran”. I detyruar në vitin 2000 që të dorëhiqej për shkak të një skandali që përfshin kapitenin Montesinos, që është kapur me presh në duar nga transmetimi i rrjetit televiziv kombëtar Canal N teksa i dorëzon para një njeriu të opozitës në shkëmbim të votës së konrrentit të tij në kongres, Fujimori arratiset në Japoni dhe, për shkak të origjinës së tij, siguron shtetësinë pas disa vitesh. Kërkesat e shumta të ekstradimit nga ana e autoriteteve peruane mbesin pa përgjigje. Deri në vitin 2005, kur ish despoti kthehet në Kili për të shkuar më pas në Peru dhe riparaqitur në zgjedhje. Fujimori është arrestuar papritur nga policia kiliane me akuzën e korrupsionit dhe vrasjes. Në vitin 2009 ish despoti peruan është dënuar nga një tribunal special me 25 vjet burg për vrasjen e 30 personave, sekuestrim personi dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Dënim i konfirmuar me 3 janar të 2010 nga Gjykata Supreme. Por belatë nuk mbarojnë me kaq, pasi po atë vit është dënuar sërish nga Gjykata Supreme e Drejtësisë me 7 vjet e 7 muaj burg, pasi është gjetur fajtor pse i ka dhënë fonde publike me vlerë 15 milion dollarësh ish kreut të shërbimeve sekrete, Vladimiro Montesinos, prej frikës se krahu i djathtë i tij mos organizonte një grusht shteti kundër tij.

Diktatorë të tjerë largohen nga përgjegjësitë e tyre, të tjerë akoma janë rrëzuar me mjete ushtarake, ndonjë edhe është ekzekutuar. Nuk është e mundur të jepet lista e të gjithë tiranëve të Nëntëqindës për shkak të numrit të lartë të tyre. Ashtu siç nuk është e mundur një krahasim midis mënyrave për të përballuar rënien e një regjimi, pasi shumë varet nga rrethanat. Duke mbajtur parasysh veprimet dhe karakterin e tyre, për ndonjë do të shpresohej një fund akoma më mizor, por gjërat nuk kanë ecur aspak kështu. Shumë, jashtëzakonisht shumë prej tyre, përfshi disa prej më monstruozëve, dhanë shpirt paqësisht në shtratn e tyre. Nëqoftëse në jetë nuk janë ndëshkuar, historia megjithatë i ka dënuar përgjithmonë.

Në përgjithësi, frika se duhet ta paguajnë shtrenjt prej regjimeve despotike të tyre i bën tiranët frikacakë: të mësuar që t’ua imponojnë vdekjen të tjerëve, të privuar nga rregulli në jetë, shumë tiranë janë shpesh të tillë edhe në përballimin e fundit. Pasi një jetë politikisht madhështore, kur nuk kurorëzohet nga suksesi dhe kur konsensusi nuk mbijeton, kërkon një fund banal dhe palavdi. Janë rregullat e lojës.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY