Sergey Skripal: “Molla e sherrit” midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë

Sergey Skripal: “Molla e sherrit” midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë

212
0
NDAJ

Cila qe tradhëtia e kolonelit të GRU-së, shërbimit sekret ushtarak, ndaj Rusisë?

 

Më 4 mars 2018, një ish kolonel 66 vjeçar i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë u shtrua në spital në gjendje kritike në Salisbury të Anglisë, rreth 8 milje larg nga monumenti i njohur Stonehenge. Në vitin 2010, Sergey Skripal u shkëmbye në Britani për një grup spiunësh rusë të zbuluar në Shtetet e Bashkuara. 4 vite më parë, ai ishte dënuar me 13 vjet burg për tradhëti. Sipas investigatorëve, ai furnizonte inteligjencën britanike me informacion rreth agjentëve të inteligjencës ruse. Për një sagë sekrete spiunazhi, praktikisht ne dimë goxha rreth rastit.

Rekrutimi
Duke punuar për Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) qysh nga epoka sovjetike, Sergey Skripal u rekrutua në vitin 1995 nga agjenti britanik Pablo Miller, i cili në atë kohë paraqitej si Antonio Alvarez de Hidalgo dhe punonte në ambasadën e Britanisë së Madhe në Tallinn të Estonisë. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë thotë se Miller ishte në fakt një agjent i maskuar i MI6-ës i ngarkuar me rekrutimin e rusëve.
Raportimet e para rreth punës së Miller në Rusi u shfaqën në fillimvitet 2000, pasi shumë rusëve të arrestuar për spiunazh e drejtuan gishtin nga Miller si rekrutuesi i tyre. Për shembull, ish polici i taksave Majori Vyacheslav Zharko thotë se qe Miller ai që e rekrutoi atë. Ai thotë gjithashtu se qe Boris Berezovsky dhe ish agjenti i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) Alexander Litvinenko që e prezantoi atë me agjentë të inteligjencës britanike. Zharko u vetëdorëzua tek oficerët rusë kur mësoi rreth dyshimeve të autoriteteve britanike se një tjetër ish oficer i FSB-së, Andrey Lugovoi, kishte helmuar Litvinenko me polonium.
Megjithatë, Skripal nuk u vetëdorëzua asnjëherë. Për 9 vite me radhë, sipas FSB-së, ai bashkëpunoi aktivisht me inteligjencën britanike, duke i transmetuar informacion rreth agjentëve rusë.
Nikolai Luzan, që e quan veten kolonel dhe veteran të agjencive të sigurisë të Rusisë, shkroi një libër të detajuar rreth asaj sesi britanikët e rekrutuan Sergey Skripal. Luzan thotë se libri i tij, i titulluar “A Devil’s Counterintelligence Dozen”, është një “produksion dokumentari artistik”.
Nëqoftëse se supozojmë se rrëfimi i Luzan është në përgjithësi i saktë, atëhere Skripal u rekrutua gjatë një emërimi afatgjatë në Maltë dhe Spanjë, ku “u bë lakmiqar”. Në këtë qëndrim, Skripal u miqësia me një spanjoll me mbiemrin Luis dhe të dy nisën biznesin e importit të verërave pa dijeninë e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë. Më pas Luis e prezantoi Skripal me Antonio Alvarez de Hidalgo, alter egon e rekrutuesit britanik Pablo Miller. Fillimisht, Miller pretendoi se ishte një biznesmen tjetër, duke e ftuar Skripal që të hynte në lidhje me të. Sipas Luzan, ai një herë e çoi Skripal në një strip club, por koloneli i inteligjencës ushtarake ruse vrapoi drejt shtëpisë tek gruaja e tij.
Në fund, Skripal dhe Miller ranë në një ujdi: në shkëmbim të parave, Skripal u siguroi informacion britanikëve për të paktën 300 prej kolegëve të tij në inteligjencën ruse. Në vitin 1999, ai u largua nga GRU-ja për arësye shëndetësore, por shpejt udhëtoi jashtë vendit dhe u rilidh me Miller. Skripal ra dakord të spiunonte sërish për Britaninë dhe ia hyri punës për mbledhjen e të dhënave rreth strukturave të brendshme të GRU-së. Ai udhëtonte shpesh drejt qytetit turk të Izmirit, ku takohej me agjentë britanikë që paraqiteshin si turistë. Në këto udhëtime, Skripal merrte me vete edhe të shoqen, e cila me sa duket nuk dinte asgjë rreth natyrës së aktiviteteve të tij.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, pasi u dorëhoq nga GRU, Skripal mori një post në Departamentin e Çështjeve të Përgjithshme në Ministrinë e Jashtme ruse, duke u larguar në 2003. Në dhjetorin e këtij viti, ai u arrestua.

Gjyqi
Skripal nuk i mohoi asnjëherë akuzat kundër tij. Ashtu si me çdo rast tradhëtie, gjyqi i tij u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gazetarëve ju lejua vetëm që të merrnin pjesë në leximin e pikave kryesore të vendimit të tij në gushtin e 2006. Ndërsa gjykatësi jepte një vendim me 13 vite burg, Skripal dëgjonte qetësisht. Ai erdhi në sallën e gjyqit i veshur me një bluzë tute me ngjyrat e flamurit rus. Kur Skripal u gjend i sëmurë rëndë në Salisbury, shumica e mediave transmetuan fotot e momentit të këtij vendimi të ish kolonelit të GRU-së.
Prokurorët kishin kërkuar 15 vjet, por gjykatësi mori parasysh gjendjen e dobët shëndetësore dhe bashkëpunimin me hetuesit. FSB-ja argumentonte se tradhëtia e Skripal kishte qenë jashtëzakonisht e dëmshme për interesat ruse, bile duke e krahasuar atë me Oleg Penkovsky, i cili konsiderohet si një prej spiunëve më efektivë të Perëndimit. Penkovsky u arrestua në tetorin e vitit 1962 dhe u ekzekutua nga një skuadër pushkatimi në majin e 1963.
Sipas asaj që investigatorët mundët të gërmonin, shpërblimi i Skripal për 9 vite spiunazh qe një shifër çuditërisht modeste prej 100000 dollarësh. Megjithatë, siç argumenton libri i Nikolai Luzan, puna e spiunazhit të Skripal i lejoi atij që të jetonte përtej mundësive të një pensionisti tipik të GRU-së. Pas dënimit, Skripal u orvat që ta apelojë vendimin, por nuk pati sukses.

Shkëmbimi i spiunëve dhe jeta prej emigranti
Sergey Skripal qe një prej 4 rusëve të shkëmbyer në 2010 me 10 “agjentë në gjumë” rusë të zbuluar në Shtetet e Bashkuara. Skripal dhe një tjetër i dënuar për tradhëti, Igor Sutyagin, vendosën që të rivendosen në Britaninë e Madhe, ndërsa dy të tjerët shkuan në Shtetet e Bashkuara. Shtypi britanik e quajti Skripal “spiuni me valixhe Louis Vuitton” pas shfaqjes së fitografive që e tregonin të mbante në dorë një valixhe të kësaj marke në rrugën e takimit me menaxhuesit e tij.
Ndryshe nga Sutyagin, i cili mori një punë me NATO-n dhe fitoi famë si ekspert ushtarak, Skripal bëri një jetë të qetë në Salisbury, ku thuhet se bleu një shtëpi mesatare për 340000 paund (rreth 472000 dollarë). Fqinjët e tij e përshkruajnë atë si një pensionist të zakonshëm miqësor. Kur lëvizi në zonë, ai ftoi bile të gjithë rrugën për një festë mirëseardhjeje.
Është e paqartë se pse Skripal vendosi të rivendosej specifikisht në Salisbury, por LinkedIn tregon se Pablo Miller – agjenti i MI6-ës që e rekrutoi atë – jeton në të njëjtin qytet. Në vitin 2015, vitin që u pensionua, Miller mori Urdhërin e Perandorisë Britanike për shërbimet ndaj qeverisë së Madhërisë së Saj. lydmila, gruaja e Skripal, jetoi me të Salisbury deri në momentin e saj pak vite më parë. Djali i tij vdiq nga një sëmundje në mëlçi në 2017 në Shën Petërsburg.
Kur ndihma e shpejtë në Salisbury e gjetën Skripal të helmuar më 5 mars, ai ishte bashkë me vajzën e tij 33 vjeçare Yulia në gjendje kritike. Sipas llogarisë së saj në Facebook, ajo shkoi në Britani në 2010 me babain e saj, por u kthye në Moskë pak vite më vonë. Duke folur në gjendje anonimiteti, një prej të afërmve të Skripal i tha seksionit rusisht të BBC-së se Skripal kishte frikë për jetën e tij dhe besonte se agjencitë inteligjentë të Rusisë thjesht nuk do ta linin rehat.
Sergey Skripal dhe vajza e tij aktualisht janë të shtruara në spital në gjendje kritike. Është ende zyrtarisht e panjohur sesi u helmuan.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY