Në Tien An Men Kina shpëtoi nga fati i Bashkimit Sovjetik?

Në Tien An Men Kina shpëtoi nga fati i Bashkimit Sovjetik?

62
0
NDAJ

30 vite më parë, Kina shmangu rebelimin: revolta e Pekinit u shtyp me forcë. Ushtria kineze e zbrazi sheshin kryesor nga manifestuesit. Ngjarjet në Sheshin Tien An Men shënuan kthesën në tranzicionin e Kinës nga sistemi komunist në një ekonomi të drejtuar ng tregu, duke ruajtur ndërkohë autoritetin e fortë qendror dhe rolin drejtues e Partisë Komuniste. Dy vite më pas, në Bashkimin Sovjetik ky tranzicion nuk mundi të ndodhte. Sheshi Tien An Men, më i madhi i botës, mund të mbajë 1 milion njerëz, por natën midis 3 dhe 4 qershorit kishte disa qindra apo  mijëra njerëz. Manifestuesit e kishin zënë prej 6 javësh. Grumbullimet nisën më 15 prill pas vdekjes së ish Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Hu Yaobang, por u bënë jashtëzakonisht popullorë në mesin e majit. Në atë kohë Mikhail Gorbaçovi erdhi në Pekin.

Qe vizita e parë e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik në Republikën Popullore të Kinës në 30 vjet, duke i dhënë fund armiqësisë midis dy vendeve. Për shkak të evenimentit, programi i vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm u modifikua. Në mënyrë të veçantë, nuk dërgoi lule në momentin e sheshit dhe nuk shkoi në Gugong, Qytetin e Ndaluar, dyert e të cilit ndodhen edhe në Tien An Men. Studentët, që përfaqësonin pjesën më të dukshme të manifestuesve, e prisnin Gorbaçovin me pankarta në mbështetje të perestrojkës dhe të glaznostit, pasi kërkonin reforma të ngjashme në Kinë. Nuk u dëgjuan. Dhe falë Zotit, sepse sikur qeveria kineze të kishte ndjekur rrugën e Gorbaçovit, duke zbatuar reformat politike përpara reformave ekonomike, Republika Popullore do të kishte pësuar fatin e Bashkimit Sovjetik. Bile me pasoja shumë më të këqija. Ja pse udhëheqësi kinez Ten Hsiao Pin i dha fund karnavalit të rebelimit të Tien An Menit.

Disa qindra njerëz u eliminuan, 8 nxitës revoltash i dënuan me vdekje, por Kina e ruajti kontrollin e integritetin dhe filloi të rritet me një ritëm frenetik. Megjithatë, në Perëndim, ashtu si edhe në vetëdijen e masave ndërkombëtare, edhe në Rusi, Tien An Meni është shembulli i fitores së forcave brutale totalitare: Partia Komuniste frikësohej se mos humbiste pushtetin dhe i shtypi me tanke studentët e shkretë që donin demokraci dhe liri. Miti i ngjarjeve të Tien Ann Menit është pjesë e kinofobisë dhe është e kotë që të pretendohet të diskutohet. Ama duhen përmendur disa fakte.

Sipas shifrave zyrtare, 240 njerëz vdiqën në shesh, jo në Tien An Men, por  në qendër të Pekinit gjatë shtypjes së revoltës. Pati barrikada dhe djegie të mjeteve ushtarake. Sipas të dhënave zyrtare, midis të vdekurve nja 20 qenë policë dhe ushtarë. Shifrat jozyrtare shkojnë në 5000, pavarësisht faktit se nuk pati kaq shumë njerëz në vend. Numri efektiv i viktimave të natës midis 3 dhe 4 qershorit i kalon me pak shifrat zyrtare: shumë hulumtues seriozë janë të prirur drejt një vlerësimi total prej 400 – 500 personash, për të gjithë zonën e Pekinit. Autoritetet u detyruan që ta përdorin forcën ushtarake pasi manifestuesit refuzuan që të shpërndaheshin dhe t’u bindeshin forcave të brendshme të parmatosura. Në radhë të parë, meqenëse pas 20 majit mitingjet në Pekin u ndaluan zyrtarisht, pastaj kur më 30 maj u tentua që të përzihen me ndihmën e trupave të paarmatosura, duke dështuar. Ishte e pamundur që të pritej fundi i shpërndarjes: zgjaste për më shumë se 1 muaj e gjysmë dhe ngjarjet e Pekinit po  fillonin të përsëriteshin në rajone të tjera, si në Shanghai,  qyteti i dytë më i madh i Kinës.

Gjithçka filloi më 15 prill, vdekja e Hu Yaobang qe preteksti për të filluar problemet. Sepse dy vite më parë Sekretari i Përgjithshëm u shkarkua për liberalizëm të tepruar. Domethënë pse donte të dobësonte rolin drejtues të partisë, të braktiste maoizmin dhe jo vetëm tepritë e tij, për ta zbatuar demokracinë në mënyrën kineze. Megjithatë, në vitin 1987 udhëheqësit e Republikës Popullore Kineze nuk e kishin akoma përvojën e Bashkimit Sovjetik, perestrojka ishte vetëm në fillim, ekspertët e vjetër e kuptuan menjëherë se çfarë nënkuptonte gobaçovizmi i Hu Yaobang. Si President i Këshillit  Ushtarak të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, Ten Hsiao Pini, udhëheqësi i vërtetë i vendit, e zëvendësoi Hu me Zhao Ziyang, ih Kryeministër. Por në kohën e Tien An Menit Sekretari i Përgjithshëm i ri kishte filluar të “rrëshqiste”. Përpjekjet e tij me manifestuesit përfunduan në asgjë dhe nuk deshi të vendoste shpërndarjen me forcë. Megjithatë, asnjë prej udhëheqësve kinezë nuk donte gjak, por akoma më pak donin kaos dhe drama.

85 vjeçari Ten Hsiao Pin vendosi që të dërgojë trupat dhe, pak ditë më paas, zëvendësoi Zhao Ziyang me Jiang Zemin, duke i dhënë pushtete  të plota. Jiang u bë jo vetëm Sekretari i Përgjithshëm, por edhe Këshillltari i Parë Ushtarak, domethënë mori një pozicion kyç në hierarkinë e pushtetit kinez. Natyrisht, Teni ishte gjithmonë i vëmendshëm ndaj situatës dhe ishte aktiv, por pas 3 vjetësh, në fund u tërhoq ddhe jetoi edhe 5 vite të tjera si patriark. Me që ra fjala, Jiang është ende gjallë, i ka mbijetuar Deng, është tashmë udhëheqësi më i vjetër kinez (ka mbushur 93 vjeç më 17 gusht).

Për të kuptuar dilemën që Kinës ju desh të përballojë më 4 qershor 1989 duhet zënë vendi i Ten Hsiao Pinit dhe njohur historia bashkëkohore kineze. Kina u sëmur në fillimin e shekullit të XIX, në fillimet e penetrimit aktiv të vendeve perëndimore, parasëgjithash Britanisë së Madhe. Me humbjen e luftërave të opiumit, humbi sovranitetin dhe pësoi rebelime e trazira të brendshme, ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të huaj, edhe në Pekin, dhe gjithçka përfundoi në vitin 1911 me një revolucion dhe rënien e perandorisë. Vendi u shemb, nisi lufta civile, qeveria qendrore humbi kontrollin, pastaj erdhi lufta midis komunistëve dhe Gomindanit e më pas erdhën japonezët. Kina doli nga sëmundja vdekjeprurëse vetëm më 1949, me fitoren e Mao Ce Dunit dhe shpalljen e Republikës Popullore Kineze.

Me fjalë të tjera, vendi ka përjetuar thuajse një shekull konfuzion, por nuk qe fundi. Në vitin 1966 nisi “Revolucioni Kulturor”, një lëvizje e re që çoi në një ndryshim kursi dhe pushteti (Mao goditi pjesën më të madhe të udhëheqësisë, përfshi Ten Hsiao Pinin). Për disa vite me radhë, gjithçka qe në kufijtë e kaosit. Për të paqëtuar të majtën e pakontrollueshme, të rinjtë flisnin për ndryshimin total e përgjegjësve, qe e nevojshme ushtria. Në fillimet e vitit 1976, pas vdekjes së Kryeministrit Çu En Lai, Ten Hsiao Pini, i kthyer në udhëheqësi prej vetëm 3 vitesh, u shkarkua sërish.

Në muajin prill shpërthyen trazirat e Tien An Menit. Shkaku qe varrimi i Çu En Lait dhe pakënaqësia e përgjithshme ndaj autoriteteve. Pati makinacione ndaj Tenit, i cili u vu në arrest shtëpie. Megjithatë, Mao ndërroi jetë në tetor dhe të gjithë ndjekësit e majtë, përfshi gruan e tij, u arrestuan. Kështu, Teni u rikthye në pushtet më 1978, duke shpallur reformën ekonomike dhe, më 1980, u bë udhëheqësi i vendit. Kishte një pakënaqësi të  madhe për reformat e tregut, që çuan në shtresëzim, por edhe kinezët që jetuan në varfëri gjithë ato vjet nuk prisnin asgjë të mirë. Nuk kishte unitet as në drejtim: disa mendonin se reformat  po ecnin shumë me shpejtësi, të tjerë  qenë në favor të reformës politike.

Në një situatë të tillë ndodhi Tien An Meni, ku kishte në realitet shumë njerëz të pakënaqur, nga studentët tek punëtorët, nga kush shikonte tek reformat një “kundërrevolucion të egër” ndaj kujt dëshironte që “partia të drejtonte”. Ishte e pamundur të plotësoheshin pretendimet. Për shembull, të braktisej parimi i unitetit të komandimit dhe i rolit drejtues të Partisë Komuniste Kineze drejt një sistemi multipartiak do të çonte tek lufta për pushtet, domethënë në ndryshim të qendrës gravitacionale nga Pekini tek provincat dhe, për pasojë, trazira të reja apo edhe shpërbërje të Kinës.

U asistua në një miting të ngjashëm me Tien An Menin në Moskë, në shkurtin e 1991, kur disa qindra mijëra njerëz morën pjesë në një manifestim të Sheshin Manege. Rivendikimet ndaj Kremlinit qenë të ndryshëm: nuk pëlqehej demokratizimi i ngadaltë (edhe pse neni i kushtetutës lidhur me rolin drejtues të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik tashmë ishte abroguar), të tjerë qenë kundër funksionarëve të korruptuar (privilegjet e aparateve të partisë, që siç e mësuam më pas, qenë në mënyrë qesharake të ulëta), të tjerë akoma donin Jelcinin. Megjithatë, në këtë pikë, rënia e Bashkimit Sovjetik kishte arritur një pikë të tillë sa që deri edhe tentativa e dëshpëruar e Komitetit të Shpëtimit të Shtetit nuk pati sukses. Megjithatë, evenimentet nga 19 deri më 21 gusht 1991 dhe nga 15 prilli deri më 4 qershor 1989 qenë në thelb të njëjtiit. Aty u vendos fati i një vendi të madh.

Ten Hsiao Pini (që pas takimit me Gorbaçovin në majin e 1989 e quajti “idiot”) nuk pati frikë që të vendoste në interesin e popullit dhe të së ardhmes së tij. Cila qe arsyeja e një diference të tillë? Duket se Gorbaçovi dhe Teni nuk qenë më shumë komunistë në atë kohë. Është çështje karakteri dhe urtësie? Natyrisht, këtu nuk mund të ketë krahasim, por gjëja e rëndësishme është tjetërkund. Ten Hsiao Pini e njihte mirë historinë e popullit të  tij. Pas  85 vjetësh, i ishte bërë tashmë pjesë (pasi kishte përjetuar luftën civile, lidershipin dhe shkarkimin), ndërsa aparatçiku i pastër Gorbaçov nuk e njihte apo e kuptonte Rusinë. Shpesh, kur njerëzit thonë se Kina qe me fat, insinuon se “Teni guxoi Tien An Menin, derdhi gjak dhe shpëtoi vendin”. Por problemi nuk është aspak gjaku, por  ai i njohjes së ligjeve të historisë së vendit tënd, në ndjenjën e përgjegjësisë për të ardhmen, të limiteve dhe të parimeve që një lider i urtë imagjinon.

(nga Historie et Societe)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY