Mashtruesi globalist Emmanuel Macron

Mashtruesi globalist Emmanuel Macron

38
0
NDAJ

Kush është Presidenti francez. Nga vjen dhe çfarë dëshiron të arrijë? Një vështrim i thellë në biografinë e tij të deformuar.

Kush është vërtetë Emmanuel Macron, njeriu qw në moshën 15 vjeçare u josh nga mësuesja e tij e martuar 24 vjeçare Brigitte Auzières në shkollën jezuite “La Providence” në Amiens, në Francë veriore, nëna e shokut të tij të klasës Laurence? Ish shokët e tij të klasës e përshkruajnë si një vetmitar elokuent që ishte gjithmonë i interesuar për njerëz më të moshuar – një vlerësim i ndarë nga kolegu i tij i mëpasëm partiak socialist Julien Dray, që njëherë ju referua Macron si një “Kazanovë”. Macron mbaroi gjimnazin elitar Lycée Henri IV në Paris në vitin 1995, ku prindërit e tij e patën ndaluar me shpresën e kotë e dhënies fund të aferës me mësuesen e tj. Emmanuel Macron nuk ishte një prej nxënësve më të mirë të klasës së tij, por, sipas ish shokëve të klasës, dinte “sesi të impresiononte nga përdorimi i fjalëve në dukje të zgjuara”.  Jo më larg se 2012, Macron në mënyrë të përsëritur i thoshte gazetarëve se kishte mbaruar institucionin elitar Ecole Nationale Supérieure (ENS Ulm) ose hidhte poshtë raportet që e pretendonin një gjë të tillë. Por në realitet, prania e tij në ENS në vitet 1996 dhe 1997 ishte e kufizuar në marrjen pjesë në një procedurë të vështirë përzgjedhjeje – në të cilën dështoi dy herë.

Midis viteve 1998 dhe 2001, aktualisht Macron studioi në shkollën më pak të famshme, por dekonstruktiviste dhe  tërheqëse parisiane Science Po. Njëkohësisht, filloi të studiojë Filozofi në Universititetin Paris-Nanterre, ku ndihmoi filozofin Paul Ricoeur si asistent në hartimin e bibliografisë për librin e tij La Mémoire, l’histoire, l’oubli. Më pas Macron dhe mediat kryesore e zbukuruan punën e tij të thjeshtë si asistent duke e transformuar atë si yëvendëseditorin e librit të filozofit të njohur, që u nda nga jeta më 2005. Macron pretendon ta ketë shkruar tezën e tij të Masterit lidhur me filozofin Etienne Balibar, por u tha mediave se “as nuk e kujtonte dhe as nuk kishte dokumenta lidhur me këtë episod”. Dëshira e tij për t’u konsideruar si intelektual i madh e shtyu Macrom që të shkëmbente pikëpamje për çështje të islamit dhe ndarjen e shtetit nga feja me profesorët universitarë Gilles Kepel dhe Abdelwahab Meddeb në verën e 2016. Problemi i vetëm këtu ishte se tuniziani Meddeb kishte ndërruar jetë më 2014.

Nga 2002 deri më 2004 Macron studioi në ENA në Strasbourg dhe më pas filloi të punojë për Inspection générale des Finances. Ai u promovua nga Kryeshefi Jean-Pierre Jouyet, më pas Sekretar Shteti për Çësthjet Europiane nën Nicolas Sarkozy dhe Sekretar i Përgjithshëm i François Hollande. Në zyrën e tij Macron takoi Jacques Attali in 2007, eminenca gri e globalistëve francezë. Pak pas takimit, Macron u emërua si Zëvendësraportues i Komisionit, që përfshinte politikanë, biznesmenë, sindikalistë, francezë dhe europianë të bashkuar në besimin e tyre te progresi nëpërmjet liberalizmit, që ishte autorizuar nga Sarkozy. Për Macron, puna aty qe një trampolinë drejt botës së pasanikëve dhe të fuqishmëve. Njeriu, që sipas fjalëve të patronit të tij të parë Jean-Pierre Jouyet, “tërheq, përdor dhe më pas flak tej”, u takua me Peter Barbeck, Kryeshefin e kompanisë Nestlé, aty dhe më pas, në 2008, me rekomandimin e Attali, Serge Weinberg, themelues dhe pronar i Weinberg Investment Fund, si edhe të Xavier Fontanet, ish Kryeshef i kompanisë Essilor, u punësua si bankier investimesh nga François Hernot i Rothschild Bank. Alain Minc, një i diplomuar nga ENA dhe këshilltar politik, që gëzonte një marrëdhënie të fuqishme me kompani të mëdha francze, më parë e kishte këshilluar Macron që të kërkonte pavarësinë e tij ekonomike me qëllim që ta avanconte karrierën në politikë.

Sipas mediave kryesore. Macron siguroi menjëherë reputacionin e “një Mozarti të financës” tek Rothschild, por në kushtet e anonimitetit, kohët e fundit një bankier parisian deklaroi: “Ai kishte reputacionin e njeriut që nuk kishte bërë kurrë asgjë”. Një ekspert industrie anonim i tha gjithashtu uebsajtit franceinfo.fr; “Një bankier është kalë race, një perlë e rrallë. Fillimisht ju blini një bllok adresash me të, veçanërisht në Francë. Për të qenë bankier investimesh, duhet të kesh mbaruar ENA-n dhe Inspektimin e Financave, për shkak se ata e ngrenë telefonin e tyre vetëm për një alter ego”. E përditshmja ekonomike franceze Les Echos shkruante se Emmanuel Macron nuk e kishte profilin klasik e një bankieri dhe nuk ishte produkt Rothschild. As Macron nuk bëri para për bankën, siç e tregon edhe një farsë nga viti 2010: Zyrtarisht, Macron këshillonbte bordin editorial e Le Monde, që po kërkonte një mënyrë rifinancimi, por fshehurazi ishte gjithashtu në kontakt me Alain Minc, i cili mbështeste ofertën e bërë nga Perdiel – Prisa – Orange për ta blerë gazetën, të cilën komuniteti editorial e konsideronte si jashtëzakonisht armiqësore.  “Fillimisht na frymëzoi – për veten e tij, më pas na tradhëtoi”, nënvizoi më pas Zëvendëspresidenti i komunitetit editorial Adrien de Tricornot. “Mendoj se Macron fitoi njëfarë emri në Paris duke e paraqitur veten si përfaqësues i shumicës së aksionerëve, që i dha mundësinë atij të diskutonte me shumë njetrëz. Dhe më pas rivalë të tij si bankieri i investimeve Mathieu Pigasse i Lazard Bank të hynte në negociata. Mendoj se Macron ishte për hesap të vet”.

Pas kësaj farse Macron u promovua në fundin e 2010 si aksioner i Rothschild Bank. A kishte të bënte edhe kjo sërish të me kontaktet e tij? Qysh nga 2010 ai u trajnua me grupin punues ekspert “La Rotonde” nga grupi Rothschild që kishte hartuar programin ekonomik e kandidatit socialist Francois Hollande. Macron kishte realiyuar vetëm një kontratë fitimprurëse teksa ishte tek Rothschild dhe kjo ju shërbye atij në një pjatë të argjendtë: riblerja 9 miliard euroshe nga ana e Nestlé e biznesit të qumështit për fëmijë prej Pfizer, për të cilën Kryeshefi i Nestlé Peter Brabeck të cilin e kishte takuar në Komisionin Attali, e kishte marrë në punë. Macron përfitoi 2.4 milion euro, po në deklarimin e taksave të 2016 asetet e tij qenë zvogëluar me 60000 euro. Macron qe anëtar i Partisë Socialiste vetëm në periudhën nga 2006 deri më 2009. Në 2007, ëndërra e tij për tu bërë deputet socialist dështoi kur baza socialiste e rajonit të tij Picardy e refuzoi. Pas kësaj përvoje të dështuar, ai i refuzoi të gjitha kandidaturat e tjera në zgjedhjet lokale gjatë disa viteve të ardhshme. Në vitin 2015 e komentoi kështu zgjedhjen e tij për të mos konkurruar në zgjedhje parlamentare: “Ecja përpara me zgjedhje është një rikthim në kohët e vjetra”. Por falë fitores së Francois Hollande në zgjedhjet presidenciale, karriera politike e Macron praktikisht ishte lançuar pavarësisht mungesës së mbështetjes në niveli baze. Ai u bë Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hollande dhe e paraqiste veten në media si i “djathtë” dhe “liberal”. Në vitin 2014 u ftua për herë të parë në mbledhjen vjetore e grupit Bilderberg.

Në korrikun e 2014, Macron e la postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm, pasi ishte anashkaluar për një post ministror n qeverinë e Manuel Valls. Më herët atë verë, ai kishte siguruar një cikël leksionesh nga Humboldt University në Berlin dhe, falë marrëdhënies së tij me Alain Minc, mori gjithashtu titullin Senior Research Fellow in Political Economy nga London School of Economics, ku mbajti leksione lidhur me përzierjen politike europiane. Me ndihmën e ekonomistit francey Philippe Aghion, ai u orvat që sigurojë një vend si mësimdhënës në Harvard University dhe, me manjatin e internetit Xavier Niel, ai vizitoi kompani start-up në California. Por, siç ishte njoftuar, përpara se Macron të fillonte biznesin e tij, Zyra e Ministrit të Çështjeve Ekonomike nga bota e madhe i bëri thirrje të vinte në rezervuarin e vogël Paris. Me t’u bërë Ministër i Çështjeve Ekonomike, Macron shpalli një iniciativë lidhur me rritjen ekonomike dhe fuqizimin e forcës blerëse. Ligjet e punës të dielën. Profesionet e rregulluara, transportin dhe patentat e shoferit qenë caktuar për liberalizim dhe tregu i transportit hapej ndaj konkurrencës së autobuzëve. Por për shkak se miratimi i këtij ligji nga ana e Parlamentit u konsiderua si i rrezikshmëm, ai hyri në fuqi si një dekret emergjence. Në realitet, ligji rezultoi që të ishte krejtësisht joefektiv ë stimulimin e ekonomisë. Vetëm pak përfituan nga masat e marra, si puna e Yvan Lefranc – Morin, ish bankier Rothschild, që pak përpara se Macron ta hapte tregun e transportit për autobuët ndërqytetës, kishte kaluar në kompaninë gjermane low – cost të autobuzëve Flixbus. Ndërsa liberalizimi erdhi si surprizë për shumicën e konkurrentëve të Flixbus, kompania start-up gjermane “rastësisht” siguroi menjëherë më shumë se 50% të tregut francez, që konsiderohej si më i rëndësishimi në Europë. Shpejt Lefranc – Morin u promovua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Flixbus Francës.

Rritja graduale e orëve të punës të dielave nuk qe një “stimulues për rritjen”, por nënkuptonte se gjysma e të “padhëmbëve” – një term që socialisti Hollande e shpiku për të treguar qytetarin e varfër dhe të keqpaguar francez – punonte të dielave në supermarkete dhe në dyqane materialesh ndërtimi, ndërsa gjysma tjetër e të “padhëmbëve” trokë admironin pamjet e rafteve. Nga ana tjetër, hapja e tregut të transporteve ndaj kompanive të “ekonomisë së ndarë” çoi në shkatërrimin financiar e shumicës së shoferëve të taksive. Liçencat e tyre të taksive, që kishin vlerën e një shtëpie familjare në kohën e blerjes së tyre, u bënë pavlerë sa hap e mbyll sytë. Kështu, Macron krijoi qëllimisht një nënklasë të, klasë njerëzish që ai e përbuz. Ulërima e tij drejtuar dy punëtorëve në Lunel të Francës jugore, që u kishin dhënë zë preokupimeve të tyre rreth ndryshimeve në ligjin e punës, jehon akoma sot anembanë Francës: “Nuk më frikësoni me bluzat tuaja. Mënyra më e mirë për të përballuar një kostum është të punoni!” qe përgjigja e Ministrit të Çështjeve Ekonomike Macron. Nën mbikëqyrjen e këtij të fundit, aeroporti i Toulouse ju shit një kompanie kineze offshore nga British Virgin Islands me një transaksion krejtësisht jotransparent, në kundërshtim me premtimet publike e ministrit se shteti, bashkë me njësitë administrative lokale, do të mbeteshin aksionerët më të mëdhenj.

Më pas kryeinvestigatori Mike Poon u zhduk për njëfarë kohe, pasi po hetohej gjatë një investigimi në një prej kompanive të tjera offshore të tij në Cayman Islands. Kur u rishfaq pak muaj më vonë, Poon plaçkiti rezervat financiare të aeroportit dhe i shpërndau ato si dividentë për aksionerët e tij. Macron e peërdori periudhën e tij si Ministër Ekonomie kryesisht për të organizuar fushatën e tij presidenciale. Në 8 muajt e 2016, ai keqpërdori 120000 euro ose rreth 80% të buxhetit të përfaqësimit të Ministrisë së Çështjeve Ekonomike dhe i përdori këto para në organizimin e mbrëmjeve të donacionit për fushatën e tij zgjedhore. Vetëm 450 njerëz dhanë 6.3 milion euro dhe, për pasojë, financuan gjysmën e buxhetit të të fushatës së tij. Rreth 56% e këtyre donatorëve jetonin në zonën e Parisit të Madh, ndërsa pjesa tjetër janë të shpërndarë nëpër qendrat e tjera financiare të botës. Të paktën 95000 euro erdhën nga Zvicra, më shumë se 78364 euro nga Marseja, ndërsa 18 donatorë nga Libani dhanë 105000 euro, më shumë para se Bordoja dhe Lila të marra sëbashku. Kurse në Londër u mblodhën 800000 euro, më shumë se 10 qytetet më të mëdha provinciale të Francës të marra sëbashku. Kompanitë që drejtuan fushatat zgjedhore ofruan gjithashtu ulje të mëdha. Macron, fytyra e re e botës së vjetër dhe e rrjeteve të saj, u votua si Presidenti i 8-të i Republikës së V më 7 maj 2017 me ndihmën financiare e rrjeteve globaliste dhe mediave të tyre. Pasojat tashmë janë të njohura.

(Rudolf Erdmann për FreeWestMedia)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY