Kim Philby: Të jetosh një gënjeshtër

Kim Philby: Të jetosh një gënjeshtër

274
0
NDAJ

Pothuajse gjithçka e shkruajtur rreth dhe nga Kim Philby është gabim. Spiuni sovjetik dhe mjeshtërat e tij të KGB-së kërkuan që t’i ekzagjeronin sukseset e tij kundër Perëndimit, duke filluar me fiksionet që rrethojnë misionin e parë të Philby gjatë Luftës Civile Spanjolle.

 

Me 1 tetor të vitit 1967, The Sunday Times kishte këtë titull në faqen kryesore: “Unë spiunova për Rusinë qysh nga viti 1933”. Një foto e madhe bardhezi tregonte një njeri, i cili qëndronte në Sheshin e Kuq, me një këmishë të zbërthyer në qafë, përpara Kremlinit. Botuesi i The Sunday Times, Harold Evans, dinte pak rreth figurës në Moskë. Disa muaj më parë, ai kishte mbledhur një ekip e tij të gazetarëve investigues dhe i kish udhëzuar ata që të rrëmonin e të gjenin sa më shumë të ishte e mundur rreth njeriut, emri i të cilit ata patën mësuar se qe Harold Adrian Russell “Kim” Philby. Shpejt ekipi zbuloi se John, djali i Philby nga martesa e dytë e tij, jetonte në Londër. Ndërsa ambicja e John ishte që të bëhej fotograf lufte, The Sunday Times e komisionoi atë që të shkonte në Moskë për të fotografuar babain e tij. Philby qe i gëzuar që të shikonte të birin që e kish lënë prapa pasi qe larguar fshehurazi në Rusi nga Bejruti në vitin 1963.

John u kthye prej andej me fotografitë e të jatit dhe disa informacione të vlefshme. “Babai më tha”, i John i thotë Evans, se “rusët i kishin dhënë atij detyrën e penetrimit të inteligjencës britanike në vitin 1933 dhe kjo nuk kishte rëndësi sesa kohë deshi”. Ekipi investiguese mësoi gjithashtu se Philby ishte “njeriu i tretë” në një grup studentësh të Cambridge (dy të tjerët qenë Donald Maclean dhe Guy Burgess) që vodhën sekrete britanike për Stalinin. Në një intervistë rreth investigimit që u botua në The Sunday Times në vitin 2009, Evans ju referua gjithashtu kohës së Philby në Spanjë gjatë viteve Tridhjetë: “Kur shpërtheu Lufta Civile Spanjolle, Philby e dërgoi veten në front si reporter freelance me fashistët e Gjeneralit Franco”.

John Philby vdiq ne 1988 dhe në pranverën e 2010 vajza e tij, Charlotte, vendosi që të vizitojë Rusinë dhe të flasë me gruan e tretë dhe vejushën e Philby, Rufina Ivanovna Pukhova, dhe të shikonte sërish apartamentin në Moskë ku kish jetuar gjyshi i saj gjatë mërgimit të gjatë të tij dhe ku, 27 vjet më parë, ajo ishte çuar fshehurazi për herë të parë. Sigurisht, Charlotte e dinte se kush ishte Philby dhe pse u bë aq i famshëm. Në vitin 1933 Philby kishte shkuar në Vjenë ku qe martuar me Litzi Friedman, një komuniste e flaktë. Sipas kujtimeve të Charlotte, të botuara nga The Independent në mars të 2010, “kur çifti u kthye në Angli në maj të 1934 Philby, në atë kohë një agjent sovjetik, gjeti punë si korrespondent i jashtëm”. Gjithashtu, ajo besonte se ai ishte “njeriu i tretë”; se qe rekrutuar nga misteriozi “Mar”; përdorte emrin e koduar “Stanley” dhe se “shkrimtarit kryesor sovjetik Genrikh Borovik i qe dhënë akses në dosjen e pashikuar ndonjëherë të KGB-së për Philby në vitin 1994, 6 vjet pas vdekjes së spiunit”. Në Moskë, një shok paemër i KGB-së i Philby i tha Charlotte se një “një grup prej 5 apo 6 ish kolegësh të Philby akoma takoheshin çdo muaj dhe ngrinin një dolli në emër të tij”.

Por shumë nga kjo nuk është e vërtetë. Philby e gënjeu të birin dhe KGB-ja e gënjeu mbesën e tij. Kim Philby qe njeriu i parë më shumë sesa i treti, por nuk u rekrutua për të penetruar inteligjencën britanike, siç pretendonte ai dhe siç vazhdonte të pretendonte KGB-ja, edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e etur për të demonstruar suksesin e supozuar të saj kundër Perëndimit. E vërteta është shumë ndryshe. Kur Philby dhe Litzi erdhën në Londër në maj të 1934, Philby vendosi që t’i bashkohej Partisë Komuniste dhe hyri në kontakt me një prej celulave të fshehta të saj. Ai ju raportua menjëherë Edith Suschitzki, tani Edith Tudor-Hart, një talentekërkuese për NKVD-në, paraardhësja e KGB-së. Ajo qe austriake dhe ishte takuar Philby dhe Litzi në Vjenë pasi Philby udhëtoi në Austri si sipmatizant i socialdemokratëve që ndërmorrën një luftë civile kundër qeverisë së Engelbert Dollfuss. Pasi e verifikoi Philby për NKVD-në, Edith e prezantoi atë me “Otto”, një agjent tjetër austriak i NKVD-së misioni i fshehtë i të cilit në Londër ishte që të rekrutonte për shërbimin sekret të Stalinit. Emri i vërtetë i Otto ishte Dr Arnold Deutsch. Takimi i parë midis Deutsch dhe Philby u zhvillua në fillim të qershorit në Regent’s Park. Me 19 qershor të vitit 1934 një oficer i Departamentit të jashtëm të NKVD-së, Lev Nikolsky (me emrin e koduar “Schwed”), në atë kohë në Vjenë, mori një mesazh të koduar nga Moska: Në kohën e dërgimit të kësaj letre ne morëm një letër nga “Mar” [shefi i stacionit të NKVD-së, Ignace Reif], aktualisht në Kopenhagen, me informacionin [e fshirë] e mëposhtëm: Grupi ka rekrutuar djalin e angloagjentit Philby, këshilltar i Ibn Saud. Mar vendosi kontakte dhe filloi të punojë me burimet 1/ Inspektorin [i paidentifikuar, ka mundësi George Whomack], 2/ Gotin [Percy Glading; ai dhe Whomack qenë anëtarë të rrethit të spiunazhit Woolwich Arsenal, i dënuar në vitin 1938 pse ka u kaluar sovjetikëve sekrete lidhur me armatimet e Royal Navy] dhe 3/ Profesorin [i paidentifikuar, ka mundësi Maurice Dobb, ish tutor i Philby në Cambridge].

Gabimisht KGB-ja besonte se babai i Philby, Harold St John Bridger Philby, një arabist me influencë, mysliman i konvertuar dhe këshilltar i Ibn Saud, Mbretit të Arabisë Saudite, qe anëtar i inteligjencës britanike. Kush më mirë për të spiunuar për të se i biri? Deri më atëhere, ata vetëm kishin “kultivuar” Philby me qëllim që të kontrollonin nëse ai ishte i gatshëm apo jo për bashkëpunim sekret të ardhshëm; Philby do të rekrutohej plotësisht si agjent në dhjetor të 1934. Në shkurt të 1935, Nikolsky u bë drejtuesi i tij në Londër. Shpejt Philby do të bënte për NKVD-në një listë të të gjithë shokëve të tij të Cambridge. Nga kjo listë, fillimisht Maclean (i rekrutuar rreth shkurtit 1935) dhe më pas Burgess (i rekrutuar midis korrikut dhe shtatorit) do të fillonin të punonin për sovjetikët nën kontrollin e Reif dhe të Deutsch. Ashtu si me Philby, rekrutimi do bëhej “sipas një flamur të rremë”, domethënë atyre nuk do t’u thuhej se qenë spiunë sovjetikë, por se po i bashkoheshin luftës së Kominternit kundër fashizmit. Përpara shpërthimit të Luftës Civile Spanjolle në korrik të 1936, stacioni i NKVD-së në Londër dështoi që ta vendoste Philby në ndonjë vend me interes për Moskën, kështu që u përpoqën më kot që ta përdornin influencën e babait të tij për të siguruar një pozicion si asistent personal të një politikani të shquar. Më së fundi ai përfundoi si ndihmës editor i “Review of Reviews”, një gazetë e majtë liberale. Një vit pas takimit të parë të Philby me rekrutuesin e tij, Nikolsky i raportoi Moskës:  ju e njihni Mädchen [Burgess], ne e siguruam atë nëpërmjet Sirota [Maclean] … Mädchen është një ish bashkëpatriot [anëtar i celulës komunistë të Cambridge], një tip shumë i kulturuar me prirje aventureske. Megjithase e vlerësoj atë më ulët se Synok [Philby] dhe Sirota [Maclean], prapë se prap besoj se mund të jetë i vlefshëm.

Maclean do të ishte i parti që do të penetronte establishmentin britanik, duke siguruar një punë në Foreign Office. Në shtator të 1936, Nikolsky, alias “Alexander Orlov”, u dërgua në Spanjë, për t’u zëvendësuar në Londër nga Theodor Maly, një hungarez. Në janar të 1937, Maly mori udhëzime nga Moska që të dërgonte një agjent në Spanjë. Stalini kishte vendosur se njëra prej mënyrave për të zgjidhur “problemin spanjoll” do të ishte vrasja e Franco. Në vitin 1937 inteligjenca ushtarake sovjetike, GRU-ja, dërgoi disa operativë me mision vrasjen e Caudillo. Përpara se oficerët e GRU-së të filloin të lëviznin, NKVD-ja i kërkoi Maly në Londër që të gjente një agjent për një detyrë të rrezikshme në zonën rebele. Philby u zgjodh pjesërisht sepse kishte shprehur interes për Spanjën dhe kishte pushuar atje me të shoqen në vitin 1935. Nuk ju fsheh Philby fakti që detyra e tij do të ishte që të gjente një mënyrë për t’ju afruar Franco dhe ta vriste. Megjithëse Philby qe entuziast, Maly nuk qe. Ai dyshonte se agjenti i ri në provë ose “stazhieri” nuk do të ishte i aftë që ta kryente detyrën. Pavarësisht kësaj, shefi i Departamentit të Jashtëm të NKVD-së e urdhëroi Maly që të vazhdonte ta përgatiste Philby për misionin. Dosja e Maly në arkivat e KGB-së tregon se Philby u largua nga Londra për Spanjë me 3 shkurt të 1937. John Costello dhe Oleg Tsarov, autorët e biografisë së Orlov të sponsorizuar nga KGB-ja, e titulluar Deadly Illusions (shtëpia botuese Crown, 1993), deklarojnë se Maly i dha Philby një adresë në Paris në të cilën ai t’i dërgonte raportime e tij me postë. Duke cituar nga kujtimet e Philby, ata shtojnë gjithashtu se në rast emergjence ai mund t’i përcillte raportimet nëpërmjet gruas së tij (e cila më pas shkoi vetë) në Lisbonë, ku ai e kish marrë vizën e tij nga e ashtuquajtura “Agjencia Franco”, me sa duket një referencë për zyrën e drejtuar në kryeqytetin portogez nga vëllai i Franco, Nicolás, ambasadori nacionalist në Portogali. Sipas Tsarev dhe Costello, Litzi qe urdhëruar që të qëndronte në Portogali dhe të rrinte në kontakt me rrjetin e korrierëve sovjetikë ndërsa i shoqi e mori rrugën e tij në fund të shkurtit drejt bastionit nacionalist të Seville. Autorët nënvizojnë se “nuk është e qartë nga dosja e Philby nëse ky sistem u vu apo jo ndonjëherë në funksionim”. Ai nuk u vu asnjëherë.

Në fakt, kur Philby shkoi në Spanjë, gruaja e tij u nis për Paris, sipas udhëzimeve të NKVD-së, që të mbante një shtëpi të sigurtë atje. Ajo jetonte në luks, duke zënë një apartament në Quai d’Orsay dhe duke argëtuar të ftuarit në një shtëpi fshati në Grosrouvre, rreth një orë larg me makinë nga kryeqyteti. Sipas kujtimeve gojore të saj, ajo e takoi Philby një herë në Biarritz, rreth 11 kilometra larg nga kufiri spanjoll, por shumicën e kohës ajo e kaloi duke bërë mbrëmje, duke vallëzuar dhe duke pirë me dashnorin e saj, me emrin Pieter, një skulptor hollandez. Litzi më pas do të kujtonte se në shtëpinë e saj në Grosrouvre ata jetonin në një grup prej 12 njerëzisht, “të gjithë simpatizantë të flaktë me Republikën spanjolle, Léon Blum dhe Frontin Popullor”. Me të arritur në Spanjë, Philby e familjarizoi veten me vendin dhe ka mundësi që kërkoi mënyra për t’ju afruar Franco. Me kthimin e tij në Londër në maj të 1937, Philby u udhëzua nga NKVD-ja që të punësohej si korrespondent i një gazete kombëtare, një punë që do t’i jepte atij shansim për të penetruar establishmentin britanik dhe, pas kthimit të tij në Spanjë, të krijonte akses më të mirë tek Franco. Me ndihmën e të jatit, ai siguroi një takim me redaktorin e jashtëm të The Times i cili, nga ana e tij, e prezantoi atë me shefin e tij, Geoffrey Dawson. U propozua që Philby të kalonte disa javë në zyrat e gazetës përpara se të kthehej në Spanjë si korrespondent i The Times. Philby mbrriti në Spanjë në javën e fundit të qershorit 1937. Sapo arriti, ai bëri përparim të jashtëzakonshëm nga një takim i shkurtër me Joachim von Ribbentrop, ambasadorin gjerman në Londër dhe Ministër i Jashtëm i ardhshëm, të cilin ai e kish takuar gjatë një pritjeje në Carlton House Terrace në verën e 1936. I mahnitur nga referenca të tilla Luis Bolín, këshilltari i shtypit i Franco, mendoi se Philby qe “një njeri i mirë që ngjallte besim në raportet e tij sepse qe aq objektiv” dhe konsideroi atë si “xhentëlmen”. Më 4 shtator të 1937 erdhën nga Moska udhëzimet për Deutsch që i kërkonin të kontaktonte Philby. Telegrami lexonte: Për Stephan [Deutsch]. Vendos nëpërmjet kontaktit Scwed [Nookolsky/Orlov] të Sam kontakte me [Philby] në praninë tuaj në Biarritz në hollin apo kafenë e Hotelit Miramar.

Duke e gjetur emrin e koduar të Nikolsky në mesazh, Tsarev dhe Costello mund ta kishin shmangur tundimin për ta futur atë në këtë operacion në librin e tyre: Dhjetë ditë më vonë [pasi Deutsch mori udhëzimet e Moskës] Philby udhëtoi për në Biarritz,qendrën klimaterike elegante në bregdetin atlantik francez që të bënte takimin e tij të parë në 2 vjet me Orlov. Në kafenë e Hotelit Miramar ata vendosën se duhej të takoheshin të paktën dy herë në muaj në Narbonne për të shkëmbyer inteligjencë ushtarake dhe politike sipas një plani të paracaktuar. Ky qytet i qetë francez pa më në veri të kufirit spanjoll u zgjodh për shkak se Orlov mund të udhëtonte lehtësisht aty nga territori republikan dhe Philby nuk do të ngjallte dyshim nëpërmjet marrjes së pushimeve nga detyra e tij në vijën e frontit. Autorët e kishin gabim. Si korrespondent në Spanjën nacionaliste, Philby do të ishte e shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme nga njerëzit e Franco. Ai thjesht nuk mund të “rrëshqiste” për Francë në mënyrë të rregullt. Megjithatë, vizat dhe vulat kufitare në pashaportën diplomatike të Orlov tregojnë se ai nuk e vizitoi Biarritz apo ndonjë qytet tjetër francez në shtatorin e 1937. Në të vërtetë, në atë kohë ai po merrej me sekretarin e Trotsky, Erwin Wolf, i cili qe dërguar nga Trotsky në Spanjë për të vëzhguar “Ditët e Majit” 1937 në Barcelonë; Wolf u “zhduk” me 13 shtator 1937. Më së fundi, sipas kujtimeve të Litzi, asaj ju kërkua nga Deutsch që të shkonte ta takonte bashkëshortin e saj në Biarritz, pasi Deutsch nuk mund ta bënte vetë, pasi ishte thirrur të shkonte në Moskë. Ai qe një takim i vetëm, synimi i të cilit është i paqartë, por që mund të ketë qenë një udhëzim për ta braktisur planin e vrasjes.

KGB-ja dhe Philby vetë i shpikën “aventurat” e tyre në Spanjë gjatë periudhës 1937 – 1938 me qëllim që të jepnin përshtypjen se Philby qe dërguar në Gadishullin Iberik me një mision inteligjence më të rrezikshëm sesa gjetja e vendndodhjes së Franco. Një anekdotë e tillë e quan “arratisjen” e tij nga Spanja nacionaliste “pothuajse në të vërtetë lëkurën e dhëmbëve të mirë”, siç shkruan Philby në biografinë e tij të sponsorizuar nga KGB-ja My Silent War, e botuar në vitin 1968. Ai thoshte se 2 muaj pas mbërritjes në Spanjë në prill të 1937 dy njerëz të Guardia Civil nacionalistë trokitën në derën e tij dhe e zgjuan në mes të natës. Teksa vishej, ai kuptoi se e kish lënë shifrën e tij të NKVD-së të shkruar mbi një copë letër të hollë në xhepin e vogël të pantallonave të tij. Më pas ai kryen ritin ngjethës e mashtrimit mjeshtëror të gardistëve nëpërmjet hedhjes së letrave të tij në tryezë për t’u tërhequr vëmendjen, ndërsa përtyp dhe gëlltit copën komprometuese të letrës. Në realitet, ai nuk kishte nevojë për ndonjë “kod në copë letre” pasi nuk qe shifrues mesazhesh – nuk ishte aq i avancuar si agjent dhe misioni i tij në Spanjë nuk ishte që të grumbullonte inteligjencë. Më tepër, në rast se do të ndeshej me diçka të vlefshme lidhur me Franco për t’ia raportuar kontrolluesit të tij, ai duhej të binte dakord me Deutsch lidhur me një kod të thjeshtë komunikimi të informacionit në çdo fjalë të pestë letre apo kartoline që ai ishte udhëzuar t’ia shkruante “Mademoiselle Dupont” në Paris. Ky qe një gabim trashanik nga ana e Deutsch sepse adresa e Dupont qe ambasada sovjetike në Rue de Grenelle. Nëqoftëse kapej nga censorët spanjollë, kjo do ta kish përfunduar shpejt karrierën e Philby si spiun. Megjithatë, e gjithë historia e letrave për paris duket si një anekdotë tjetër e prodhuar nga Philby dhe mentorët e tij të KGB-së. Misioni i vërtetë i Philby bëhet i qartë nga komunikimet e Maly me NKVD-në në ndërtesën Lubyanka në Moskë në prill të 1937. Maly raporton se e kish udhëzuar personalisht Philby lidhur me nevojën për të “zbuluar sistemin e rojeve, kryesisht të Franco dhe pastaj atë të liderëve të tjerë”. Philby qe udhëzuar që të raportonte në pikat e dobëta të sigurisë së Franco dhe të rekomandonte mënyra për të siguruar aksesin tek ai dhe stafi i tij “nëpërmjet vëzhgimit të kontrollit ndaj atyre që vizitonin atë apo selinë qendrore të tij, ekskursionet e tyre nëpër rrugë, organizimin ditor të tyre, adresat e shtëpive apo vendndodhjet e vendeve që frekuentonin, ku flinin, ku hanin (nëse hanin në restorante). Me pak fjalë, gjithçka nevojitej për të vepruar”.

Tsarev dhe Costello pranojnë se “nuk del e qartë nga dosjet e shqyrtuar deri më tani nëse shefat e NKVD-së e mendonin Philby të ishte ekzekutuesi i Franco apo thjesht agjenti që hapte derën për të tjerët që të jepnin goditjen fatale”. Duke pasur parasysh mungesën e përvojës së Philby, me siguri ishte e dyta, përderisa vrasësit kishte më shumë gjasa të ishin sabotatorë nga njësitë që oficerët e NKVD-së po përgatisnin veçanërisht për misione të tilla në Spanjë. Pas marrjes në pyetje të Philby në Londër, Maly i shkroi Lubyanka me 24 maj të 1937: Fakti është që Söhnchen është kthyer [nga Spanja] në gjendje shumë të ulët shpurtërore. Bile ai as nuk ia ka dalë t’i afrohet objektit të “interesuar”. Por mendoj ose më shumë e ndjej nga bisedat e mia të, që edhe sikur t’ia dilte nëpërmjet Salamanca, edhe sikur të kish arritur t’i afrohej Franco, atëhere – pavarësisht synimit të tij – ai nuk do të kish qenë i aftë që të bënte atë që i kërkohej. Megjithëse i devotshëm dhe i gatshëm për t’u sakrifikuar, ai nuk posedon kurajën fizike dhe cilësi të tjera të nevojshme për këtë përpjekje [vrasjeje].

Pasi Maly u dënua me vdekje nga Gjykata Ushtarake Sovjetike në Moskë me 20 shtator të 1938, gjatë spastrimeve të Stalinit, Deutsch mendonte se nuk do të ishte asnjë gjë po ta kritikonte mikun e vjetër të tij: Ky qe rastin kur “Mann” [Maly] sipas urdhrave të Qendrës, ju dha detyra që ta urdhëronte Söhnchen të vriste Franco, megjithëse Mann e dinte se Söhnchen nuk do të ishte i aftë që ta përmbushte këtë detyrë. Kur Qendra vazhdoi të këmbëngulte në këtë operacion, ai ia komunikoi detyrën Söhnchen, por në një mënyrë të tillë që Söhnchen që edhe vetë Mann nuk e merrte me seriozitet këtë mision. Sjellje të tilla e minuan autoritetin e Qendrës në sytë e këtyre njerëzve – akoma më shumë kur ata kanë një tendencë natyrale për cinizëm, të cilën e kanë trashëguar nga klasa e tyre dhe qëndrimi i përgjithshëm i inteligjences britanike. Kjo është arsyeja se pse ne duhet t’i shikonim oficerët tanë që të manifestonin një besim të patundur tek Qendra, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të ishin të aftë që ta tejkalonin këtë qëndrim të trashëguar nga klasa borgjeze e tyre.

Një tjetër histori e përsëritur shpesh në botimet sovjetike rreth Philby, nga ku infiltroi në rrëfimet perëndimore, ka të bëjë me takimet e supozuara të Philby me Nikolsky/Orlov dhe oficerë të tjerë të NKVD-së gjatë kohës së tij në Spanjë. Kështu, sipas biografisë së tij të sponsorizuar nga KGB-ja, në mesin e shtatorit 1937, Philby udhëtoi drejt Biarritz për të takuar ish kontrollorin e tij të Londrës. Ky është një rast tjetër mashtrimi që synon të glorifikojë NKVD-në dhe Philby. Siç e përmendëm tashmë, nga vulat e kalimit të kufirit në pashaportën e tij, njeriu mund të shikojë se Orlov nuk e vizitoi Francën as në gush e as në shtator, bile në fakt as deri me 8 tetor. Njëlloj i gabuar pretendimi i bërë nga autori Phillip Knightley, në biografinë e tij për Philby të botuar në vitin 1989 dhe në hyrjen dhe epilogun e librit të Orlov The March of Time (i botuar në vitin 2004) që Philby kaloi inteligjencën që kish grumbulluar brenda kampit të Franco në takimet me oficerët e NKVD-së në Hendaye apo St Jean de Luz, dy qytete të vogla midis kufirit spanjoll dhe Biarritz. Në të vërtetë, agjenti i ri ppati pak mundësi që të grumbullonte ndonjë inteligjencë. Philby nuk ishte kompetent në çështjet ushtarake dhe sigurisht që nuk do të dallonte ndonjë diferencë midis një toge dhe një kompanie apo një tanku të lehtë dhe një tanku të rëndë. Për pasojë, ata oficerë që mbetën në stacionin e NKVD-së pas spastrimeve të Stalinit nuk qenë në gjendje të udhëtonin në rajonin jugor Pyrénées-Atlantiques të Francës. Persekutimi nga ana e Stalinit e ish shefave të ligjshëm e të paligjshëm të stacionit të Londrës si agjentë imagjinarë të armikut e vuri në dyshim të ardhmen e operacioneve të ardhshme të inteligjencës në Britani. Me një përjashtim, oficerët e NKVD-së që punon nën mbulesën e ambasadës sovjetike u thirrën në Moskë. Megjithëse stacionet në Londër, Berlin, Vjenë dhe Tokio, ashtu si dhe ato të Parisit dhe Barcelonës, nuk e mbyllën. Ato u reduktuan në 1 apo maksimumi 2 oficerë secili. Shumica e stafit dhe e agjentëve të Departamentit të Jashtëm u spastruan. Maly u thirr në Moskë në fillim të qershorit të 1937 dhe u pushkatua pas një rrëfimi që i ishte nxjerrë me tortura se qe spiun i gjermanëve. Pas kthimit të tij në Londër, Reif u promovua në kreun e degës britanike në Lubyanka, por më u arrestua dhe u pushkatua. Deutsch u shkarkua. Të gjitha këto masa i bën një dëm jashtëzakonisht të madh dhe potencialisht katastrofik operacioneve britanike të NKVD-së. Edhe Philby ju afrua katastrofës.

Në librin e tij We Saw Spain Die: Foreign Correspondents in the Spanish Civil War (shtëpia botuese Constable and Robinson, 2008), Paul Preston shkruan: Në Vitin e Ri 1937, gjatë betejës së Teruel, Philby qe pasagjer në një makinë me 3 korrespondentë që po hanin drekë kur u goditën nga zjarri i artilerisë republikane. 23 vjeçari Bradish Johnson i “Newsweek”, i cili ndodhej në Spanjë prej vetëm 3 javësh, meti i vrarë në vend. Richard Sheepshanks, reporteri i famshëm i agjencisë Reuters, u plagos rëndë, ashtu si Edward J. Neil i Associated Press. Ata u dërguan në spital në Zaragoza, ku vdiqën të dy. I vetmi i mbijetuar qe Philby, i cili pësoi një plagë të lehtë në kokë. Gjakderdhja u shkaktua nga një predhë e vjetër ruse e qëlluar nga republikanët. Me 2 mars të 1938, teksa Orlov ndodhej akoma në Spanjë si shefi i stacionit të NKVD-së, vetë Gjenerali Franco vari në gjoksin e Philby Kryqin e Kuq për Merita Ushtarake. Më vonë, ndoshta me të drejtë, Philby pretendoi: Plagosja në Spanjë e ndihmoi punën time – punën gazetareske dhe atë të inteligjencës – jashtëzakonisht shumë. Përpara kishte pasur shumë kritika të gazetarëve britanikë nga oficerë të Franco që dukej se mendonin që britanikët në përgjithësi duhet të ishin shumë komunistë, pasi shumë prej tyre po luftonin me Brigadat Ndërkombëtare. Pasi u plagosa dhe u dekorova nga vetë Franco, unë u bëra i njohur si “anglezi i dekoruar nga Franco” dhe të gjitha llojet e dyerve mu hapën.

Oficeri i vetëm i mbetur në Londër, Anatoly Gorsky (alias Gromov), një ish shifrant, u informua pak për agjentët e tij. Në verën e 1939, kur Philby duhej të kthehej në Londër pas mbarimit të Luftës Civile Spanjolle, Gorsky informoi Lubyanka: “Kur na jepni urdhra se çfarë të bëjmë me Söhnchen, do ta vlerësonim shumë disa orientime lidhur me të, pasi ai është i njohur për ne vetëm në termat më të përgjithshme”. Lutjet e tij nuk vlejtën aspak, ndërsa një vlerësim në Moskë konkludonte që inteligjenca sovjetikë në britani “ishte e bazuar mbi burime të dyshimta, në një rrjet agjenturor të rekrutuar në kohën që ai kontrollohej nga armiq të populli dhe, për pasojë, qe jashtëzakonisht i rrezikshëm”. U rekomandua që të ndërpriteshin kontaktet me të gjithë asetet britanike, përfshi Philby.

Genrikh Borovik, një shkrimtar sovjetik të cilin ish gjenerali i KGB-së Oleg Kalugin e quan “gazetari ynë kone”, nuk qe në gjendje që ta shikonte “dosjen e pashikuar të KGB-së”, por ju ofrua një koleksion dokumentash të fabrikuar nga cilat të shkruante një biografi shenjtorësh që është plot me gabime faktike. Duke përmendur Gorsky, shefi i stacionit të NKVD-së në Londër me emrin e koduar “Kap”, Borovik pretendon se ai u “pushkatua si spiun polak”, ndërsa në realitet Gorsky e vazhdoi me sukses karrierën e tij në Amerikë. Midis njerëzve të tjerë që u morën me Philby, Borovik përmend “Pierre”, por i jep një emër të gabuar (Pierre ishte Naum Eitingon, pasuesi i Orlov në Spanjë; ai nuk kishte të bënte aspak me Philby, por në gusht të 1938 shkoi në Paris për të parë për Orlov, i cili dezertoi nga detyra, dhe me sa duket e takoi Burgess atje). Borovik kujton se e pyeti Philby: “Kur punuat më pas në Washington, a kishit frikë se mund të ndesheshit me të [Orlov]? Të themi, në një kafene apo në korridoret e CIA-s? Kjo mund të kishte ndodhur në çdo çast, apo jo?”. “Mund të ndeshesha”, pranonte Philby. “Çfarë do të kishit bërë?”, mëshonte më tej Borovik. Philby improvizon, “Mendoj se do t’i kaloja anash, pa e vënë re”. Borovik: “Po ai?”. Philby: “Mendoj se dhe ai do të vepronte njëlloj”.

Ky dialog nuk ka asnjë kuptim, pasi autoritetet amerikane këmbëngulën që Philby të pyetej në vitin 1951, pasi paralajmëroi Maclean dhe Burgess rreth arrestimit të afërt të të parit. Orlov i rishfaq në Shtetet e Bashkuara në vitin 1953 pasi vendosi ta botonte librin e tij. CIA nuk kish dëgjuar kurrë për të dhe ai nuk kishte qenë kurrë në “korridoret e CIA-s”. Me vetë largimin e tij nga Washington, karriera e Philby efektivisht mbaroi. Megjithatë, në kujtimet e tij ai pretendon se qe “oficer i inteligjencës sovjetike prej rreth 30 vjetësh”, ndërsa vazhdonte gjatë gjithë kësaj periudhe dhe deri sa vdiq të ishte “agjenti Tom”.

Shpesh, për atë çka gjoja shkroi ai thjesht nuk qe në pozitë që t’i dinte. Pohimet e mëposhtme të bëra nga Philby në kujtimet e tij përmbajnë gabime dhe sajime të shumta. Për shembull, ai pretendon se: [Orlov] … u thirr në Moskë në fund të luftës spanjolle, por në vend që të shkonte atje ai shkoi në Amerikë. Ai jetoi në Shtetet e Bashkuara, në Kanada, por nuk e tha kurrë një fjalë për mua, megjithëse sigurisht ai u mor në pyetje në mënyrë të forcuar nga CIA dhe FBI-ja dhe qe në kontakt të vazhdueshëm me të.

Ky pasazh është i mbushur me fabrikime, por, siç e kemi parë, kujtimet e botuara dhe të pabotuara të Philby shpesh dështojnë në thënien e së vërtetës. Ajo nuk qe kurrë qëllimi i tyre.

Boris Volodarsky është një historian anglez i specializuar në histori inteligjence, që e ka studiuar për pothuajse 30 vjet pasi ka lëvizur në Perëndim, dhe historinë e Luftës Civile Spanjolle.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY