“Ju shpjegoj Revolucionin e Tetorit dhe realizmin e Leninit”

“Ju shpjegoj Revolucionin e Tetorit dhe realizmin e Leninit”

209
0
NDAJ

Një intervistë me historianin Luciano Canfora

 

 Revolucioni i Tetorit ka mbushur 100 vjeç. Po flasim me Luciano Canfora, historian dhe filolog barez. Profesor, le ta nisim nga data historike. Si mund ta inkuadrojmë teknikisht atë që ndodhi 100 vite më parë në nëntor?

“Ágnes Heller e ka quajtur pa kurrfarë hezitimi grusht shteti. Shprehja është e pakuptimtë për dy arësye. Parasëgjithash, sikur të kishin qenë vërtet një grusht njerëzish në sulmin ndaj Pallatit të Dimrit nuk do ta kishin fituar kurrë një luftë civile të gjatë dhe të përgjakshme. Dukshëm që ekzistonte një bazë e gjerë. Dhe pastaj, pas Komunës dhe Revolucionit të 1905, dy dështime gjiganteske, teknika e marrjes së pushtetit kishte ndryshuar rrënjësisht, duke u mbështetur jo më mbi barrikadat, por mbi organizimin ushtarak. Në këtë aspekt kompetencat e Trotskij rezultuan shumë të çmuara”.

 

Pastaj në sfond ishte Lufta e Madhe…

“Ashtu si Mussolini, edhe Lenini kuptoi se lufta ndryshon gjithçka. Ka pasur një fazë në të cilën ai ka vazhduar të luftojë kundër luftës me minorancat e tjera socialiste. Pas kësaj, nuhati se lufta çon tek revolucioni. Asgjë e re, e kishte kuptuar tashmë Mazzini: nëse popujt nuk janë të padenjë për lirinë, shkruante, duhet të kapin rastin revolucionar e ofruar nga konflikti. Nga ana tjetër, është e natyrshme. Lufta i katandis masat në uri, në shkatërrim, në rebelim kundër nëpunësve. Në Rusi ndodhi pikërisht kjo”.

 

Le të bëjmë një kërcim prej 2 vitesh. Në një intervistë të dhënë në vitin 1919 për dy gazetarë amerikanë, Steffens e Bullit, e dalë nga arkivat shumë vite më vonë dhe botuar nga “Gazzetta” me 2 korrik të vitit 1993, Lenini pohon: “Unë nuk jam as marksist, as komunist. Në këtë moment unë përjetoj një përvojë komunizmi”. Çfarë do të thotë?

“Me këtë shprehje Lenini nënkuptonte: nuk jam dogmatik, ortodoks, një që sillet në respekt parimesh të shenjta. Jam një realist politik. Kundërshtarët e tij e tendencave të ndryshme dhe sidomos kritikët e tij perëndimorë thoshin se po gabon gjithçka, pasi Rusia më përpara do të duhet të bëjë revolucionin borgjez, pastaj të krijojë një kapitalizëm të madh, pastaj të presë dhe në fund të procedojë me revolucionin. Kjo do të thotë të jesh marksist rigoroz, domethënë njeri që qëndron mirë në një katedër universitare, por jo në krye të një vendi që po lind. Kjo shprehje e Leninit është akti i lindjes së socializmit në një vend të vetëm”.

 

Si mund ta gjykojmë Leninin?

“Dikur lidhur me të bëheshin kurse filozofie, por Lenini nuk ishte filozof, edhe pse në historinë e komunizmit të organizuar gjykohet si i tillë. Por kemi të bëjmë me një legjendë. Në realitet ishte një realist politik i madh. Evolucioni i tij qëndron në demonstrimin se gjëja themelore është aftësia për të mësuar nga realiteti dhe lëvizur me këmbë në tokë, jo të shtyrë nga besnikëria abstrakte”.

 

Historia nuk bëhet me “sikur”, por le ta provojmë njëlloj. Sikur të kishte jetuar më gjatë, çfarë rruge do të kishte ndjekur?

“Po lë të përgjigjet Isaac Deutscher, një trockist serioz, i cili në librin e bukur “Rusia pas Stalinit” (1953), botuar në Itali nga shtëpia botuese Mondadori, thekson se sikur Lenini të kishte mbijetuar përtej vitit 1924 do tí ishte dashur që të zgjidhte dhe do të zgjidhte atë që ka bërë Stalini”.

 

A posteriori, çfarë ka nënkuptuar revolucioni bolshevik për Rusinë?

“Rusia është bërë një shtet modern, i industrializuar, i alfabetizuar, i urbanizuar, thelbësisht për shkak të planeve pesëvjeçare dhe prej imponimit ashpërsisht industrialist dhe iluminist të leninizmit. Bëhet fjalë për merita të padiskutueshme, të njohura nën zë deri edhe nga kundërshtarët, natyrisht në konsideratë të gjithçkaje negative që solli e gjitha kjo, nga dëmet ndaj mjedisit tek kriza e bujqësisë”.

 

 

Po në planin global?

“Mund të citojmë artikullin e famshëm të Leninit “Më mirë më pak, por më mirë” të vitit 1923 në të cilin ai pohon: Në Europë kemi humbur, por është gjithë pjesa tjetër e botës. Procesi më i rëndësishëm, pse jo edhe efekti më jetëgjatë i shkaktuar nga revolucioni ka qenë shkolonizimi. Sun Yat-Sen në Kinë, Mustafa Kemali në Turqi dhe Mahatma Gandhi në Indi e njohën këtë eveniment si prishjen e parë e dominimit botëror anglo – francez”.

 

Kjo trashëgimi sjell sot një vëmendje më të madhe ndaj 100 vjetorit në realitete “periferike” më shumë sesa në Perëndim?

“Në Europë, vendi që ndoshta më shumë ka kapur raste reflektimi historik nga këto ngjarje është pikërisht Italia, ku larja e hesapeve kalon nga Antonio Gramsci. Në Francë nuk shikoj gjëra të mëdha, në Gjermani sinjale të dobëta nga mjedisi i Linke, por pak gjë. Kurse kinezët janë si Kisha katolike që nuk e ka hequr kurrë portretin e Papës nga muri. Ata kanë ndryshuar gjithçka ka hequr kurrë asgjë dhe, për pasojë, ai i vitit 1917 mbetet ngjarja kapitale. Të njëjtën gjë mund të themi për shumë shtete të Indisë për të cilët revolucioni është një pauzë e historisë akoma vepruese. Për të mos folur për Brazilin. Nëse e hedhin shikimin përtej oborrit të shtëpisë, perspektiva është një tjetër”.

 

Po Rusia bashkëkohore? Putini ka folur për Leninin si për një personazh përçarës. Sipas jush, pse? 

“Në Rusinë e Putinit vijueshmëria është sidomos me epokën e Stalinit, fituesit të madh të luftës, njeriut të ringritjes kombëtare, e Rusisë fuqi e madhe. Theksi bie kryesisht mbi aspektin kombëtar ttë socializmit. Kështu që Lenini është, ama është në sfond, paksa në plan të dytë”.

 

E megjithatë, nga viti 1917 e deri më sot, në një plan të caktuar, nuk ka ndryshuar shumë. Në përfaqësimet mediatike perëndimore Rusia vazhdon të paraqitet si një përbindësh gjakatar…

“Rusofobia i ka rrënjët e saj në një luftë për pushtet. Gjatë Luftës së Ftohtë, për shkak të komunizmit, Rusia paraqitej si Perandoria e së Keqes. Por sot ai sistem nuk ekziston në dhe kështu që ka qenë e nevojshme që të ndryshohet muzikë, duke shpikur portretin e një fuqie të rrezikshme. E vërteta është se, sikur Merkel të mundej, do të bëhej aleate me Putinin për të kundërshtuar hegjemoninë amerikane. NATO shërben pikërisht për të qëllim: të mbajë nën kontroll europianët dhe të pengojë zgjerimin e natyrshëm e Bashkimit Europian drejt Rusisë”.

(nga La Gazzetta del Mezzogiorno)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

 

 

LEAVE A REPLY