Historiani Marc Ferro: «Nga Lufta e Madhe tek ISIS, është verbëria ajo...

Historiani Marc Ferro: «Nga Lufta e Madhe tek ISIS, është verbëria ajo që qeveris historinë»

340
0
NDAJ

 

Është në formë të shkëlqyer, i kthjellët dhe entuziast, pavarësisht 91 pranverave që ka mbi shpatulla, historiani Marc Ferro, specialist me autoritet i historisë së Francës, pse jo dhe i historisë së ekranit të madh. Na pret në banesën e tij në afërsitë e Parisit, në një pallat elegant në Saint-Germain.en Laye. Ka në aktivin e tij 40 vëllime, “të gjitha të shkruara me dorë, nuk përton të saktësojë, dhe ka pasur 1000 jetë: qytetar i impenjuar, pse jo edhe dëshmitar i shekullit të XX-të që ka luftuar me Rezistencën, ka përjetuar personalisht luftën e Algjerisë dhe shkolonizimin. I rreshtuar me Partinë Komuniste, ka përjetuar kthimin e de Gaulle, evenimentet e Majit 1968, pse jo edhe lëvizjet intelektuale që kanë shënuar Francën. Ka rrëfyer vetveten dhe shekullin e tij tek Histoires parallèles (2011), me humorizëm dhe nonchalance. Raporteve midis historisë dhe kinemasë u ka kushtuar disa vëllime, midis të cilave atë të 2003 me titull Le cinéma, une vision de l’histoire.

Rrëfen sesi zbulua kontradiktat e shpirtit njerëzo duke milituar për pavarësinë e Algjerisë atëhere kur, gjatë një diskutimi me një shok komunist të martuar me një myslimane, e dëgjoi të thërrasë: “Edhe zeshkania ime [arabe] do ta kuptonte”. Kështu, konkludoi atëhere Ferro, «mund të jesh progresist dhe, në të njëjtën kohë, në mënyrë të pavullnetshme, reaksionar apo racist», si në këtë rast, ku «ideologjisë së majtë i kundërvihej një mentalitet i djathtë»; dhe shpesh, konstaton, «kjo e fundit rezulton më e fortë se ideologjia: verbëria mund të fitojë avantazh mbi racionalitetin».

Ferro e tregon këtë episod përkrah shumë të tjerëve në një libër të dalë kohët e fundit me titull L’aveuglement. Une autre histoire de notre monde [“Verbëria. Një histori tjetër e botës tonë”, shtëpia botuese  Tallandier], në të cilin synohet të tregohet, në shumë episode, sesi gjatë 100 viteve të fundit, nuk është patur një kuptim i duhur i proceseve që po kryheshin. Në këtë, sipas tij, do të konsistonte verbëria si element karakteristik i historisë bashkëkohore,  çelës leximi i privilegjuar edhe për të interpretuar evenimentet e historisë së vonshme.

«Sigurisht, ekzistojnë elementë të ndryshëm verbërie», shpjegon ai. «Kam zgjedhur ta nis librin tim me 3 shembuj të shekullit tonë, vetëm më dukje shumë të ndryshëm midis tyre: revolta rinore e majit 1968, atentatet e kryer nga al Qaeda me 11 shtator 2001 dhe ngjitja e Kinës – ndërsa parashikohej ajo e Japonisë – që këto evenimente të konfigurohen si të paparashikueshëm ose, më mirë, si procese “nëntokësore”, të ngadaltë në kohë, edhe profesionistët e analizës, të tillë si politikanët e gazetarët, specialistët e politikës».

Për shembull, profesionistët e politikës nuk qenë në gjendje të parashikojnë sesi të rinjtë, studentë, mund të shkaktonin një lëvizje sociale gjiganteske në Gjermani, në Francë, në Shtetet e Bashkuara: «De Gaulle, në 1968 Presidenti unë, pyeste “Por çfarë duan këta?”, duke ju referuar këtyre të rinjve si subjekte krejtësisht të huaj për të: në fakt, ai i njihte përsosshmërisht rivendikimet e partive, e sindikatave, e katolikëve, e komunistëve, e fashistëve, por jo të të rinjve që nuk përbënin ndonjë forcë politike». E njëjta gjë, sipas tij, do të ndodhte për al Qaeda, që «nuk zotëronte asnjë territor, asnjë shtet, asnjë strukturë institucionale të njohur, ndërsa konfigurohej vetëm si strehë e mjegullt për terroristë të shpërndarë në të gjithë botën. Megjithatë, pikërisht al Qaeda i ka vënë në gjunjë Shtetet e Bashkuara dhe kujtoj në librin tim sesi në 1996, në New York Times u shfaq një lajmërim me 3 rreshta, në të cilin lajmërohej se organizata do t’i shpallte luftë Shteteve të Bashkuara dhe që, pashmangsjmërisht, kaloi pa u vënë re». Për sa i përket Kinës: «Sot Dragoi na shfaqet si një shtet fuqimisht i industrializuar, por nuk duhet të mendojmë për kompanitë e mëdha alla gjermane, alla franceze apo alla amerikane, pasi aty – kujton Ferro – kemi dyqane të vogla, njëri pas tjetrit, si një rruzar. Potencialitetet e tregut kinez janë injoruar gjithmonë nga studiuesit perëndimor dhe, edhe njëherë akoma, gjendemi kështu që të duhet të “përballojmë një “mjegull” pak të dukshme».

Dhe qysh në 2011, me rastin e përvjetorit të 10-të të atentateve ndaj Kullave Binjake, Ferro e kish paralajmëruar vizionin e vet të verbërisë, duke theksuar që «amerikanët qenë ta pavetëdijshëm për sa po ndodhte dhe nuk e kuptonin se për çfarë motivi Shtetet e Bashkuara mund të jenë objekt mërie dhe urrejtjeje. Jetonin në iluzionin se vendi i tyre ishte perfekt (…). Preferonin të injoronin se shumë në Amerikën e Jugut, në Lindje, në Europë, i urrenin». Me pak fjalë, për historianin, amerikanët «nuk e kanë marrë veten akoma pasi duan të jenë një model për botën, por refuzojnë që të pranojnë faktin se një pjesë e mirë e botës e konteston këtë model».

Jo pak shembuj të tjerë do t’i dukeshin thelbësorë: për shembull, në faqet e para të librit shfaqet imazhi i vajzës berlinase që me 11 nëntor 1918 feston e bindur se Gjermania do të dilte fitimtare nga Lufta e Madhe: «Komunikata e Komandës së Lartë Gjermane – shpjegon ai – lajmëronte se “ushtarët kthehen jo të mundur nga fushat e betejës”. Dhe kështu, si mund të mendohej që Gjermania e mundur kishte përfunduar armëpushimin kur territori i atdheut kishte mbetur i pashkelur? Gjermanët e festojnë mbarimin e luftës me të njëjtin entuziazëm të francezëve, të anglezëve, të amerikanëve, që në fakt e kishin fituar. Nuk njihnin as klauzolat e armëpushimit, as ato të Traktatit të Versajës që e shpallnin Gjermaninë përgjegjëse për luftimet: ja pra një tjetër rast verbërie, që i detyrohet komunikatës mashtruese, pse jo edhe “goditjes me thikë pas shpine” të ideuar nga Komanda e Lartë për të fshehur disfatën. Dhe kjo bindje pati jetë të gjatë, përderisa çoi në ngjitjen e Hitlerit me të gjitha pasojat trishtueshmërisht të njohura për ne».

«Këtë fotografi e kam gjetur unë rastësisht në arkivat e Koblenz në 1963, kur po përgatisja një film lidhur me Luftën e Madhe: Më dorëzuan një bobinë 35 milimetërshe, që arrita ta hapja me një biçak dhe kishte të shënuar sipër “11 nëntor 1918″…». Ja ku Ferro i shfaqet imazhi, «Ishte shembulli kryesor i verbërisë më totale! Një verbëri masive, e përfaqësuar mirë nga përdorimi i një termi specifik – thotë pasi ka kërkuar midis faqeve të librit – domethënë atë të méprise (gabimit, gabimit trashanik), për të thënë se gabohet në mënyrë trashanike, nuk shikohet mirë, jetohet në një situatë që në realitet është krejtësisht tjetër».

Sërish historiani pyet në librin e tij: pse nuk janë parashikuar situata të jashtëzakonshme? Dhe ndër shembujt e shumtë të cituar, ai i Luftës së Parë Botërore, që do të duhej të zgjaste 6 javë, dhe marrëveshja e Mynihut që na garantonin paqen. Përfiton nga rasti për të kujtuar një méprise tjetër, atë të kthimit të Kryeministrit francez Edouard Daladier nga konferenca e Mynihut, i pritur me hare: «Francezët besonin se kishin shpëtuar paqen, pa parë kapitullimin. Përpara turmës entuziaste, vetë Kryeministri i etiketoi francezët si “trapa”. I konsideronte të tillë bashkëqytetarët e tij sepse kishin besim tek marrëveshja e Mynihut, kur në realitet vetë ai dhe Kryeministri britanik Arthur Chamberlain kishin ceduar ndaj të gjitha kërkesave të Führer».

«Kam kërkuar që të kujtoj sjelljet që krijojnë verbëri, t’u ofroj shembuj, edhe pse shembujt ë pastër shfaqen rrallë, pasi mohimi dhe naiviteti mund të gjenerojnë edhe ato verbëri». Kështu do të ndodhte në rastin e interpretimit të regjimit sovjetik: «Përvoja sovjetike ngjall naivitetin e të gjithë militantëve të partive komuniste perëndimore, që shkojnë në Bashkimin Sovjetik dhe binden se disidentët burgoseshin me qëllim që të edukoheshin. Studiuesi Pierre Pascal (1890 – 1983), sllavist dhe ekspert i historisë së Bashkimit Sovjetik, tregonte për kushtet e jetesës idiliake të të burgosurve dhe, pas më pak se 10 viteve, në vitet ’30, pranoi se kishte qenë i verbër. Por në këtë rast bëhej fjalë për një verbëri të zakonshme, që deridiku edhe mund të kuptohet». Për Ferro, praktikisht nuk ka qenë kurrë “as komunist, as antikomunist, por gjithmonë i majtë”, besohej ajo që dëshirohej të besohej: shkohej në Bashkimin Sovjetik ku ishte realizuar “një revolucion i jashtëzakonshëm”. Por në vijim u bë gjithnjë e më e vështirë të mohohej ekzistenca e gulagëve, pasi dihet që nga fundi i viteve ’30 se vdisnin opozitarë të shumtë.

Edhe një herë akoma, në kërkimin e tij, Ferro merr në shqyrtim edhe “mohimin” dhe ai i hebrenjve i duket befasues: «Raymond–Raoul Lambert, President i izraelianëve të Francës, megjithëse duke asistuar në arrestim pas arrestimi dhe vetë i deportuar në 1942, u shkruante familjarëve duke u premtuar “Do t’u dërgoj adresën time”; injoronte kështu faktin që të deportuarit shfaroseshin. Kishte quajtur vajzën e tij të lindur pak përpara arrestimit Marie-France dhe nuk shikonte gjë tjetër përveçse “këmbënguljes gjermanike” prapa shumicës së dekreteve të zbatimit të statutit të dytë të hebrenjve».

Por le të kthehemi tek 11 shtatori 2001 dhe më pas akoma edhe më afër, domethënë në aksionet e ISIS-it dhe në rekrutimin e shumë të rinjve që nisen nga Europa për të bërë luftën e shenjtë në Siri. Lidhur me këtë, Ferro thekson: «Verbëria më duket e vullnetshme nga ana jonë: është thënë menjëherë se ISIS-i nuk ishte shtet, domethënë nuk ekzistonte, idhtarët e tij konsideroheshin të çmendur dhe etiketoheshin si “ujqër vetmitarë” janë katandisur në terroristë dhe delinkuentë, në mënyrë shumë reduktuese». Më pas diagnozat kanë rezultuar në pjesën më të madhe të tyre të gabuara, «prej vullnetit për të mos ditur».

Historiani vazhdon të tregojë një episod tjetër: «Në 1997, i ftuar në një universitet maroken për të diskutuar për një libër timin mbi kolonizimin (Histoire des colonisations, 1996), i gjeta të ftuarit e mi të befasuar nga fakti që e njihja mirë vendin dhe në drekë diskutohej në liri të madhe për islamin, për arabët, siç nuk kisha parë në fakt të ndodhte në Algjeri. Vërejta se nuk kishte gra të pranishme dhe e evidentova si fakt. Në fund të drekës, organizatorët me dhuruan fshehurazi një pako të vogël që kishte brenda një libër, duke më rekomanduar që ta lexoja vetëm sapo të kisha shkuar në Francë. Gjë që e bëra: bëhej fjalë për një teks me titullin Të islamizosh modernizmin. Kjo, konstaton ai, ndodh ndërkohë që në botën perëndimore vazhdonin të kishin iluzionin se në fakt po modernizohej islami. Në kopertinën e librit, të shkruar nga një farë Yassine – shfaqej një qiellgërvishtëse me flamurin e islamit sipër dhe kjo 4 vite përpara 2001. Domethënë, askush nuk dëshiron të shikojë se projekti islamik konsiston në islamizimin e botës».

Dhe vazhdon më tej, duke konstatuar: «Vendi nga ku niset pjesa më e madhe e vullnetarëve për Siri, në përpjestim me popullsinë, është Republika Maldive: 400 familje nga një vend që ka më pak se 1 milion banorë. Me pak fjalë, ISIS-i zotëron një arqipelag që përdor Xhihadin larg, domethënë sharia, në emër të së drejtës së diferencës dhe përdor konvertimet si në Mesjetë».

Me këtë pohim, Ferro synon të tregojë sesi «ISIS-i nuk ka influencë vetëm në Siri, por, në ndryshim nga al Assad, është një organizatë që në të ardhmen mund të mbështetet mbi 500 apo 600 milion trashëgimtarë, domethënë një rezervë eksplozive pasi është në gjendje të shkatërrojë kudo dhe në çdo moment, duke rezultuar shumë më e rrezikshme nga sa duket para syve tanë gjatë luftës civile siriane».

Shumë herë Ferro ka pohuar se “e kaluara e shoqërisë përbën një serbator të pashtershëm mërishë” dhe na ofron 4 tipologji që përbëjnë «Po aq elementë verbërie që ndërthuren njëri me tjetrin dhe për të cilat Europa duhet të bëhet patjetër e vetëdijshme sepse përfaqësojnë një rrezik për epokën tonë».

Kujt i referoheni? «I pari, që e njohim të gjithë, vjen nga vendet ish koloni; pastaj është mëria e vendeve të Lindjes ndaj Rusisë, fillimisht asaj cariste që i ka dominuar për një shekull, pastaj Bashkimit Sovjetik, që i ka mbajtur në darë për 50 vite. Atyre nuk u intereson çështja e refugjatëve sepse terrorin e tyre e kanë përjetuar në kohën e Carit dhe të Stalinit. Kjo mëri shfaqet ende e gjallë dhe në këtë moment nuk jemi në gjendje ta përballojmë. Pastaj është edhe urrejtja e pothuajse të gjithëve ndaj Shteteve të Bashkuara, për shkak të ndërhyrjes së tyre në Afganistan, në Irak dhe më para akoma në Kili dhe në Venezuelë. Për të përmbyllur, sfida vërtet më e vështirë, një element verbërie që vjen nga vendet e ish Europës Lindore që kanë mëri ndaj Bashkimit Europian, megjithëse tashmë i janë bërë pjesë: në fakt, ato i akuzojnë shteteve themeluese se nuk kanë lëvizur as gishtin për t’i ndihmuar në vitet e vështira, nga 1945 në 1989…».

Jo rastësisht, thotë historiani, timoni tashmë nuk mbahet më nga Britania e Madhe, nga Franca apo nga Italia, por rritet pesha e vendeve ish satelite të Bashkimit Sovjetik si Letonia, Estonia dhe Polonia.

(nga Reset)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY