Bashar el Assad, trashëgimtar pa dëshirën e tij

Bashar el Assad, trashëgimtar pa dëshirën e tij

379
0
NDAJ

Bashar el Assad, djali i dytë i “Luanit të Damaskut” Hafez el Assad, lindi në vitin 1965. Jo i paracaktuar që të drejtonte vendin, Presidenti – diktator aktual drejton Sirinë prej 15 vitesh, katër të fundit të përgjakura nga lufta civile. Çfarëdo gjëje që mund të mendohet, personazhi po rezulton një element i domosdoshëm në rregullimin e ardhshëm e Lindjes së Mesme.

 

 

Henry Kissinger, që në karrierën e tij diplomatike kishte kaluar shumë orë duke negociuar me Hafez el Assad, e kishte quajtur atë “Bismarku i Lindjes së Mesme”, duke shtuar edhe se: “Në Lindjen e Afërt, asnjë luftë nuk mund të bëhet pa Egjiptin, ama asnjë paqe nuk rezulton e mundur pas Sirinë”. Me 10 qershor 2000, njeriu që kishte mbretëruar me dorë të hekurt në Damask qysh nga viti 1970 ndërron jetë përpara se të mund të shihte djalin e tij Bashar Hafez me caktimin zyrtar për suksesionin nga ana e partisë Ba’ath (Partia e Rilindjes Arabe). Por, në ngutin dhenë urgjencën e momentit, Parlamenti sirian mblidhet disa orë pas vdekjes së Hafez për të modifikuar kushtetutën dhe mundësuar Bashar, që nuk e ka ende moshën e kërkuar (40 vjeç) për t’u paraqitur si kandidat për presidencën. Në këtë mënyrë, një muaj më pas, në moshën 34 vjeçare, Bashar zgjidhet President i Republikës nëpërmjet një referendumi në të cilin është kandidat i vetëm.

 

Nga mjekësia në ushtri

I lindur në Damask me 11 shtator 1965, Bashar është më i vogli i katër djemve dhe i një vajze. Djali i madh është Bassel apo Basil, që shumë shpejt futet nga i ati në zanatin e ardhshëm të drejtuesit. Temperamenti i tij i zjarrtë dhe qëndrimi i tij luftarak lënë të parashikohet një suksesion i mundshëm në kontinuitetin e Hafez, edhe pse më shumë gjeni politike më pak. Nga ana e tij, Bashar duket më i rezervuar. Konsiderohet abulik dhe i apasionuar pas teknologjive të reja. Bashar ndjek një shkollim normal në shkollat e kryeqytetit dhe merr diplomën liceale pas frekuentimit pranë Vëllezërve Maristë të Damaskut. Megjithëse është frankofon, do të jenë në anglisht që ai do të kryejë specializimin si Oftamolog në Londër ku ka pasur sukses, me tentativën e dytë, në konkursin për hyrjen qendrën shumë prestigjioze të konsakruar të Oftamologjisë së St. Mary Hospital. E ardhmja e tij duket e përcaktuar: e prej një karrierë e bukur mjekësorë, ka mundësi në Europë. Pavarësisht kësaj, me 21 janar 1994 vëllai i tij Bassel, pasuesi i caktuar i Hafez, vdes në një incident automobilistik në rrugën për aeroportin e Damaskut. Bashar duhet të kthehet me ngut në Siri dhe të hyjë në Akademinë Uhstarake të Homs, nga ku del në 1999 me gradën Kolonel.

Me vdekjen e të atit, pinjollit të shtëpisë Assad i duhet një grua. Nga 1996 frekuenton zyrtarisht Asma Akhras, një siriane 10 vjet më e re, që vjen nga borgjezia e madhe e biznesit sunit, që e ka takuar për herë të parë në Londër. Asma është me shtetësi britanike dhe posedon një kurrikulum mbresëlënës: e diplomuar në Ekonomi, në Financë, në Informatike dhe në Letërsi Franceze në Queen’s College e në King’s College. Në moshën 25 vjeçare, vajza gjen punë në një hedge fund të Deutsch Bank, qpastaj në Departamentin e Bashkimeve dhe Blerjeve të JP Morgan në Londër, më pas në Neë York. Ajo heq dorë nga Masteri në Harvard University për t’u martuar zyrtarisht me Bashar me 31 dhjetor 2000, 6 muaj më pas zgjedhja e tij në krye të Sirisë.

 

Pro baathist?

Bashar nuk është militant historik i partisë Ba’ath, pasi i përket një gjenerate tjetër, që nuk i ka njohur luftërat e mëdha të arabizmit. Nga momenti i ardhjes në pushtet, ai dëshiron të japë imazhin e një kreu shteti të afrueshëm dhe modern. Duke mos qeenë në gjendje të kontrollojë partinë Ba’ath, ai e dublikon duke tentuar ta neutralizojë. Më pak se 2 vite më pas, tri të katërtat e përgjegjësve politikë, administrativë dhe ushtarakë – midis të cilëve figura historike të regjimit si Alì Haydar, babai i forcave speciale siriane, armiqësor ndaj “suksesionit dinastik” – largohen me shumë “qetësi”. Tashmë Presidenti rrethohet me këshilltarë dhe biznesmenë. Përkatësia në Ba’ath nuk përbën më një conditio sine qua non për të ushtruar funksione të larta në gjirin e shtetit.

Gjithsesi, rezultonte e nevojshme dhe kujdesej dhe të menaxhohej partia me 1 milion e gjysmë anëtarët e saj. Në këmbim të një miratimi të kursit të ri ekonomik nga ana e Ba’ath, Presidenti impenjohet që të heqë dorë nga çdo modifikim i Nenit Nr.8 të kushtetutës, që thotë: “Partia Ba’ath është ajo që drejton shtetin dhe shoqërinë”. Në praktikë, Presidenti do ta citojë gjithnjë e më pak në diskutimet e tij partinë, duke vënë në lojë disa kundrapushtete dhe duke u shpërndarë funksione të reja njerëzve të besuar.

Kantieri i madh në të cilin punon Bashar është ai i modernizimit të ekonomisë siriane. Duke hequr dorë pak e nga pak nga socializmi i ngurtë i Ba’ath dhe duke inkurajuar investimet, Presidenti i ri mbështetet mbi një komunikim të lashtën të cilit duket se ia dominon themelet. Gruaja e tij Asma impenjohet në promovimin e projekteve rurale, në iniciativa për rininë, duke u mbështetur mbi shoqata që arrijnë të marxhinalizojnë sindikatat dhe organizatat e “pluhurta” të dala nga Ba’ath. Një klasë drejtuese e re hyn në skenën politike, duke përzier qetësi dhe metoda menaxhimi anglosaksone në një klientelizëm të “çfrenuar”.

 

Hapje dhe mbyllje

Në kundërshtim me karikaturat që bëhen lidhur me “klanin Assad”, në realitet janë në mazhorancë mjediset e biznesit të borgjezisë së madhe sunite ato që përfitojnë nga kjo hapje për të grumbulluar pasuri kolosale. Teorikisht, alaëitët vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në nivel administrativ dhe ushtarak, me përjashtim të Mohammed dhe Rami Makhluf, respektivisht daja dhe kushëriri i Bashar, në krye të një perandorie financiere dhe të telekomunikacioneve (Syriatel). Menjëherë pas hipjes në pushtet të Bashar, në Siri krijohen 12 banka private, ndërsa hapja në 2009e Bursës së Damaskut mundëson që të realizohen fitime të pafiskalizuara. Bumi imobiliar është masiv në lagje të caktuara të damaskut, që rritet si Bejruti fqinj, përzierje arkitekturash guximtare dhe mënyrash të reja konsumi: supermarkete alla amerikane, restorante dhe fast-food. E gjitha kjo kontribuon që të anemizohet akoma më shumë partia Ba’ath, ndërsa shërbimeve të informacionit dhe të sigurisë, që punësojnë në Siri jo më pak se 65000 persona, u atribuohen funksione të reja rregullimi social: të shërbejnë si ndërmjetës dhe garantë për tenderimet e kontratave publike e private. Në këtë pikë, korrupsioni i denoncuar në diskutimet zyrtare merr një përmasë masive.

Në planin politik, mbyllja mbetet komplete. Megjithatë, nga hipja në pushtet, Bashar hap perdet e një forme dialogu me shoqërinë civile. Për disa muaj lulëzojnë ato që quhen muntada, forume që mundësojnë mbledhje dhe diskutime të pazakonta në Siri. Edhe një herë akoma bëhet fjalë për një operacion për anemizimin e mëtejshëm të partisë Ba’ath. Ajo që shumë shpejt dhe në mënyrë jo të përshtatshme do të quhet “pranvera e Damaskut” do të zgjasë vetëm disa muaj. Ajo do t’i mundësojë një shoqërie civile në thelb urbane dhe që i përket klasës së mesme të shijojë lezetet e debateve pothuajse të lira gjatë një periudhe euforike, në të cilën edhe disa opozitarë të caktuar, që bile kishin qenë në burg, duket se flasin.

Duke filluar nga vera e 2000 konstatohet kudo në Siri lulëzimi i debateve mbi konceptin e “shoqërisë civile”, të përcjella në shtypin arab dhe në shtypin zyrtar të vendit, sidomos në të përditshmen Al Thaëra. Toleranca e manifestuar nga autoritetet përballë këtyre aktiviteteve, përveç një numri të ckatuar aktesh politike të forta si dekreti presidencial që u jepte lirinë qindra të burgosurve politike apo vendimi për të mbyllur burgun e tmerrshëm të Mezzé, kanë mundësuar zgjerimin e rretheve të diskutimit kudo në qytetet siriane.

Por e gjitha kjo nuk ka ecur pa pengesa dhe probleme. Në një kontekst të tillë, Ryad Seyf, në krye të një grupi që kërkonte të krijonte një strukturë më efikase, bën një kërkesë autorizimi për krijimin e një shoqate. Veprimi do të jetë një dështim dhe kërcënimet nga ana e shërbimeve të sigurisë do ta detyrojnë të bëjë prapaktheu dhe të kënaqet me ngritjen e një rrethi diskutimesh të pagëzuar “Dialogu kombëtar”. Evenimente të ndryshme do të kontribuojnë për ta mbyllur këtë punë, pasi hapen tri fronte: nisja e Intifadës së Dytë dhe politika e Ariel Sharon në Izrael; Libani, nga ku Izraeli do të tërhiqet në majin e 2000 dhe që Damasku do të donte ta kontrollonte; së fundi, rebelimi i konservatorëve, shpesh të afërt me partinë Ba’ath.

Me 8 shkurt 2001, toni ndryshon brutalisht. Në një intervistë për të përditshmen Asharq Al-Aësat, me rastin e manovrave ushtarake, Bashar el Assad deklaron se uniteti kombëtar, politika e babait të tij, ushtria dhe partia janë subjekte që nuk mund të kritikohen. Nga ana e tij, Zëvendëspresidenti sirian Abdel Halim Khaddam deklaron: “Shteti nuk do të lejojë që Siria të transformohet në një Algjeri tjetër”. Në shtator të 2001 Ryad Seyf arrestohet dhe dënohet me 5 vjet burg, ndërsa biznesi i tij i lulëzuar në tekstil bie. “Ajo që pushteti kishte në kokë, ishte të ndryshonte atmosfera e përgjithshmë në mënyrë që kapitalet perëndimore të mund të vinin në Siri për t’i dhënë fund krizës sociale dhe ekonomike aktuale. Reformat kishin si qëllim t’i jepnin popullsisë mundësinë që të punonte dhe të të jetonte më mirë, boll që të ruante pushtetin mbi të”, do të deklarojë Michel Kilo, një sirian kristian, opozitar historik dhe sot anëtar i Këshillit Kombëtar Sirian në mërgim.

 

Kthesa e luftës në Irak

Në planin ndërkombëtar, Siria bashkëpunon me CIA-n nga tetori 2001 në hetimet lidhur me al Qaedan dhe mbi njerëzit e lidhur me organizatën. Në raste të caktuar vetë Siria ka vonuar edhe arrestimin e të dyshuarve me qëllim që të mund të ndjekë bisedat dhe spostimet e tyre, në mënyrë që t’ia referojë Shteteve të Bashkuara. Por, me pushtimit e Irakut në 2003, Siria bëhet një prej kalimeve të detyruara të xhihadistëve që duan të shkojnë në atë vend: Bashar do ta dijë ta shfrytëzojë gjeografinë e vendit të tij, duka ia shitur bashkëpunimin apo përdorimin e shërbimeve të informacionit të tij ofruesit më të mirë. Megjithatë, vendosja e një pushteti proamerikan në kufijtë e tij do të bëhet shqetësimi kryesor i Damaskut dhe, nga ky këndvështrim, Bashari nuk e ka krejtësisht gabim. “Efekti domino”, i pritur nga konservatorët amerikanë në rajon, nënkupton një dënim brenda një kohe të shkurtër edhe të regjimit të Damaskut.

I pushtuar nga Siria prej vitit 1990, Libani përfaqëson hallkën e dobët e sistemit. Presidenti i tij deri në 2007, Gjenerali Emile Lahud, është një ushtar i Damaskut, që mundëson bllokimin politik dhe ekonomik e vendit të qiparisëve nga ana e fqinjit të tij sirian. Me 14 shkurt 2005 Kryeministri Rafiq al Hariri vdes në një atentat mu në qendër të bejrutit. Perëndimorët akuzojnë Damaskun dhe emocioni arrin kulmin e tij, ndësa manifestime të mëdha zhvillohen në kryeqytetin libanez. Bashar është i detyruar të cedojë dhe anonçon për prillin e  2005 tërheqjen e ushtrisë së tij nga Libani, megjithëse duke vazhduar të kontrollojë sistemin politik fallë Hizballahut, një prej forcave politike kryesore të vendit të qiparisëve. Gjithsesi, kriza ka lënë gjurmë: Gjenerali Ghazi Kanaan, kreu i vjetër i shërbimeve siriane të informacionit në Liban për rreth 20 vjet, gjendet i “vetëvrarë” disa muaj më vonë në zyrën e tij. Zëvendëspresidenti Khaddam, që ka qenë prokonsulli mizor i Libanit për 30 vjet, arratiset në Paris dhe vihet në shërbim të sauditëve, duke treguar Bashar si përgjegjës të atentatit. Jo pa shkaktuar ilariteti, ai propozon një demokratizim të regjimit.

Në kundërshtim më këtë, muaji i mjaltit duket se zgjat me fqinjin turk (Recep Tayipp Erdogan e quan Bashar “vëllai im i vogël”), ashtu si edhe me Dohën e Riadin, investimet e të cilëve derdhen masivisht në Siri. Sheiku i Katarit ndërton një vilë të mrekullueshme në perëndim të Damaskut dhe do të jetë prej insistimit të tij që Nicolas Sarkozy në 2008 do të vendosë ta ftojë Bashar el Assad në Paris, duke e marrë pretekstin nga lançimi i Bashkimit për Mesdheun.

 

2011: numri dhe hapësira kundër Basharit

Duhet nisur nga kjo e dhënë themelore, domethënë nga ajo që sistemi në funksion në Damas është është dashur të ndeshet qysh nga origjina e tij dy probleme kryesore: atë të numrit dhe atë të hapësirës, pas feja alaëite është përfaqësuese e minorancave dhe gjeografia e Sirisë dhe e kufijve të saj e bën të vështirë kontrollin e vendit. Kontestimi që shpërthen në 2011, menjëherë pas trazirave të ndodhura në Tunizi, në Egjipt dhe në Libi, shikon dy elemente të përplaesn me pushtetin.

Të ardhur nga një komunitet minoritar, alaëitët dhe duke qeverisur me grupe të tjera minoritare, përfshi këtu edhe borgjezinë sunite, shtetit ba’athist u mungon një bazë mjaftueshëm e gjerë. Kështu, Bashari është i detyruar sistematikisht që të negociojë, kur kjo është e mundur, ose të godasë brutalisht në pjesën më të madhe të rasteve. Kjo brishtësi është e rrënjosur në historinë e stabilizimit të shtetit sirian gjatë viteve Gjashtëdhjetë, pas dy dekadash me grushte shteti dhe të pothuajse anarkie. Praktikisht, pas disa vitesh qeverisjeje, kontestimi do të mund të shfaqej kudo: i nxitur nga krerët e vjetër të regjimit të marxhinalizuar, ashtu si edhe nga shoqërie civile e eksituar dhe e dëshiruar që të kryente reforma demokratike. Në praktikë, ai ka ka ardhur nga pjesa më e madhe e të pakënaqurve, popullsitë e zonave të vogla rurale e të fshatrave, vërtet të sakrifikuara në altarin e reformave ekonomike dhe e gjitha kjo, paradoksalisht, aty ku partia Ba’ath kishte korrur sukseset e saj dhe e kish arritur pushtetin duke u bazuar pikërisht mbi këtë bazë rurale. Do të jetë pikërisht Siria periferike, ajo e zonave të harruara nga shteti dhe të sakrifikuara në favor të metropoleve, që do të ngrihet me brutalitet të mëdha dhe do të jetë po aq madh brutalieti i represionit që do të shkaktojë revoltën.

Hapësira siriane nxjerr probleme kontrolli: Siria është ndoshta vendi i Lindjes së Mesme më i keq konfiguruar sipas kufijve, që burojnë nga vendimi periudhës së Mandateve. Përveç kontrasteve midis rajonit të ngushtë të bregdetit mesdhetar dhe mazhorancës shkretërinore (badia), por e pasur në resurse, situata e pjesës më të madhe të rajoneve siriane është ajo e rrugëve të kalimit dhe të kontinuiteteve hapësinore logjike, ku shteti tenton maksimalisht t’i delimitojë dhe t’i kapë. Ky është rasti si në jug, ashtu edhe në lindje, drejt Jordanisë dhe Irakut, për hapësirën e tribalizmit transkufitar. E njëjta logjike në drejtim të Turqisë: konfiskimi i Aleksandretës (Iskenderun), dhënë Turqisë nga Franca në 1938, i mundëson Ankarasë kontrollin e kreshtave, ndërsa duke ecur drejt lindjes ndeshen rajonet kryesore kurde të Sirisë. Për sa i përket kaosit iraken, që në disa aspekte kishte qenë një policë sigurimi jete për Sirinë, esso ora si ritorce contro Damasco. Dalle prime settimane Damasco perde il controllo di tutte le sue frontiere, ad eccezione di quella con il Libano, ma in questo caso dovrà fare assegnamento sull’intervento degli Hezbollah libanesi nella primavera del 2013 per mantenerne il controllo.

 

Pavarësisht gjithçkaje, Bashar reziston

Bashar el Assad që tashmë ishte i dënuar që të cedonte skeptrin, është akoma sot në krye pas 4 vitesh luftë. Në qershor të 2014, ai rizgjidhet me 88.7 përqind të votave në zgjedhjet e para shumëpartiake të Sirisë bashkëkohore, një rezultat sigurisht befasues. Neni i famshëm 8 është amenduar, duke i dhënë fund monopolit të partisë Ba’ath ndaj shtetit, pikërisht në rastin e miratimit të kushtetutës së re të 2012. Ashtu si edhe Siria, Bashar ka dalë i shpërfytyruar nga konflikti. Gjithçka po ndodh sikur Siria e dobishme, ende e kontrolluar nga qeveria siriane (30 përqind e territorit, 60 përqind e popullsisë), pothuajse përkon me projektin politik e viteve 2000, atë të një Sirie më urbane, më bregdetare dhe aktiviteti ekonomik i saj, me çmimin e akrobacive të pabesueshme, rezulton akoma i siguruar. Represioni i pamëshirshëm i ushtruar ndaj rebelëve në një farë mënyrë ka shtrënguar zgjedhjen midis atyre që pranojnë rendin e Damaskut apo nëse e urojnë nga frika e islamistëve sunitë dhe atyre që preferojnë “kaosin e drejtë”.

Vetë Bashari ka qëndruar i ngrirë, i aftë t’u rezistojë kërcënimeve që në gjirin e pushtetit e kanë vënë nën breshëri. Është e siguruar e ardhmja e tij? Vetë ai ka deklaruar kohët e fundit se “do largohet nga pushteti atëhere kur do ta kërkonte situata”. Me ndërhyrjen ruse, ai ka tashmë sigurinë se nuk do të përfundojë keq si Gedafi. Paravësisht gjithçkaje, ata që vazhdojnë të kërkojnë largimin e tij përpara çfarëdo tranzicioni politik, nuk e ka kuptuar se legjitimiteti i tij buron pikërisht nga kjo dhunë. Kjo do të thotë të injorosh Lindjen e Mesme dhe sidomos të harrosh se ku pozicion i ngurtë dhe represioni i pandalshëm që  ka pasuar, nuk ekzistonin praktikisht në fillimin e gjithë kësaj historie. Vetë Bashar el Assad është kontestuar në fillimet e krizës nga brenda vetë rreshtimit alaëit të tij me sloganin: “Bashar ka klinikën e tij, Maher el Assad (vëllai i vogël i tij) në pushtet!”. Por ai ka ditur ta ruajë unanimitetin në kuadër të forcave të armatosura (vetëm 5 gjeneralë nga 1200 të tillë kanë dezertuar), duke imponuar zgjedhje radikale. Nga e gjitha kjo Presidenti sirian ka dalë i forcuar, në pozicion zaim, të kreut ushtarak dhe të kreut të represionit. Më shumë se kurrë pas ndërhyrjes ruse, ai rezultonte çelësi i ngrehinës politiko – ushtarake siriane, e përbërë nga vasalizime dhe fedualitete. Largimi i tij nga pushteti do të nënkuptonte një rënie totale të asaj që mbetet nga shteti sirian me pasoja katastrofike dhe shkatërrimtare mbi tërësinë e shoqërisë siriane. Në fakt, një gjë duket e qartë: nuk është e sigurtë se perëndimorët kanë një Plan B dhe, sidomos, e njëjta gjë mund të zbatohet pa konsensusin e Vladimir Putinit, aleat i Bashar. Gjithsesi, edhe nëse përzënia e Bashar do të ishte e parashikueshme, rënia e shtetit sirian do të nënkuptonte të riprodhohej në tokën siriane një Libia e dytë në dyert e Europës dhe, pa dyshim, do të shkaktonte lëvizje migratore të paprecedent, patjetër shumë më të mëdha se se ato tashmë para syve të të gjithëve.

(nga Storica)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY