Turqia neo-otomane? Jo, vetëm pasperandorake

Turqia neo-otomane? Jo, vetëm pasperandorake

42
0
NDAJ

Presidenti Recep Tayyip Erdogan – shpjegon për «La Lettura» studiuesi Galip Dalay, bashkëkombas i tij – «ndjek politika force të lidhura me historinë e vonshme», paksa siç bëjnë vende të tjera me një të kaluar koloniale: shih Rusinë, Francën apo Mbretërinë e Bashkuar. Kërkon një rol ndërkombëtar: në Libi ia ka arritur, në Afrikë thuajse, por me Francën dhe Greqinë rrezikon shumë.

«Jam shumë kritik ndaj termit neo-otoman të përdorur sot për politikën e jashtme e Recep Tayyip Erdogan. Është në modë, por nuk pasqyron realitetin. Në rastin e Presidentit turk do të flisja më shumë për një qëndrim tipik prej lideri të një shteti pasperandorak që ndjek politika force të lidhua me historinë e tij të vonshme, për më tepër jo shumë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera me një kaluar parapendorake apo koloniale – si Rusia, Franca apo Mbretëria e Bashkuar». Galip Dalay punon parasëgjithash midis Oxford University e Institutit për Çështjet Ndërkombëtare të Berlinit dhe jep shpjegime të arsyeshme historike e gjeostrategjike për politikat turke, gjithnjë e më agresive.

 

Nuk do të ishte historikisht i saktë, por termi «neo-otoman» i përshtatet shumë mirë agresivitetit të Erdogan: gjithnjë e më shumë diktatorial në shtëpinë e tij, kërkon të rifitojë, edhe  ushtarakisht, influencë në territoret e humbura nga Porta e Lartë pas humbjeve në Luftën e Madhe. Ka që flasin për një Turqi të vendosur që të arkivojë «sindromën e Sèvres», vendi ku një shekull më parë u firmosën traktatet e shpërbërjes osmane.

«Faktet provojnë gjë tjetër. Edhe ato më të fundit, si zgjedhja për të mbështetur ushtarakisht palën myslimane në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajaxhanit për Nagorno-Karabakh. Këto zona nuk kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Ose, më tej akoma, rritja e pranisë turke në Afrikë, që përbën ndoshta impenjimin më të vazhdueshëm e më të rëndësishëm turk jashtë vendit e Mijevjeçarit rë ri: nga 2003, viti pasues nga emërimi i Erdogan si Kryeministër, deri më sot, ambasadat turke kanë kaluar nga 12 në 41. Destinacionet e Turkish Airways me qytetet afrikane janë rritur nga 14 në rreth 60 të tilla. Shkëmbimi i ndërsjelltë me Afrikën i kalon 200 miliard dollarët në vit. Në vitin 2017 në Mogadisho është ndërtur një bazë ushtarake turke 50 milion dollarëshe. Raportet me Adis Abebës janë të ngushta dhe bilancojnë penetrimin kinez. Gjithçka në territore jashtë kufijve të vjetër osmanë».

 

Për praninë turke në Afrikë kemi dëgjuar edhe në Itali, kur kemi zbuluar në maj rolin e shërbimeve të Ankarasë në lirimin e Silvia Romano, e kidnapuar në Kenia më 2018 dhe e mbajtur rob nga ekstremistë islamikë. Si e shpjegoni ekspansionizmin e ri turk?

«Shikoj të paktën tri elementë të mëdhenj në politikën e jashtme të Erdogan, në vijueshmëri me të kaluarën. I pari: aspirata për të qenë një fuqi rajonale me peshë edhe në fushën ndërkombëtare. Trashëgimia e historisë peshon: Erdogan shikon nga zonat që për gjysmë mijëvjeçari qenë pjesë e Perandorisë Osmane, por në këtë Ankaraja nuk është ndryshe nga mënyra sesi Londra trajton vendet e Commonwealth apo Emmanuel Macron konsideron Libanin. Pas shpërthimit në Bejrut të 4 gushtit Presidenti francez ka folur për rolin historik e vendit të tij ndaj Libanit, ka ndërhyrë midis partivë vendore, duke shkaktuar mëri të madhe. Kështu, Turqia kërkon të peshojë në Ballkan, në Kaukaz, në Mesdhe, në Detin e Zi. E bën edhe në emër tëë identitetit të tij prej ish vendi perandorak. Por qysh në fillimet e Luftës së Ftohtë, qeveritë e Ankarasë u paraqitën si partner i madh i NATO në rajon për të kundërshtuar sovjetikët. Jo rastësisht, Parisi përfaqëson një prej kundërshtarëve më të zjarrtë, nga skenari libian tek Mesdheu lindor: dy ish perandori që ndeshen në të njëjtat vende të konflikteve të vjetra».

 

Elementi i dytë?

«Ekonomik. Erdogan është shumë i preokupuar nga kriza e viteve të fundit, në kundërtendencë karshi rritjes së madhe të tagrave të tij si Kryeministër dhe deri me zgjedhjen e tij si President në vitin 2014. Sot PBB turke, vend me 85 milion banorë, është e barabartë me 1/3 e PBB italiane, megjithatë pprojektimi i forcës nga ana e tij është shumë më ambicioz. Ja pra nevoja për për të shfrytëzuar vendburimet energjitike në Mesdhe dhe në Detin e Zi. Mbizotërojnë konsiderata pragmatike, jo ideologjike. Erdogan mrbon popullatat myslimane në Kashmirin indian, me New Delhi është në konkurrencë tregtare në Azi dhe në Afrikë. Ama shmang përplasjen me Pekinin, dëmi ekonomik do të ishte shumë i rëndë, dhe nuk thotë as edhe një fjalë për uigurët e Ksiniangut e mbyllur në kampet e “rehabilitimit” e ngritura nga regjimi. Do të ishte gabim të mendohej se Erdogan paraqitej si idhtar i masave të persekutuara islamike, e bën vetëm nëse i konvenion. Politikat e tij ndjekin ligjet e tregut. Shumë prej njerëzve të tij janë teknicienë laikë».

 

I treti?

«Marina ushtarake turke është rritur shumë gjatë viteve të fundit. Po bëhet zemra laike e ushtrisë së re, mban admiralët e vjetër të formuar në epokën kemaliste. Janë ata që drejtojnë krahun e hekur detar rreth Qipros».

 

A do të ishte i gatshëm Erdogan të bënte një luftë me Greqinë dhe deri me shtete të tjera europiane?

«Nuk besoj. Erdogan dëshiron të shkatërrojë statuskuonë aktuale. E konsideron si dëm, një element dobësie kundër interesave të Turqisë,  domethënë për t’u ndryshuar në favorin e saj. Sulmon për të shkatërruar. Në Nagorno-Karabakh synon që të përmbysë situatën e tri dekadave të fundit. Ama nuk do të arrijë të qëllojë kundër Rusisë: nuk e ka bërë as edhe në Siri, që përfaqëson një prioritet në luftën kundër kurëve. Sigurisht, për të enklava kurde në Siri duhet asgjësuar, është një pol tepër i rëndësishëm agregimi kombëtar për kurdët në Turqi. Për këtë qëllim është i gatshëm që të bëjë traktativa me Bashar al Assad. Në të kaluarën do të kishte preferuar që regjimi Damaskut të zhdukej, kurse tani jo».

 

Por Erdogan e pushton Sirinë veriperëndimore në mënyrë të qëndrueshme.

«Është një prej rrugëve pa krye të politikës së tij. Do të donte të asgjësonte federalizmin e kërkuar nga kurdët në bregun lindor të Eufratit, por më pas favorizon atë të milicive sunite në zonën e Idlibit, në bregun perëndimor, ku ka 20000 ushtarë. Kundërshton veten dhe nuk di sesi të dalë nga kjo situatë».

 

Po në Mesdhe?

«Këtu kalon një rrezik të kalkuluar. Tregohet i gatshëm që të dërgojë kanonierat  e tij, tenton që të ngrejë çmimin. Dëshiron t’i shtrëngojë homologët që të trajtojnë lidhur me një plan të ri, që në realitet nënkupton ta ketë ndryshuar tashmë statuskuonë. Por nuk kërkon luftën totale. Ama nuk e ka një exit strategy dhe këtu qëndron dobësia e tij: në rast se gabon, në rast se e tërheq më shumë litarin, rrezikon goditjet me top nga Greqia dhe ndoshta edhe nga Franca. Në Libi i ka ecur shumë mirë, ka vendosur të ndërhyjë kundër trupave të Khalifa Haftar vitin e kaluar, kur Italia nuk i është përgjigjur apeleve të qeverisë së Tripolit. Dhe ka fituar. Trupat dhe dronët e tij, bashkë me mercenarët sirianë, kanë çliruar Tripolitaninë. Më pas ka ditur të ndalet. As nuk e ka marrë Sirte dhe Oazin e Jufra, as nuk ka hyrë në Cirenaica. Përkundrazi, ka nisur të bëjë traktativa me Egjiptin dhe Rusinë. Sot është idhtari ii madh i situatës libiane, i është imponuar si element qendror dhe ka fituar marrëveshjen për zgjerimin e ujërave territoriale respektive me qeverinë e Fayez Sarraj. Goditje prej mjeshtëri. Le të shikojmë nëse ia arrin edhe në Mesdheun Lindor».

 

Po me Italinë?

«Erdogani kërkon që të ketë raportet më të mira të mundshme më Italinë e Gjermaninë, që balancojnë ato më të këqija me Greqinë dhe Francën. I frikësohet një Europe të baashkuar kundër tij. Temë komplekse. Midis viteve 2005 e 2007 Erdogani shpresoi vërtet se Turqia mund të bëhej një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. U happ ndaj kurdëve, garantoi lirinë e shtypit, reforma demkratike. U refuzua, sidomos për shkak të Presidentit të atëhershëm Nicolas Sarkozy: presionet franceze në këtë kuptim janë ndër dy elementët më të rëndësishëm që kanë çuar më pas një zgjedhjet neo – perandorake turke».

 

Cili qe elementi i dytë?

«Transformimi i pranverave arabe në vitin 2011 nga luftëra popullore për demokracinë e brendshme në luftëra trubale, fetare dhe për hegjemoninë raonale. Qe e qartë në atë kohë se grushti i shtetit ushtarak në Egjipt, që në vitin 2013 shkarkoi Presidentin e zgjedhur nga Vëllazëria Myslimane Mohammed Morsi dhe solli në vend të tij Abdel Fattah al Sisi. Atëhere Erdogani vendosi që fuqia turke nuk mund të qëndronte jashtë. E braktisi logjikën e soft power dhe zgjodhi të përdorë ushtrinë».

 

I formuar në Europë, 36 vjeçari Galip Dalay ka lindur në Provincën e Diyarbakir, në juglindjen turke, ku janë të gjalla tensionet me minorancën kurde. Punon midis Oxford University, ku është Visiting Scholar, dhe Institutit për Çështjet Ndërkombëtare të Berlinit. Gjithashtu, Dalay është edhe Nonresident Fellow në Brookings Doha Center for Studies.

(nga La Lettura)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY