Trekëndëshi strategjik Iran – Rusi – Kinë

Trekëndëshi strategjik Iran – Rusi – Kinë

255
0
NDAJ

Kudo që të shkojmë sot nëpër Eurazi, nga Gjiri Persik dhe Deti Kaspik në Rusi, Kazakistan, Turkmenistan, dhe në Kinë, do të shohim se nuk është hartuar asnjë projekt i këtillë i ngjashëm për ndërtimin e një tërësie hapësirash të reja ekonomike, që prej kohës së ndërtimit për herë të parë të Silk Road prej më shumë se dy mijë vjet më parë dhe ky është projekti i parë që po dëshmojmë se po realizohet.

Marrëdhëniet e përbashkëta të vazhdueshme ekonomike, politike dhe ushtarake të Iranit, Kinës dhe Rusisë – gjë që unë e shoh si një Trekëndësh të Artë të nevojshëm të Eurazisë – janë duke u thelluar gjithnjë e më shumë, sidomos në fushat e rëndësishme. Këto marrëdhënie po zhvillohen ndërkohë që strategjia gjeopolitike e SHBA-së gjatë administratës së ardhshme të Trumpit është për distancimin e Uashingtonit edhe nga Irani edhe nga Kina dhe ndërkohë që Uashingtoni i ka zgjatur kulaçin Moskës për të minimizuar konfliktet mes dy palëve – kjo është gjeopolitika klasike e Halford Mackinder apo edhe e Kissinger në përpjekje që ta ndryshojnë balancën e pushtetit për të shmangur një luftë përballë dy fronteve të cilat së bashku në mënyrë të përkryer i kanë dalë kundër Washingtonit. Aktualisht, dinamika e fundit e disa viteve të bashkëpunimit më të ngushtë sidomos të tre shteteve të rëndësishme të Eurazisë po fiton strategjikisht shumë vrull. Hapi më i fundit i këtyre marrëdhënieve është vizita e Ministrit të Mbrojtjes të Kinës dhe të zyrtarëve të lartë rusë në Teheran.

Në datat 14 dhe 15 nëntor në Teheran, gjatë një vizite të nivelit të lartë të Ministrit Kinez të Mbrojtjes Gjeneralit Chang Wanquan me Presidentin Iranian Hassan Rouhani dhe Ministrin Iranian të Mbrojtjes Hussein Dehghan, këto dy shtete të mëdha euraziatike nënshkruan një marrëveshje për të zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin e tyre ushtarak. Kjo marrëveshje bën thirrje për intensifikimin e trajnimit ushtarak dypalësh dhe bashkëpunim më të ngushtë në ato që Irani i sheh si çështje të sigurisë rajonale, konkretisht në krye të listës si më primarë janë terrorizmi dhe lufta në Siri. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Kryegjenerali Muhammad Hussein Bakeri, u shpreh se Irani është i gatshëm që të ndajë me Kinën eksperiencat e tij në luftën kundër grupeve terroriste në Irak dhe Siri. Dehghan shtoi gjithashtu se marrëveshja paraqet një “rinovim të bashkëpunimit afatgjatë ushtarak dhe të mbrojtjes me Kinën.”

Në javët e fundit që lamë pas, Kina angazhuar drejtpërdrejt në mënyrë aktive në luftën kundër ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste, duke përfshirë al Qaedan dhe Frontin Al-Nusra dhe shumë nga ndihmësit e tyre të shumtë nën urdhrin e qeverisë së Presidentit sirian Bashar al Assad, duke u bashkuar kështu me Rusinë dhe Iranin. Kjo marrëveshje formale me Teheranin, e cila është frymëzuar në mënyrë të konsiderueshme në përvojën e parë me luftën në Siri, në mënyrë të qartë paraqet një thellimin të marrëdhënieve dypalëshe Kinë-Iran.

Në të njëjtën kohë, ndërsa Kina dhe Irani zhvillonin takimin në Teheran kreu i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Këshillit të Federatës Ruse në Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus, Viktor Ozerov, gjendej gjithashtu në Teheran. Atje, ai i tha RIA – Novosti se Rusia dhe Irani janë në bisedime e sipër për një marrëveshje armësh që kap vlerën e rreth 10 miliardë dollarëve. Kjo marrëveshje parashikon që Rusia të dërgojë në Iran tanke T-90, sisteme artilerie, aeroplanë dhe helikopterë.

Thënë më përmbledhtazi, ky nuk është gjë tjetër veçse një thellim i lidhjeve ushtarake dhe të mbrojtjes në mes e tre pikave (shteteve) të Trekëndëshit në zhvillim të Eurazisë. Kjo gjë do të sjellë rezultate të mëdha dhe kjo jo vetëm në pikëpamjen e stabilizimit të Sirisë dhe Irakut në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, këto zhvillime do nxisin edhe më shumë intensifikimin e lidhjeve të reja ekonomike në mesin e tre fuqive të mëdha të Euroazisë.

Babai i gjeopolitikës britanike Halford J. Mackinder, ndryshe nga analistët e tjerë gjeopolitikë, e ka quajtur Rusinë si Qendra e Fuqisë (Heartland Power), dhe në vitet e fundit të jetës së tij, në një artikull që kishte shkruar si shkrimtar i ftuar në 1943 në gazetën Foreign Affairs të Council on Foreign Relations të New Yorkut, kishte paraqitur një alternativë sipas së cilës Kina mund të luajë në mënyrë të barabartë me Rusinë një rol kryesor si gjeografik ashtu dhe politik në rajonin e Eurazisë. Tani për tani, duke pasur parasysh rritjen e madhe që ka shënuar rëndësia gjeopolitike të prodhimit të naftës dhe e gazit të vendeve të Gjirit Persik, e cila qysh prej vitit 1943 është e lidhur ngushtë me shtetet e Iranit, Kinës dhe Rusisë, është duke u kristalizuar një marrëdhënie bashkëpunimi që sipas Mackinderit është përkufizuar si një Qendër e Re Fuqie.

Elementi i vetëm që i është shtuar kësaj situate që nga viti 2013 është iniciativa e Presidentit të Kinës Xi Jinping për tejkalimin e krizës, të cilën ai e ka emëruar si One Belt, One Road e cila është një infrastrukturë që do të lidhë tërthorazi të gjithë Euroazinë dhe madje edhe Azinë Jugore. Edhe Kina edhe Rusia kanë rënë dakord zyrtarisht që, në bashkëpunim dhe në koordinim me Iranin të aplikojnë një projekt të madh me vlera disa milliard dollarëshe të infrastrukturës për të lidhur të gjithë tregjet e reja në zhvillim të Azisë Qendrore me Iranin dhe potencialisht edhe me Turqinë me anë të një hekurudhë koherente me shpejtësi të lartë dhe një rrjet të porteve detare, projekt prej të cilit pritet që brenda fundit të kësaj dekade tashmë të fillojë një transformim me vlera të larta ekonomike të të gjithë Eurazisë.

 

Tregtia mes Kinës dhe Iranit

Madje që prej kësaj periudhe, pavarësisht sanksioneve ekonomike të vështira të SHBA-së dhe BE-së ndaj Iranit, marrëdhëniet tregtare të Iranit me Kinën janë zhvilluar gjithnjë edhe para se marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila bëri të mundur zbutjen sado pak të disa sanksioneve. Tregtia dypalëshe, e cila në vitin 1989 shënonte 400 milion dollarë, në vitin 2014 është rritur deri në 52 miliard dollarë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Iran – Kinë (I.C.C.C.I.) ka pësuar një rritje drastike – nga 65 anëtarë që kishte të regjistruar në vitin 2001, tani ka të regjistruar 6000 anëtarë. Ky është një tregues i intensitetit të lartë të bashkëpunimit ekonomik.

Menjëherë pas heqjes së sanksioneve gjatë janarit të vitit 2016, Presidenti i Kinës Xi Jinping ka vizituar Teheranin, dhe gjatë kësaj vizite këto dy vende kanë nënshkruar marrëveshje të shumta me vlera të mëdha ekonomike. Pas bisedimeve të këtyre dy shteteve në 23 janar, Presidenti iranian Rouhani bëri me dije se “Irani dhe Kina kanë rënë dakord për të rritur vlerën monetare të tregtinë së përbashkët për të arritur deri në 600 miliardë dollarë brenda 10 viteve të ardhshme”, duke shtuar më tej se “të dy vendet kanë rënë dakord për formimin e marrëdhënieve strategjike, i cili reflektohet edhe në një dokument 25 vjeçare në formë gjithëpërfshirëse.” Për më tepër, Irani ka ranë dakord për bashkëpunimin e energjisë bërthamore dhe duke votuar për të marrë pjesë zyrtarisht në projektin e Kinës One Belt, One Road, projekt për të cilin Rusia dhe vendet e Eurazisë me anë të Bashkimit Ekonomik Euraziatik kishin rënë dakord të bashkohen zyrtarisht që në vitin 2015.

 

Irani – elementi kyç

Projekti i Kinës One Belt, One Road, që herë pas here është referuar si Rruga e Re e Mëndafshtë Ekonomike, është një projekt i shkëlqyer gjeopolitik, ekonomik, ushtarak dhe kulturor. Kjo do t’u mundësonte vendeve anëtare të këtij projekti të jenë shumë më të mbrojtura nga pushteti i forcës detare të SHBA-së, e cila ndalon kalimin e mallrave të tregtisë bazike nga deti që duhet të kalojë nëpër Ngushticën e Malakës e kontrolluar nga SHBA-ja për në Evropë apo edhe për në Lindjen e Mesme. Po ashtu, nga ana tjetër ndërkohë që Uashingtoni dhe Brukseli janë duke vendosur sanksione ekonomike mbi tregtinë që Rusia ka me Evropën, kriza ukrainase e ka detyruar Rusinë që “të përqaset edhe më shumë nga Lindja”, sidomos nga Kina.

Ajo që është përftuar nga kriza e krijuar me Rusinë në lidhje me SHBA-në, që prej shkurtit të vitit 2014, pas grushtit të shtetit në Ukrainë është një bashkëpunim strategjik në mes të tre fuqive të mëdha si Irani, Kina dhe Rusia, gjë të cilën Zbigniew Brzezinski në librin e tij të botuar në vitin 1997, Fusha e Madhe e Shahut e ka përshkruar si sfida më e madhe gjeopolitike për të sfiduar rolin e tij superior me të cilën Uashingtoni po përballet që prej viteve 1989 – 1991, kur Shteteve të Bashkuara shkatërruan superfuqinë e Bashkimit Sovjetik.

Në atë periudhë, Brzezinski ka deklaruar haptazi, fjalë për fjalë kështu: “… mënyra sesi Amerika “po menaxhon” Eurazinë është kritike. Një fuqi e cila arrinë të dominojë Euroazinë është duke kontrolluar dy nga tre rajonet më të avancuara ekonomikisht dhe më produktive të botës. Nëse hedhim një vështrim të thjeshtë në hartë, do të shohim shumë lehtazi se se kontrolli mbi Euroazinë do të sjellë pothuajse automatikisht nënshtrimin Afrikës, duke e bërë hemisferën perëndimore dhe Oqeaninë (Australinë) gjeopolitikisht periferik për kontinentet qendrore në botë. Rreth 75 % e popullsisë së gjithë botës jeton në Eurazi, edhe shumica e pasurisë fizike në botë gjendet atje, si përsa i përket ndërmarrjeve po ashtu edhe përsa i përket pasurisë nëntokësore. Eurazia mbërmban rreth tre të katërtat e burimeve më të njohura të energjisë në gjithë botën.”

Irani është strategjik për ruajtjen e kohezionit të Eurazisë nën planin e Kinës për zhvillimet infrastrukturore. Jo vetëm që është Kina një blerësi më i madh i naftës iraniane, konsumatori më i madh i eksportit të Iranit, edhe Irani përmban në vetvete gjithashtu një rëndësi jetike për vizionin e Kinës për të mundësuar prodhimin dhe logjistikën e qendrave krejtësisht të reja si dhe shpërndarësve në Azinë Qendrore dhe në Evropë. Ashtu siç ka theksuar edhe konsulentja strategjike, indianja Debalina Ghoshal, “Kina ka treguar një interes të madh përsa i përket vendndodhjese gjeostrategjike të Iranit dhe kufijtë e tij, Detin Kaspik dhe Gjirin Persik. Kjo vendndodhje e Iranit i jep mundësinë Kinës që të mund të vërë në jetë axhendën e saj në lidhje me projektin One Belt, One Road”.

Irani që tani është pjesërisht i lidhur me një seksion që është pothuajse në përfundim e sipër të infrastrukturës hekurudhore dhe të porteve që përmban projekti i madh i Kinës. Në fillimin e vitit 2015, mallrat hekurudhorë filluan të lëvizin nëpërmjet hekurudhës së re Zhanaozen – Gyzylgaya – Bereket – Kyzyl Atrek – Gorgan, e cila ka përfunduar tërësisht në dhjetor të vitit 2014 për një periudhë pesë vjeçare, e cila është një kohëzgjatje mbresëlënëse.

Kjo linjë hekurudhore për të cilën bëhet fjalëlidh Iranin me Kinën duke e përzgjatur këtë linjë hekurudhore përmes Turkmenistanit dhe Kazakistanit. Kazakistani është një ndër anëtarët themelues së këtij projekti logjistik që prej kohës kur Presidenti Xi Jinping e paraqiti atë për herë tëparë gjatë një vizite, që kishte zhvilluar në në Kazakistan në vitin 2013. Ndërlidhja e re hekurudhore, e njohur si Korridori Hekurudhor Transkombëtar Veri – Jug lidh Iranin me Kazakistanin dhe me Kinën në pjesën kufitare, duke përshkruar rrugën nëpërmjet Turkmenistanit. Linja e re hekurudhore që përshkraun 908 kilometra, përmblidhet duke filluar nga Uzen në Kazakistan (120 km), pastaj përmes Gyzylgaya – Bereket – Etrek në Turkmenistan (700 km) dhe duke përfunduar në Gorgan në Iran (88 km). Si rezultat i lidhjes së re hekurudhore, trafiku i mallrave është zhvendosur nga trajektorja tokësore në linjën hekurodhe që lidh të gjitha portet kryesore dhe terminalet e të gjithë rajonit Kaspik.

Linja hekurudhore e re Iran – Turkmenistan – Kazakistan e cila shkon në Kinë do të transformojë të gjithë rëndësinë ekonomike në një hapësirë të gjerë në rajonin e Azisë Qendrore. Bereketi në Turkmenistan, që ndodhet në udhëkryqin e linjës ekzistuese hekurudhore transkaspikase e cila lidh Turkmenbashin në Detin Kaspik me Yzbekistanin, Kazakistanin Lindor dhe Kinën, do të shndërrohet tashmë në vendin që do të jetë i një depo të madhe moderne dhe të cilësisë më të lartë të riparimit të lokomotivave, duke e bërë këtë vend një qendër të madhe mallrash.

Për më tepër, qeveria turkmene është duke ndërtuar një port të përmasave të mëdha në Turkmenbashi që potencialisht do të mundësojë zhgjerimin e lidhjeve edhe të mëtejshme tregtare të Federatës Ruse nga deti. Lidhja hekurudhore e ndodhur në Gorgan të Iranit, që tani është lidhur me rrjetin kombëtar të hekurudhave të Iranit dhe në këtë mënyrë do të mundësojë transportin hekurudhor midis Kinës, Azisë Qendrore dhe Gjirit Persik. Lidhja do të shkurtojë rrugën me 400 km dhe do ta shkurtojë kështu kohën e transportit të mallrave pak a shumë përgjysmë, nga 45-60 ditë që zgjaste normalisht, aktualisht e ka reduktuar në 25-30 ditë. Kjo është një fitore e madhe ekonomike.

Që nga prilli i këtij viti, në mënyrë të veçantë Moska dhe Teherani kanë qenë të angazhuara në bisdimet e ndërtimit të një kanali për anijet nga Deti Kaspik për në Gjirin Persik nëpërmjet Iranit. Rusia, Azerbajxhani dhe Irani kanë rënë dakord gjithashtu që të përshpejtojnë bisedimet mbi një korridor transporti Veri – Jug që pjesërisht do të përshkojë rrugën përgjatë bregut perëndimor të Detit Kaspik nga Rusia në Iran nëpërmjet Azerbajxhanit. Në momentin që do të përfundojë ndërtimi i Korridorit Veri – Jug do të zvogëlohet koha e transportit të mallrave nga India deri në Azinë Qendrore dhe Rusia nga Mumbai, India në Moskë nga rreth 40 ditë që është për momentin në 14 ditë dhe të mund në këtë mënyrë të anashkalojë kalimin nga Kanali Suezit duke ulur në mënyrë të konsiderueshme edhe më shumë koston ekonomike.

Kudo që të shkojmë sot nëpër Eurazi, nga Gjiri Persik dhe Deti Kaspik në Rusi, Kazakistan, Turkmenistan, dhe në Kinë, do të shohim se nuk është hartuar asnjë projekt i këtillë i ngjashëm për ndërtimin e një tërësie hapësirash të reja ekonomike, që prej kohës së ndërtimit për herë të parë të Silk Road prej më shumë se dy mijë vjet më parë dhe ky është projekti i parë që po dëshmojmë. Nëse qeveria turke i bashkohet projektit të hekurudhës OBOR me seriozitetin e plotë, atëhere potencialiteti për një transformim të rëndësishëm të rajonit euraziatik do të bëhet edhe më i mundshëm. Na mbetet vetëm të shohim se çfarë një SHBA nën presidencën e Trump do të tentojë të bëjë për të shkatërruar këtë sipërmarrje të bukur euraziatike. Nëse ai është aq i mençur, do ta kuptojë se ky lloj zhvillimi është e ardhmja e vetme e vërtetë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç falimentimit, depresionit ekonomik dhe luftëratve e shkatërrimit. Nëse nuk ndodh kështu, gjithnjë e më shumë nga pjesa tjetër e botës duket e vendosur që të ecë përpara pa “superfuqinë e vetme”.

(nga williamengdahl.com)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY