Tabutë e Berlinit i bëjnë dëm Europës

Tabutë e Berlinit i bëjnë dëm Europës

369
0
NDAJ

Gjermania këmbëngul në ndjekjen e një lidershipi që nuk ia kërkon askush. Pbsesioni për activin tregëtar dëmton ekonomitë e tjera europian dhe mbjell armiqësi, ndërsa solipsizmi ndaj emigrantëve anashkalon jugun dhe ka bërë që të largohet Londra. Bashkimi Europian kërkon dialog, jo diktat.

 

 

Prej disa vitesh në Europë vjen ftesa për Gjermaninë që të marrë një lidership më të vendosur. Në të njëjtën kohë, shumë politikanë dhe opinionistë gjermanë e nxisin qeverinë që të ndërhyjë në mënyrë më të fortë në procesin e integrimit europian. Kabineti i ri me Merkel në krye është impenjuar që ta stimulojë me shpejtësi një proces të tillë, por kjo qasje gjen pak mbështetje në vendet e tjera europiane. Të paktën duke filluar nga vjeshta e 2015, domethënë nga vendimet e marra në mënyrë krejtësisht të pavarur për sa i përket krizës së emigrantëve, Kancelarja nuk shikohet më në një dritë positive, por si një figurë politike që vepron pa një plan të saktë. Mbi dëshirën për ta parë Gjermaninë lider rëndon hija e Angela Merkel.

Por kur e ka nisjen debate lidhur me një rol më të fortë të Gjemranisë? Çështja është bërë patjetër më e ndjeshme pas shpërthimit të krizës greke. Në majin e 2012, Ministri i Jashtëm i atëhershëm polak Radosłaë Sikorski deklaroi se Gjermania ishte vendi që nxirrte përfitimet më të mëdha nga integrimi europian dhe kështu që, në fazë krize, duhej të merrte mbi vete përgjegjësi më të mëdha. Ky koncept u kap atëhere nga politikanë të ndryshëm gjermanë. Në diskutimin zyrtar të mbajtur me rastin e festës kombëtare të bashkimit gjerman, Presidenti i Republikës Federale Joachim Gauck uroi që Gjermania të merrte mbi vete përgjegjësi më të mëdha, si në Europë, ashtu edhe në botë. Kredoja e shumë politikanëve gjermanë tingëllonte pakashumë: «Shumë pushtet, shumë përgjegjësi». Apeli për një qasje të re gjermane ndaj poilitikës ndërkombëtare, sidomos europiane, është marrë edhe në nivel publicistik. Në 2017 BMW Foundation Herbert Quandt ka financuar botimin e një studimi të ri, të titulluar Përgjegjësia e re e Gjermanisë (Deutschlands neue Verantwortung), në të cilin firma shumë të njohura, midis të cilëve ish Ministri i Jashtëm dhe Presidenti aktual i Republikës Frank-Walter Steinmeier, bëjnë një apel me qëllim që Gjermania të impenjohet më shumë në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, ai që habit është fakti se një apel i tillë nuk lëviz nga një vlerësim i interesave gjermane në botë, por u bën jehonë shpresave që vendet partner do të kishin ndaj Gjermanisë. Në dhjetorin e 2017 Ministri i Jashtëm i atëhershëm Sigmar Gabriel është shprehur po në të njëjtat terma, duke ftuar edhe që t’u sqarohet më mirë qytetarëve gjermanë nevoja e një roli më të spikatur të vendit në çështjet ndërkombëtare.

Postet e larta politike të tjera të interesuara për një rritje të impenjimit gjerman jashtë vendit, përfshi vetë Presidentin, e kanë zgjedhur këtë motivazion –«duhet të ndryshojmë, pasi vendet e tjera presin që ta bëjmë» – një çikë si në tym. Në fakt, shumë gjermanë nuk janë aspak të bindur se një ekspozim më i madh apo deri një lidership i plotë gjerman në Europë e përtej është vërtet një ide e mirë. Krahasimi i ashpër me të kaluarën nacionalsocialiste i ka bërë shumë gjermanë tejet të ndejshëm ndaj rreziqeve dhe ndaj dizavantazheve të një politike të jashtme hegjemoniste. Shumica aspiron që të luajë një rol të ngjashëm me atë që Zvicra luan në shekuj: neutrale, jashtë konflikteve ndërkombëtare dhe në mënyrë konstante e vëmendshme ndaj mirëqënies së tyre materiale. Mospërputhja midis ideve të klasës politike dhe dëshirave të popullsisë është e ekspozuar në një sondazh të kryer nga Fondacioni Körber dhjetorin e kaluar: 52% e të anketuarve mendon se Gjermania duhet të qëndrojë jashtë krizave ndërkombëtare, ndërsa 43% uron një impenjim më të madh gjerman jashtë vendit. Vetëm 31% rreshtohet në favor të një lidershipi më të vendosur në Europë. Megjithatë, mbështetësit e një roli udhëheqës të Gjermanisë nuk dekurajohen dhe në mënyrë të palodhshme u apelohen shpresave të supozuara nga vendet e tjera. Por a është tamam kështu? Tjetërkund në Europë shpresohet vërtet që Gjermania të marrë një rol udhëheqës?

Rezultatet e një anketimi të Pew Research Center të qershorit 2017 flasin qartë. Në Europë, Gjermania shihet mirë: 71% e qytetarëve europianë ka një perceptim pozitiv për të, vetëm 21% e shikon në mënyrë kritike. Bën përjashtim Greqia, ku 76% janë kritikë dhe vetëm 24% ka një imazh pozitiv të Gjermanisë. Edhe në Itali, ata që kanë një ide negative për vendin – 42% e të anketuarve – janë më shumë se në vendet e tjera europiane, por edhe këtu 53% shpreh një opinion pozitiv. Gjërat ndryshojnë krejtësisht kur të njëjtit njerëz pyeten lidhur me një lidership gjerman në Europë. Një çikë më pak se gjysma (49%) është e mendimit se Gjermania qysh tani është shumë e fortë; vetëm një pakicë e vogël (5%) deklaron se Berlini ka një influencë tejet të dobët. Ka një frakturë Veri – Jug: 89% e grekëve dhe 68% e italianëve dhe e spanjollëve e konsideron Gjermaninë tepër të fuqishmë, ndërsa vetëm 20% e suedezëve dhe 21% e hollandezëve e ndajnë këtë opinion. Prandaj kuadri është i qartë: as europianët e tjerë, as shumica e gjermanëve nuk e dëshirojnë një lidership më të spikatur gjerman brenda Bashkimit Europian. Po atëhere pse një numër i konsiderueshëm politikanësh gjermanë vazhdon e cartur në afirmimin se marrja e një roli udhëheqës nënkupton edhe të plotësosh shpresat e vendeve të tjera? Pse protagonistët e këtij diskutimi – Presidenti i Republikës Steinmeier apo ish Ministri i Jashtëm Gabriel – nuk e marrin parasysh faktin se një pretendim i tillë hegjemonist nuk e bashkon, por e përçan Europën?

Një shpjegim i mundshëm gjendet në një vëllim të më shumë se 50 viteve më parë të shkruar nga një personalitet i shquar i politikës së jashtme amerikane, J. Ëilliam Fulbright, i cili në fillimin e luftës në Vietnam kritikonte «arrogancën e pushtetit», siç edhe titullohej libri i tij. Fulbright nënvizonte tendencën e vendeve më të mëdha për ta barazuar pushtetin në virtyt dhe përgjegjësinë ndaj idesë të një misioni universal. Për të ilustruar pozicionin e tij, ai jepte shembullin e 3 djemve skaut që tregojnë veprimin e tyre të mirë të përditshëm, domethënë atë se kishin ndihmuar një të moshuar që të kalonte rrugën. Pyetjes sesi për ta bërë një gjë të tillë janë dashur deri 3 skaut, këta ju përgjigjën: “Heh, sepse zonja e moshuar nuk donte ta kalonte rrugën”.

Elita e politikës së jashtme gjermane ka zhvilluar një formë të nëndheshme arrogance pushteti, për të cilën nuk ekziston një diskutim vërtet kritik lidhur me politikën gjermane në Europë. Kësaj i shtohet një ndjenjë paniku në kuptimin e vërtetë të fjalës ndaj idesë së shfaqjes si «europianë të këqinj». Me kritikat e tyre, shumë politikanë gjermanë kanë frikë që të kontribuojnë në sulmet që vijnë nga Europa ndaj populizmave të ndryshme të djathta e të majta. Rezultati është një këmbëngulje automatike mbi paradigmën e një Bashkimi Europian gjithnjë e më të ngushtë. Kështu që është krejtësisht i pavullnetshëm rezultati i kësaj politike, domethënë që pikërisht miqtë më të mirë e integrimit europian, gjermanët, të pëfundojnë për t’i shkaktuar edhe dëmet më të mëdha.

Është fakt se forma e saktë e kësaj lloj përgjegjësie ka qenë gjithnjë e papërcaktuar. Për Angela Merkel, drejtim i Europës nënkupton që të vësh bast mbi rolin përcaktues të modelit gjerman dhe të aftësisë së tij për të përcaktuar dhe drejtuar politikën ekonomike dhe financiare të Bashkimit Europian. Megjithatë, në vendet e tjera promotorët e një roli udhëheqës gjerman shpesh e kanë nënkuptuar shumë ndryshe, domethënë si mbështetje ndaj ekonomive kombëtare në situate kritike. Qysh në 2010 qeveria gjermane kishte treguar se për çfarë forme lidershipi aspironte. Greqisë së mbytur në borxhe ju gargantuan ndihmë financiare, por subvencionime të tilla nuk shkuan në përfitim të shoqërisë greke, por i shërbyen shpëtimit të bankave gjermane dhe franceze që në vitet e para të bashkimit monetar kishin financuar programet ambicioze të shpenzimeve të qeverisë së Kostas Karamanlis. Shpëtimi i supozuar i Greqisë qe në realitet një program mbrojtjeje të kreditorëve. Qeveria federale nuk protestoi edhe aq për euron sesa për interesat e industrisë financiare gjermane e franceze.

Akoma më të rëndë qenë megjithatë gabimet e kryera përpara dhe gjatë krizës së emigrantëve të 2015. Prej vitesh qeveria federale i kishte injoruar apelet e Greqisë e të Italisë për një mbështetje më të madhe në përballimin e ardhjeve në masë të azilkërkuesve. Më pas, në shtatorin e 2015, Merkeli deklaroi se Gjermania duhet të tregojë se ka zemër dhe të mirëpresë një numër të madh emigrantësh. Fluksi i njerëzve që u vu në lëvizje i ushqyer nga deklarime të tilla shkoi përtej përmasave të njohura deri në atë moment. Vendimi vetmitar i marrë në atë kohë nga Kancelarja vazhdon që të prodhojë pasoja negative si për Gjermaninë, ashtu edhe për Europën. Vendi është thellësisht i përçarë dhe lufton për të përballuar valën e të ardhurve. Por efektet lidhur me rolin e Gjermanisë në Europë janë shumë më të rënda: Kancelarja, që deri në shtatorin e 2015 gëzonte pushtet dhe influencë të madhe në Europë, u bë papritmas një outsider. Aftësia e saj për të marrë vendime strategjike filloi pak e nga pak të vihej në dyshim nga kolegët europianë. Me veprimin e saj unilateral, Merkel i ka bërë një shërbim të keq procesit të integrimit europian. Frikëra të vjetra rreth një hegjemonie gjermane kanë marrë impulse të reja dhe besimi se në të kaluarën qeveritë gjermane kishin të ndërtonin në Europë është shkatërruar për një çast. Më parë gjithçka ishte e bazuar mbi parimin e konsensusit përpara se të merreshin vendime të rëndësishme; Angela Merkel e ka braktisur këtë linjë – në fakt qysh përpara 2015 – duke ngjallur kështu skepticizëm ndaj aftësisë gjermane për suscitando così scetticismo sulla capacità tedesca di assumere un ruolo leader in Europa.

Qysh gjatë krizës financiare të 2008 Merkel ishte dalluar për një seri inciativash të izoluara dhe jo të koordinuara. Më 5 tëtor 2008, një ditë e dielë, njoftoi garancinë e qeverisë federale ndaj depozitave të ndodhura pranë bankave gjermane. E bëri pa u konsultuar më parë as me Francën, as me aktorë të tjerë europianë. Lëvizja shkaktoi kështu turbulence të forta jashtë kufijve gjermanë, përderisa bartësit e kapitaleve në kërkim formash të qëndrueshme investimi i transferuan paratë e tyre në Gjermani. Në tregjet e tjera financiare garancia ndaj depozitave gjermane rriti nervozizmin, por në Berlin nuk i mbajtën aspak parasysh pasojat e gjithë kësaj ndaj vendeve partnere. Gjatë krizës së emigrantëve mbështetësit e shumtë e politikës së Merkelit i apeluan imperativit etik që ishte i kithët me zgjedhjet e saj. por akoma sot mbrojtësit e hapjes së kufijve tentojnë që t’i fshehin pasojat që një pozicion i tillë ka pasur si ndaj procesit të integrimit europian, ashtu edhe mbi rolin e Gjermanisë në Europë. Disa shfaqin akoma sot momentet e lumturisë që panë në ato ditë, kur shumë deklaruan për herë të parë se qenë krenarë që ishin gjermanë. Përballë kësaj, pasojat afatgjatë nuk kishin kurrfarë rëndësie.

Midis efekteve kolaterale të politikës gjermane lidhur me emigrantët duhet përfshirë në daljen e Mbretërisë së Bashkuar. Historian britanik Niall Ferguson, që mbahet si mbështetës i integrimit europian, ka shprehur në terma mjaft të qartë marrëdhënien midis hapjes së kufijve gjermanë dhe daljes së vendit të tij nga Bashkimi Europian. Për Ferguson, frika e anglezëve për t’u gjetur përballë një vale të pakontrolluar emigrantësh ka qenë krejtësisht legjitime. E vërtetë që Londra ka qenë gjithmonë kërkuese në nivel europian; pavarësisht kësaj, anglezët, fuqimisht të lidhur me një traditë politike ekonomike liberale, kanë përfaqësuar një element jashtëzakonisht aktiv në debatin ekonomiko – politik europian. Pa llogaritur se ata disponojnë një arsenal bërthamor, detaj që deri më tani ka luajtur një rol dytësor në diskutim. Pas Brexit, në Bashkimin Europian mbetet një fuqi e vetme bërthamore, Franca, pushteti dhe influence e së cilës në fakt janë shtuar. Përballë këtij skenari, në Gjermani fillojnë të ngrihen zëra që kërkojnë riarmatimin bërthamor të vendit. Kritikat këmbëngulin mbi faktin se Gjermania regjistron tashmë prej vitesh një aktiv tregëtar rekord: nga viti 2000 tepricat shkojnë në rreth 2500 miliard euro në vit. Por modeli gjerman e ka shikimin miop dhe, veç të tjerash, dëmton ekonomitë e tjera europiane. Në të njëjtën masë në të cilën shënon një sufiçit tregëtar, Gjermania eksporton kapitale që bëjnë të mundur jashtë vendit blerjen e produkteve të saj; aspekti më i poshtër i fenomenit është gadishmëria me të cilën qeveria gjermane drejton gishtin ndak vendeve të tjera europiane për tendencën që kanë për t’u debituar. Heqja e raportit të ngushtë që ekziston midis eksportimit të mallrave dhe kapitaleve është jashtëzakonisht domethënëse: vit pas viti eksportet gjermane kanë arritur nivele të reja me opinionin publik që nuk e dinte një lidhje të tillë vendimtare.

Prej vitesh Gjermania funancon investime dhe consume: ama jashtë vendit. Vende si Spanja kanë importuar kapitale gjermane për të financuar flluskën locale imobiliare përpara vitit 2008. Për një kohë të gjatë Berlini nuk ka parë asnjë problem tek tepritë dhe ish Ministri i Jashtëm Wolfgang Schäuble vetëm vonë e ka pranuar se qenë të ekzagjeruara. Natyrisht, me këtë lloj politike makroekonomike, Gjermania nuk do të bëhet kurrë një fuqi lider. Qytetarët e vendeve të tjera europiane e kapin deri shumë mirë sesi Gjermania nuk sillet edhe aq si hegjemone e «mirë», por si gjigant egoist. Këmbëngulja me të cilën nënvizojnë avantazhet ekonomike kombëtare duke injoruar pasojat negative ndaj vendeve që importojnë mallra e kapitale gjermane është jashtëzakonisht shpjeguese. Shoqëria dhe politika gjermane gëzohen për papunëisnë e ulët në Gjermani, por e anashkalojnë faktin se kjo ndodh në kurriz të vendeve partnere. Megjithëse në Gjermani ku model i është nënshtruar rrallë një kritike radikale, herëpashere shfaqen komente të rrepta. Në një revistë të botuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung, fondacion socialdemokrat, politologu Hartmut Elsenhans ka ftuar anëtarët e tjerë të Eurozonës që ta përzënë Gjermaninë nga monedha e përbashkët. Motivi: aktivi tregëtar konstant i saj, që sipas autorit dëmton bashkëpunimin në shkallë europiane dhe botërore. Kritika e aktivëve tregëtarë konstantë gjermanë nuk do të thotë aspak se edhe në vendet e tjera europiane apo në Shtetet e Bashkuara nuk janë bërë gabime në politikën ekonomike. Por një vend që aspiron për një lidership duhet të dijë të reflektojë lidhur me pasojat e veprimit të vet dhe pikërisht kjo duket se i mungon në mënyrë flagrante Gjermanisë. Në analizë të fundit, edhe objeksioni sipas të cilit tepricat janë efekt i vendimeve në sektorin privat nuk qëndron. Qeveria ka në dorë instrumenta të ndryshëm me të cilat i orienton këto vendime, për shembull një ulje e fortë e TVSH-së për të rritur konsumin ose një rritje e investimeve publike për të reduktuar eksportimin e kapitaleve.

Qeveria e re Merkel ka futur në programin e saj ndjekjen e vendosur e politikës europiane të zbatuar deri më tani. Megjithatë, për shkak të suksesit të partisë euroskeptike AfD janë verifikuar spostime interesante midis partnerëve të koalicionit. Partia Socialdemokrate, akoma e ushqyer nga euphoria proeruopiane e kandidatit të saj për Kryeministër Martin Schulz, i refuzuar prerazi në kutitë e votimit, dëshiron që ta rrisë integrimin europian dhe, për ta bërë një gjë të tillë, është e gatshme për lëshime të shumta, edhe në temën e transferimeve financiara. Anasjelltas, midis kristian – demokratëve, regjistrohet një frakturë e dukshme: Kancelarja është në favor të integrimit, ndërsa midis parlamentarëve të saj në Bundestag regjistrohet një qëndrim më skeptic. Shumë arrijnë që t’i refuzojnë prerë disa prej aspekteve konkrete të këtij procesi, si komunitarizimi i rrisqeve në sektorin financiar.

Në koalicionin e ri qeveritar bëjnë pjesë edhe dy ndër kritikët më të egër të politikave të ndjekura deri më tani nga Merkel në temërn e emigrantëve dhe të integrimit europian. Horst Seehofer, kryeministër bavarez deri në marsin e 2018 dhe tani Ministri i Jashtëm i ri, ndjek një politikë emigracioni shumë më të shtrënguar se ajo e paraardhësit të tij, duke i dhënë fund në këtë mënyrë rolit prej outsider të luajtur nga vendi. Në fakt, për argumentin, qeveria e re lëviz drejt një linje më të matur, të barabartë me atë të praktikuar tashmë prej kohësh nga vende të tjera europiane, përfshi Suedinë dhe Austrinë. Kundërshtari tjetër i Merkelit në qeveri është Ministri i Shëndetësisë, 37 vjeçari Jens Spahn, që me shkathtësi të madhe kalon kufijtë e dikasterit të vet. Në temën e politikës europiane, Spahn ka treguar një ndryshim kursi të vendosur: Bashkimi Europian nuk duhet të bëhet një shtet i centralizuar, pasi janë shtetet kombëtare ato që duhet të forcohen; qeveritë europiane nuk duhet të tentojnë të imponojnë utopi politike proeuropiane kundër preferencave të shprehura nga qytetarët. Në qendër të modelit të tij europian Spahn vendos shtetin komb klasik dhe kërkon të braktiset ideja e një Europe me shumë shpejtësi, që presupozon se herët a vonë të gjitha shtetet ta arrijnë të njëjtin objektiv. Në të kundërt, Spahn shprehet në favor të një Europe me shkallë të ndryshme integrimi, domethënë një në të cilën shtetet e veçanta nuk duhet të bëjnë të tyret të gjitha politikat komunitarie. Në këtë kuptim, ministri rilidhet me propozimin e Ralf Dahrendorf, ish Rektor i London School of Economics, që qysh në 1979, me rastin e një conference në Firenze, kishte mbështetur idenë e një Europe të tillë.

Kundër perceptimit të shumë eksponentëve të politikës së jashtme gjermane, as Europa, as pjesa tjetër e botës nuk presin që Gjermania të veshë rrobat e fuqisë së mirë hegjemoniste. Përkundrazi, vendi shikohet si partneri që vetëkënaqet, duke u shkaktuar vështirësi të mëdha aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Kjo bindje buron sidomos nga politika miope lidhur me emigrantët dhe nga vendimet egoiste në fushën makroekonomike. Se çfarë duhet të bëhet është e shpjegueshme shpejt. Në radhë të parë, të ndalohet çdo vendim vetmitar, megjithëse i diktuar nga qëllimet më të mira. Në radhë të dytë, të reduktohen shpejt tepricat e bilancit tregëtar, përpjekje në të cilën mund të ndihmojë Presidenti amerikan Trump më masat proteksioniste e miratuara prej tij; Gjermania duhet të vendosë nëse do t’u ofrojë ose jo kapitale europianëve të tjerë ose (zgjidhje patjetër më fitimprurëse) të reduktojë kursimet dhe të investojë më shumë brenda vetes. Mesazhi që vjen nga pjesa tjetër e Europës është i qartë: asnjeri ose pothuajse asnjeri nuk dëshiron një Europë më drejtim gjerman, ndërsa shumë qytetarë vazhdojnë të besojnë na avantazhet e një bashkëpunimi europian në shenjën e interesit reciprok. Kontributi më i rëndësishëm që mund të japë qeveria e re federale në arritjen e një objektivi të tillë do të ishte vendosja në tryezë pa kushte e çështjes së avantazheve të integrimit, për të kërkuar më pas, bashkë me të gjithë europianët e tjerë, gjetjen e përgjigjeve. Një vizion tërësisht gjerman, që nuk pranon alternative dhe që e fut Europën në një këmishë force të qepur nga Berlini, nuk do të bëjë gjë tjetër veç dobësimit të vetë Europës. Rruga për ferr e politikës europiane është e shtruar me qëllime të mira. Gjermane.

(Prof. Dr. Heribert Dieter është Senior Associate në Stiftung Wissenschaft und Politik (Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë) në Berlin)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY