Skakiera e madhe: Drejt shah – matit

Skakiera e madhe: Drejt shah – matit

202
0
NDAJ

Gjatë samitit të G20-ës në Osaka, Donald Trump është dalluar prej vullnetit të dukshëm paqëtues me homologët e Rusisë dhe Kinës, kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare amerikane sipas versionit më të azhurnuar të National Defense Strategy. Klima e dëshirës së rinvouar për bashkëpunim e ka shtyrë Presidentin Vladimir Putin që ta ftojë zyrtarisht Trump në festimet e Ditës së Fitores e vitit të ardhshëm. Megjithatë, pavarësisht proklamimet e vlerësimit dhe shkëmbimet e batutave, raportet midis dy vendeve vazhdojnë që të mbesin të tendosura siç nuk qenë qysh nga Lufta e Ftohtë. Është e qartë se Rusia përfaqëson një objektiv të dorës së dytë karshi Kinës në axhendën e jashtme e adminstratës Trump, pasi e paaftë – për arsye strukturore me zgjidhje të vështirë, që të kthehet në madhështitë e epokës sovjetike dhe, për rrjedhojë, më pak e rrezikshme globalisht. Është po aq e vërtetë se Rusia përfaqëson një rival gjeopolitik ekzistencial për Shtetet e Bashkuara, për shkak të shtrirjes së saj gjeografike që e bën një kërcënim të përhershëm për kontrollin mbi zemrën e tokës mackinderiane: Eurazisë.

Trump do të donte raporte më të mira me Rusinë, megjithatë është pikërisht administrata e tij ajo që e ka ashpërsuar më tej eskalimin e lindur gjatë epokës Obama me krizën ukrainase dhe siriane, duke e rritur praninë ushtarake amerikane përgjatë periferisë lindore të NATO-s, duke e rënduar regjimin e sanksioneve dhe duke e firnuar Ukrainën me ngarkesa armësh vdekjeprurëse. Megjithatë, në rast se Trump fiton mandatin e dytë, nuk është utopike të mendohet se Shtetet e Bashkuara praktikisht do mund t’i bëjnë lëshime Rusisë, si për shembull njohjen e sovranitetit mbi Krimenë. Por edhe sikur kjo të ndodhte, do të kishim të bënim me një iniciativë të diktuar nga interesa të momentit: nevoja për ta larguar ariun rus nga sfera e influencës kineze.

Objektivi i Shteteve të Bashkuara kundrejt Rusisë mbetet vetëm një: asgjësimi nëpërmjet një frenimi të pafundëm, multidimensional dhe gjithnjë e më shumë asfiksues. Për ta kuptuar origjinën e së ashtuquajturës “Luftë e Ftohtë 2.0” është e nevojshme të ripeshkohet një tekst për specialistët e fushës i vitit 1997, “Skakiera e madhe” e strategut Zbigniew Brzezinski, një prej protagonistëve të kolapsit të Bashkimit Sovjetik.

Në libër, që më shumë ishte një lloj testamenti lënë për të ardhmen e Amerikës, strategu përshkuante hapat themelorë për t’u bërë në shfrytëzimin siç duhej e fitores në Luftën e Ftohtë  dhe shmangur rilindjen e Rusisë si fuqi e madhe euraziatike në shekullin e ri: zgjerimi i Bashkimit Europian dhe i NATO-s në Lindje, domethënë në ish aanëtarët e Traktatit të Varshaavës, largimi i Ukrainës, Moldavisë dhe i vendeve të Kaukazit nga orbita ruse, presionet ndaj vendeve “-stan” të Azisë Qendrore për të shmangur vëmendjen ruse nga çështjet europiane, transformimi i Polonisë në bastionin e frenimit antirus në Lindje, pengimin e lindjes së një koalicioni antihegjemonist ruso – kinezo – iranian dhe i makthit mackinderiano ndaj një fronti të përbashkët europian (me drejtim franko – gjerman) dhe rus.

Në vizionin e Brzezinski ishte me rëndësi jetike që Ukraina të futej sa më parë në komunitetin euroatlantik, pasi “Rusia pa Ukraainën pushon së qëni një perandori eurazatike”. Në këtë mënyrë, Moska do të detyrohej të përqëndrohej detyrimisht mbi fqinjësinë euraziatike, në fibrilacion dhe burim i pashmangshëm problemesh për shkak të kombinimit vdekjeprurës të mërisë antiruse dhe zgjimit islamik, dhe mbi Kinën, një rivale në ngjitje për Shtetet e Bashkuara (në nivel glob) dhe për vetë Rusinë (në nivel rajonal).

22 vjet nga botimi i librit është e qartë që sugjerimet e Brzezinski janë ndjekur fjalë për fjalë, gradualisht e në mënyrë inteligjente, dhe se Rusia gjendet më e rrethuar se kurrë.

Njëri pas tjetrit, vendet e Traktatit të Varshavës janë futur në Bashkim Europian dhe në NATO, megjithëse sigurimet e famshme të bëra Mikhail Gorbaçiovit nga Manfred Werner, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike nga 1988 deri më 1994, se një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë. Kaukazi është tronditur nga revolucionet me ngjyra që kanë shkaktuar fundin e dominimit në politikë e figurave proruse, siç u bë e qartë nga rastet e Gjeorgjisë e të Armenisë, zonat me shumicë islamike në federatë janë transformuar në vatra xhihadizmi, nga Çeçenia në Dagestan, që nuk shfaqin shenja shuarjeje.

Kontrolli mbi “-stan” mbetet një prioritet për axhendën e jashtme ruse, por Bashkimi Ekonomik Euraziatik vonon që të afirmohet i entitet gjeopolitik i rëndësishëm dhe realisht koheziv, duke paguar influencën e pësuar nga aktorë të rinj me ambicie ekonomike në zonë, si Turqia, Kina, Irani, Pakistani dhe vetë Shtetet e Bashkuara, që po i përqëndrojnë përpjekjet mbi Kazakistanin dhe Yzbekistanin.

Moldavia dhe Bjellorusia mbesin dy bastionet e fundit e pranisë ruse në Lindjen europiane, por kontrolli mbi to është ushtruar në mënyrë miope, duke i injoruar krejtësisht nevojat dhe dëshirat e popullsive për begati ekonomike dhe protestat popullore gjithnjë e më të shpeshta që trondisin të dyja vendet janë një shenjë që Moska nuk duhet ta nënvlerësojë. Në rastin e parë, pakënaqësia mund të favorizojë dhe përshpejtojë rrugën e aderimit në Bashkimin Europian (dhe, për pasojë, më pas, në NATO), edhe në funksion të influencës së fortë të ushtruar nga Rumania, në rastin e dytë peshon e panjohura e pas Llukashenkos, pasi boshllëku i pushtetit mund të shfrytëzohet për të nxitur revolucione me ngjyra të eksperimentuara tashmë me sukses në vende të tjera ish sovjetike.

Më së fundi, Ukraina është nxjerrë jashtë orbitës ruse dhe klasa politike e dalë pas Euromaidanit e ka bërë përplasjen me Rusinë një mjet për ndërtimin e një identiteti të ri, më europian e më liberal dhe më pak të lidhur me historinë e vet e me raportet me Moskën, dhe në vitet e ardhshme ka mundësi që do të asistohet në hyrjen e vendit në Bashkimin Europian.

Për sa u përket dy pikave të fundit, domethënë frikërave mackinderiane të koalicioneve të mundshme antihegjemoniste, është e qartë se ato pjesërisht janë shmangur. Pjesërisht sepse është e vërtetë që aksi franko – gjerman është krejtësisht i konsideruar në Uashington në limitet e frikës së kuqe maccartiane, është po aq e vërtetë se politika e jashtmme amerikane për Eurazinë ka shkaktuar një afrim të pashmangshëm strategjik midis Rusisën, Kinës dhe Iranit.

Megjithatë, të tri vendet, larg nga të qënit aleatë në prizmin antiamerikan, janë më shumë të konsiderueshëm rivalë të atyrshëm të shtyrë në një bashkëpunim të detyruar nga momenti, por që nuk kanë qëllim të bëjnë hapin vendimtar. Për shembull, bankat kineze e shmangin me kujdes që të bëhen objekt i sanksioneve dytësore amerikane, duke e braktisur Rusinë dhe Iranin në mungesën e likuiditetit në të gjithë sektorët e sanksionuar. As lufta ekonomike e nisur nga administrata Trump, gjithnjë edhe më intensive dhe sot e shtrirë edhe mbi sektorin e teknologjisë së lartë (shih Huawei), nuk i ka bindur kinezët që të xhirojnë sanksionet antiruse dhe antiiraniane.

Strategjia e Rusisë passovjetike është bazuar mbi kundërbilancimin, rrethimi i kujtesës staliniane është varrosur dhe në ambientet diplomatiko – ushtarake nuk është as temë diskutimi një ribotim i azhornuar i tij. Në thelb bëhet fjalë për të ndërhyrë në planet amerikane nëpërmjet veprimeve të ngrirjes së konfliktit: Transnistria në Moldavi, Abkhazia dhe Oshecia e  Jugut në Gjergji, Krimeja dhe Donbasi në Ukrainë, ndërhyrje ushtarake në Siri, mbështetje logjistike, inteligjence dhe diplomatike në Nikaragua dhe Venezuelë.

Është një strategji që i ka mundësuar Rusisë të mos e humbasë krejtësisht kontrollin mbi zona me interes gjeostrategjik, por që njëkohësisht nuk është as bartëse garancishë absolute për të ardhmen: procesi i euroamerikanizimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë vazhdon pavarësisht pranisë së territoreve jashtë kontrollit brenda kufijve të tyre, Nikaragua dhe Venezuela janë të kapura për fyti ekonomikisht dhe Rusia nuk mund të ndërhyjë nga  ky aspekt, Bjellorusia dhe Moldavia shfaqin shenja cedimi, Azia ish sovjetike është gjithnjë e më shumë e ekspozuar ndaj influencave të jashtme, ekspansionizmi ushtarak i NATO-s ecën me ritme të shpejta.

Është e qartë se Rusiaa, një gjigand diplomatik, por ama një xhuxh ekonomik, nuk do të mund të vazhdojë gjatë në rrugën e kundërbilancimit, sidomos pse administrata Trump është bartëse e një linje të ashpër në stil reaganian që synon ta shembë sistemin e krijuar nga Putin në periudhën pasJelcin. Sanksionet u shtohen presioneve ndaj partnerëve kryesorë të Rusisë, në sfondin e një gare të re në hapësirë, me objektiva Marsin dhe militarizimin e orbitës tokësore, dhe një garë të re armatimesh. Njoftimi për krijimin e afërt të Forcës Hapësinore të kujton shumë projektin e ashtuquajtur të “Luftës Yjore” e administratës Reagan dhe rrezikun që Rusia të mund të bjerë në kurth, duke ribërë të njëjtat gabime fatale që shkaktuan shembjen e Bashkimit Sovjetik.

Në këtë kontekst, Rusia ka nevojë për një rimendim global të strategjisë së saj, edhe dhe sidomos nga pikëpamja ekonomike – ndoshta duke shikuar nga ambiciozi “Made in China 2025” dhe projekte të tjera të epokës Xi të përqëndruar mbi kërkimin e diversifikimit dhe të vetëmjaftueshmërisa autarkike, pasi ngjitja e Trump i ka treguar botës së perandoria amerikane është larg nga të qënit në rënie dhe në Eurazi Shtetet e Bashkuara janë pak lëvizje larg nga shah mati, për lumturinë e Brzezinski.

(nga Trend Visions)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY