Rusia, referendumi kushtetues: Në çfarë konsiston dhe çfarë do të ndryshojë

Rusia, referendumi kushtetues: Në çfarë konsiston dhe çfarë do të ndryshojë

61
0
NDAJ

I parashikuar të mbahej më 22 prill, referendumi është shtyrë në një datë për t’u përcaktuar, megjithatë mbetet një hap i rëndësishëm për fatet e Federatës Ruse. Domethënia e reformave dhe e panjohura e pandemisë Covid-19

Më 17 mars Presidenti rus Vladimir Putin caktoi një referendum kushtetues që do të mbahej 22 prillin e ardhshëm. Por për çfarë do të votojnë qytetarët rusë, kur do të thirren në kutitë e votimit dhe çfarë do të ndryshojë në Federatën Ruse më rast se fiton “po”-ja? Kushtetuta aktuale ruse është adoptuar në vijim të një referendumi më 12 dhjetor 1993 (datë e bërë më pas festë kombëtare në Rusi), gjatë presidencës së Boris Jelcinit dhe konsiston në 9 kapituj. Janë bërë amendime gjatë viteve, midis të cilave ato të 2008, kur është modifikuar strukturimi i disa organeve qeveritare.

Megjithatë, Kushtetuta aktuale ka qenë gjithmonë objekt i disa kritikave nga ana e popullsisë. Kryesoret janë:

 

  • Prioriteti i së drejtës ndërkombëtare ndaj të drejtës së brendshme, që e detyron Rusinë të ndjekë vendimet e gjykatave ndërkombëtare, shpesh politikisht të anshme;
  • Mungesa e përmendjes së popullit rus dhe e rolit historik të tij dhe e përgjegjësisë për shtetin në Kushtetutë, ndërsa në kushtetutat e republikave kombëtare që përbëjnë Federatën Ruse (për shembull, Tatarstani) që përmenden popujt vendas. Për pasojë rusët, si popullsi, posedojnë një seri më të pakët të drejtash kushtetuese respektivisht disa pakicave etnike të pranishme në territorin rus. Amendamentet kushtetuese të parashikuara do t’i sjellin modifikime kësaj gjendjeje të gjërave, pavarësisht se paraqitja e këtij modifikimi duket pak bindëse;
  • “Kopjimi” i vlerave liberale amerikane dhe i kushtetutës amerikane, sidomos duke e kufizuar numrin e mandateve për të cilat mund të zgjidhet i njëjti president. Veç kësaj, një refuzim i qëllimshëm i ideologjisë dhe i vlerave tradicionale ruse;
  • Një “asimetri” në Federatë, ku republikat kombëtare kanë më shumë të drejta ekonomike e politike karshi rajoneve ruse, edhe kur popullsitë autoktonte e republikave të tilla nuk përbëjnë shumicën në territor. Modifikimet e propozuara në Kushtetutë nuk e zgjidhin këtë problem. Koncepti i republikave kombëtare në Rusi është disi i ngjashëm me rajonet me statut special në Itali. Megjithatë, në Rusi republika të tilla (Tatarstani, Çeçenia, Dagestani, etj.) gëzojnë pavarësi akoma më të madhe, duke pasur kushtetuta të tyre dhe duke u qeverisur nga presidentët e tyre.

 

Më 20 janar 2020, Presidenti Putin ka paraqitur në Duma një projektligj “Mbi përmirësimin e rreglimit të disa çështjeve lidhur me autoritetin publik”. Më 23 janar, deputetët e Dumës e kanë miratuar me unanimitet me lexim të parë. Më pas Presidenti ka firmosur një dekret “Mbi organizimin e përgatitjes së një votimi në të gjithë Rusinë mbi miratimin e amendamenteve të Kushtetutës së Federatës Ruse”, duke i dhënë Komisionit Qendror Zgjedhor pushtet përkatëse.

Megjithatë, më 2 mars, Putini ka paraqitur një paketë të dytë amendamentesh. Parlamenti shtetëror ka diskutuar të gjitha amendamentet lidhur me 41 nene të Kushtetutës. Më 11 mars është mbajtur leximi final, ku amendamentet janë miratuar, por më 14 mars Presidenti rus i ka bërë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar legjitimitetin e amendamenteve dhe më 16 mars organizmi juridik i ka miratuar. Së fundi, më 17 mars, Putini ka nënshkruar një dekret mbi mbajtjen e referendumit, i caktuar për 22 prill, që do të konsistojë në një pyetje të vetme: “I miratoni modifikimet në Kushtetutën e Federatës Ruse?”.

Referendumi me shtrirje kombëtare në Rusi bazohet mbi shumicën e votave të shprehura, pavarësisht nga pjesëmarrja në kutitë e votimit. Modifikimet kryesore e parashikuara janë:

 

  • Krijimi i një organi të ri qeverisës, Këshillit të Shtetit, i formuar nga Presidenti me qëllim që të garantojë funksionimin e koordinuar dhe integrimin e autoriteteve shtetërore. Organi do të shërbejë për të përcaktuar drejtimet kryesore e politikës së brendshme e të jashtme të Rusisë dhe yonat prioritare e zhvillimit socio – ekonomik të vendit. Detaje të mëtejshme lidhur me Këshillin e Shtetit (çfarë pushtetesh do të ketë, kush do të jetë pjesë, si do të quhet zyrtarisht kreu i tij dhe nga kush do të emërohet) do të përcaktohen nga një ligj i veçantë federal ende i pa paraqitur parlamentit;
  • Abrogimi i numrit të mandateve për të cilat mund të zgjidhet një President. Për shembull, Putini do të ketë mundësinë që të kandidohet edhe në zgjedhjet e ardhshme e 2024 dhe në ato të mëpasmet më 2030;
  • Futja e vlerave tradicionale brenda Kushtetutës: besimi në Zot si një prej vlerave themelore dhe përkufizimin e martesës si bashkim i burrit me gruan;
  • Prioriteti i Kushtetutës ndaj së drejtës ndërkombëtare;
  • Forcimi i rolit të arsimit shtetëror të popullit rus;
  • Ndonjë decentralizim të pushtetit dhe pushtete më të mëdha Parlamentit;
  • Sigurimi që pensioneve që nuk mund të jenë më të ulëta se niveli i asistencës;
  • Konsolidimi në Kushtetutë i parimit të pamundësisë së shkëputjes së territorit (parasëgjithash nënkuptohet Krimeja, por edhe abrogimi i mundësive të separatizmit);
  • Mbrojtja dhe mbështetja e fëmijëve shpallen një prej prioriteteve më të rëndësishëm për shtetin;
  • Zyrtarizimi i mbështetjes për bashkëkombasit jashtë vendit;
  • Arsimi dhe edukimi varen drejtpërsëdrejti nga autoritetet federale (masë e prirur që të kundërshtojë separatizmin e republikave kombëtare);
  • Shtimi i kufizimeve (por jo specifikisht të përshkruara) lidhur me posedimin e shtetësisë së huaj dhe lejes së qëndrimit të huaj, si edhe llogaritë bankara dhe pasurive të paluajtshme për funksionarët.

 

Valentina Tereshkova, deputete e partisë qeverisëse Rusia e Bashkuar dhe gruaja e parë astronaute e planetit, e ka shpjeguar kështu nevojën e amendamentit lidhur me mandatin presidencial: “Çështja nuk ka të bëjë me atë (Presidentin, shënimi im.), por me ne, qytetarët rusë dhe të ardhmen e Rusisë (…). Në rast se situata e kërkon dhe në rast se njerëzit e duan, duhet ofruar me ligj mundësia që Presidenti në fuqi të rizgjidhet … Kjo është një garanci stabiliteti si të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm”.

Kritika kryesore ndaj modifikimeve të propozuara vjen nga kampi liberal. Liberalët janë jashtëzakonisht të pakënaqur jo vetëm me heqjen e kufizimeve mbi marrjen e presidencës, por edhe të gjithë amendamentet e tjera. Megjithëse duke qenë një grup i vogël (jo më shumë se 10%), disponojnë megjithatë resurse të mëdha mediatike dhe, për shumë aspekte, diktojnë axhendën politike. Janë të gatshëm për protesta, edhe pse ende në diskutim se kur mund t’i organizojnë.

Pjesa kryesore e klasës drejtuese, ashtu si qytetarët më “patriotë”, i presin me favor këto ndryshime. Kjo pjesë e qytetarëve ka mundësi nuk do të shkojë në mitingjet në favor të ndryshimeve, por mund të mobilizohet kundër protestave të kampit liberal, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve është neutrale, edhe pse ka opinione të ndryshme. Ktëa të fundit supozohet se do të votojnë në favor të ndryshimeve, pasi pavarësisht pozicionit tradicional kritik ndaj autoriteteve, vlerësimi për Presidentin Putin është shumë i lartë.

Megjithatë, situata aktuale e shkaktuar nga koronavirusi mund të shkaktojë gjëra të paparashikuara dhe modifikime. Sidomos pasi më 25 mars Putini ka deklaruar se, për shkak të tij, referendumi është shtyrë për një datë që duhet caktuar. Nëqoftëse qeveria aktuale do të jetë në gjendje ta frenojë epideminë në Rusi dhe situata ekonomike do të mbesë e qëndrueshme e nuk do të shkaktojë një përkeqësim të plotë të situatës financiare të shumë njerëzve, popullsia do të konsiderojë se sistemi shtetëror i ndërtuar nga Putini ka rezultuar efikas në kushtet më të vështira. Megjithatë, nëse do të ndodhte një kolaps i fortë ekonomik dhe një epidemi e përhapur, preferencat e votës në referendum mund të ndryshojnë rrënjësisht.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY