Një oqean inteligjencë

Një oqean inteligjencë

44
0
NDAJ

Kështu Xi Jinping kontrollon Paqësorin

Një rrjet platformash lundruese, kullash kontrolli dhe ndjesorësh në thellësi të madhe në Detin e Kinës Jugore. Nga Malajzia në Korenë e Veriut: kështu Pekini dëshiron të fitojë luftën për hegjemoninë e oqeanit. Një analizë e shkurtër.

 

Duket se nuk ka më dyshime lidhur me ndërtimin e një rrjeti survejimi në Detin e Kinës Jugore nëpërmjet platformave survejuese lundruese, deri në ujërat ndërkombëtare, nga ana e Kinës. Anipse Pekini ka dhënë siguri lidhur me përdorimin e dispozitivëve të tillë vetëm për qëllime “civile”, është e vështirë të mendohet se të njëjtit nuk përdoren nga ushtarakët dhe nga shërbimet kineze të inteligjencës për aktivvtete kontrolli dhe sigurimi informacioneesh, një qasje e tipit “dual-use” aq e dashur për qeverinë kineze. Sipas një investigimi të kryer nga Asian Maritime Transparency Initiative e CSIS-it, platformat survejuese janë pjesë e një sistemi monitorimi, kontrolli dhe komunikimi të mbiquajtur Blue Ocean Information Network.

Në thelb, zemra e sistemit përfaqësohet nga platforma të lëvizshme të pajisura me një numër të madh ndjesorësh të instaluar në det në thellësi të ndryshme. Informacione të pakta dhe të thata mbi ekzistencën e këtyre stacioneve survejuese, të mbiquajtur Ocean E-Station, u zbuluan gjatë Langkawi International Maritime and Aerospace Exhibition të mbajtur në Malajzi në vitin 2019.

Pavarësisht se njoftimi i identifikimit të platformës së parë së palëvizshme të komunikim/survejimit elektronikk është i pak ditëve më parë dhe I referohet asaj të realizuar nga China Electronics Technology Group Corporation (CETC) dhe të vendosur në Bombay Reef, një ishull i vogël shkëmbor i ndodhur në Paracel Islands. Sipas analistëve të Asia Maritime Trasparency Initiative (AMTI, ndërtimi i stacionit lundrues të Bombay Reef daton në fillimet e korrikut të 2018. I mbiquajtur Island Reef Information System, stacioni korrespondon me një Ocean E-Station, domethënë një komponent i Blue Ocean Information Network, një rrjet sistemesh të integruara të tipit C3 (Command, Control, Communication) krejtësisht i automatizuar aktiviteti “zyrtar” duket se është ai i eksplorimit, shfrytëzimi dhe kontrollit të mjedisit detar.

Në realitet CETC-ja, në pronësi të qeveerissë kineze dhe furnizuese kryesore e teknologjive novatore në sektorin civil, ushtarak dhe, sidomos, inteligjencë, ka zhvilluar dy tipologji të Ocean E-Station në ishujt dhe në avampostet kineze të pranishme në Detin e Kinës Jugore. Ajo e Bombay Reef është një platformë lundurese e palëvizshme dhe pa ekuipazh, e projektuar për instalimin në një thellësi prej 10 metrash në një barrierë koralore të pabanuar.

Kurse Anchored Floating Platform Information System i korrespondon një Ocean E-Station me karakteristika thelbësisht identike me ato të Bombay Reef, por që ndryshon prej saj prej faktit se mund të instalohet në ujëra me thellësi detare që variojnë midis 60 dhe 400 metrave. Me t’u fiksuar, pjesa e poshtme e mesit të platformës ndodhet nën ujë si për të  garantuar qëndrueshmërinë e impiantit, ashtu edhe për tëë bërë të “padukshëm” dispozitivët elektronikë e survejimit, ndërsa pjesa e sipërme merret me furnizimin me energjit nëpërmjet paneleve diellore të vendosur sipër.

Të dyja platformat janë krejtësisht të vetëmjaftueshme e të lëvizshme (të transportueshëm me rimorkiatorë) dhe ushqehen ekskluzivisht me energji diellore. Kontrollohen në largësi dhe nuk kanë nevojë për personel për funksionimin e tyre.

Ai i Bombay Reef duket se është stacioni i parë lundures kinez i “identifikuar” nga mediat perëndimore, por sipas disa burimeve platformat lundurese e përdorura tashmë në Detin e Kinës Jugore shkojnë në nja dhjetë. Pekini thekson se stacionet përdoren si kulla komunikimi monitorimi mjedisor, rilevim anomalishë sizmike, lundrim të asistuar dhe për survejimin detar.

Platformat janë të pajisura me një gamë të gjerë ndjesorësh dhe sistemesh komunikimi, që përfshijnë kullëza të pajisura me ndjesorë elektro – optikë dhe më infrakuqe, sistemesh radio me frekuencë të lartë dhe antenash celulare 4G. Disa janë të pajisura me një kupolë radar, që mund të marrin rolin e sistemit kryesor të transmetim/marrje të të dhënave. Duket se platformat nuk kanë nevojë për asnjë lloj mirëmbajtjeje, përveçse në raste të jashtëzakonshme.

Me këtë control and integrated communication system Kina, që kujtojmë se rivendikon posedimin e 90% të Detit të Kinës Jugore, e ka rritur në mënyrë eksponenciale mbulimin me radarë e të gjithë zonës. Tani Pekini mund të mbështetet mbi një zinxhir global komunikimi midis Hainan dhe barrierave koralore, përfshi këtu edhe ishujt Paracel (emri kinez Nansha) dhe Spratly (emri kinez Nansha).

Duhet nënvizuar se shumë prej këtyre ishujve kanë tashmë sisteme radësh funksionues. Në vitin 2019 Ministria kineze e Mbrojtjes kishte pranuar në mënyrë eksplicite se platformat Ocean E-Station mund të shërbenin edhe për “survejimin e vazhdueshëm e objektivave offshore” dhe për të luajtur role të rëndësishme për “ndërtimin mbi ishujt kinezë Nansha e Xisha, në mbrojtje të ishujve dhe të barrierave koralore”. Lidhur me këtë pikërisht në ishullin Woody Island, në Paracels, i pushtuar nga kinezët në vitin 1956, janë dislokuar kohët e fundit gjuajtës – interceptorë Sukhoi Su-27 Flanker, në kurriz të manovrave të kryera në zonë nga aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan (CVN 76).

Në harkun e pak muajve, Blue Ocean Information Network do të integrohet me sistemet tashmë funksionalë të mbiquajtur Underwater Great Wall dhe Underwater Monitoring System, të projektuar më 2013 e të bazuar mbi një rrjet ndjesorësh nënujorë dhe të padukshëm të vendosur në 2000 metra thellësi, që ka kushtuar më shumë se 313 milion dollarë, dhe të realizuar për monitorimin e nëndetëseve të klasifikuara “armike”.

Instalimi i një sistemi kontrollit të  Detit të Kinës Jugore jep një tregues të saktë e të qartë, edhe për miopët më kokëngjeshur, për vizionin kinez në të ardhmen e afërt: kontrollin total e zonës detare që shtrihet nga Malajzia deri në Korenë e Veriut, duke e zgjeruar dominimin deri në Japoni. Edhe pse një zonë e tillë detare rivendikohet fuqishëm nga Filipinet, Vietnami, Malajzia, Brunei dhe Tajvani, faktikisht Kina po ushtron një kontroll të drejtpërdrejtë dhe real mbi të gjithë kontekstin gjeografik, përfshi ishujt. Ia vlen të kujtohet se sistemeve të kontrollit të përshkruara, në raste ekstreme, mund t’u shtohet mbështetja e së ashtuquajturës “milici detare” kineze, domethënë forcës detare paraushtarake e bazuar mbi flotën e peshkimit civile kineze që mund të mbështetet mbi një forcë prej rreth 200000 njerëzisht dhe që përfaqëson për Marinën e Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze një shumëfishues të konsiderueshëm force dhe jo vetëm ekonomike, pasi në gjendje të kryejë aktivitete interesante “inteligjence” me spektër të gjerë në funksion të anijeve të shumta që kryejnë lundrime me rreze të gjatë.

Industria e peshkimit tregtar kinez përdor 14 milion njerëz – çereku i të gjithë peshkatarëve të botës – një ushtri “peshkatarësh” që Pekini mund ta mobilizojë si të dojë, duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe besimin absolut e peshkatarëve të motivuar jo aq nga një patriotizëm i “detyruar” i mundur nga ana e qeverisë qendrore, por sidomos nga motive pastërtisht të tipit “ushqimor”. Prandaj, në rast nevoje, flota e peshkimit mund të bëhet ppotencialisht një armë shumë e frikshme detare në kohë lufte.

Nëse gjatë viteve të fundit ndërtimi i bazave ajrore dhe i stacionëve të radarëve përgjatë krigjeve dhe në zonat territoriale kineze ka ngjallur jo pak preokupime në vendet kufitare dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara, dislokimi i këtyre platformave survejuese kohërat e fundit, çuditërisht, nuk ka ngritur tensione publike të veçanta. Një shpjegim mund të jetë ai i përkeqësimit të konsiderueshëm të lidhjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për çështje që shkojnë nga Covid-19 tek përhapja e dispozitivëve për telekomunikacion Huawei, deri tek represionet e kohëve të fundit e protestave në Hong Kong.

Por jo të gjitha vendet, me referim të veçantë për ato europiane, kanë ndërmend të ndjekin administratën  Trump në rrugën e distancimit nga Kina, sidomos në planin teknologjik. Dhe nëqoftëse lidhja e marrëveshjeve të reja tregtare dhe indutriale midis vendeve perëndimore dhe Kinës nuk tenton të zvogëlohet, disa ka mundësi që të shkaktojnë preokupime të veçanta në Uashington.

Midis këtyre mund të jetë ajo e nënshkruar në vitin 2018 nga kompania e njohur gjermane Siemens pikërisht me China Electronics Technology Group Corporation (CETC), e  finalizuar në një bashkëpunim në sektorin industrial, dixhital, elektronik, për prodhimin e gjysmëpërçuesve, platformave internetore dhe për zhvillimin e aplikacioneve të information security. Në këtë optikë, reduktimi i njoftuar kohët e fundit i forcave të armatosura amerikane në Gjermani, që do të prekë 11900 ushtarakë përfshi edhe sppostimin e 30 gjuajtësve F-16 të 480° Squadron në bazën e Aviano, ndoshta mund të marrë një domethënie të ndryshme…

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY