Një, dhjetë, njëqind populizma

Një, dhjetë, njëqind populizma

264
0
NDAJ

Një bashkëbisedim me studiuesin Jan-Werner Müller: Ngjitja e AfD-së në Gjermani demonstron se edhe partitë e përçara në brendësinë e tyre mund t’ia dalin në rast se mungojnë alternativa të vlefshme

 

Ekstremizmi gjerman, Erdogan, Trump kanë rrënjë të ndryshme. Por të gjitha këto forca janë të favorizuara nga mentaliteti teknokratik që kufizon zgjedhjet politike duke skualifikuar çdo lloj proteste

 

 

Tema e ngjitjes së populistëve në Europën bashkëkohore ka pësuar një rilançim prepotent në debatin publik në vijim të zgjedhjeve gjermane të 24 shtatorit. Nëse Gjermania e Angela Merkelishte dukur në fakt e imunizuar nga një fenomen i ngjashëm, përveçse në përqindje të papërfillshme, rezultati dyshifror i arritur nga Alternative für Deutschland (AfD) lë që të ravijëzohen skenarë shqetësues. Midis studiuesve që janë kushtuar më shumë pas invetigimit lidhur me populizmin, gjermani Jan-Werner Müller (Profesor në Princeton University të Shteteve të Bashkuara) është karakterizuar sa prej thellësisë historike e komparative, aq edhe prej karakterit provokues të propozimeve. Kohët e fundit libri i tij “Çfarë është populizmi?” po ka një sukses të mëdh.

 

Profesor Müller, në çfarë mënyre afirmimi i fundit i AfD-së kontribuon në ripërcaktimin e kategorisë së populizmit bashkëkohor në Gjermani dhe në Europë? E thënë me fjalë të tjera, çfarë ka të re dhe të ndryshme në këtë rezultat nëqoftëse krahasohet më ngjitjen e populizmave në vende të tjera europiane?

«Tri janë aspektet për t’u nënvizuar. Parasëgjithash, pjesa më e madhe e votuesve të AfD-së duket se e ka bërë këtë zgjedhje në vazhdën e zhgënjimit. Kështu, rezultati duhet konsideruar sidomos si një votë proteste. Megjithatë, është e qartë se identifikimi me një parti mund të konsolidohet me kalimin e kohës dhe kështu që do të ishte gabim të merrej si e mirëqenë se AfD-ja është e destinuar që të zhduket në rast se qytetarët do të ushqejnë ndjenja të ndryshme në të ardhmen. E dya: të gjitha parashikimet sesi partitë e ekstremit të djathtë janë karakterizuar gjithmonë prej luftërave të brendshme dhe prej paaftësisë për të punuar në mënyrë efikase në parlamentet e landeve të ndryshme janë demonstruar korrekte. E megjithatë, në ndryshim nga rastet e tjera të kaluara, të njëjtit fenomene nuk duket se i kanë dëmtuar deri më tani rezultatet elektorale të AfD-në. Njëlloj siç ka ndodhur me Donald Trump, edhe në këtë rast bëhet fjalë për një element që duket se ka të bëjë pak me simpatizantët. Së fundi dhe ndoshta është aspekti më preokupues: po asistojmë tashmë në ftesa për imitim të AfD-së nga ana e disa elementëve të së djathtës kristian – demokrate. Kjo mund të ketë një impakt të konsiderueshëm negative mbi kulturën politike gjermane në perspektivë».

 

Ngjitja e populizmit në Europë është demonstrimi se dikotomia e vjetër e djathtë/ e majtë është e dalëmode? Apo më shumë se mungesa e një konkurrence të shëndoshë midis të majtës dhe të djathtës (në funksion të proliferimit të Koalicioneve të Mëdha) përfundon për të shtyre vazhdimisht çfarëdo forme mospajtimi legjitim drejt forcash politike antisistem?

«Demokracia kërkon një përzierje delikate konflikti dhe bashkëpunimi. Veç kësaj, në demokraci jo të gjithë mund të sigurojnë atë që do të donin, por secili duhet të ketë mundësinë që ta mbështesë kauzën e vet. Koalicionet e mëdha apo sistemet në të cilat zgjedhja është e kufizuar, në të cilën politikanët pretendojnë se flasin në emër të një “qendre të arsyeshme” dhe ta rezufojnë çdo instancë tjetër si ekstremizëm të majtë apo të djathtë, e dobësojnë kuptimin e vërtetë të demokracisë».

 

Ju e përshkruani populizmin si një «hije të përhershme të demokracisë përfaqësuese». Me këtë nënkuptoni se populizmi është një rrezik i lindur në demokracinë e çdo epoke apo se jetojmë në kohëra jashtëzakonisht të rrezikshme?

«Populizmi sjell pretendimin nga ana e disa aktorëve politikë se janë përfaqësuesit e vetëm legjitimë të popullit – dhe kjo mund të ndodhë në çdo moment, deri kur të jemi një demokraci përfaqësuese. Ama kjo nuk do të thotë se – në se ma lejon shprehjen – oferta e populizmit është konstante. Pavarësisht se në një nivel të caktuar populizmi është i ngjashëm, kjo nuk na lejon që të pohojmë se janë të ngjashëm edhe shkaqet e tyre. Arsyet e ngjitjes të një Jörg Haider nuk janë të njëllojta me themelet e suksesit të Recep Tayyip Erdogan, që nga ana e tyre nuk janë të njëjtat me ato që kanë çuar Trump në triumf. Rrethanat kombëtare janë të rëndësishme. Qartazi, stanjacioni ekonomik dhe dobësia e partive të majta ua kanë bërë jetën më të thjeshtë populistëve. E njëjta vlen për çdo situatë në të cilën është tashmë i pranishëm i një perceptimi të fortë lufte kulturore, të cilën populistët e përdorin dhe e thellojnë. Duke thënë këtë, nuk dua të zugjeroj se gjithçka është pashmangshmërisht popullore. Koha jonë krahasohet nga një konflikt në rritje: nga njëra anë kush do të më shumë hapje, një ide që përfshin klishéve të lidhura me versionin e globalizimit ekonomik dhe kulturor, por që mund të nënkuptojë edhe njohjen e minorancave etnike, seksuale dhe fetare në çdo vend të veçantë — me fjalë të tjera, nuk duhet të ketë të bëjë domosdoshmërisht me dimensionin ndërkombëtar; nga ana tjetër kush do mbyllje më të madhe. Në këtë konflikt, populsitët duken si aktorë me përgjigje të gatshmë: në fund të fundit, ata mbështeten mbi një politikë identitare dhe kanë një përfaqësim për të propozuar se kush është populli i vërtetë, se kush ndodhet pakashumë në të. Nuk do të thotë se kanë të drejtë, por sigurisht që bëhet fjalë për një çështje lidhur me të cilën kanë diçka për të thënë».

 

Është e mundur që dukja teknokratike, që një numër në rritje institucionesh politike kombëtare dhe europiane i japin vetëvetes, përfundon duke i rritur shanset e populizmit, duke qenë se as njëra, as edhe tjetra nuk i njohin legjitimitet mospajtimit?

«Sidomos gjatë krizës së euros kemi asistuar në një kundërvënie të rëndë midis teknokracisë dhe populizmit. Teknokratët praktikisht pretendojnë se ka vetëm një zgjidhje racionale për problemet dhe se ne, si qytetarë, duhet thjesht të mundësojmë në aplikimin e saj. Mosqenia dakord nënkupton të jesh iracional: nuk ka nevojë për kurrfarë debate. Një diskutim i kësaj natyre e bën më të thjeshtë për populistët që të pohojnë: “Mendonim se kishim një demokraci, që do të thotë të kesh zgjedhje”. Për sa duken ekstreme reciprokisht të kundërvëna, teknikracia dhe populizmi kanë diçka të përbashkët: teknokratët theksojnë unicitetin e një zgjidhjeje racionale, të cilës populistët i kundërvënë një vullnet popullor të vetëm autentik (që ata natyrisht e njohin). Të dyja janë forma antipluralizmi: gjithçka ndodhet midis dy ekstremeve zhduket – dhe gjithçka është në mes, të paktën për sa kuptoj unë, është demokraci: debat, bindje, mundësi për të pasur një mundësi të vërtetë zgjedhjeje».

 

Ju keni paralajmëruar politikanët për «përdorimin inflacionist të termit populizëm në diskutimin politik europian», pasi një gjë e tillë «manifeston një dështim të gjykimit politik». Doni ta shpjegoni më mirë këtë ide, mundësisht me shembuj?

«Në kontekstin europian shpesh krijohet përshtypja se të gjithë jemi populistë dhe se gjithçka është populizëm. Shumë lëvizje dhe liderë janë klasifikuar bashkë nën këtë etiketë – pasi politikanët, gazetarët dhe akadmeikët ndjekin në mënyrë të ngadaltë opinione të trashëguara nga të tjerë apo pse kanë një axhendë ideologjike të tyren për ta avancuar dhe kërkojnë që të diskreditojnë parti të caktuara duke i shoqëruar thjesht me populizmin (dhe është e nevojshme të mbahet parasysh se në Europë, në kundërshtim nga sa ndodh në pjesë të diskutimit politik amerikan, kjo etiketë bart konotacione thelbësisht negative). Le të përmendim njoftimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian, që në një moment të caktuar kanë deklaruar se ekzistojnë populistë nga e majta e nga e djathta dhe se këto janë të gjithë të rrezikshëm dhe në thelb antieuropianë».

 

Nuk është kështu?

«Jo të gjitha format e protestët janë populiste, as nuk përbëjnë një kërcënim për sistemin: përkundrazi, disa mund të jenë të shëndetshme dhe produktive – unë përfshij lëvizjen spanjolle Podemos në këtë kuptim. Nuk duhet të gjendemi në një situatë në të cilën pohojmë se kapja pas partive të vjetra është zgjidhja e vetme e nevojshme për të ruajtur demokracinë. Përkundrazi, mund të jetë fatale heqja e dallimeve dhe damkosja e të gjitha partive dhe lëvizjeve të reja si populiste, pasi kështu u dërgohet mbështetëse të atyre që nganjëherë janë lëvizje dhe parti demokratikisht produktive një mesazh që duket se tregon pranimin e munguar të çdo risie dhe refuzim të çdo hapësire në brendësi të sistemit për ta. Kjo mund t’u japë atyre përshtypjen se sistemi është prishur dhe se nuk mund të arrihet në asgjë të ndryshme nga ajo që kritikët e quajnë “teknokraci” apo “pasdemokraci”. Shumë janë damkosur me ngut si antieuropianë vetëm pse duan një Europë ndryshe. Disa prej tyre janë barazuar thjesht me Marine Le Pen, e cila në fakt është realisht antieuropiane».

(Jan-Werner Müller ka studiuar në Berlin dhe në Oxford. Aktualisht jep Teori Politike në Princeton University, ku drejton Projektin e Historisë së Mendimit Politik pranë Center for Human Values)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY