Nexta si koordinatore proteste

Nexta si koordinatore proteste

96
0
NDAJ

NNjë teknologji e re “Maidani” me ndihmën e aplikacionit Telegram është eksperimentuar në Bjellorusi

 Njerëz që natën kur pas zgjedhjeve presidenciale në Minsk me tentativën e një “Maidani” bjellorus ose, më mirë, të një grushti shteti, kanë ndjekur në internet ngjarjet e këtij vendi, sigurisht që i kanë kushtuar vëmendje kanalit Nexta në Telegram. Është pikërisht në këtë kanal që gjenden videot më të goditura të protestave me këndet më të mira të filmimeve dhe informacionet më të fundit. Është nga aty që janë shpërndarë në ekrane edhe “broçkullat” informative më skandaloze: lidhur me faktin se Lukashenko u duk se ia kishe mbathur në Turqi, mbi manifestuesin e parë e supozuar si të vrarë, mbi vëllazërimin imagjinar të policëve me manifestuesit në një prej qyteteve bjellourse, mbi “gangot e veshur me jeshile” e forcave speciale të supozuara ruse në Minsk, etj… Si rezultat, atë natë kanali është rritur me 148000 abonentë, një rekord për Telegram.

“Nexta” është një term që ngjan duket si në anglisht, por në të vërtetë ka një rrënjë bjellorusishteje dhe buron nga “Nekhta”, që e përkthyer në rusisht do të thotë “dikush”. Emri aludon për anonimatin e kanalit, siç edhe e perceptojnë shumë. Megjithatë, në drejtimin e tij nuk është aspak “dikushi”, por një person krejtësisht real. Themeluesi i tij është Stepan Putilo (në programe quhet Svetlov), një i ri i lindur më 1998. Sipas Wikipedia, është një bjellorus: gayetar, bloger, regjisor, drejtues televiziv, muzikant, autor dhe krijues kanaleshh divulgative për argumenta socialë e politikë.

Stepan ka studiuar në Senitska në shkollën “Yanka Kupala”, pas të cilës është diplomuar në liceun humanistik bjellorus “Yakub Kolas”. Aktualisht është transferuar në Polonia, ku studion në Universitetin e Silezisë, duke u specializuar në organizimin e prodhimeve kinematografike dhe televizive. E ka nisur aktivitetin e tij publik në tetorin e 2015 me krijimin e kanalit Nexta në YouTube.

Fillimisht ishte një projekt muzikor, por në vijim ka shtuar “tekse argëtimi dhe informacioni”. Numri total i të regjistruarve të tij midis të gjitha rrjeteve sociale është mbi 1 milion e gjysmë, prej të cilëve më shumë se 450000 në YouTube dhe më shumë se 1 milion e gjysmë në kanalet Telegram me emrin gjenerik “Nexta”. Sot kanali Nexta i Telegramit që transmeton nga Polonia rezulton më popullori në Bjellorusi dhe, pas ngjarjeve të fundit, numri i abonentëve të tij në rrjetet sociale është rritur në mënyrë eksponenciale.

Megjithatë, me kanalin e tij Stepan nuk është shfaqur nga hiçi. Babai i tij, Aleksandr Chepushilo, është një gazetar bjellorus, që më parë ka punuar si komentator sportiv për kompaninë “Belteleradio” dhe tani është autori dhe drejtuesi i programeve sportive në kanalin televiziv “Belsat” në Poloni, që transmeton edhe në Bjellorusi.

 

I fshehur forcave të rendit

Është prej kohësh që forcat e rendit bjelloruse interesohen për Stepan: menjëherë pas videos së parë në kanalin e tij e këngës së titulluar “Nuk ka zgjedhje”; e dalë në koinçidencë me zgjedhjet e afërta presidenciale në Bjellorusi (të 2015, shënimi im.) kërkohej bojkotimi i tyre për shkak të falsifikimeve të mundshme të rezultateve. Funksionarë të autoriteeteve shkuan në shkollë në të cilën studionte Stepan, për të kuptuar kush ishte dhe nga vinte. Në 2017, Putilo mori pjesë në protesta të ndryshme, përfshi “Marshimin e bjellorusëve të zemëruar”. Më pas, në kanalin e tij në YouTube, publikoi video të ndryshme lidhur me temën e protestave në Bjellorusi.

Në shkurtin e 2018, kundër Stepan kanë provuar të nisin një procedim penal në funksion të Nenit 368 të Kodit Penal të Republikës së Bjellorusisë: “Fyerje ndaj Presidentit”, prej videove në YouTube. Megjithatë, blogeri i ri tashmë ndodhej larg, në Poloni. Sot kryeredaktor i Nexta-s është gazetari Roman Protasevich, një veteran i opozitës në Bjellorusi. Në vitin 2012 arrestoheti si administrator i grupeve të opozitës në rrjetet sociale. Në atë kohë, Protasevich ishte anëtar i “Frontit Rinor”, një organizatë proeruopiane e qendrës së djathtë që organizonte protesta në rrugë kundër Lukashenkos. Ka qenë gazetar për “Euroradio” dhe deri për “Radio Svoboda” (Radio Liberty), të financuara nga Polonia e nga Lituania. Protasevich mbështet dekomunistizimin dhe legalizimin e kanabisit. Ashtu si Putilo, edhe ai tani ndodhet në Poloni.

 

Nga vijnë paratë?

Në kanalin Nexta të Telegram praktikisht mungon çdo publicitet, kështu që burimet zyrtare e financimit të tij mbesin të panjohura. Më 25 tetor 2019 në të njëjtin kanal është shfaqur filmi dokumentar “Lukashenko. Materiale kriminale”. Të nesërmen ishte tashmë në majën e trendeve të YouTube bjellorus. Në dy ditët e para, videoja siguron thuajse 700000 shikime dhe në një muaj rreth 1800000. Është e qartë se një i ri që po rehatohet në Poloni, i vetëm, nuk do të mund të siguronte materiale “akuzuese” me natyrë ekskluzive për t’i përdorur në kanalin e tij. Nuk është e vështirë të gjendet sa nga vijnë, pasi midis partnerëve të “Belsat”, ku punon babai i tij dhe ku edhe vetë ai punon, figuron transmetuesja radiofonike amerikane “Liberty”, e mbikëqyrur nga CIA.

“Platformaa kryesore për komunikim midis kundërshtarëve të Lukashenko është messenger i Telegram”, shkruhet në uebsajtin ukrainas Strana.ua. “Në kanalet publike të opozitës njoftohen planet e veprimit të manifestuesve. Jepen edhe këshilla lidhur me çfarë duhet bërë në një moment të caktuar të revoltave masive, ku të shkohet, ku të mblidhet. Veç kësaj, kanalet luajnë një funksion propagande: flasin në mënyrë konstante për mizoritë e autoriteteve, të cilat i ilustrojnë me video dhe me foto efekti… Në këtë fushë, në Bjellorusi, sot platforma Nexta e Telegram është lidere”.

Sipas një uebsajti të tillë, kanali “Nexta Live” është bërë furnizuesi kryesor me lajme nga rrugët e Minskut dhe nga qytetet e tjera të Bjellorusisë. Sot ka kaluar pragun e 1 milion abonentëve, pavarësisht se është cituar gjerësisht vetëm pak ditë më parë, kur kanë nisur përleshjet nëpër rrugët e kryeqytetit. Ka një kanal sivëlla “Nexta” me gjysmëmilioni abonentë. Të dy platformat kryesisht shpërndajnë mesazhet e njëri tjetrit, por ai bazë është kanali me prefiksin “Live” në emër. Aty dalin videot më operative nga vendngjarjet dhe, gjëja më e rëndësishme, është pikërisht nga aty që publikohen edhe planet e protestës: në çfarë ore dhe ku duhet të mblidhen për një manifestim, kur të fillohet një grevë e kështu me radhë. 24 orë në 24 dhhe sidomos gjatë manifestimeve të mbrëmjes të opozitës, ku publik azhurnohet me një shpejtësi prej disa mesazhesh në minutë, pjesa më e madhe e të cilave janë video dhe foto ekskluzive drejtpërsëdrejti nga vatrat e protestave.

Përveç videove, kanali koordinon në mënyrë konstante veprimet e manifestuesve: të njëjtit informohen lidhur me lëvizjet e OMON-it (Otrjad Mobil’nyj Osobogo Naznachenija, “Njësia Speciale Lëvizëse” e Policisë, shënimi im.), simpatizantëve u thuhet sesi të mbrohen manifestuesit. Një funksion tjetër i kanalit janë apelet e vazhdueshme për të dalë në rrugë dhe inkurajuar agresionet ndaj punonjësve të policisë. Terminologjia në rapor me Policinë maksimumi nxit urrejtje: “fashistë”, “maskarenj”, “jashtëqitje e Lukashenkos”, “banditë me të zeza”, “ndëshkues”. Për më tepër, paralelisht, autorët e mesazheve ftojnë forcat e rendit që të “përkrahin popullin”, ashtu si manifestuuesit ta djegin policinë dhe agjentët e OMON-it. Por pse kanalet e mësipërme që transmetojnë nga Polonia janë bërë masmediat kryesore në territorin e Bjellorusisë?

Kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e politikës “multivektoriale” të Aleksandr Lukashenkos: nga njëra anë, krijimi bashkë me Rusinë i një Shteti të Bashkuar dhe, nga ana tjetër, flirtimi me Perëndimin. Por, siç e demonstrojnë ngjarjet në Bjellorusi, një “qasje multivektoriale” e tillë nuk do t’i sjellë asgjë të mirë “Bat’ka”-s (“Nabait”, nofka e Lukashenkos në Bjellorusi, shënimi im.). Polonia, e cila në nivel zyrtar kohët e fundit ka “flirtuar” edhe me të, në fakt ka krijuar në territorin e saj qendra informacioni, të cilat tani faktikisht janë shndërruar në koordinatorë protestash dhe propagande armiqësorë ndaj autoriteteve bjelloruse.

Në kohën e tij, Napoleoni tha se dy gazeta armike janë më të rrezikshme se 100000 trupa. Në ditët tona rolet e gazetave të tilla, që në thelb përfaqësojnë një “ushtri” të vërtetë propagande, luhen nga kanalet e informaacionit si puna e Nexta. Dhe nuk ka asnjë dyshim se në shpatullat e tyre janë jo vetëm autoritetet zyrtare të Polonisë, por edhe shërbimet speciale amerikane, që janë organizatorët e të gjitha “revolucioneve me ngjyra” në hapësirën passovjetike. Në Bjellorusi, me ndihmën e Nexta, është testeuar një teknologji e re e “revolucionit me ngjyra”, ku “Maidani” nuk udhëhiqet më nga partitë opozitare, por nga një resurs informacioni nga jashtë.

Megjithatë, historia e Nexta është një paralajmërim edhe për Rusinë. Në territorin tona ekziston tashmë një megafon i tillë i gatshëm, koordinator për një “revolucion me ngjyra” – radiostacioni i opozitës liberale “Echo of Moscow”: filialet e tij në të gjithë Rusinë, kanalet e tij internetore e në rrjetet sociale. Dhe është pikërisht kjo media që po e ppërshkruan grushtin e shtetit në tentativë në Minsk me ekzaltim. Tani është i impenjuar në propagandën më agresive e prirur që të minojë shtetin tonë. Ja pse është e habitshme sesi deri më tani financohet akoma nga një kompani shtetërore. Me emrin “Gazprom” …

(nga Stoletie)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA 

 

LEAVE A REPLY