Nëqoftëse bie Bjellorusia

Nëqoftëse bie Bjellorusia

102
0
NDAJ

 

 

 

Manovra dhe objektiva

Është nga mbrëmja e 9 gushtit që nëpër rrugët e Minskut dhe të qyteteve të tjerë të shumta bjelloruse që po protestohet. Motivi i protestave është rezultati elektoral që ka rikonfirmuar Aleksandr Lukashenkos si President të vendit dhe që Svetlana Tikhanovskaya me ndjekësit e saj nuk e kanë njohur, duke theksuar se është frut mashtrimesh elektorale.

Dyshimi se prapa trazirave mund të jetë një regji e huaj fiton terren me hap të njëjtë me zhvillimin e ngjarjeve dhe, nga ana tjetër, në epokën e revolucioneve me ngjyra dhe të luftërave me bedel bëhet fjalë për një pistë që nuk duhet përjashtuar asnjëherë apriori. Sidomos veprimet e Polonisë e të Lituanisë duket sikur sugjerojnë se akuzat e ngritura ndaj tyre nga ana e Lukashenkos mund të mos  jenë krejtësisht të pabaza dhe arsyet për një ndryshim regjimi janë sa të shumta, aq edhe të rëndësishme.

 

Rëndësia e Bjellorusisë

Bota ruse ka nisur të rudhet të nesërmen e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Kremlini nuk ka mundur të bëjë asgjë për ta ndaluar rrethimin perëndimor, duke rënë pre njëkohësisht e separatizmave etno – fetare, e anarkisë sociale dhe e një krize të frikshme ekonomike. Midis fillimit të viteve ’90 dhe pjesës së parë të viteve 2000, Rusia ka asistuar e palëvizshme ndaj gllabërimit në orbitën euroamerikane e të gjithë ish Traktatit të Varshavës dhe zgjerimit në lindje të Perdes së Hekurt, në sfondin e një serie revolucionesh me ngjyra që kanë shkaktuar shkëputjen thuajse totale të Ballkanit dhe të  Kaukazit jugor.

Objektivi i madh i fundit në rendin kronologjik ka qenë Euromaidani, ngjarja kufindarëse që ka sanksionuar fillimin e një Lufte të Ftohtë të re midis Perëndimit dhe Rusisë, duke e shtyrë këtë të fundit në kërkim të ndërtimit të një partneriteti me Kinën për të lehtësur peshën e regjimit të sanksioneve dhe për të mbrojtur atë që mbetet nga bota ruse nëpërmjet ndarjes së pushtetit.

Nga viti 2014 e deri më sot, Moska dhe Pekini kanë vepruar brenda hapësirës passovjetike në mënyrë të koordinuar dhe duke ndjekur një logjikë ndarjeje të mirëpërcaktuar: e para duke u marrë me siguri e diplomaci, dyta duke u marrë me ekonomi. Në këtë mënyrë, Rusia ka shmangur që influenca perëndimore të shtrihej në mënyrë të tepruar dhe të rrezikshme në Bjellorusi, Serbi, Armeni, Moldavi, Azinë Qendrore ish sovjetike dhe në territore të tjera.

Në kundërshtim nga Serbia, që është krejtësisht e rrethuar nga ana e Aleancës Atlantike dhe rreziku i përpjekjeve hegjemoniste ëhstë reduktuar në zero nëpërmjet një ridimensionimi shumë të ashpër gjeografik të nisur me luftërat jugosllave dhe i përfunduar me referendumin për pavarësinë e Malit të Zi të 2006, Bjellorusia ka një rëndësi strategjike shumë më të madhe në sytë e Perëndimit.

Në radhë të parë, nga pasEuromaidani, Minsku është pengesa e fundit e rrethimit përfundimtar të Rusisë në anën europiane dhe është në këtëkontekst që inkuadrohet riorientimi i axhendës së jashtme së Shtëpisë së Bardhë nga Ukraina (protektorati i së cilës i është besuar dy aleatëve besnikë, Polonisë e Turqisë) në Bjellorusi.

Në rast se rebelimi paselektoral do të transformohet në një revolucion me ngjyra në stilin Euromaidan, duke çuar në rënien praktike të Lukashenkos, atëhere do të asistohet në marrjen e pushtetit nga drejtues të rinj politikë, liberalë dhe properëndimorë, i të cilëve Tikhanovskaya është shprehja më e mirë, që do ta nxirrte vendin jashtë sferës së influencës ruse brenda një kohe të shkurtër.

Raportet midis Lukashenkos dhe Vladimir Putinit nuk kanë qenë kurrë idiliake dhe krahu i hekurt i vitit të fundit i ka larguar ndjeshëm të dy vendet, por alternativa ndaj largimit të diktatorit të fundit të Europës është një skenar Ukrainë. Në fakt, opozita e përfaqësuar nga Tikhanovaskaya propozon një vepër riciklimi integral të klasës së vjetër politike dhe shkëputje diplomatike me të kaluarën, domethënë me Rusinë; prandaj infiltrimi në procesin e tranzicionit mund të rezultojë kundërprodhues, duke qenë shanset e arritjes më të ulëta se perspektivat e dështimit.

Edhe duke supozuar se kriza në zhvillim mund të prodhojë efektin e papritur e çuarjes në një shkrirje me Minskun, duke e shtyrë Lukashenkon që ta rivlerësojë politikën e hapjes ndaj Perëndimit. Në këtë pikë do të hynte në lojë një faktor tjetër: trazirat e kanë nxjerrë në pah jopopullaritetin e Presidentit dhe vullnetin nga ana e shoqërisë për një ndryshim; duke e mbështetur, Kremlini do ta bashkangjiste imazhin e vet një regjimi të parë me bezdi nga gjeneratat e reja. Në çfarëdo drejtimi që Moska do të zgjedhë të lëvizë, do t’i duhet të ketë vetëdijen se Bjellorusia është një fushë e minuar dhe se çdo lëvizje mund të jetë e fundit.

 

Ringjallja e Konfederatës Polako – Lituaneze

Të nesërmen e mbrëmjes së parë të protestave, Lukashenko ka dalë në publik, duke e ftuar opozitën që të nisë një dialog konstruktiv për mirëqenien kombëtare dhe duke përsëritur bindjen se prapa rebelimit dhe protestave të muajve të mëparshme qëndron një dorë e huaj.

Sipas asaj që u denoncua nga Presidenti, midis 9 dhe 10 gushtit, rojet kufitare kanë penguar tentativa kalimi të paligjshëm kufiri nga ana e qytetarëve polakë, rusë e ukrainas, që synonin të “bënin një Maidan” në Bjellorusi, ndërsa shërbimet sekrete kanë interceptuar komunikime midis manifestuesve dhe botës së jashtme, sidomos Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Republikës Çeke.

Veç kësaj, po të njëjtën natë, në pikat e nxehta e Minskut është sqaruar prania e shumë profesionistëve të rebelimit të ardhur nga Rusia e Ukraina, të cilët kanë luajtur veçanërisht dy role: kanë luftuar kundër policisë dhe kanë tentuar ta fusnin kryqytetin në kaos nëppërmjet aksioneve të nivelit të lartë, si vënia e zjarreve në zonat qendrore.

Ngjajret e ndodhura pas zgjedhjeve duket se vërtetojnë denoncimet e Lukashenkos për një regji europiane të rebelimit. Bashkimi Europian ka nisur ta kërcënojë qeverinë e Minskut se do të marrë sanksione për shkak të manipulimeve me votën dhe mënyrës sesi po përballoheshin trazirat, ndërsa Polonia dhe Lituania po i japin mbështetje konkrete opozitës.

Ekzekutivi polak ka marrë përsipër dhe ka drejtuar iniciativën politike në seli komunitare, duke anashkaluar organet europiane dhe ministrat e Jashtëm e 27-ëshes, dhe në qytetet kryesore të vendit kanë nisur të lyhen simbolikisht me ngjyrat e flamurit të lashtë bjellorus, atë të shpalosur nga manifestuesit antiqeveritarë; ndërsa në Lituani ka gjetur strehim Tikhanovskaya, e arratisur nga Minskut pas mbrëmjes së dytë të përplasjeve.

Në rast se do të ekzistonte një ndryshim regjimi në Bjellorusi, Polonia dhe Lituania do të ishin instrumentat ideale të cilave t’u delegoheshin operacionet dhe ushtrimi i forcës mbi protektoratin e ardhshëm euroamerikan. Minsku nuk disponon rezerva natyrore të mëdha dhe është një importues neto i produkteve energjitike e me natyrë tjetër nga Moska, dhe një prishje eventuale do t’i jepte jetë një reçisioni të pashmangshëm. Është në këtë pikë që mund të hyjnë në lojë Varshava dhe Vilniusi: duke u hapur qytetarëve bjellorusë tregjet e tyre të punës, në rritje, por që u mungon krahu i punës, dhe duke përfituar nga klima e re e investimeve për të amalgamuar ekonomitë e tyre me atë të Minskut.

Kjo pikë e fundit është jashtëzakonisht e vështirë, sepse prej disa vitesh klasat drejtuese e Varshavës dhe Vilniusit po avancojnë një axhendë të përbashkët të prirur në ndërtimin e një blloku gjeopolitik, kulturor dhe ekonomik intraeuropian, të shtrië nga Deti Balltik në Detin e Zi, i përfaqësuar në mënyrë ikonike nga E40. Ndërsa Polonia po i përqëndron pëprjekjet e saj në bregun jugor, e përfaqësuar nga aelanca e Vishegradit dhe nga Ukraina, kurse Lituania po udhëheq shkrirjen e zonës balltike; pengesa e vetme për realizimin e projektit, një konfederatë polako – lituaneze 2.0, është pikërisht Bjellorusia.

 

Të goditet Minsku për t’u sulmuar (edhe) Pekini

Një ndryshim pproperëndimor regjimi në Minsk nuk do të kishte reperkurione gjeopolitike dhe ekonomike me rëndësi unike për Moskën, pasi pozicioni i vendit brenda sferës ruse është edhe në interesin e Pekinit.

Në axhendën e jashtme të Xi Jinping Bjellorusia zë një vend të dorës së parë pasi shihet si pika ideale e lidhjes midis Bashkimit Ekonomik Euraziatik dhe Rrugës së Re të Mëndafshit dhe, veç kësaj, është çelësi kryesor me të cilën të hyhet në periferinë lindore e Bashkimit Europian. Rrëndësia është e tillë sa që është e mundur të kuptohet vetëm duke i hedhur një sy numrave dhe fakteve që kanë karakterizuar bashkëpunimin kino –bjellorus në vitet e fundit.

Në gushtin e 2019 janë finalizuar traktativat për ndërtimin e një stadiumi gjigand futbolli në Minsk, kostoja e ndërtimit e të cilit do të mbulohet tërësisht nga Pekini. Kjo dhuratë e kushtueshme, rreth 180 milion dollarë, është menduar për të vulosur partneritetin në ardhje dhe bëhet fjalë për një instrument të cilin diplomacia kineze e ka përdorur shumë në Jugun global.

Kantierët e stadiumit duhet të mbyllen më 2023 dhe të tjerë janë hapur në të gjithë territorin kombëtar, pasi kompanitë kinezë thuajse e kanë pushtuar Bjellorusinë dhe i rishkruajnë të gjithë hartën urbane dhe rrjetin infrastrukturor, duke i ndërtuar dhe/ose i rinovuar rrugë, spitale, fjetore, komplekse banimi, parqe, hekurudha dhe lagje të tëra.

Më i rëndësishmi i projekteve të Pekinit në vend nuk do të jetë maksi – stadiumi i Minskut, por parku industrial Kinë – Bjellorusi, i njohur edhe si China-Belarus Great Stone Industrial Park. I shtrirë mbi një sipërfaqe prej 112 kilometrash katrore dhe i pozicionuar gjeostrategjikisht midis Minskut, aeroportit ndërkombëtar dhe autostradës Moskë – Berlin, parku është projektuar për t’u bërë centrali elektrik i ekonomisë kombëtare, Silicon Valley i Europës Lindore dhe mbi të do të jetë në fuqi një regjim ekonomik special, funksional për thithjen e investimeve dhe të truve nga e gjithë bota.

Bëhet fjalë për projektin e vetëm më të kushtueshëm që bankat kineze kanë financuar ndonjëherë jashtë vendit: deri më sot, janë vënë në dispozicion 5 miliard dollarë. Detajet e marrëveshjes për ndërtimin dhe menaxhimin e zonës ekonomike speciale janë studiuar në mënyrë të tillë që t’i mundësojnë Pekinit një kthimi ekonomik të lartë, konstant dhe të shpërndarë në periudhë afatgjatë.

Korporatat kineze që zgjedhin t’i delokalizojnë aktivitetet e tyre në park gëzojnë të drejta të ndryshme midis të cilave një përjashtim disadekadësh nga pagimi i taksave, mundësinë e blerjes së pjesëve të truallit, duke ushtruar mbi ato një pronësi private ekskluzive, dhe t’i marrë me qira me kontrata thuajse 100 vjeçare. Regjimi fiskal jashtëzakonisht i butë ka tërhequr tashmë shumëkombëshet e para, si Huaëei dhe ZTE, të cilat kanë ndërtuar qendra kërkimi e zhvillimi.

2018 ka qenë viti më intensiv nga pikëpamja e bashkëpunimit dypalësh. Të dyja qeveritë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, teknologjisë, shkencës, kulturës, mbrojtjes e sigurisë, ka hyrë në fuqi një regjim liberalizimi i vizave për të favorizuar turizmin dhe janë implementuar programet e parë të shkëmbimit studentore, gjuhësore dhe kulturore.

Veç kësaj, po këtë vit, kanë ndodhur 3 ngjarje të tjera domethënëse: Pekini është bërë partneri i 3-të tregtar i Minskut, trupa kineze kanë parakaluar për herë të parë gjatë Ditës së Pavarësisë të Bjellorusisë dhe, gjatë një diskutimi para kombit, Lukashenko e ka shpallur Kinën “një partnere strategjike e të njëjtit nivel si Rusia”.

Përpara Euromaidanit, sulmimi i Minskut do t’i kishte dhënë një goditje fatale vetëm Moskës, por sot, në mënyrë paradoksale, dëmet më të mëdha mund t’i pësojë Pekini, pasi në rast se një ekzekutiv properëndimor do  të largonte nga vendi bankat e kompanitë kineze dhe të vepronte ndaj parkut industrial, humbja e papritur e miliarda dollarëve të investuar do të ishte burim potencial falimentimi për të gjithë aktorët e përfshirë.

(nga Insideover)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY