Loja e nëntorit nuk është mbyllur akoma

Loja e nëntorit nuk është mbyllur akoma

71
0
NDAJ

Nuk është mister fakti që popullariteti i Donald Trump është reduktuar ndjeshëm gjatë këtyre muajve, fajtor menaxhimi i pandemisë së Covid-19 nga ana e tij dhe shpërthimi i protestave nga ana e lëvizjes Black Lives Matter në vijim të vrasjes së George Floyd. Ndërsa në pjesën më të madhe të botës popullariteti i liderëve demokratikë përfitonte nga ky fenomen i quajtur “rally ‘round the flag”, Shtetet e Bashkuara preferonin imunologun Anthony Fauci në vend të Presidentit të tyre dhe për rivalin e tij Joe Biden fitorja në zgjedhje dukej gjithnjë e më e afërt. Megjithatë, Presidenti mund të mbështetet mbi mbështetjen e konsiderueshme e mbështetësve të tij, besimi i të cilëve tek ai duket se mund të forcohet edhe më shume. Do të mjaftonte kjo besnikëri për ta rikonfirmuar në nëntor, duke e çuar në një fitore të papritur si më 2016? Apo pikërisht ata që kanë synuar tek ai katër vite më parë në shumë swing states do të rikthehen në origjinën e tyre?

Për t’u dhënë një përgjigje këtyre pyetjeve duhen kujtuar shkurtimisht ngjarjet e këtyre muajve të fundit.

 

Një armik i papritur: il Covid-19

Pavarësisht se uebsajti zyrtar i qeverisë amerikane përmban masat që Presidenti ka marrë për ta frenuar përhapjen e virusit, pa lënë pasdore sulmin e pamungueshëm e mediave dhe të Partisë Demokrate, është e pamohueshme që Trump e ka nënvlerësuar në të gjitha deklarimet publike të tij ashpërsinë e Covid-19, edhe kur infektimet po ringriheshin në mënyrë dramatike. Kundërshtarët e administratës republikane e kanë interpretuar këtë qasje si një shkëputje të plotë nga realiteti nga ana e manjatit, ndërsa mbështetësit e tij si provë se virusi nuk ekziston dhe se është e gjitha një plan i stisur nga lobet demokrate për të penguar punën e qeverisë.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve, është arritur në konkluzionin se asnjë prej palëve nuk kishte të drejtë. Më 10 shtator rrjeti televiziv CNN ka transmetuar një intervistë deri më atëhere të panjohur, e zhvilluar në muajin mars, midis gazetarit Bob Woodward dhe Presidentit, kur Shtetet e Bashkuara regjistronin në total afërsisht 15000 raste me Covid-19. Në audio, Trump pranon se është në dijeni të rrezikshmërisë të virusit, për shkak të të cilit “edhe shumë të rinj do të vdesin”, por edhe të vullnetit të tij “për ta reduktuar gjënë”. Ky zbulim qartazi që ka ngjallur indinjatën e një pjese të popullsisë amerikane, tashmë e bindur se manjati po bënte një punë të keqe aspektet e menaxhimit të pandemisë, por kjo nuk kangjallur të njëjtin zemërim midis shumë prej mbështetësve të tij, të bindur se është detyra e liderit ta mbajë të qetë popullsinë.

 

Protestat pas vdekjes së George Floyd

Protestat e lëvizjes Black Lives Matter, të shkaktuara nga vrasja e George Floyd prej disa policëve më 25 maj në Minneapolis, kanë vazhduar gjatë gjithë verës në disa qytete të vendit, deri në përplasjet e fundit të ndodhura në Kenosha, pasi me 23 gusht një punonjës policie kishte qëlluar 7 herë në shpinën e Jacob Blake. Ashtu si për Covid-19, përgjigja e Presidentit Trump ka qenë shumë e debatuar. Në të njëjtin tweet, i ka quajtur manifestuesit “thugs” dhe ka deklaruar se “kur nis plaçkitja, nis edhe të qëllohet”; ka përshkruar lëvizjen BLM si një “simbol të urrejtjes”. Amnesty International ka deklaruar se dhuna e përdorur nga policia për të qetësuar protestat ka përfaqësuar një shkelje të të drejtave të njeriut. Lidhur me ngjarjet e fundit në Kenosha, kur është pyetur sesi e komenton vrasjen e dy manifestuesve nga ana e 17 vjeçarit Kyle Rittenhouse, Trump është përgjigjur se djaloshi kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Por edhe protestat nuk kanë shkaktuar shumë efekt mbi spektrin politik të vendit, megjithëse të dy kandidatët për president i kanë diskutuar gjerësisht ato: mbështetësit e Trump i kanë kritikuar ashpër manifestuesit për plaçkitjet e revoltat, kurse ata demokratë, megjithëse në shkallë të ndryshme, i kanë dhënë mbështetjen e tyre lëvizjes. Pavarësisht kësaj, sipas Pew Research Center, racizmi dhe dhuna e shkaktuar nga protestat nuk janë konsideruar nga qytetarët midis problemeve kryesore të vendit më 2020; faktikisht, në krye të listës gjejmë ekonominë.

Kriza aktuale shëndetësore i ka dhënë patjetër një goditje shumë të rëndë ekonomisë amerikane, duke i shkaktuar një reçision që disa e paralajmërojnë se do të jetë më i rëndë se ai i 2008, me humbjen e miliona vendeve të punës dhe me po aq njerëz në rrezik mjerimi pasi të pamundur të paguajnë qiratë. Thënë këtë, Trump konsiderohet akoma si kandidati që do t’ia arrinte ta menaxhonte më mirë krizën ekonomike dhe ky opinion është goxha i pranishëm edhe në swing states, shtete ku sipas një analize të kohëve të fundit të “The Economist” një sukses i çfarëdoshëm në fushën ekonomike i administratës së tij mund të japë rezultate të favorshme në funksion të 3 nëntorit. Por për momentin, megjithëse në ringritje, popullariteti i Presidentit është akoma më i ulët respektivisht atij të Biden.

 

Trump humbet vota Po ku?

Në se mbështetësit e vërtetë të Trump i janë ende besnikë, në cilat kategori manjati po humbet terren? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të përqëndrohemi në tri kategori kryesore:

  • Fillimisht le të analizojmë të ashtuquajturit “Obama – Trump voters”, një kategori themlore që ka dhënë një kontribut të madh në fitoren e Trump më Sipas American National Election Study, 13% e e votuesve të Trump ka votuar për Obamën më 2012, domethënë më shumë se 8 milion persona, në pjesën më të madhe të pakënaqur me ecurinë ekonomike të vendit dhe me një dëshirë të fuqishme për ndryshim, shoqëruar nga një “racial resentment” në rritje. Pavarësisht se 2/3 e kësaj kategorie e mbështeste akoma Trump në mesin e mandatit të tij, në 2019 ky numër është ulur më tej me 19 pikë, duke konfirmuar tendencën se “Obama – Trump voters”, midis votuesve të Presidentit, qenë ata që e qanin më shumë votën e tyre. Është e mundur që menaxhimi i pandemisë të ketë influencuar mbi këtë shumë sesa kategoritë e tjera të votuesve që kishin votuar manjatin më 2016. Jo rastësisht, momenti në të cilin ish Zëvendëspresidenti kishte rreth 11 pikë largësi ndaj Trump përkon me rritjen e kurbës së rasteve me Covid-19 pas fazës së parë të ngadalësimit në mesin e qershorit. Një e dhënë e dytë e rëndësishme mund të gjendet në faktin që 30% “Obama – Trump voters” ka deklaruar se vota e tyre për Trump ka qenë më shumë një votë kundër Clinton sesa një votë pro Trump. Veç kësaj, të gjithë votuesit duket se preferojnë Biden ndaj Clinton, përfshi një pjesë të konsiderueshme të të pavarurve.
  • Kategoria e dytë e njerëzve që është bërë e njohur në zgjedhjet e 2016 është ajo e abstenuesve. Faktikisht, 4 milioni “Obama voters” të 2012 kanë qëndruar në shtëpi në 2016 dhe më shumë se 1/3 e tyre ishte afroamerikane. Kështu që është e mundur që këta votues të jenë të shtyrë të dalin në votime në nëntor në vazhdën e protestave të lëvizjes
  • Kategoria e tretë, më e vogëlm por konsiderueshëm më influente, është ajo e republikanëve kundër Trump, një grup që bashkë me komitetin politik “Lincoln Project” lufton për ta penguar rizgjedhjen e Presidentit aktual, duke mbështetur rivalin e tij demokrat. Këto shoqata, që bashkojnë qytetarë të thjesht, politikanë dhe profesionistë të lirë me influencë, u japin zë atyre që mendojnë se Partia Republikane i ka tradhëtuar vlerat e saj me zgjedhjen e Trump si udhëheqësin e saj. Megjithëse është e vështirë të dihet sesa në nëntor do të votojnë vërtet për Biden, në vend që të abstenojnë, nuk është për t’u nënvlerësuar influenca që kjo kategori ka ndaj rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme: të dyja shoqatat e cituara kanë përdorur 30 milion dollarët e mbledhur nëpërmjet donacioneve private për të krijuar spote kundër Trump të konceptuara që të ndikojnë teke elektorati i moderuar, veçanërisht në swing states.

Është e pamohueshme se Trump gëzon ende një popullaritet të caktuar dhe niveli i tij i vlerësimit është në ringritje të lehtë qysh pas konventës së Partisë Republikane falë edhe rezultateteve të shkëlqyera të arritura me marrëveshjet midis Izraelit e Emirateve të Bashkuara Arabe e Bahreinit dhe midis Kosovës e Serbisë, i të cilave administrata republikane është bërë zëdhënëse. Është e vërtetë edhe se distanca më e madhe midis dy kandidatëve në sondazhe e këtij viti, krahasuar me atë të 2016, duket se tregon Joe Biden si Presidentin e ardhshëm e Shteteve të Bashkuara, por në disa swing states beteja duket ende e hapur dhe, mbi të gjitha, është një tjetër temë e madhe që krijon paqartësi të mëtejshme lidhur me rezultatin e nëntorit.

 

E panjohura e votimit me postë

Të shumta janë akuzat drejtuar administratës se e ka dobësuar qëllimisht sistemin postar amerikan me qëllim që më pak qytetarë të arrinin të siguronin dokumentat për votimin nga shtëpia dhe me qëllim që vota e kujt kishte arritur me vonesë për numërimin dhe, për pasojë, të bëhej nul. Trump e ka diskredituar shumë herë këtë sistem votimi, duke pohuar se do të çojë në mashtrime të mëdha elektorale, si edhe në avantazhe të mëdha për votuesit demokratë, duke arritur edhe t’u sugjerojë votuesve të tij gjatë një mitingu në North Carolina që të votojnë dy herë, një herë me postë dhe një herë tjetër fizikisht, për të qenë të sigurtë se vota e tyre do të numërohej. Për shkak të dobësimit të fundit dhe viteve shkurtime në buxhet, sistemi postar ka dërguar letra në 46 shtete dhe në District of Columbia, në të cilat shpjegonte se nuk mund të garantonte dërgimin në kohë e të gjitha votave të dërguara me postë, duke shkaktuar anullimin e milionave prej tyre. Prej një ligji të vitit 1887, në rast se Electoral College nuk është emëruar akoma pas 41 ditëve nga votimet, sepse votat nuk janë numëruar akoma, atëhere kandidati më përpara në votën popullore emërohet President; për këtë arsye, shumë analistë mendojnë se në nëntor mund të paraqitet ky skenar.

Situata aktuale të bën të mendosh se shumë republikanë do të votojnë fizikisht, në kundërshtim nga shumica e demokratëve që ka zgjedhur votën postare për arsye të sigurisë shëndetësore. Kështu, është e mundur që, në momentin e ngërçit, Trump do të ishte kandidati në avantazh dhe se pikërisht në këtë mënyrë mund t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht që kjo është një hipotezë limit, por nuk është për t’u përjashtuar që kaosi institucional i gjeneruar nga këto zgjedhje dhe eksepsionaliteti i momentit historik në të cilin mbahen ato mund të çojë në diçka të papritur. Loja e zgjedhjeve nuk është aspak e përfunduar.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY