Konferenca e Berlinit dhe «lufta civile» në Libi

Konferenca e Berlinit dhe «lufta civile» në Libi

59
0
NDAJ

Konferenca e Berlinit për Libinë e 19 janarit 2020, në të cilën kanë marrë pjesë 11 vende (në shumicë krerë qeverie) dhe organizatat më të mëdha ndërkombëtare, ka prodhuar një deklaratë të përbashkët, ku mbështeten përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për një armëpushim afatgjatë, respektuar embargon e armëve dhe çmobilizuar milicitë e dërguara nga disa fuqi të huaja në vend, ku po luftohet një lloj «lufte me prokurë». Deri më tani, pikat e ndryshme e fiksuara në komunikatë kanë mbetur vetëm në letër. «Armëpushimi», i firmosur vetëm nga Presidenti al Fayez al Sarraj, në thelb qëndron akoma, megjithëse thuajse çdo ditë regjistrohen «sulme» më përmasa të vogla nga të dy frontet. Për ta zbatuar deklaratën e Berlinit është e nevojshme që palët ndërluftuese dhe fuqitë e mëdha e implikuara në konflikt të ndërmarrin akte konkrete paqëtimi. «Nëqoftëse nuk do të arrihet paqja sa më shpejt të jetë e mundur, ka deklaruar Kancelarja gjermane Angela Merkel. Kaosi në Libi do të godasë të gjithë Mesdheun». Për ta kuptuar këtë ngjarje, pikat e forta dhe dobësitë e saj, është e nevojshme të bëhet një hap prapa dhe të ripërshkohen ngjarjet luftarake e diplomatike e këtyre muajve të fundit.

 

«Lufta civile» libiane midis Haftar dhe al Sarraj

«Lufta civile» libiane ka filluar më 4 prill 2019, kur Gjenerali Khalifa Haftar ka nisur sulmin kundër Tripolit me të vetëshpallurën Ushtri Kombëtare Libiane (ENL). Kryqyteti kontrollohej nga Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare (GNA), e drejtuar nga Fayez al Sarraj, që kishte njohjen zyrtare e bashkësisë ndërkombëtare, domethënë të Kombeve të Bashkuara, dhe mbështetej nga milicitë e Libisë Perëndimore. Në ato ditë pranvere, mesazhet luftarake e lëshuara nga Haftar bënin që t’i frikësohej një pushtimi të shpejtë të qytetit. Gjenerali, që kontrollonte pjesën më të madhe të vendit – domethënë Sirenaikën dhe Fezanin – dhe shpresonte që shumë qytete të Tripolitanisë do të kalonin nga ana e tij, e ndjente fitoren në pëllëmbë të dorës. Një ish oficer gedafian i mundur turpërisht në Çad në vitin 1987 dhe më pas i mërguar në Shtetet e Bashkuara, Haftar ishte i bindur se po realizonte ëndrrën e një jete dhe të instalohej triumfalisht në Tripoli. Por gjërat kanë shkuar ndryshe. Për muaj me radhë milicitë e tij kanë qëndruar thuajse të ndaluara vetëm pak kilometra larg nga kryeqyteti, duke pushtuar vetëm pjesë të vogla territori. Vetëm në muajt e fundit, me marrjen e Sirtes, «rrethimi» i kryeqytetit është bërë më shtrëngues.

Në këto 9 muaj «luftë civile» bilanci i të vdekurve fatkeqësisht ka qenë shumë i lartë: rreth 2000 ushtarakë dhe më shumë se 200 civilë të vrarë. «Nëse ata që kanë luftuar dhe vdekur janë libianët, është shkruar, ata që kanë tërhequr fijet e kësaj lufte në masë të madhe kanë qenë fuqitë e huaja». Në fakt, dy frontet e luftës janë mblshtetut nga fuqi të mëdha apo të mesme rajonale, që pas përfundimit të konfliktit të përgjakshëm sirian, kryejnë në Libi një lloj lufte «me bedel», për dominimin e këtij rajoni të Magrebit, i pasur me naftë e gaz (që pushtuesit italiane më 1911 e kishin quajtur «një kuti e kotë rëre») dhe për kontrollin e Mesdheut. Turqia, Katari dhe disa vende të Magrebit – sidomos Tuinizia e Algjeria – mbështesin GNA-në e al Sarraj, ndërsa Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Egjipti dhe, «nëndhe», Franca mbështesin Haftarin. Në këto muaj lufte, aleatët e huaj u kanë ofruar të dy rreshtimeve mbështetje diplomatike, pajisje ushtarake (veçanërisht dronë), personel të kualifikuar ushtarak dhe mercenarë të çdo lloji.

Në Libi «po zhvillohet një luftë civile pa ushtri, me dy fronte të copëzuara, të përbërë nga milici të gatshme që t’i shiten ofruesit më të mirë, krerë lokalë që bëjnë ligjin, pak njësi të stërvitura e të të gatshme të hidhen në sulm». Kjo shpjegon se pse pas shumë muajsh luftë asnjë nuk ka qenë në gjendje të lëshojë sulmin final. Me al Sarraj janë formacionet ushtarake të Tripolit dhe sidomos milicisë e Mizuratës, të stërvitura dhe të armatosura mirë. Sipas analistëve të ndryshëm, pa mbështetjen e këtyre të fundit Haftar do të kishte hyrë tashmë në kryeqytet. Me ENL-në e tij janë shumë milici, që shkojnë nga laikët gedafianë tek salafitët prosauditë (të dërguar nga Riadi për të luftuar të urryerën Vëllazëri Myslimane, tërësisht e rreshtuar nga ana tjetër), për një total prej rreth 20000 njerëzish.

Një karakteristikë e kësaj «lufte civile» ka qenë përdorimi masiv i dronëve nga të dyja palët. Në fakt, për furnizimin e tyre GNA-ja dhe ENL-ja mund të mbështeten tek aleatët e tyre. Turqia ka dërguar dhjetëra Bayraktar Tb2, përveç njësive të kontrollit nga toka. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë furnizuar Haftar me dronë të prodhimit kinez Wing Loog II. Këto mjete, që kushtojnë shumë më pak se avionët luftarakë, përdoren për misione rikonjicioni, për të goditur depo armësh apo aeroporte, për t’u dhënë koperturë ajrore njësive të përfshira në beteja tokësore apo edhe për të goditur objektiva të caktuar, si ushtarakë, ashtu edhe civilë, siç ka ndodhur më 5 janar, kur një dron ka goditur në Tripoli një shkollë kadetësh, duke vrarë 30 vetë. Al Sarraj e ka quajtur këtë sulm «një krim lufte». Duket se sulmet e kryera nga të dyja palët me dronë kanë qenë në këto muaj më shumë se 1000. Kjo inauguron një mënyre të re të «bëri luftë». Sipas disa vëzhguesve, konfliktet e së ardhmes do të ecin në këtë drejtim, si pse dronët mund të kryejnë sulme relativisht të sakta, ashtu edhe edhe pse janë më ekonomikë se avionët luftarakë.

 

Rusia dhe Turqia hyjnë në konflikt

Duke filluar nga vjeshta e 2019, ashtu siç ka ndodhur më parë në Siri, «lufta civile» në Libi është transformuar në një sfidë strategjiko – ushtarake midis fuqive të mëdha, veçanërisht midis Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit (prapa të cilave lëvizin fuqi të tjera rajonale). Objektivi i të dyve është ai i zgjerimit të dominimit të tyre në këtë rajon të rëndësishëm të Afrikës Veriore, por edhe në Mesdhe, që deri pak vite më parë konsiderohej si «deti amerikan par excellance». Në këto muaj lufte, është mbushur boshllëku i lënë nga Bashkimi Europian e nga Shtetet e Bashkuara, domethënë fuqitë që më 2011 kishin përmbysur regjimin e Gedafit. Për sa i përket Bashkimit Europian, problemi i emigrantëve dhe efektet e tij në nivel kombëtar disi e kishin errërsuar atë të luftës në zhvillim, megjithëse në kancelaritë europiane këmbëngulej të flitej, për më tepër retorikisht, për nevojën e «stabilizimit të Libisë». Fjalë boshe, të cilat zakonisht nuk i ka pasuar asnjë veprim vendimtar nga ana e Bashkimit Europian.

Evoluimi surprizues i konfliktit libian është maturuar në shtator, kur Moska, në mënyrë gjysmë zyrtare, ka nisur të dërgojë në ndihmë të Haftarit mercenarë – duket rreth 500 njerëz – që operonin nël mirëkuptim me Kremlinin ne zona të ndryshme krizash. Fillimisht, Putini nuk dukej se kishte qëllim të impenjohej në kaosin libian, por më pas gjërat kanë ndryshuar: lideri rus ka kuptuar se në Libi mund të kapitalizonte, si në termat e influencës rajonale, ashtu edhe me mundësi të reja për kompanitë ruse, sidomos në sektorin energjitik. Prandaj ka vendosur të kultivojë palën më premtuese ose të dyja palët, duke ruajtur raporte konstante me tripolin dhe duke dozuar me kujdes mbështetjen (zyrtarisht të refuzuar) ndaj Haftarit, për t’i mbajtur lart kuotimet ruse në terren dhe në negociata. Asnjëherë prania ruse nuk ishte shtrirë deri në brigjet e Mesdheut – tek të dëshiruarit “dete të ngrohta”, duke realizuar kështu ëndrrën e lashtë të carëve – në një rrip pa zgjidhje vijueshmërie që shkon nga Siria deri në Libi.

Njerëzit e dërguar në Libi nga Putini kanë luftuar përkrah milicëve të Haftarit pa uniformë, spaleta apo simbole të tjera identifikuese. Qenë kontraktorë shumë të aftë të organizatës famëkeqe Wagner, një agjenci e drejtuar nga Evgenij Prigozhin, i ashtuquajturi «kuzhinier i Putinit», pasi, zyrtarisht, menaxhonte një kompani kateringu, e cila kishte ekskluzivitetin w furnizimeve në pritjet e Kremlinit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturit «njerëz të gjelbër» – shumë të vlerësuar si snajperë dhe të njohur për mizorinë e tyre – që prej vitesh luftonin në Ukrainë për të mbështetur shkëeputjen e Donbasit: një luftë që ka shkaktuar tashmë 14000 të vdekur. Duke vepruar në mënyrë anonime, kjo agjenci i ka hequr Moskës çdo përgjegjësi direkte ndaj mizorive të konfliktit, por duke i ofruar mundësinë që të veprojë si ndërmjetëse midis palëve ndërluftuese.

Më 27 nëntor 2019, GNA-ja e al Sarraj ka nënshkruar me Turqinë e Erdoganit dy memorandume mirëkuptimi lidhur me bashkëpunimin ushtarak dhe mbi kufijtë detarë e Mesdheut Lindor, duke u dhënë zbatim propozimeve të bëra nga Presidenti turk në diskutimin e tij e Vitit të Ri. Objektivi afatshkurtër i GNA-së ishte që të zmbrapste forcat e Haftarit, që e rrezikonin gjithnjë e më nga afër Tripolin, por edhe të konsolidonte raportin me turqit për ta ndalur njëherë e përgjithmonë sulmin e tij, duke e sulmuar në territorin e tij. Me një ndërhyrje të tillë Ankaraja synonte të ruante arritjet e siguruara me memorandumet e sipërpërmendura. Këto e impenjonin Tripolin që të pranonte rivendikimet turke mbi një zonë të gjerë të Mesdheut Lindor, që në këtë mënyrë bëhej zonë ekskluzive (ZEE) e Turqisë, me të drejtën e kryerjes së shpimeve aty dhe tjetër. Kjo marrëveshje është penguar fuqimisht nga Greqia, e cila është anëtare e Bashkimit Europian, por edhe nga Qipro e nga Egjipti, që rivendikojnë të drejtat e tyre mbi këtë pjesë të detit. Në shenjë hakmarrjeje, Greqia ka kufizuar raportet diplomatike me Tripolin.

Siç parashikohej, më 2 janar 2020 Parlamenti turk ka autoizuar dërgimin e ushtarëve në Libi, duke miratuar një rezolutë me 325 vota në favor dhe 184 kundër. Në realitet, ky vendim shkelte formalisht embargon e armëve ndaj Libisë të vendosur nga OKB-ja (Rezoluta 1970 e 2011), por që në praktikë nuk respektohej nga asnjëra prej palëve. Duhet kujtuar se Erdogani ka ndërhyrë në teatrin e luftës jo me një akt force, por mbi bazën e një marrëveshjeje që parashikonte asistencën ushtarake dhe me ftesën e GNA-së. Në këtë mënyrë Turqia, duke e zgjeruar konfliktin dhe duke armatosur al Sarraj, zbulonte paqëndrueshmërinë e procesit të paqes dhe të negociatës multilaterale të nisur, me mbështetjen e Bashkimit Europian, nga Kombet e Bashkuara, tentativat e së cilës për zgjidhjen e krizës në planin diplomatik kishin dështuar. Në Libi, Turqia mund t’i lejojë vetes zbulimin e letrave dhe të dalë zbuluar, pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga ky front. «Amerikanët janë jashtë nga Libia, por edhe nga Saheli e nga e gjithë Afrika. Mandati strategjik i tyre është vetëm ai i frenimit të Kinës dhe Rusisë në nivel global […]. Kjo ka liruar një hapësirë që i ka mundësuar Rusisë dhe Turqisë që të dalin si protagonistë të rinj dhe ta rivendikojnë publikisht».

Duhet saktësuar edhe se Ankaraja ka ndërhyrë në Libi, duke dërguar njerë, armë dhe dronë të gjeneratës së fundit, jo kundër Moskës, por edhe për të qenë e pranishme në një rajon strategjikisht të rëndësishëm dhe për të ruajtur interesat e saj ekonomike. Bile projekti i Erdoganit është ai i gjetjes së një spondi negociues me Putinin me qëllim që ta ndajnë vendin në zona influence. «Në këtë mënyrë, shkruan Vincenzo Nigro, trashëgimtarët e Perandorisë Osmane dhe të asaj Ruse, pasi kanë punuar në ndarjen e Sirisë, do të diskutojnë për ndarjen e Libisë, pa Europën dhe sidomos pa Shtetet e Bashkuara». Realisht, armiqtë e vërtetë e Ankarasë në këtë ndeshje janë vendet e tjera, të cilët mbështesin Haftarin, domethënë Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, të cilët luftojnë në Libi Vëllazërinë Myslimane, aleate si e GNA-së, ashtu edhe e Turqisë.

Shpejtësia e këtyre zhvillimeve ushtarake i ka kapur në befasi fuqitë perëndimore. Parisi ka zbuluar se e ka humbur rolin e aleatit kryesor të Haftarit, duke vënë në rrezik interesat e tij petrolifere në këtë rajon, ku operon kompania franceze Total. Ndërsa Italisë, që gëzon interesa ekonomike shumë të rëndësishme në Tripolitani – për shembull, me kompaninë ENI – «i është zhvatur partneriteti i privilegjuar» me GNA-në. Gjithçka në indiferencën totale e kancelarive të tjera europiane. Roma dhe Parisi kanë bërë thuajse garë për të kapur vendin e parë në vitin 2018 (me Konferencën e Palermos, e cila nuk ka prodhuar asnjë dokument final) dhe në 2019 kanë vënë në lëvizje diplomacitë e tyre, në marrëveshje me Kombet e Bashkuara, për të organizuar takime midis palëve ndërluftuese dhe dakordësuar ndonjë pezullim të konfliktit, por pa arritur asnjë rezultat të rëndësishëm.

 

Konflikti në Libi dhe rruga diplomatike

8 janari 2020 ka qenë një ditë e rëndësishme për krizën libiane. Presidenti i GNA-së al Sarraj ka takuar në Bruksel Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell dhe Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli. Do të duhej të shkonte në mbrëmje në Romë për të takuar Kryeministrin Giuseppe Conte, por e ka anulluar vizitën dhe është kthyer në Tripoli pasi ka mësuar se në Palazzo Chigi kreu i qeverisë italiane, që theksonte nevojën e një zgjidhjeje politike dhe negociuese të krizës, ishte takuar pmë parë me Haftarin. Vizita e al Serraj në Romë është zhvilluar pak ditë më pas, por ka qenë vetëm zyrtare, me qëllim «riparimin» e gafës diplomatike italiane. Më 7 janar ministrat e Jashtëm e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë takuar në Bruksel për të diskutuar situatën e Libisë. Ata e kanë përjashtuar edhe një herë akoma një përfshirje ushtarake – siç do të donte al Sarraj – të Bashkimit Europian në vendin veriafrikan, ku janë të pranishëm ushtarë të dërguar nga fuqi të tjera botërore. Veë të tjerash, takimi ka dënuar ndërhyrjen ushtarake turke përkrah GNA-së dhe nuk e ka përjashtuar që misioni detar Sophia të pajiset me anije të reja, përveçse me mjete fluturuese.

Gjithmonë më 8 janar, në Stamboll, është mbajtur një takim i rëndësishëm midis Presidentit turk Erdogan dhe atij rus Putin. Zyrtarisht, të liderët janë takuar për të inauguruar gazsjellësin Turkstream, që do ta çojë gazin rus nga Turqia Jugore, nëpërmjet Detit të Zi, në të gjithë Europën. Por ata kanë trajtuar edhe krizën libiane dhe u kanë kërkuar palëve ndërluftuese në armëpushim pët t’u zbatuar brenda 12 janarit. Sipas disa vëzhguesve, kjo «pax ruso – turke», e menduar mbi modelin e postit të lojës në Siri, realisht kishte si objektiv kryesor atl të kufizimit të influencës së Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian në procesin negociues të nisur dhe t’i mundësonte Moskës e Ankarasë që të vinin duart në Libi dhe në naftën e saj. «Shprehim impenjimin tona për një ulje të tensioneve në rajon dhe u bëjmë apel të gjitha palëve që të veprojnë me maturi e me bonsens dhe t’i japin përparësi demokracisë, kanë deklaruar të dy liderët». Haftari nuk e shihte me sy të mirë vendimin e marrë nga «të mëdhenjtë» në Stamboll. Faktikisht, dy ditë më parë kishte arritur një fitore të rëndësishme ushtarake, duke hyrë në Sirte, një qytet bregdetar, ish bastion i Gedafit dhe kryeqyteti i ISIS-it në Libi nga 2014 më 2016. Por duhet thënë edhe se trupat e Haftarit kanë hyrë në qytet pa shkrepur as edhe një pushkë. Faktikisht, dy grupet e mëdha ish gedafiane e pranishme në Sirte – respektivisht Gaddafa e Warfalla – kishin lidhur një aleancë me të, duke parë tek ai një pasues të denjë të diktatorit libian, i aftë të ndëshkojë luftëtarët e Mizuratës, të cilat ata i konsiderojnë si armiqtë e tyre më të mëdhenj.

Më 13 janar palët ndërluftuese janë ftuar në Moskë nga Putini për të firmosur një dokument «armëpushimi të përgjithshëm në Libi», i përgatitur nga rusët dhe nga turqit në mbështetje të aksionit diplomatik sovjetik të nisur nën egjidën e Kombeve të Bashkuara. Dokumenti është firmosur nga al Sarraj, ndërsa Haftari e ka lënë kryeqytetin rus pa e firmosur, duke pohuar se «kërkesat tona nuk janë respektuar», dhe duke kërkuar kohë për të reflektuar lidhur me dokumentin bashkë me aleatëtë e tij. Efektivisht, dokumenti nuk ishtë i pëlqyeshëm as nga egjiptianët, që synonin ta bënin Libinë një lloj shteti – vasal, as nga emiratasit apo nga sauditët, që nuk synonin ta pranonin një tekst të hartuar nga turqit mbrojtës të Vëllazërisë Myslimane dhe e nxisnin haftarin që të vazhdonte në ndërmarrjen e tij për të fituar terren në pritje të një tryeze të ardhshme negociuese.

Diplomacia ruse e kishte nënvlerësuar rolin që këto vende luanin në luftën në zhvillim dhe sidomos vendosmërinë e emiratasve, dronët e të cilëve qenë të domosdoshëm për Haftarin që ta shtynte përpara konfliktin. Në fund ky i fundit, për të mos e dobësuar frontin e tij, e ka konsideruar oportune që ta braktisë propozimin e Putinit dhe të premtojë pjesëmarrjen e tij në Konferencën për Libinë, e fiksuar në Berlin më 19 janar, e organizuar nga Bashkimi Europian (me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara), dhe në të cilën Europa provonte për herë të parë të fliste «me një zë të vetëm». Pavarësisht përçarjeve të tij të brendshme dhe mungesësë substanciale prej vitesh nga teatri i luftës, Bashkimi Europian ka kërkuar «të rikapë fillin diplomatik dhe me regjinë e Gjermanisë ka ftuar të gjithë aktorët e konfliktit në konferencën e mbajtur në kryeqytetin gjerman». Kjo iniciativë ka pasur pëlqimin edhe të Moskës e të Ankarasë, të cilat kanë specifikuar se bazat e takimit të Berlinit qenë hedhur tashmë në atë të mëparshmin e Moskës dhe se gjithsesi vendimet e tij do të duhej më pas të miratoheshin nga Kombet e Bashkuara.

 

Konferenca e Berlinit për Libinë

Një ditë përpara Konferencës së Berlinit, me një vendim të papritur, Gjenerali Haftar ka bllokuar shitjen e naftës libiane, duke mbyllur 5 portet – Bregan, Al Sidran, Tobrukun, Ras Lanufin dhe Zueitinan, që nga ana lindore e vendit eksportojnë naftën e vendburimeve të brendshme, duke e shtrënguar kompaninë kombëtare petrolifere, NOC, të deklarojë «forcën madhore» (që është formula kontraktuale që mundëson të pezullohen kontratat e eksportit). Lëvizja taktike e Haftarit ka penguar shitjen e rreth 800000 fuçive naftë në ditë, baraz me 70% të eksportit libian. Më këtë mënyrë gjenerali synonte që të paraqitej në Berlin «me në dorë kartën e bllokimit të prodhimit, e flukseve të parave dhe të një krize të mundshme humanitare», duke konsideruar se kjo mund të ishte avantazhuese nga pikëpamja negociuese. Faktikisht, teksa pjesa lindore e vendit mund të mbështetet në ndihmat financiare të Emirateve, pjesa perëndimore varet ekonomikisht nga të hyrat e naftës. Deri në atë moment, pavarësisht ashpërsisë së konfliktit, Haftari e kishte shmangur prekjen e dy shtyllave mbi të vilat mbahet ekonomia e të gjithë vendit, domethënë kompaninë shtetërore petrolifere dhe Bankën Qendrore, që grumbullon dhe shpërndan të ardhurat e naftës midis komponentëve të ndryshëm territorialë. Në rast se mbyllja e eksportit do të vazhdonte për një kohë të gjatë, përveç dëmtimit të vendit, mund të ndikojë mbi çmimin e naftës në tregun global.

Më 19 janar është mbajtur konferenca. Në të kanë marrë pjesë delegacionet e 11 vendeve, përfaqësues të nivelit më të lartë. Dy «ndërluftuesit» al Sarraj dhe Haftar nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet plenare: ndodheshin në dy dhoma të veçanta dhe njoftoheshin nga bashkëpunëtorët respektivë. Në takim ka marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, gjë që të bën të kuptosh rëndësinë e evenimentit edhe për kë ishte distancuar nga konflikti libian. Konferenca ka punuar mbi një dokument të përpunuar nga disa vende të Bashkimit Europian dhe nga Kombet e Bashkuara, ku lënda ishte e ndarë në 6 kapituj dhe 55 pika. Dokumenti final parashikon një proces ratifikimi me etapa: «armëpushim i monitoruar nga Kombet e Bashkuara, embargo armësh dhe çmobilizim i milicive; ruajtje e të ardhurave petrolifere të shtetit, neoviatë politike, reforma ekonomike dhe ruajtje e të drejtave të njeriut; zgjedhje dhe qeveri e re».

Shumë ambicioz, teksti heq një rrugëtim që mund të ndahet në dy faza: e para, e përqëndruar mbi një armëpushim të menjëhershëm dhe mbi tërheqjen e menjëhershme e fuqive të ndërhyra me titull të ndryshëm në konflikt; e dyta, e orientuar ndaj aspektit politik e programatik, tenton ta stabilizojë vendin, por për t’u filluar vetëm në një moment të dytë. Po t’i përmbahesh deklaratës, e ashtuquajtura «fazë e dytë» duhet të aktivizojë një proces politik virtuoz, që çon në krijimin e një «Këshilli Presidencial dhe të një qeveria kombëtare libiane të vetme, unitare, gjithpërfshirëse dhe efektive». Domethënë, jo dy Libi, por një e vetme dhe e qeverisur nga një lider i vetëm politik. Në fakt, të gjitha palët e ndërhyra janë impenjuar për ta mbështetur këtë rrugëtim; kanë premtuar të respektojnë embargon e armëve dhe të ndalin ndërhyrjet e jashtme. Në konferencën për shtyp, Angela Merkel ka pranuar se pavarësisht që nuk janë zgjidhur të gjitha problemet, rezultati kryesor për të cilin ishte organizuar konferenca ishte arritur. «Të gjithë jemi dakord se kemi nevojë për një zgjidhje politike [të krizës], pas nuk ekziston mundësia e një zgjidhjeje ushtarake, ka deklaruar Kancelarja».

Një prej përparimeve më të rëndësishme ka ndodhur në caktimin e 5 emrave të propozuara nga secila prel palëve (domethënë nga Haftari dhe nga al Sarraj) për formimin e një «komiteti ushtarak libian» mikst, që do të ketë detyrën e monitorimit të armëpushimit, caktimin e vijës së rreshtimeve dhe, nën egjidën e Kombeve të Bashkuara, do të duhej të mblidhej sa më shpejt në Gjenevë. Ky organizëm, i propozuar nga Kombet e Bashkuara – Këshilli i Sigurimit ë së cilës do të duhej të vlerësojë dokumentet e miratuara në Berlin – duhet të favorizojë konsolidimin e armëpushimit. Dokumenti, i miratuar me bindje më të madhe apo më të vogël nga të gjithë shtetet pjesëmarrës në konferencë, nuk është nënshkruar nga aktorët kryesorë, Haftar dhe al Sarraj, që e kanë lënë Berlinin pa u takuar. Në të vërtetë, kjo e bën «procesin» e stabilizimit të Libisë goxha të paqartë. Një element brishtësie i dokumentit, sipas vëzhguesve, konsiston në faktin që nuk parasheh sanksione për kë shkel armëpushimin apo për kë shkel embargon e armëve. Duket se gjithçka i është besuar vullnetit të mirë të subjekteve të interesuara apo, më mirë, organizmave ndërkombëtare të thirrur për garantimin e armëpushimit. Në fakt, midis firmatarëve të deklaratës figurojnë vende që shkelin haptazi embargon e Kombeve të Bashkuara për shitjen e armëve Libisë. Janë të njëjtit që në Siri kanë demonstruar se mund ta përdorin forcën pa shumë problem. Është folur edhe për dërgimin në Libi e një «force të ndërmjetme paqeje», me qëllim që të garantohet respektimi i armëpushimit. Bashkimi Europian është shprehur i gatshëm për të dërguar ushtarët e tij në këtë mision. Vende të tjera, si për shembull Turqia, kanë bërë të ditur se preferojnë që kjo detyrë të realizohet nga ushtarakët e Kombeve të Bashkuara.

Për shumë analistë, Konferenca e Berlinit shënon një vijë ndarëse me të kaluarën. Në fakt, ajo e ka rinxjerrë Bashkimin Europian në plan të parë, duke ridorëzuar në duart e Kombeve të Bashkuara «një menaxhim i krizës përndryshe i besuar protektoratit të dyfishtë të Putinit dhe Erdoganit». Veë kësaj, për momentin armëpushimi i dakordësuar «pjesërisht» reziston dhe ky është një fakt pozitiv. Ama duhet kujtuar se katër ditë pas konferencës, më 22 janar, milicia e Haftarit ka lëshuar raketa të prodhimit rusk kundër aeroportit të Tripolit, ku qenë dislokuar disa dronë ushtarakë, pa shkaktuar dëme të mëdha. Veç kësaj, naftësjellësit që janë mbyllur nga Haftari të shtunën 18 janar, pavarësisht protestave të bashkësisë ndërkombëtare, nuk janë rihapur akoma, gjë që rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike për një vend tashmë të dobësuar nga konflikti. Edhe pas konferencës, ushtarë arabë të dërguar nga Turqia kanë vazhduar të hyjnë në Libi, ashtu si Emiratet nuk kanë reshtur së dërguari armë për ta shtyrë Haftarin që ta vazhdojë konfliktin.

Një vlerësim i efikasitetit të masave të parashikuara mund të bëhet vetëm pas disa kohësh. Gjithsesi, Konferenca e Berlinit ka qenë një ndarje e rëndësishme dhe vendimet e marra në të, me ndihmën e fuqive të mëdha (sidomos Rusia dhe Turqia), mund të favorizojë zgjatjen e «armëpushimit» dhe t’u japë fund kështu masakrave dhe shkatërrimeve. Nga ana tjetër, të gjitha luftërat e këtij lloji, siç është shkruar, kanë kaluar nëpër marrëveshje dhe armëpushime të ndryshme, përpara se diplomacia të përfundonte për të imponuar një zgjidhje paqësore. Ditën në të cilën zhvillohej Konferneca, të dielën 19 janar, në lutjen e Angelus Papa Françesku ka shqiptuar fjalë inkurajimi, duke uruar që «ky takim, kaq i rëndësishëm, të jetë nisja e një rrugëtimi drejt pushimit të dhunës dhe një zgjidhjeje të negociuar që çon tek paqja dhe tek stabiliteti aq i dëshiruar i vendit».

(nga La Civilta Cattolica)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY