Kirgizistani: Rob midis “multivektorialitetit” dhe konfliktit etnik

Kirgizistani: Rob midis “multivektorialitetit” dhe konfliktit etnik

37
0
NDAJ

Republika Socialiste Sovjetike Kirgize e shpalli pavarësinë e saj në gushtin e 1991, e formalizuar më pas më 5 majin e 1993, me hyrjen në fuqi e Kartës Kushtetuese. Republika Kirgize është një prej pesë shteteve që përbëjnë makrorajonin e Azisë Qendrore. 30 vite pas pavarësisë, vendi kërkon akoma një identitet të tijin. Republika e vogël ish sovjetike është tashmë e ngecur në një rrjet të dendur marrëdhëniesh politike, ekonomike dhe ushtarake midis Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, aq sa të ketë fituar, pa dëshirën e saj, rolin e “termometrit qendroaziatik”. Megjithëse duke mos qenë thjesht një objekt në duart e alktorëve të tjerë ndërkombëtarë, roli gjeopolitik dhe gjeostrategjik i Kirgizistanit përfaqëson një indikator themelor në kuptimin e dinamikave të Lojës së Madhe të Re në Azinë Qendrore.

 

Fuçia e barutit etnike

Me një të kaluar të influencuar fuqimisht nga nomadizmi dhe tribalizmi, kufijtë kirgizë u vendosën kur Bashkimi Sovjetik i dha jetë një serie republikash, jo të konceptuara si shtete etniko – kombëtare në kuptimin e vërtetë të fjalës, por vetëm dhe pjesërisht në kuptimin administratiovo – burokratik. Migrimi fshat – qytet që shoqëroi krizën e ekonomisë sovjetike nëgjysmën e dytë e viteve ’80 çoi në një shpopullim progresiv të zonave rurale, duke gjeneruar kështu një mbipopullim të zonave urbane, që u përkthye në një problem serioz banimi. Në fakt, është me vend të kujtohet se 94% e territorit kirgiz është i zënë nga malet, duke e bërë të vështirë vendosjen në zona të reja të popullsisë, e cila është e përqëndruar në dy qytetet kryesore: kryeqytetin Bishkek dhe distriktin Osh. Ajo që është tashmë një frakturë në kuptimin e vërtetë të fjalës, si etnik, midis kirgizëve dhe yzbekëve, ashtu edhe territorial, midis veriut dhe jugut të vendit, lindi si luftë për tokën.

Përplasja e parë e dhunshme midis kirgizëve dhe yzbekëve vërtitet pikërisht rreth çështjes së banimit. Një ndryshim tenderi, për ndërtimin e në disa parcela toke në periferi të Osh në majin e 1990 midis dy kompanive, e para yzbeke dhe e dyta kirgize, shërbeu si casus belli për atë që do të kujtohet si Qershori i Përgjakur. Për zgjidhjen e konfliktit, themelore qe ndërhyrja e Moskës. Kremlini luajti kartën e identitetit fetar (përkatësi e përbashkët në besimin islam e kirgizëve dhe yzbekëve), duke e ngarkuar Myftiun e Tashkentit që nëdrmjetësojë midis palëve në luftë, lëvizje që rezultoi efikase. Çështja etnike ka influencuar dinamikat e republikës qendroaziatike gjatë gjithë historisë së saj. 20 vite pas masakrës së Osh, Kirgizistani u rikthye sërish në teatër përplasjesh të dhunshme midis dy etnive.

Gjuetia ndaj yzbekut në kuptimin e vërtetë të fjalës e qershorit 2010 u demonstrua një valë kthimi e një ushte luftarake e pakallur ndonjëherë vërtet. Po atë vit, OSBE-ja dërgoi një forcë ndërkombëtare ndihmëse sigurie, me detyrë që asistonte forcat e rendit në rivendosjen e ligjshmërisë në rajonet jugore të tronditura pas përleshjeve të qershorit. Anipse gjatë dekadës së fundit konflikti ka qëndruar disi latent, raportet e organizatave ndërkombëtare të ndodhura në vend, sidomos ato të Human Rights Watch, denoncojnë sesi në jug të vendit vazhdojnë të kryhen shkelje të rënda nga ana e policisë dhe e forcave të sigurisë kirgize ndaj pakicës yzbeke, duke paralajmëruar se percipitimi i këtyre praktikave rrezikon që të shpërthejë sërish konfliktin etnik.

 

Një demokratizim i vështirë

Historia kushtetuese pas pavarësisë korgize është me ulje ngritje, vërtitet midis tentativave të demokratizimit dhe përqëndrimit të pushtetit, midis propozimeve liberalizuese të tregut dhe kthesave statliste, duke e bërë të paqëndruehsëm vendin, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe ngaajo ekonomike. E vështirë për t’u besuar sot, por menjëherë pas pavarësisë republika kirgize quhej “ishulli i demokracisë” në Azinë Qendrore. Kirgizistani doli meshpejtësi nga zona e rublës, duke futur një valutë të sajën (e quajtur som), themelues i CSI (Komunitetit të Shteteve të Pavarura) në vitin 1991, qe vendi i parë qendroaziatik që u pranua në Organizatën Botërore të Tregëtisë në vitin 1996. Republika e vogël i paraqitej pjesës tjetër të botës si një shoqëri civile në fermentim, e mirëintegruar në sistemin e organizatave ndërkombëtare, e karakterizuar nga një sistem politik ngjajshëm pluralist.

Tentativa e parë e vërtetë e demokratizimit të vendit ndodhi rreth 20 vjet pas pavarësisë, pas dy administratash  katastrofale, Akaevsalito në pushtet në vend më 1990 dhe i përmbysur nga Revolucioni i Tulipanëve në 2005 dhe  Bakiev, hero i revolucionit, i përmbysur në 2010. Pas grushtit të shtetit të bardhë në dëm të Bakiev, u shfaq figura e Roza Otunbajeva, duke premtuar një kthesë politike të bazuar mbi respektimin e ligjit dhe të të drejtave. Kthesë e cila u konkretizua më 27 qershor 2010, kur me një referendum konfirmues Korigizistani u bë republikë parlamentare. Problemi kryesor që zbutja e limiteve të një sistemi parlamentar në një territory tejet të fragmentuar politikisht: në se nga njëra anë premton përfaqësueshmëri më të madhe të pakicave, nga ana tjetër rreizon që të degejenrojë në një pengesë ndaj qeverisshmërisë së vendit, duke i penguar një stabilizim konkret.

Administrata Atambayev (2010-2017) u demonstrua shembulli konkret i këtij rreziku. Në zgjedhjet e 2010, 60% e votave të shprehura u destinua për parti që nuk e kaluan pragun zgjedhor prej 5%, por mbi të gjitha formacioni që mori shumicën relative të votave që ai i Partisë Ata – Zhurt (Mëmëdheu), parti e përbërë nga mbështetës të ish Presidentit Bakiev. Zgjedhjet e Almazbek Atambaev, megjithëse të prekura nga parregullsi, përfaqësuan një hap përpara drejt demokratizimit, edhe pse klima politike mbeti prapseprap e paqëndrueshme, sidomos prej skandaleve të vazhdueshme të lidhura me korrupsionin.

Presidenca e mëpasme e Jeenbekov, i zgjedhur më 2017 dhe ende në fuqi, ndoshta e shtypur nga trashëgimia e rëndë politiko – administrative, nuk ka arritur ta kompletojë rrugëtimin e demokratizimit. Përveç frakturës së brendshme etnike, Kirgizistani i sotëm është i prekur nga një korrupsion galopant dhe nga probleme serioe me krimin e organizuar, që zbaton një punë lobimi në kuptimin e vërtetë të fjalës, duke luajtur njl rol thuajse kundërpushteti ndaj shtetit qendror. Me një ekonomi në reçision të rëndë, mbetet krejtësisht i varur nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale që veprojnë në territor.

 

Gropat thithëse e multivektorialitetit

Në qendër të Heartland, Kirgizistani përbën një çernierë të rëndësishme midis Kinës dhe Azisë Qendrore, përveç se është në qendër të interesave natyrale ruse në rajon. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol themelor në republikën ish sovjetike, por paranteza amerikane, e nisur më 2001, përfundoi më 2014.  Interesat amerikane vërtiteshin rreth fateve të bazës ushtarake të Manas dhe nga roli i luajtur prej kësaj të fundit në strategjinë antiterroriste.

Kurse Rusia dhe Kina synojnë që ta tërheqin ish republikën sovjetike në zonën e tyre respektive të influencës në mënyrë që të forcojnë sigurinë dhe të mbrojnë interesat e tyre strategjike në zonë. Moska mund të gëzojë lidhje të rëndësishme historiko – kulturore dhe energjitike. Ndërhyrja e fortë ruse në republikë varet lidhjet e ngushta në fushën energjitike. Protagonist i padiskutueshëm është Gazprom, që qysh nga viti 2015 ka nisur një projekt investimesh ku spikat blerja e KyrgyzgazProm dhe eksplorimi i blloqeve Kugart (2.1 miliard metra kub gaz) dhe Mailu-Suu IV (0.5 milion ton naftë).

Një partneritet strategjik që nga njëra anë i mundëson Gazprom të rilançojë Rusinë su furnizues kryesor të gazit botëror dhe nga ana tjetër i mundëson Kirgizistanit një fluks investimesh dhe një modernizim infrastrukturor të vendit. Edhe aksioni u kolosit rus të naftës Rosneft ndikon në ekonominë kirgize falë blerjes së Bishkek Oil Company. Kontroll i furnizimeve me gaz, prani ushtarake në territor dhe projekte tregu ekonomik të përbashkët janë të destinuara që ta lidhin më tej Kirgizistanin me Rusinë, falë edhe shumës së konsiderueshme të parave, rreth 500 milion dollarë, që në vitin 2014 ju dhuruan Bishkekut nga Moska për t’i përshpejtuar aderimin në Unionin Doganor Euraziatik dhe në Unionin Ekonomik Euroaziatik.

Kina është imponuar megjithatë si një aktor me shumë influencë në marrëdhëniet ndërkombëtare kirgize. Kohët e fundit Bishkeku ka mbyllur me Pekinin disa konflikte kufitare dhe i ka forcuar lidhjet në planin tregtar. Midis shumë tenderave që qeveria kirgize po u jep kompanive kineze për ndërtimin e infrastrukturave është edhe ai ai audostradës që do të lidhte Pekinin me Europën Perëndimore. E inkuadruar në strategjinë klasike kineze win-win, në autostradën e re që po ndërtohet në Korgizistan, Pekini ka investuar rreth 855 milion dollarë nëpërmjet Export-Import Bank of China, nga ana tjetër, sipas marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë kirgize, 30% e punëtorëve do të jenë kinezë dhe 70% kirgizë.

Situata kineze e vendos theksin mbi dyshimet lidhur me strategjinë multivektoriale, që në këtë rast kontribuon në formimin e një klime pasigurie të përgjithshme, duke ardhur e duke rënduar një sistem politik të brendshëm tashmë të copëzuar dhe të brishtë. Republika Kirgize rezulton të jetë rob midis strategjishë të politikës së jashtme që e bëjnë “mike me të gjithë e të askujt” dhe një frakture etnike asnjëherë të shëndoshur vërtetë.

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY