Ju rrëfej pozicionimin e ri strategjik të Kinës. Analiza e Giancarlo Elia...

Ju rrëfej pozicionimin e ri strategjik të Kinës. Analiza e Giancarlo Elia Valori

60
0
NDAJ

“Lufta e Ftohtë” e re midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka sesi të mos krijojë mundësi të mira për vende si Turqia që aspirojnë të futen ekonomikisht në Azinë Qendrore dhe, për pasojë, të kufizojnë peshën e masës kineze, si në tregëtinë globale, ashtu edhe në atë rajonale. Është kjo monedha që, lumturisht dhe pa probleme të veçanta, Ankaraja i paguan Shteteve të Bashkuara për t’i mundësuar vetes një politikë të pavarur.

 

Një sinjal shumë i rëndësishëm, teksa Pekini “forcon” linjat e tij prodhuese brenda tij apo në fqinjët e tij të afërt, është raporti i ri i vendosur midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, për ta zëvendësuar vetë Kinën si supply chain. Natyrisht që “Lufta e Ftohtë” e re midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka sesi të mos krijojë mundësi të mira për vende si Turqia që aspirojnë të futen ekonomikisht në Azinë Qendrore dhe, për pasojë, të kufizojnë peshën e masës kineze, si në tregëtinë globale, ashtu edhe në atë  rajonale. Është kjo monedha që, lumturisht dhe  pa probleme të veçanta, Ankaraja i paguan Shteteve të Bashkuara që t’i lejojë vetes një politikë të pavarur në Magreb, në Mesdheun Lindor, në Ballkan dhe në Azinë Qendrore, deri sa të arrijë në mbështetje të myslimanëve të Ksiniangut në Kinë, sidomos për të bllokuar në lindje Belt & Road e Pekinit. Ndërkaq BOTAS, shpërndarësja shtetërore e gazit natyror turk, ka propozuar ndërtimin e një tubacioni nga brigjet turke të veriut deri në Nakhicevan të Armenisë, për të zvogëluar importet e Armenisë nga Irani dhe favorizuar kështu një distancim të ngadaltë të saj nga Teherani. Muzikë për veshët amerikanë. Kështu, Turqia e Erdoganit vë bast edhe mbi “Luftën e Ftohtë” të re midis Uashingtonit e Pekinit, duke u propozuar si i treti i bezdisshëm dhe, për pasojë, bazë për zëvendësimin teknik e tregtar të rrjeteve prodhuese nga vetë Kina drejt zonës së kontrolluar nga Ankaraja.

Ama ka një “por”: Turqia ka një deficit publik prej 5.6 miliard dollarësh (të dhënat janë ato të llogaritura në prillin e 2020), por deri më tani kanë ardhur vetëm kapitalet kineze për të mbështetur një swap prej 400 milionësh midis renmimbit dhe lirës turke. Një kompani kineze ka blerë për 940 milion dollarë Terminalin Kumport në Detin e Marmarasë, pastaj në nëntorin e 2019 Turqia ka parë trenin e parë të vijë nga Xi’an, nëpërmjet tunelit të Maramay i ndërtuar dhe i financuar nga kinezët, që mundëson një linjë pa ndërprerje nga Kina në Europë. Sigurisht një aset për të mos u anashkaluar. Trendyol, platforma turke e e-commerce, është blerë më pas nga Alibaba, por do të ndodhte, e thonë të gjithë ekspertët e financave turke, një zhvlerësim të mëtejshëm dhe ndoshta më i fortë i lirës turke, por që gjithsesi ka nevojë për investime të forta të “freskëta” nga jashtë. Ja, një ekonomi e këtij lloji, turkja, nuk ka të ngjarë që të lëvizë rëndshëm dhe përfundimisht kundër interesave kineze. Por, e përsërisim akoma, çfarë do vërtet nga Kina Amerika e Donald J. Trump?

Strategic Approach i presidencës amerikane ndaj Kinës, botuar më 26 maj 2020, pohon se kërcënimi i paraqitur nga Partia Komuniste Kinezë ndaj interesave ekonomike, ushtarake, strategjike amerikanë dhe “vlerave” të saj është një rrezik parësor. Nëqoftëse shkohet e shikohet historia e deklaratave të tilla, vetëm në kohërat e “Luftës së Ftohtë” më të rëndë kundër Bashkimit Sovjetik përdoreshin terma të tillë. Për konkurrencën ekonomike, Shtetet e Bashkuara akuzojnë jo vetëm shtetin, por drejtpërsëdrejti Partinë Komuniste Kineze, me “politika shtetërore eksplicite proteksioniste që kanë dëmtuar punëtorët dhe bizneset amerikane”. Me dëme edhe për tregjet globale, mjedisin dhe ligjshmërinë tregtare globale. Por sanksionet e vendosura më 2019 nga Kina ndaj mallrave amerikane gjithsesi janë miratuar nga OBSH-ja, sistemi i traktativave i së cilës është vënë nën akuzë pikërisht nga Uashingtoni. Praktikisht, Shtetet e Bashkuara të Trump akuzojnë sidomos Partinë Komuniste Kineze “se ka përdorur benefitet e anëtarësisë në OBSH për t’u bërë eksportuesi më i madh botëror, ama duke e mbrojtur sistematikisht dhe fuqimisht tregun e saj të brendshëm”. Po Shtetet e Bashkuara çfarë bëjnë? Por akuza e vërtetë dhe e thellë e amerikanëve është kundër Belt&Road: Uashingtoni e lexon këtë operacion të madh tregëtaro – strategjik si një tentativë për ta rimodeluar tregun – botë në funksion të nevojave të brendshme të regjimit komunist të Pekinit.

Veç të tjerash, pohojnë gjithmonë Shtetet e Bashkuara, Pekini dëshiron që të imponojë si seli arbitrazhi jo rrjetet ndërkombëtare, por gjykatat e veta. E vërtetë, false? Sigurisht, është Gjykata Ndërkombëtare e Tregëtisë, por janë formalisht të mundshme edhe gjykata të tjera referuese, që ngrihen mbi të drejtën tregëtare e tipit Kombe të Bashkuara. Për sfidën kineze ndaj vlerave amerikane, në dokumentin e sipërpërmendur amerikan pohohet se “Kina është e impenjuar në një konkurrencë ideologjike me Perëndimin”. Ideja aktuale e Uashingtonit bazohet mbi pohimin e  vjetër (2013) të Xi Jinping sipas të cilit Kina duhet të përgatitet për një “fazë të gjatë bashkëpunimi dhe konflikti” me Perëndimin kapitalist, gjithmonë duke deklaruar, përndryshe çfarë dreq marksisti do të ishte, se “kapitalizmi po jep shpirt dhe socializmi do të triumfojë”. Natyrisht, përndryshe nga ku do ta provonte Xi, nga një sallon i Manhattan? Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara nuk duan që Kina të projektohet kurrë si lidere botërore dhe si vend me influencë të madhe globale. Edhe këtu, dëshirohet që të pushojë lufta kundër korrupsionit, që për Shtetet e Bashkuara ka qenë vetëm dhe vetëm një mënyrë ppër të eliminuar kundërshtarët e Xi.

E vërtetë? Po, edhe, por jo vetëm; është e natyrshme. 1 milion e gjysmë të korruptuar të sanksionuar nga shteti, por shumë janë të vërtetë, të tjerë, siigurisht jo “armiq” të linjës së Xi. Por mbi të gjitha presidenca amerikane ka frikë nga Military-Civil Fusion kineze dhe për pasojë, nga blloku tregëtaro – siguri që mund t’i japë fund, në kohëra shumë të vonshme, hegjemonisë tradicionale amerikane në Paqësor. Veç të tjerash, 2 manovra ushtarake të kryera nga Rand Corporation rreth një vit më parë që kanë të bëjnë sigurisht me një përplasje në Paqësorin Jugor midis forcave amerikane dhe atyre të Kinë – Rusisë kanë demonstruar se humbja do të ishte shpejt në anën e Uashingtonit.

Kështu, për amerikanët, si gjithmonë, në radhë të parë bëhet fjalë për të “mbrojtur popullin, atdheun, american way of life. Frikë blu prej “propagandës” kineze në Shtetet e Bashkuara, sikur të mos mundej aspak të kundërshtohej, analizë e hollësishme për studentët kinezë, komuniteti më i madh i jashtëm i studimeve në Shtetet e Bashkuara, krijimi i një normative të quajtur Foreign Investment Risk Review Modernization Act, pastaj edhe nënshkrimi në janarin e 2020, midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, i një “Faze të Parë” të një marrëveshje të madhe tregtare që duhet të modifikonte fuqimisht, sipas Shteteve të Bashkuara, praktikat tregtare kineze dhe në fakt marrëveshja parashikon që Partia Komuniste Kineze nuk mund të detyrojë apo adresojë kompanitë e huaja që ta transferojnë teknologjinë që të mund të vazhdojnë të prodhojnë apo shitur në Kinë, veç të tjerash forcon normat për mbrojtjen e të dhënave intelektuale në Kinë, së fundi hap tregjet kineze ndaj produkteve bujqësore amerikane, mbi të cilat Uashingtoni është mbështetur shumë për politikën e jashtme të tij.

Në planin ushtarak, administrata amerikane (sikur të kishte një President tjetër megjithatë do të ishte njëlloj) dëshiron një raport të ri me vende të “ngjashme” dhe “mike” për të luftuar buildup ushtarak kinez dhe për të përpunuar Indo-Pacific Strategy Report. Domethënë, bllokim amerikan të çdo “One China Policy”, natyrisht, por edhe mbështetje implicite ndaj fraksionizmave të brendshme, në Hong Kong e në Tajvan, përveçse të propozojë një bllokim të ekspansionit kinez midis Ksiniangut dhe rrjetit detar të Pakistanit. Më pas, në planin e betejës ideologjike, mbështetja ndaj lirisë fetare, lufta e zakonshme të të “drejtat e njeriut”, mbështetjet amerikan për “liritë e pakicave”. Ja e gjitha. Megjithatë, nuk besojmë se do të jetë mjaftueshëm.

Sigurisht, sot investimet infrastrukturore kineze janë të finalizuara të konkurrojnë me Shtetet e Bashkuara dhe të kontrollojnë më mirë shoqërinë civile. Ura 55 kilometra e gjatë që shkon nga Hong Kongu në Makao, me dy ishuj artificialë që i mundësojnë rrugës të zhytet për 7 kilometra në një tunel shumë të gjatë nënujor. Është një projekt qartazi politik dhe strategjik. Natyrisht që bëhet fjalë për të ndërtuar një Zonë Tregtare të Bashkuar, si ajo e New York apo e Tokios. Por këtu bëhet fjalë edhe për të ndërtuar një zonë kontrolli strategjik për t’i mbrojtur ato brigje, sot më të rëndësishmit ekonomikisht të Kinës. Por është pikërisht këtu, në këtë zonë, të cilës i kushtohet 4%, që është goxha shumë, i PBB-së rajonale e kombëtare në ndërtimin e rrjeteve të kompjuterëve kuantikë dhe në kriptografi. Objektiv klasik i dyfishtë civilo – ushtarak.

Kina është sot lider në komunikimet kuantike midis hapësirës dhe Tokës, por Pekini ka ndërtuar tashmë me 10 miliard dollarë një laborator për Quantum Computing në Hefei të provincës Anhui, ndërsa Komisioni Ekonomik dhe i Sigurisë Kinë – SHBA la përcaktuar se qysh në 2000 Kina e ka mbyllur hëndekun teknologjik me Shtetet e Baashkuara për sa i përket Quantum Computing. E vërtetë? Nuk e dimë me siguri, por është sigurisht që këtu zhvillohet lufta e vërtetë ekonomike dhe informatike midis Pekinit e Uashingtonit. Siç thoshte Paul Krugman në një artikull të vjetër në “Foreign Affairs”, vendet nuk janë korporata dhe nuk bëjnë midis konkurrencë siç e bëjnë gjithmonë korporatat. Por sigurisht që vendet bëjnë konkurrencë për tregjet dalëse, për resurse financiare, për teknologji, për operacione kulturore apo influence. Tjetër nuk ka. Ama nuk duhet harruar kurrë se “linja” strategjike e vendeve të mëdha parashikon ndryshore edhe për vegjëlit e të mesmit, që nuk janë aspak të anashkalueshme.

Edhe në terrenin ushtarak: operacionet e Kinës në Ladakh e në Tibet janë shembulli i interesit që daton nga koha e Mao Ce Dunit për ta përdorur pikërisht Tibetin si “pëllëmba e dorës kineze”, për të zgjeruar influencën e Pekinit në të gjithë Azinë Jugore. Aks strategjik parësor. Bëhet fjalë për të rrethuar Indinë dhe, më pas, me ekspansionin kinez në Mianmar, Sri Lanka e Pakistan, ndërtohen blloqe gjeo – ekonomike të qëndrueshme, pikërisht kundër Nju Delhit. Duhet të ketë gjithmonë një logjikë hapësinore, të cilën ne do a përcaktonim klasikisht si gjeopolitikë, që ndjek formulimin e interesave parësore të një vendi. Në çdo rast, Tibeti do të ishte vija e parë mbrojtëse natyrore e Indisë, në rast se kinezët të mos e kishin kapur tashmë qysh në 1950. Kështu Tibeti, me “5 gishtat” e tij strategjikë, domethënë Ladakh, Sikkim, Nepal, Bhutan dhe Arunachal Pradesh, do të jetë postblloku i Kinës nga jugu dhe nuk besojmë se do të hapet lehtësisht nga bashkëppunimi i Indisë me vende të tjera, si për shembull Shtetet e Bashkuara. Dhe, pa Tibetin në dispozicion, operacionet ekonomike, ushtarake dhe informative kundër Belt&Road në pjesën më të madhe do të bllokohen.

Veç të tjerash Xi Jinping, që e njeh shumë mirë aparatin e partisë dhe të shtetit, ka ndërmarrë kohët e fundit një fushatë “Pastrimi të Aparateve të Sigurisë”, por nga nëntori 2012 Xi ka mënjëanuar liderin e vjetër e aparateve kineze të sigurisë, Zhou Yongkang, duke i dhënë drejtpërsëdrejti një post në Politbyro, por jo në Politburo Standing Committee. Sot buxheti i aparateve kineze të sigurisë është i vlerësueshëm zyrtarisht me 183.272 milion juan, domethënë 26.6 miliard dollarë. Nëse Zhou Yongkang, njeri i Hua Kuo Fenit dhe më pas i Ten Hsiao Pinit, u arrestua më 2012, vetë Hu Jintao dërgoi gjithsesi 3000 drejtues të shërbimeve në kampet e riedukimit. 3000 kuadro në një total prej 1.97 milion funksionarësh e operativësh. Por pika e kthesës ka qenë ndërtimi pikërisht këtë vit i Safe China Construction Coordinating Small Group, sot i drejtuar nga Guo Shengkun. Më pas ka ardhur Lin Rui, të cilit Xi Jinping i beson akoma dhe që gjithësesi është një inxhinier informatik. Por “spastrimi i aparateve të sigurisë në dorën e Xi Jinping ka shumë të ngjarë që do të kompletojet vitin e ardhshëm.

Një “Lëvizje Retifikimi i Yan’an” e re, si ajo që promovoi Mao Ce Duni. Fushata retifikimi, mbledhje e thënieve të Xi Jinping për “të dhënë linjën”, me mbledhjen e “4 dijeve” (ideologjisë, të gjithë vendit, parimeve dhe linjave politike) dh “4 besimeve” (socializëm me tipare kineze, besimi në një sistem që propozon karakterin e socializmit kinez, besimi në kulturën dhe në vlerat tuaja). Ja, kjo do të jetë panorama intelektuale dhe operative me të cilën Xi Jinping do të hyjë në luftë kundër Shteteve të Bashkuara. Që nuk do të jettë e lehttë, por as edhe me një rezultat të parashikueshëm.

(Giancarlo Elia Valori është një drejtues biznesi italian. Ka qenë president i kompanive të shumta: Autostrade per l’Italia S.p.A., kompani konçensionare që menaxhon rrjetin autorrugor italian, SME – Società Meridionale di Elettricità, l’UIR – Unione Industriali di Roma. Nga viti 2006 deri më 2011 ka qenë President i Sviluppo Lazio, holding kontrolli i të gjitha kompanie ku merr pjesë rajoni, dhe i kompanisë ndërtimore Torno Internazionale S.p.a. Nga 2005 mbulon rolin e Presidentit Honorifik të Huawei Technologies Italia, është President i holdingut La Centrale Finanziaria Generale S.p.a., si dhe nga 2009 është President i delegacionit italian të Fondazione Abertis)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY