“Globalizimi ka mbaruar. Është si Sarajeva 1914”

“Globalizimi ka mbaruar. Është si Sarajeva 1914”

118
0
NDAJ

Ish Ministri i Ekonomisë Gulio Tremonti: “Të shtënat e 1914 i dhanë fund Belle Époque; pandemia 30 viteve treg”

 

“Kjo pandemi është “incidenti tipik i historisë”. Një precedent, të kuptohemi, ka qenë Sarajeva: një vend i largët, një ngjarje e papritur, e  improvizuar dhe në vetëvete dramatike, jo e perceptuar menjëherë si e tillë, por pak pas përfundimit të Luftës së Madhe, fundit të Belle Époque dhe, me këtë, rënien e Europës së vjetër. Historia nuk përsëritet me identitete të përkryera, por “incidentet”gjithmonë ndodhin”. Mund të thuhet se në librin e tij, të titulluar Le tre profezie, Giulio Tremonti kishte parashikuar. Ose aty afër. Koronavirusi, emergjenca shëndetësore dhe kriza ekonomike e gjeneruar prej saj e kanë nxjerrë lakuriq të gjithë sistemin. Ajo që shkëmoqet është bota siç e njihnim deri dje.

 

Ka përfunduar era e globalizimit dhe e tregjeve të droguara nga financa?

“Sarajeva e re: një vend i largët, brenda Kinës, shkëndija “malefike” e shpërthyer nga përplasja midis dy qytetërimeve, një rural me brenda doke e zakone mijëvjeçare dhe një hipermodern. Nëqoftëse shikon Google Maps hartën e ndritshme e botës, bregu duket shumë i ndritshëm, ndërsa brenda kemi një sipërfaqe të pamatë pa dritë, rurale, por me brenda të paktën gjysmë miliardi njerëz. Nga harta kupton se virusi nuk ka dalë nga një laborator shkencor, por sigurisht nga një laborator social, nga kryqëzimi i detyruar midis së kaluarës dhe së ardhmes. Nga këtu virusi ndjek Rrugën e Mëndafshit, kalon nga një vend simbolik, Irani, vjen në Europë dhe, nga këtu në Perëndim. Dikur pandemitë, si puna e murtajës, ecnin ngadalë, bashkë me minjtë dhe me pleshtat. Më moderne, kjo ka pasur një përhapje të menjëhershme. Ashtu si Sarajeva i ka dhënë fund Belle Époque, kështu edhe kjo i jep fund 30 vjeçarit të artë të globalizimit dhe produktit të “ndritshëm” të tij që ka qenë “ideologjia” finale e ‘900, “tregut”: idesë se tregu hyjnor është gjithçka dhe bën gjithçka. Ashtu si bota e vjetër ishte”liberté, égalité, fraternité”, kështu edhe bota e mëpasme, një votë që tani rezulton e brishtë, ka qenë “globalité, marché, monnaie”. Duke përdorur një fjalor pandemie, tek Promessi sposi, don Ferrante pyeste “Murtaja është thelb apo rastësi?” dhe përgjigjej “Nuk është thelb, nuk është rastësi”. Ka që e konsiderojnë pandeminë si një “tragjedi biblike”. Besoj se ky është gabim. Konfuzioni midis shkaqeve dhe pasojave, midis epifenomenit dhe fenomenit. Siç ka qenë tashmë në histori, edhe kjo pandemi do të mundet nga shkenca: historia e njerëzimit ka ndryshuar me zbulimin e penicilinës. “Tragjedia” nuk është edhe aq tek pandemiia në vetvete dhe as tek efektet shëndetësore të saj sesa tek fakti që zbulon limitet e globalizimit. Me të dalë nga lockdown, zbulojmë gërmadhat”.

 

Në këtë pikë do të jetë i nevojshëm një rikonfigurim i ekuilibrit midis shtetit dhe ekonomisë?

“Në ideologjinë e “tregut”, tregu ishte gjithçka she shteti asgjë. Tregu hyjnor ishte makina dhe matrica progresive e pozitive e çdo të mirë. Përkundrejt, shteti ishte një faktor pengesë. Kjo ideologji ishte një deformim respektivisht traditës liberale klasike. Diçka e ngjashme me atë që në fushën tjetër, në radikalizmin e tij absolut, ka qenë bolshevizmi ndaj socializmit. Bota liberale fillon në ‘700 dhe e gjen biblën e saj tek “Pasuria e kombeve”. Një titull që tregon sesi pasuria dhe kombet nuk mund të ekzistojnë në mënyrë të pavarur, tregu, por edhe shteti. Bota liberale perëndimore ishte një orë e vjetër mekanike e përbërë nga pesha dhe kundrapesha. Ora e ka kaluar kohën e tij për dy shekuj, pastaj ka filluar t’ia alternojë ritmin: më 1989 rënia e Murit tëë Berlinit; më 1994, në Marrakech, firma e Organizatës Botërore të Tregtisë, që nuk është një marrëveshje tregtare siç tregon frala tregti, por është politike; më 1996 presidenca e dytë Clinton fut instrumentat e nevojshëm financiarë për globalizimit (për të lëvizur paratë ka nevojë për “likuiditete”); më 2001 hyrja e Azisë me Kinën në OBT; më 2008 kriza e parë e pasuar më 2020 nga kjo”.

 

Ju keni qenë gjithmonë kritik ndaj këti procesi…

“Gjëja e duhur duhej bërë në kohën e duhur. Por në fakt gjithçka ka qenë e koncentruar deri sa ka shpërthyer. E vërteta është se ky proces historik është zhvilluar jashtë dimensionit tipik të historisë, që është ai i longue durée. Për një fenomen historik si ky vetëm 30 vjet kanë qenë një kohë minimale”.

 

Kjo krizë e ka shtyrë Donald Trump dhe Xi Jinping që të rifillojnë të flasin. E shikoni mundësinë e një riekuilibri midis dy superfuqive?

“Më 2009 u ftova në Pekin për një leksion mbi globalizimin në Shkollën Qendrore e Partisë Komuniste Kineze. Me mbarimin e leksionit, u ftova në selinë e partisë në Shheshin Tien An Men për një bashkëbisedim me Presidentin e shkollës. Në atë moment zbulova se se ishte Zëvendëspresidenti i Republikës, aktualisht Presidenti. Si ministër bëra pyetjen tipike e Ministrave të Thesarit: “Pse nuk blini titujt italianë?”. Tek përgjigja, sinteza e të gjithë bisedës tonë: “Duam të bëhemi pak të pasur përpara se të plakemi më shumë””.

 

Çfarë kishte në themel të këtij pohimi?

“Për si e interpretoj unë, Kinës i duhet të përballet me dramën e një demografie allasoj. Besoj se është kjo ajo që gjeneron shtytjen nga manifaktura tradicionale tek inteligjenca artificiale. Procesi ishte dhe është në zhvillim. Atëhere pozicioni i Kinës ishte pak më shumë low profile se ky i Kinës së sotme. Sot Rrugët e Mëndafshit janë një projeksion gjeopolitik forcee dhe fuqie dhe e njëjta gjë mund të thuhet për 5G. Për reagim, amerikanët e kanë humbur 5G ashtu siç kanë humbur Sputnik më 1957: rreziku i fitores së të tjerëve. Kështu që shpresoj se do të arrihet në një pikë ekuilibri. Megjithatë, çrregullimi i krijuar nga pandemia po e ngadalëson ngjitjen e Kinës dhe po e bën më probabël këtë ekuilibër. Nga kjo ndeshje, pa Anglinë, Europa ka mbetur krejtësisht jashtë, pasi ka mbetur jashtë deteve. Ka dy mënyra për të qëndruar në tavolinë: i ulur si i ftuar ose i shkruar si pjatancë në menu…”.

 

E përfshirë nga emergjenca e koronavirusit, Bashkimi Europian në fakt është gjendur (edhe një herë akoma) krejtësisht i papërgatitur…

“Një prej pasojave të kësaj krize është shfaqja e qartë e limiteve e të gjitha “klasave drejtuese”, të tonave dhe të atyre europiane. Në tetorin e 2008, si Ministër i Ekonomisë dhe i Financave të  Italisë, i kam shkruar Presidencës së radhës europiane, ministres Lagarde, një letër. Në atë letër, e shkruar teksa kriza po shpërthente, kishte një pikë të përgjithshme lidhur me nevojën e rregullave për ekonominë dhe një pikë të veçantë europiane për nevojën e një Fondi Shpëtimi të Shteteve për të menaxhuar krizat. Pika e parë: në seli të G20, bashkë me OCSE-në, qeveria italiane propozonte që të hartohej një traktat multilateral i mbiquajtur “Global Legal Standard” (GLS). Kuptimi ishte: duhet të kalohet nga free trade tek fair trade. Nuk mjafton nëse që në fushë çmimi i një produkti të jetë i drejtë (free trade), është e nevojshme që edhe në mal të jetë i  drejtë edhe prodhimi, respektues ndaj shumë rregullave të tjera (fair trade). Për shembull, në Nenin 4 ishte shkruar rregulla mjedisore dhe higjenike. Ju thotë gjë? Traktati u votua nga OCSE-ja, por kjo filozofi politike u mund nga “Financial Stability Board” (FSB), i frymëzuar nga financa, siç  edhe e thotë vetë emri. Logjika ishte  kjo: nuk duhen rregulla të reja, në mos diçka ppër financën. Fitorja e FSB-së ndaj GLS-së, me financën,  ka droguar globalizimin e çfrenuar për 10 vite të tjera. Sot po i korrim frutet e helmatisura”.

 

Le të kalojmë në pikën e dytë të kësaj letre.

“Qeveria italiane bënte  me dije se në traktatet  europiane nuk ekzistonte fjala  krizë. Traktate që qenë të shkruar të gjithë në terma progresivë e pozitivë, ku e mira ishte rregulli dhe e keqja ishte përjashtimi jo i parashikuar. Kështu që mbi bazën e propozimit tonë u filluar diskutimi mbi krizën dhe mbi nevojën e futjes së një foondi antikrizë. Në fund, një natë, u dërgua në Eurogrup një noter për të inkorporuar me iinstrumenta  të së drejtës private fondin e parë europian. Në ato netë të gjata, logjika e diskutimit ishte mbiserioze, anipse jo e rreptë, në bërjen e bilanceve kombëtare, në solidaritet për kë hynte në krizë dhe, në mes, fondi europian si platformë nga ku të lëshoheshin eurobondet. Lidhur me këta të fundit, kujtoj artikullin e shkruar në Financial Times nga unë dhe Juncker”.

 

Pastaj gjithçka u prish kur shpërtheu kriza e Greqisë…

“Në atë kohë unë isha Presidenti i Ministrave të Ekonomisë së Partisë Popullore Europiane. Kur Juncker kërkoi të përdorej Fondi i Shpëtimit të Shteteve për të shpëtuar bankat, ju përgjigja: “Ama me kusht që kontributi kombëtar në fond të mos jetë i bazuar mbi PBB-në, siç është e drejtë në funksionin e shpëtimit të shteteve, por mbi rrezikun, siç është e drejtë në funksionin e shpëtimit të bankave”. Lidhur me Greqinë, bankat gjermane dhe franceze qenë në rrezik për 200 miliard euro, Italia vetëm për 20. Hipoteza e kalimit në llogari nga PBB-ja tek rreziku shkaktoi krizën. Disa ditë më vonë shpërthyen spread-et dhe u dërgua letra BQE – Bankitalia e 5 gushtit. Objektiv i këtyre manovrave nuk ishte vetëm të merreshin paratë tona për të shpëtuar bankat e tyre, por edhe të maskoheshin vese të tjera të sistemit dhe, duke kaluar nga llogaritja mbi bazën e PBB-së në llogaritjen e rrezikut, të shmangej dalja në dritë e shkakut të vërtetë të krizës, një krizë bankaro – sistemike që ishte më shumë në Veri sesa në Jug të Europës. Atëhere, po t’i shikosh, ato 200 miliard dukeshin shifër e madhe. Tani të bëjnë të qeshësh”.

 

Çfarë ka ndodhur ndërkohë?

“Gjatë këtyre viteve fondi, që ndërkohë është bërë, është mbajtur në parkim. Tani do të donin ta nxirrnin jashtë dhe ta bënin që të kalojë ndonjë kufi, për shembull Brennero… Ky instrument është ndërtuar si evolucion i Trojkës dhe është i pajisur me kapital minimal. Prandaj një vend duhet të derdhë kapital për të marrë mbrapsht kapital paksa më të “parfumuar”. Kjo e bën MES-in një ndeshje me xhirim politik dhe ekonomik. Megjithatë, të gjithë dukeet se konvergjojnë lidhur me Fondin e Shpëtimit të Shteteve. Për të mbijetuar, dikush thotë të kundërtën e asaj që ka thënë për 30 vjet për të jetuar. Shumë, jashtëzakonisht shumë, që pothuajse dje qenë “rreptistë”, sot janë shndërruar në “debitistë”. Sidoqoftë, në themel është gjithmonë çmenduria e likuiditetit: fillimisht globalizimi është shtyrë me likuiditetet dhe financën, tani shppëtimi do të duhet të vijë nga likuiditetet në formën e borxheve. Në këtë moment dramatik, likuiditeti është themelor, por herët a vonë do të vijë një kohë ku do të duhet të përballet me realitetin. Të paktën falsifikuesit e Totò, me presën, letrën dhe bojën, kishin akoma ndonjë raport me PBB-në. Në perspektivë, e tejkaluar kjo fazë dramatike, do të duhet të bëhen hesapet me PBB-në për të shmangur shpërthimin final e një Çernobili financiar”.

 

Është e mundur që në këtë krizë po “fshihet” edhe ajo e bankave gjermane e franceze?

“Është pakashumë kështu. Përshtypja është ajo e asistimit në shfaqjen e dytë  e të njëjtit film. Kështu siç është, pas shprehjes së trishtueshme lidhur me spread-et, papritmas Presidentja e BQE-së bën një mbledhje në të cilën lançon një program të ri blerjesh së titujve? Thuhet se është arritur prej një telefonate nga Parisi duke pasur parasysh krizën potenciale të rrezikut që po po godiste një bankë franceze”.

 

Çfarë bote na pret pas pandemisë?

“Ajo që ka qenë deri më tani ka qenë global order. Tani rreziku është evolucioni në një global disorder dhe kalimi nga paqja merkantiliste me segmentime në rritje të tregut (akoma më shumë tarifa, sërish zhvlerësime etj…). Duke kaluarpastaj nga skenari i përgjithshëm në brendinë e veçantë e shoqërive tona, perspektiva tek e cila do të duhet të shikohet nuk është vetëm ajo e gërmadhave të globalizimit, por ajo e rindërtimit. Një botë  që do të duhet të kthehet të jetë ajo që ka qenë e mundur akoma në vitet ’80 e ’90, e ndryshme nga ajo që ka rezultuar fillimisht iluzive dhe më pas e mundur me vitet e fundit, vitetet e globalizimit ekstrem. Pas ideologjisë së tregut hyjnor, rikthimi  i shtetit. Në shtet dhe për shtet shërben politika. Një politikë e bërë me sasi të pakta teknike – brrr – dhe me sasi zero komiciteti.

Në Romën e lashtë ishte e ndaluar për aktorët dhe komikët që të merreshin me politikë. Nga ana tjetër, duhet të ketë një treg që të bëjë tregun, jo i paralizuar nga një sasi e pafundme rregullash. Në periudhën 2010 – 2011, përfshi faktin që nyja gordiane e përbërë nga ligje të pafundme nuk mund të zgjidhej, por vetëm të pritej, u dërgua në Parlament kjo reformë: “Gjithçka e lirë përveç asaj që ndalohet nga e drejta penale”. Jo vetëm. Midis shtetit dhe tregut shërbejnë vlerat morale e sociale, jo vetëm likuiditetet, por edhe paratë, jo vetëm dëshirat, por edhe virtytet, jo vetëm konsumet, por edhe kursimi kur një gjë e tillë do të jetë sërish e mundshme. Dhe akoma: familjet, traditat dhe komunitetet e territorit. Atdhet është toka ku pushojnë eshtrat e baballarëve. Në vitin 2005 ka shkruar një artikull lidhur me 5X1000 për vullnetarizmin dhe për kërkimin. Nuk jam më në Parlament. Sikur të isha, gjëja e parë që do të bëja ishte të kaloja nga ai 5 në një 10X1000”.

(nga Corriere della Sera)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY