Amy Coney Barrett dhe Doktrina Origjinaliste

Amy Coney Barrett dhe Doktrina Origjinaliste

50
0
NDAJ

Të premten 16 tetor ka përfunduar java e parë e parë dhe e vetme e dëgjimeve për zgjedhjen e kandidates gjykatëse për Gjykatën Supreme Amy Coney Barrett, të cilës tashmë i mungon vetëm vota në Senat për t’u emëruar zyrtarisht. Të shumta kanë qenë temat e trajtuara, por të pakta përgjigjet e Barrett, një gjykatëse që beson tek ndarja midis politikës e pushtetit gjyqësor dhe ligjit i zbaton Doktrinën Origjinaliste.

 

 Si kanë shkuar seancat dëgjimore

Në këto ditë të gjata, Judiciary Committee, që përbëhet nga 12 senatorë republikanë dhe 10 demokratë, ka marrë në pyetje gjykatësen për tema nga më të ndryshmet, duke siguruar megjithatë pak përgjigje. Faktikisht, qysh kur në vitin 1987 emërimi i gjykatësit Robert H. Bork (i propozuar nga Presidenti Reagan) u refuzua pas opinioneve kundërrrymë të shprehura prej tij gjatë seancave dëgjimore, është zakon që kandidatët të refuzojnë të shprehen lidhur me tema kontradiktore dhe gjykatësja nuk ka bërë përjashtim. Amy Coney Barrett, që shumë herë ka deklaruar se “vendimet politike nuk i takojnë Gjykatës Supreme”, gjatë seancave dëgjimore është shprehur e pamundur që të deklarohet pyetjeve lidhur me abortin, çështjen e racizmit në Amerikën e sotme, ndarjen e minorenëve në kufirin me Meksikën dhe mbajtjen e tyre nëpër kafaze dhe deri lidhur me ekzistencën e ndryshimeve klimaterike, tema që ajo i ka përcaktuar si “çështje kontradiktore në qenëdr të një debati të zjarrtë politik lidhur me të cilat nuk mund të shprehet si gjykatëse”. Gjithsesi, 48 vjeçarja ka mohuar se ka një axhendë të paracaktuar, se dëshiron ta abrogojë Obamacare dhe se ka pasur një bashkëbisedim me Trump apo stafin e tij lidhur me pozicionin e saj në rast se Presidenti vendos që ta çojë rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit përpara gjykatës, gjë që manjati e ka konfirmuar shumë herë se dëshiron ta bëjë. Ka shumë të ngjarë që evaziviteti i saj do të përfundojë sapo ajo të ulet midis të nëntëve, duke respektuar shpresat që Trump ka pohuar publikisht se ka ka ndaj Gjykatës Supreme. Megjithatë, është e mundur se bindja e saj lidhur me ndarjen midis politikës dhe pushtetit gjyqësor dhe midis këtij të fundit dhe besimit fetar, kaq i rrënjosur në punën e saj të ardhshme, mund të mos jetë edhe kaq e mirëqenë.

Senatorët republikanë e kanë kaluar pjesën më të madhe e seancave dëgjimore duke e lavdëruar gjykatësen Barrett dhe “mentorin” e saj, ish gjykatësin ultrakonservator të Gjykatës Supreme Antonin Scalia: senatori republikan Lindsay Graham, President i Judiciary Committee, që në vitin 2016 i është kundërvënë kategorikisht emërimit të gjykatësit të tretë nga ana e Presidentit Obama me shprehjen “ju lejoj të përdorni këto fjalë kundër meje”, është shprehur krenar se kjo administratë ka emëruar “një grua që është pro-jetë pa u turpëruar dhe që e përqafon pa mëdyshje fenë e saj”, anipse Barrett e ka pohuar se feja e saj nuk do ta ndikojë aspak punën e saj si gjykatëse.

Të premten, si përfundim i kësaj gare për zgjedhjen përpara votës së nëntorit, pas një përplasjeje midis dy fraksioneve të Committee lidhur me legjitimitetin e procedimit, senatori Graham e ka programuar votën e Komitetit për emërimin më 22 tetor në orën 13 00. Kurse më 26 tetor do t’i takojë të gjithë Senatit; më pak se 8 ditë përpara ditës së zgjedhjes të madhe.

 

Doktrina Origjinaliste 

Gjatë seancave dëgjimore është cituar shpesh Doktrina Origjinaliste, që kandidatja e zbaton gjithmonë në punën e saj. Gjykatësja Barrett është quajtur “origjinaliste” gjatë ditës së dytë të seancave dëgjimore, përderisa e “interpreton kushtetutën si ligj, tekstin e së cilës siç është shkruar dhe kuptohet që ka domethënien që kishte në kohën kur e kanë ratifikuar, por edhe pse kjo domethënie nuk ndryshon me kalimin e kohës dhe se nuk i takon asaj ta azhurnojë apo të ngulisë mbi të opinionet e saj politike”.

Kjo filozofi juridike lindi në Shtetet e Bashkuara e viteve ’80 dhe, midis eksponentëve më të shquar të saj, ka gjykatësin Antonin Scalia, që ka ndërruar jetë më 2016. Origjinalizmi e sheh kushtetutën si një dokument jo të modifikueshëm, i qëndrueshmëm nga momenti i hyrjes në fuqi dhe thekson se domethënia e përmbajtjes së saj mund të modifikohet vetëm nëpërmjet moetodave të përshkruara në Nenin 5, domethënë nëpërmjet amendamenteve. Pjesa më e madhe e origjinalistëve i referohen “teorisë së domethënies fillestare” (kundërvënë me atë qëllimit fillestar), sipas të cilit interpretimi i kushtetutës duhet të bazohet mbi atë sesi “njerëzit e arësyeshëm” që jetonin në momentin e miratimit të saj e kuptonin domethënien e tekstit. Është në kontrast me konceptin e “living constitutionalism”, që beson në fakt se domethënia e kartës kushtetuese ndryshon në kohë, me ndryshimin e qëndrimeve sociale, edhe pa miratimin e një amendamenti.

Origjinalizmi paraqitet si një doktrinë që e bën më të vështirë për një gjykatës që t’i vendosë sipas qejfit opinionet e tij politike paanësisë, siç nuk përton të theksojë gjykatësja Barrett, por shpesh edhe është kritikuar për frenin që i vendos ratifikimit të ligjeve të reja në fushën sociale, pasi e interpreton besnikërisht në tekst të më shumë se 200 viteve më parë: nën optikën e Doktrinës Origjinaliste, gjykatësi Scalia është shprehur gjithmonë në favor të dënimit me vdekje, ka pohuar se vendimi mbi të drejtën e abortit në rastin Roe v. Wade është “vendosur gabimisht” dhe, gjaë periudhës si gjykatës në Gjykatën Supreme, përgjithësisht ka votuar kundra në të gjitha rastet e lidhura me tutelën e minorancave, përfshi rastin historik Obergefell v. Hodges që ka legalizuar një herë e përgjithmonë martesat midis personave të të njëjtit seks. Veç kësaj, Doktrina Origjinaliste është shprehur shpesh në favor të së drejtës së qytetarëve për të poseduar një armë.

Pavarësisht së është absolutisht reduktive ta quash si një fasadë të thjeshtë që përdorin gjykatësit konservatorë për të çuar përpara axhenëdn e tyre politike, Origjinalizmi kritikohet shpesh vetëm prej mundësisë së dukshme që i ofron një ndryshimi social, pasi opsioni i vetëm i hedhur në tavolinë është ai i amendimit të kushtetutës, duke e katandisur punën e Gjykatës Supreme në një zbatim të pastër të kushtetutës në rastet që mund të gjykohen nën lenten e saj. Iteri për pranimin e një amendamenti është shumë i gjatë: mund të propozohet nga Kongresi me një shumicë prej 2/3 (me kuorum) në çdo dhomë ose nga legjislaturat e 2/3 të shteteve (të mbledhur në të ashtuquajturën Article V Convention). Në rast se kalon në votimin e parë amendamenti duhet të ratifikohet nga 3/4 e shteteve ekzistuese, përpara se jenë pjesë e kushtetutës. Ky procedim, që kërkon një konsensus të gjerë, gjykohet nga Doktrina Origjinaliste më shumë demokratik dhe në linjë me kushtetutën respektivisht pushtetit vendimmarrës të Gjykatës Supreme, pavarësisht përbërjes federale të Senatit – ku çdo shtet, nuk ka rëndësi me çfarë popullsie, përfaqësohet nga 2 senatorë – duke bërë kështu që 30 senatorë republikanë të përfaqësojnë të njëjtën sasi popullsie sa 2 senatoet e shtetit California.

Në rast se, siç ka shumë të ngjarë, kandidatura e saj do të miratohet nga Senati më 26 tetor, Amy Coney Barrett do të bëhet gjykatësja e tretë e emëruar nga Presidenti Trump, bashkë me Neil Gorsuch, edhe ai origjinalist dhe gjykatësi që i ka zënë vendin gjykatësit Scalia më 2017, dhe Brett Kavanaugh, duke i çuar në 6 gjykatësit supremë e zgjedhur nga presidentë republikanë kundrejt 3 të zgjedhur nga demokratë. Në rast se Biden do të fitonte më 3 nëntor, atëhere mazhoranca brenda Gjykatës Supreme për republikanët nuk do të ishte një rezultat i vogël.

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY