Gomerë, dhelpra, luanë: politika sot

Gomerë, dhelpra, luanë: politika sot

392
0
NDAJ

Një intervistë me Ekkehart Krippendorff

Ekkehart Krippendorff (i datëlindjes 1934) ka qenë Profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Lirë të Berlinit dhe është një prej politologëve më të mprehtë gjermanë. Është i njohur sidomos për librat Arti i të mos qënit të qeverisur. Politike etike nga Sokrati tek Mozarti, por ndër veprat e tjera të tij ia vlen të përmenden edhe Kritikë e politikës së jashtme dhe Shekspiri politik. Drama historike, drama romake, tragjedi. Në dy të parat, Krippendorff futet në shpikjen moderne të politikës së jashtme dhe në vërtitjen e saj rreth themeleve të luftës dhe të kërkimit të supremacisë, korruptimin e thelbit të politikes. Kurse në të dytin analizon shumë vepra të Shakespeare, duke i parë një afresk të jashtëzakonshëm të mekanizmave, të lojërave, të shantazheve, të hipokrizive të pushtetit dhe, në mënyrë të veçantë, manifestimin e raporteve të shumta që vendosen midis të qeveritarëve dhe të qeverisurve.

Profesor Krippendorff, libri juaj Arti i të mos qënit të qeverisur është një refleksion i gjatë dhe pasionant lidhur me kritikën e politikës të nënkuptuar si teknikë, si qeverisshmëri. Për kundër të mos qënit të qeverisur, domethënë nënshtrimi ndaj teknikave të kontrollit, rizbulimi i formave të pjesëmarrjes, bëhet baza e nevojshme për një veprim kundërshtimi që i jep politikës dimensionin e saj. Kur fillon në historinë e shoqërive njerëzore ky konflikt i brendshëm ndaj politikës?
Çfarë do të thotë të qeverisësh dhe çfarë do të thotë të jeshë i qeverisur? Është kjo pikëpyetja qëndrore për tu zgjidhur. Arti i të mos qënit të qeverisur nuk është thjesht e kundërta e të qeverisurit. Të qeverisësh është një teknikë, të mos jeshë i qeverisur është një art: kjo është diferenca e thellë që është e mundur të rindërtohet historikisht. Përpara Pesëqindës në Europë gjatë të gjithë Mesjetës, pas rënies së Perandorisë Romake nuk ekzistonte asnjë formë pjesëmarrjeje nga ana e popullit, as ajo e pjesëmarrjes nuk ishte paraqitur si problem. Ekzistonte dominimi i pastër dhe njerëzve u lejohej që të bënin punët e tyre, boll që të mos ngacmoheshin format e dominimit, boll që të paguheshin tributet e të tjera. Nga Pesëqinda e prapa, sidomos në Gjashtëqindën, ndodhi një hop cilësor. Ata që dominojnë bëhen qeveritarë. Duan të qeverisin, domethënë duan të kontrollojnë shtetasit e tyre. Këtu fillon procesi i kontrollit, ai kontroll që Michel Foucault e ka studiuar prej shumë vjetësh. Për Foucault është e mundur të perceptohet kontrolli duke studiuar funksionimin e burgjeve, të çmendinave, të fabrikave. Në këtë mënyrë është e mundur të vërehet kontrolli i trupave të të dënuarve apo i kapitalizmit mbi punëtorët. Të qeverisësh do të thotë të kontrollosh dhe të kontrollosh është gjë e ndryshme nga të dominosh. Qeveritarët duan që njerëzit tu nënshtrohen pa marrë pjesë. Ky proces zgjerohet nga trupi tek mendja: kontrollit të trupave u bashkangjitet ai i mendjeve. E thënë në sintezë ekstreme, formimi i shtetit modern është një proces që tenton të zgjerojë në mënyrë konstante zonat për tu kontrolluar, duke i përfshirë gjithnjë të reja. E gjitha kjo është e kundërta e pjesëmarrjes. Pjesëmarrja është diçka aktive, kështu që bëhet diçka për të cilën duhet luftuar. Në këtë kuadër, njerëz që duan të marrin pjesë kanë shpikur (dhe do të doja të nënvizoja elementin fantazi) praktika kundërpushteti. Artin për tu kundërvënë. Për shembull, parlamenti është një shpikje shumë revolucionare, shumë moderne. Duhet një fantazi e pafundme sociale për të shpikur një parlament. Duhet një fantazi e pafundme sociale për të shpikur idenë e partisë, domethënë për të shpikur gjithë ato gjëra që i quajmë demokraci. Por njëkohësisht qeveritarët i okupojnë këto shpikje të reja, i ndryshojnë thellësisht dhe i transformojnë në teknika të reja qeverisjeje. Kështu parlamenti është bërë një teknikë e re kontrolli: ai që duhet të manifestojë interesat e pjesëmarrësve ëshgtë bërë në fakt vendi i kontrollit të tyre. Veç kësaj, ky proces historik ka kërkuar edhe shkallë të ndryshme unifikimi. Kontrolli kërkon gjithmonë unifikimin të qeverisurve: unifikim të tregut, të fjalorit Kur kam ardhur në Itali në vitet Gjashtëdhjetë, jo të gjithë e flisnin italishten. Dialektet qenë shumë të fortë, shumë të theksuar, kurse tani të gjithë flasin italisht. Edhe gjermanët flasin sot të gjithë gjermanisht, megjithëse deri 50 vjet më parë ekzistonin 4 dialekte (do të ishte më mirë të thoje gjuhë) shumë të ndryshme. Ky proces unifikimi është shumë i rëndësishëm për qëllimet e kontrollit. Do të doja të shtoja se politika e nënkuptuar si teknikë kontrolli është diçka që mund të mësohet shumë lehtë. Është një gjë banale. Është për këtë arësye që jam shumë i mëzitur nga shkenca politike: teknika e politikës është një gjë që çdo student mund ta mësojë në 3 semestra. Por për të mësuar e të mos qenit i qeverisur duhet shumë më tepër fantazi. Duhet të shpikim, të përdorim të gjithë imagjinatën tonë. Ne që kemi luksin që të mund të reflektojmë dhe të mund të përpunojmë zgjidhje të reja, kemi detyrimin që të ideojmë modele të tjera pjesëmarrjeje dhge kultura në kompleksin e saj (nënkuptoj artin që nuk lë të nënshtrohesh) mund të jetë një resurs i madh. Kemi nevojë për një orientim, për një busull, në mënyrë që të bëhemi më cinikë përballë tmerrit, përballë dhunës. Atëhere cilët janë parametrat e orientimit? Unë besoj se duhet të gjenden tek arti. Kritika e politikës duhet të rilidhet jo vetëm me etikën, por edhe me estetikën.

Në një kapitull të librit të tij ju theksoni që nuk mund të ketë komunitet përtej një numri të caktuar pjesëmarrësish.
Në mendimin e një politike ndryshe, duhet të rizbulohet një dimension që tashmë grekët e kishin kuputuar: raporti midis pjesëmarrjes dhe masës së unitetit politik. Ky është një aspekt qëndror. Për grekët ishte e qartë: kur polisi bëhej shumë i madh, përjashtohej një numër i caktuar qytetarësh. Platoni e kish fiksuar në 5040 krerë familjesh, domethënë në 5040 familje, numrin ideal të qytetarëve të një polisi. Por edhe në epokën moderne, për të ushtruar një minimum përgjegjësie, duhet respektuar masa e njeriut. Nuk mund të kihet një shoqëri pjesëmarrëse në përmasa të mëdha. Nga këtu shpikja e madhe amerikane e federalizmit e fillimit të Tetëqindës: Thomas Jefferson theksonte se demokracia mund ta ruante të lartë pjesëmarrjen vetëm duke I ndarë shtetet në republika të vogla. Ky është drejtimi i duhur, pavarësisht faktit që sot edhe sllogani small is beautiful është kolonizuar. Edhe në Europë duhet të mendojmë një tip të ri federalizmi; duhet të mendojmë domethënë sesi të ruajmë shumërfishtësinëm, pluralitetin e opinioneve. Shumëfishtësia është gjithmonë një resurs në favor të artit i të mos qënit të qeverisur. Lufta rreth shumëfishtësisë, pluralitetit, është vendimtare. Të rimendosh politikën do të thotë të rimendosh bukurinë e pularitetit kundër reduktimit të kompleksitetit trë shteteve moderne.

Në një moment të caktuar tek Arti i të mos qënit të qeverisur, duke folur për dallimet midis të djathtës dhe së majtës, ju kujtoni një sllogan gjerman të kohës së ribashkimit: E majtë kundër sipër. Edhte kjo një ide shumë e bukur që duket se përshkon të gjithë librin tuaj, thuajse sikur thotë: mbi të gjitha ta përkufizojmë si të majtë gjithçka që nuk është e përfshire me pushtetin, gjithçka që nuk frekuenton dhomat e pushtetit. Është kështu?
Po, sigurisht që është kështu. Shpesh një njeri shkruan për ti sqaruar vetes disa koncepte. Synimi im ishte ai që ti jepja një busull vetes dhe të tjerëve që mund ta mendojnë si unë. Të kesh busull është një gjë shumë e rëndësishme. Duhet të dish se çfarë është veri dhe çfarë është jug, çfarë është e majtë dhe çfarë është e djathtë. Në këtë kuptim, tentativa që kam paraqitur është ajo e ripërcaktimit të së majtës jo si e majtë klase, por si e majtë morale, e orientuar nga ndihma e më pak të privilegjuarve. Sipas idesë tradicionale, politika është lojë pushteti. Kapja e pushtetit, mbajtja e pushtetit, humbja e pushtetit, siç thoshte Machiavelli: asgjë tjetër përveç kësaj triade. Por ekziston edhe një traditë tjetër, e përpunuar fillimisht në Greqinë e lashtë dhe më pas e ripërpunuar nga Hannah Arendt, e cila thotë se politika është kërkimi i lirisë, i nënkuptuar si vetëvendosje e individit apo e një grupi. Kohët e fundit kam lexuar një libër shumë të bukur mbi teorinë politike të Gandit. Për gandin, parimi themelor i politikës është të merret me të tjerët, jo me veten. Interesi i politikanit duhet të jetë mirëqënia e të tjerëve. Jo vetëvetja, shteti apo shoqëria në kompleksin e tyre, por thjesht të tjerët: kjo ide më ka goditur shumë, sepse natyrisht për Gandin të tjerët janë sidomos më të varfërit midis të varfërve. Atëhere kam menduar se Majta duhet të ketë gjithmonë se çfarë është mbi dhe çfarë është nën dhe busulla nuk ka sesi të mos jetë e drejtr drejt nën-it.

Për çfarë aksionesh ngushtësisht politike mendoni kur flisni për ripronësim të politikanit? kam përshtypjen se më shumë se për lëvizjet e mëdha të protestës ju mendoni për grupe individësh për të vegjël, për praktika konkrete jashtë asaj që përgjithësisht e quajmë politika.
Shumë prej veprimeve që ne bëjmë nuk kanë efekt të dukshëm, por punojnë nëndhe, përvecse kontribuojnë në dinjitetin tonë. Gjithmonë kam menduar se duhen bërë publike (duke i treguar, duke i diskutuar) të gjitha këto forma veprimesh individuale apo grupesh të vegjël që kanë pasur sukses. Për shembull mendoj për atë që ka penguar ndërtimin e një autostrade apo të një centrali. Diskutimet zyrtare u përkasin në fakt gjithmonë lëvizjeve të mëdha: partitë, qeveritë, organizatat e mëdha ndërkombëtare. Por ato që vërtet kanë rëndësi janë veprimet individuale. Shumfishtësitë e veprimeve individuale mund ta ndryshojnë klimën e një shoqërie. Kjo ka ndodhur tashmë shumë herë: shumatorja e inisiativave të vogla ka ndryshuar klimën, duke e shtrënguar edhe të ashtuquajturën politikë të ndryshojë. Do të doja të inkurajoja gjestet e vogla. E dijmë se mbledhja e diferencuar e mbeturinave është pakogjë përballë ndotjes së përditshme të industrive të mëdha, por ky minimum e ndryson qëndrimin tonë personal dhe në fund mund të ndikojë mbi vetëdijen e një shoqërie. Po jap një shembull tjetër, në të cilin jam përfshirë, që i përket politikës së jashtme, domethënë një prej atyre gjërave që në përgjithësi duket tootalisht jashtë rrezes tonë kapëse. Në përgjithësi mendoj se duke i dhënë shumë rëndësi politikës së jashtme përfundon për të mbivlerësuar baletin e të mëdhenjve: diçka që duhet ta ndjekim duke mbajtur frymën pa mundur të ndërhyjmë asnjëherë. Por do të doja ta vëreja problemin nga një këndvështrim tjetër dhe të flas për një inisiativë gjermane të njohur si inisiativa e gomerëve. Dikush ka zbuluar se në Etiopi ka shumë gra të veja sepse burrat kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë konfliktit. Në këtë kontekst një gomar do të thotë mbijetesë. Nënkupton punë, nënkupton mbështetje dhe një gomar tek ne kushton 100 euro. Kështu në Gjermani janë mobilizuar shkolla, shoqata, individë të veçantë për të dërguar gomerët në Etiopi dhe inisiativa ka pasur sukses. Këto veprime të vogla individuale nuk e ndryshojnë tmerrin e shoqërisë afrikane, por gjithësesi ndryshojnë diçka: vetëdijen e kujt merr pjesë në Gjermani dhe shumë jetë individuale në Etiopi.

Një objeksion tjetër. Ju më parë citonit Platonin përsa i përket numrit të duhur të banorëve që duhet të përbëjnë një komunitet në mënyrë që të ketë një shkallë të mirë autonomie. Ky numër na thotë se përtej 50 60 mijë njësive nuk mund të ketë një polis, se përtej këtij pragu politika bëhet teknikë qeverisjeje. Problemi është bota në të cilën jetojmë, siç thekson për shembull Mike Davis, do të jetë gjithnjë e më shumë një botë e përbërë nga megalopole prej 20 milion banorësh. Atëhere si ta rimendosh veprimin nga poshtë në një kontekst urban që po shpërthen?
Sërish, me busullën në dorë, mund të pranohet ose të mos pranohet jetë që jetohet në megalopolet. Marr për shembull Berlinin, edhe pse Berlini është një qytet i vogël nëqoftëse krahasohet me megalopolet aziatike apo jugamerikane. Njëlloj mund të lindin raporte të ndryshme në brendësi të lagjeve dhe të rizbulosh lagjen do të thotë të rizbulosh një dimension më të të vogël në brendësi të metropoleve. Sot ekzistojnë diferenca të konsiderueshme nga lagjia në lagje: në ato ku të mëdha janë proceset e vetëvendosjes, më i madh është identifikimi më të tjerët dhe më pak lënie pasdore. Kjo për të thënë se edhe në brendësi të megalopoleve mund të ketë struktura të reja vetëqeverisjeje dhe vetëndihme. Realitete të kësaj natyre ekzistojnë. Shikohen në Berlin, për të cilën asgjë nuk ndalon që e njëjta gjë të ndodhë edhe në kontekste të tjera. Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë probleme të mëdha nga pikëpamja organizative (nga mbeturinat e ujit, tek transportet e të tjera), por këto janë çështje administratiuve më shumë se politike. Kështu që nuk e shikoj problemin teorik të fragmentimit një teksturë të madhe urbane në realitete më të vogla.

Në librin tuaj ju paraqisni një model tjetër: Goethe, i emëruar Ministër Lufte në Weimar, përgjysmoi ushtrinë. Reduktoi ushtarët e Dukatit nga 500 në 250 dhe i konvertoi të mbeturit në korrierë postarë. Është një model i bukur, por pothuajse përrallor nëqoftëse vërehet me sytë e kujt jeton në shoqërinë tonë. Sot investimet ushtarake janë të mëdha, potenciali luftarak është i madh dhe teknika që i ka ndryshuar me themel jetët tona është pothuajse gjithmonë teknikë ushtarake më përpara se teknikë civile. Atëhere çfarë duhet bërë për të ndjekur shembullin e Goethe?
Ushtritë sot nuk luajnë më të njëjtin rol që luanin dikur. Jo vetëm aparate që uniformojnë trupën sociale, nuk ekziston më leva masive. Ajo që mbetet është një tërësi bandash të vogla të organizuara nga shteti, ekspert në teknikën e dhunës, nuk është sigurisht ushtria që njihnim dikur. Militarizimi ecën përpara sipas një drejtimi të ri teknologjikisht shumë të avancuar, por nuk është më instrument disiplinimi i popullsisë kombëtare. Kjo nuk funksionon më. E përsëris, janë vetëm banda vetëreferuese dhe pikërisht për këtë kritikohen më shumë.

Ju kini theksuar se letërsia e tregon shoqërinë dhe politikën më mirë se eseja politike. Mendoj për shembull për një libër si ai i Uwe Timm, E kuqe, lidhur me krizën e militimit politik dhe ekzistencial të pas1968 në Gjermani. Është një libër i hidhur që, pikërisht ashtu siç thoni ju, përshkruan një brez gjerman më mirë se një traktat sociologjik. Çfarë mendoni për letërsinë e vendit tuaj gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit? E luan vërtet rolin e kritikës së politikës?
E njoh Timm, por në përgjithësi nuk janë shumë librat lidhur me 1968, ndoshta pse është një sezon akoma shumë i afërti. Është një temë e përballuar akoma sot më shumë nga historianët sesa nga romancierët. Sigurisht, ka në qarkullim shumë libra kujtimesh, por nuk më duket se letërsia ka lëvizur dhe aq shumë lidhur me këtë temë dhe është mëkat. Në teatër ka pasur vepra lidhur me Baader-Meinhof, por jo letërsi. Nga ana tjetër, asistojmë në një fluks leximesh kritike, studiuesish që urrejnë vititn 1968 dhe që thonë se çdo foirmë fondamentalizmi vjen prej tij.

Pyetja e fundit. Ju citoni shpesh kantin, Kantin e Çfarë është Iluminizmi, Kantin e pavarësisë së arësyes dhe të individit kundër peshës së dogmave dhe ndoshta sot, besoj, nuk mund të mos jemi kantianë në një botë që duket peng i feve. Nuk mund të mos jemi kantianë kundër onbskurantizmit dhe fanatizmit fetar
Absolutisht. Unë jam shumë kantian. Kanti është për mua spiranca e arësyes, sidomos përsa i përket të drejtave njerëzore. I referohem në mënyrë të veçantë një pohimi tuaj, kur thoni se njeriu nuk mund të katandiset asnjëherë në një instrument për të arritur diçka: njeriu është një qëllim në vetëvete, kurrë një mjet. Kjo është një e vërtetë e madhe, është busulla e të gjithë jetës politike. Njeriu është një synim në vetëvete dhe e gjithë puna ime nuk është gjë tjetër përveçse një analizë e këtij pohimi kantian.

(Në nderim të shkencëtarit të njohur politik gjerman që ka ndërruar jetë dje në Berlin në moshën 84 vjeçare)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY