Çfarë është fashizmi?

Çfarë është fashizmi?

1299
0
NDAJ

 

Është një sfidë që prej dekadash të tëra magjeps historianët e të gjithë botës: të arrish në një përkufizim të përgjithshëm të fashizmit. Por të arrish të mbyllësh në një skemë të ngurtë interpretuese parti e regjime të largëta midis tyre jo vetëm gjeografikisht dhe historikisht është akoma e vështirë. Perspektivat e kërkimit historik në këtë sektor janë përmbledhur në vëllimin Çfarë është fashizmi, i cili ka në gjirin e tij esé të Emilio Gentile, Stanley G. Payne, Domenico Settembrini, Roger Eatwell, Ludovico Incisa di Camerana, Robert Paxton, James Gregor e të tjerë. Më poshtë do të përcjellim një ekstrakt nga ndërhyrja e historianit të njohur francez Pierre Milza, me titull: “Fashizëm: modelizimi i pamundur?”. Sipas studiuesit transalpin është e vështirë të bësh një lexim unitar, të përkufizosh një model, një teori të përgjithshme të fashizmit po të mbash parasysh kompleksitetin e fenomenit dhe pafundësinë e llojeve të lëvizjeve dhe regjimeve diktatoriale që kanë lulëzuar në Europë e në botë gjatë një shekulli. “Megjithatë, mund të sforcohesh për të propozuar një prizëm leximi, të varur fuqimisht nga karakteri empirik i punës së historianit, shkruan akoma Milza dhe, në këtë kuptim, na ofron një analizë interesante të konvergjencave dhe të diferencave midis lëvizjeve të ndryshme fashiste, duke filluar natyrisht nga fashizmi italian dhe nazizmi gjerman.

KONVERGJENCA DHE DIVERGJENCA
Duke trajtuar lëvizjet nacionaliste radikale që janë zhvilluar në Europë midis dy luftërave, nuk është e lehtë të heqësh një linjë ndarëse midis atyre që mund të konsiderohen fashiste në kuptimin e duhur të fjalës dhe të tjerëve. Kjo linjë është akoma më e vështirë për tu përcaktuar po të marrësh parasysh se lëvizja që i ka dhënë emrin e saj fenomenit të shqyrtuar këtu domethënë fashizmi italian nga ana e saj është e përshkuar nga korrente të ndryshëm, të dala nga kultura politike nganjëherë mjaft të largëta nga njëra tjetra dhe që në fazën fillestare të evolucionit të tyre kanë përcaktuar qëndrime laramane. Në versionin fillestar të fashizëm lëvizje, theksi nuk bie efektivisht mbi traditën dhe mbi respektimin e hierarkive të vjetra, por mbi revolucionin dhe mbi shkatërrimin e rendit të ngritur. Duke trajtuar atë që për komoditet dhe që pavarësisht ambiguiteit të termit vazhdojmë ta përkufizojmë si prefashizëm të fillimit të shekullit e të fashizmit të dorës së parë, novatorizmi respektivisht nacionalizmit të rëndomtë përfaqësohet nga fakti që lëvizjet që i bëjnë thirrje këtij korrenti nuk janë vetëm popullore, kontestuese ndaj regjimit në fuqi, armiq të republikës apo të monarkisë borgjeze, por u shtojnë këtyre karakteristikave kërkimin e një sinteze midis nacionalizmit, socializmit. Një socializëm duhet thënë tepër qartë shumë i largët nga ortodoksia marksiste, e cila frymëzohet si nga utopia industriale, ashtu siç e shpjegon Sternhell, nga revizionimi i marksizmit të kryer nën influencën e Sorelit, prandaj më lehtësisht i rekuperueshëm në brendësi të një perspektive kundërrevolucionare, por megjithatë gjithmonë i pajtueshëm me botën proletare. Ambiguiteti qëndron në faktin se komponentët e fashizmit të parë ndryshojnë ndjeshëm nga njëri vend në tjetrin: sinteza apo kapja nganjëherë është prodhuar duke filluar nga një bërthamë e ashpër derivuese nga kultura e së Majtës radikale; nganjëherë, në të kundërt, nga një bërthamë simetrike me të Djathtën ekstreme. Në të dyja rastet, lëvizjet në fjalë gjithsesi gjenden të hedhur në ekstremin e djathtë të peisazhit politik dhe u japin jetë regjimeve reaksionare të masave të bazuara mbi ekzaltimin e realitetit kombëtar. Por mënyra me të cilën është kryer shkrirja midis idealeve revolucionare dhe atyre të nacionalizmit vazhdon të peshojë për një kohë të gjatë mbi evolucionin e tyre.

Rasti italian: fashizmi dhe e majta
Italia i përket kategorisë së parë. Praktikisht, sinteza musoliniane i pranon idetë e majta dhe të ekstremit të majtë më shumë sesa shpesh thuhet. Ideatori i saj është vetë produkti i një kulture politike që përzien traditën maxiniane e libertare, thellësisht e rrënjosur në krahinën e Romagna, me parimet e një socializmi intransigjent lëkundës (sipas periudhave) midis një marksizmi të reduktuar në vulgatën e tij dhe një sindikalizmi revolucionar me frymëzim sorelian. Është mbi këto baza që Dux-i i ardhshëm dhe miqtë e tij janë impenjuar në vitin 1914 në fushatën ndërhyrëse dhe, nëqoftëse është e vërtetë se duke filluar nga kjo datë realiteti kombëtar është bërë një element thelbësor i mendimit të tyre, është edhe e vërtetë se objektivi kryesor për ta mbetet ai rrëzimit të rendit borgjez. Qysh nga nisja e tij për në front, nga fundi i vitit 1915, Mussolini paraqitet deridiku si revolucionar e patriot, si socialist dhe poet i kombit, miti i ri mobilizues që ka zëvendësuar atë të diellit të së ardhmes proletar, edhe pse ai nuk i jep termit komb të njëjtën domethënie të nacionalistëve autentikë të mbledhur përreth Corradini me të cilin drejtori i gazetës “Popolo dItalia” nuk resht së polemizuari nga faqet e gazetës së tij të cilët, nga ana e tyre, pa kurrfarë kompleksi, pozicionohen në ekstremin e djathtë të spektrit politik. Do të jetë lufta, lufta ndaj thikës së drejtuar kundër partizanëve të paqes së bardhë, të kualifikuar si disfatistë e tradhëtarë, do të jetë konvertimi në leninizëm i krahut revolucionar të PSI-së, ato që do të kontribuojnë në radikalizimin dhe afrimin me tezat e mbrojtura nga nacionalistët. Atëhere kur në mars të 1919 janë ngritur fashot e para të luftimit sinteza është tashmë në një gjendje të avancuar, por lëvizja që mishëron takimin midis socializmit dhe nacionalizmit dhe që mjaft shpejt përfundon për të operuar si krah i armatosur i kundërrevolucionit ruan tipare të shumëta që u bëjnë thirrje origjinave të tij revolucionare dhe që do të vazhdojnë ta karakterizojnë përpara dhe pas marrjes së pushtetit.

Rasti gjerman: nazizëm dhe traditë
Ndryshe shkojnë gjërat në rastin e nacionalsocializmit. Edhe ai i bën apel një revolucioni të drejtuar kundër rendit (apo çrregullimit) të dalë nga Lufta e Parë Botërore, por në pjesën më të madhe bëhet fjalë për një iluzion ose, më së paku, nëse gjithësesi bëhet fjalë për një projekt revolucionar, është e qartë se ao synon të restaurojë një rend tradicional, të shkatërruar nga lufta dhe tashmë iu tronditur fuqishëm nga evolucioni i Gjermanisë bismarkiane dhe vilhelmiane, e cila ka promovuar një demokraci autoritare të preokupuar që të integrojë masat. As Arthur Drexler, themeluesi në vitin 1918 në Mynih i Deutsche Arbeiter Partei (DAP), as Hitleri, që merr nga shërbimet sekrete të Reichswehr misionin që të infiltrojë këtë grup të vogël nacionalist dhe antisemit, as drejtuesit dhe militantët e lëvizjeve të panumërta të së njëjtës natyrë që gëlojnë të nesërmen e armëpushimit, nuk janë bartës siç është në fakt rasti i Musolinit dhe i disidentëve të shumtë socialistë, ish republikanë, sindikalistë revolucionarëqë marrin pjesë në themelimin e fashove të një kulture të majtë. Sigurisht, do të jetë një e majtë naziste, por ajo do të mbesë fortësisht minoritare, përpara se të likuidohet përfundimisht në vitin 1934. Ndryshe nga homologu i tij latin dhe imazhi i themeluesit të saj, fashizmi gjerman mund të konsiderohet kështu qysh nga fillimi si një lëvizje e ekstremit të djathtë. Në brendësi të së njëjtës familje politike, ndodhen kështu të bashkëjetojnë njerëz, lëvizje dhe për të përfunduar regjime origjina e së cilave ndryshon ndjeshëm. Në rastin e parë, mund të flitet të flitet për një sisntezë autentike midis dy ideologjive dominuese të shekullit, socializmit dhe nacionalizmit, dhe të një kapjeje të të parit nga ana e të dytit favorizuar nga hataja që ka shoqëruar dhe pasuar Luftën e Parë Botërore. Në rastin e nazizmit, ekziston në të vërtetë një mbulim thelbësisht demagogjik i nacionalizmit, në formën e vet më radikale e më reaksionare, dhe adoptimi i një frazeologjie revolucionare të destinuar ti largonte masat nga organizatat e majta dhe të ekstremit të majtë.

FASHIZMAT E TJERË: KONFUZION MODELESH
Fashizmat e tjera europiane ndahen midis këtyre dy modeleve dhe është kjo që e bën të vështirë një interpretim global të fenomenit. Aq më shumë që i njëjti mjedis kombëtar, në mënyrë seriale apo simultane, ka mundur të zhvillojë lëvizje të frymëzuara në njërën apo tjetrën tendencë. Në Francë, PPF-ja e Jacques Doriot, që historianët bien dakord kur e konsiderojnë si forma më e mbaruar e fashizmit francez, i drejtohet në mënyrë të pakontestueshme modelit italian, nëse është e vërtetë se pjesa më e madhe e anëtarëve të parë të tij, sëbashku me liderin e tyre, ndajnë një kulturë të ekstremit të majtë, që në të vërtetë është absolutisht e huaj për pjesën më të madhe të drejtuesve të tjerë fashistë: një Bucard, një Coty apo një Deloncle. Tjetërkund, kryesisht në shtetet pak të industrializuara të Europës Qëndrore, Lindore e Mesdhetare, krerët dhe militantët e organizatave fashiste apo nacionalsocialiste janë rekrutuar kryesisht në rangjet e një të djathtë ekstremiste dhe ultrareaksionare. Codreanu në Rumani, Paveliç në Kroaci, von Stahremberg në Austri, José Antonio Primo de Rivera në Spanjë, për të mos përmendur përveçse pak emrave, i përkasin kësaj kategorie: kultura e tyre politike e origjinës kombinon tradicionalizmin e nacionalizmin dhe ndryshon fuqimisht nga ajo e një Mussolini apo të një Doriot. “Familja” fashiste përmbledh kështu personalitete, lëvizje dhe së fundmi regjime politike, baza ideologjike fillestare e të cilëve i drejtohet nganjëherë ultra të majtës revolucionare, nganjëherë të djathtës radikale: dy matrica të fashizmit që gjenden në të gjitha organizatat që i përmbahen kësaj ideologjie, në proporcione që ndryshojnë fuqimisht dhe që i japin secilës ngjyrimin e tyre fillestar dhe, në të njëjtën kohë, i përcakton evolucionin e mëtejshëm. Historia e lëvizjeve fashiste na mëson se duke filluar nga një moment i caktuar ideologjia dhe kultura politike e nacionalizmit radikal, ajo e së djathtës ekstreme, në pothuajse totalitetin e rasteve, mbizotëron mbi atë të drejtuesve dhe të militantëve të ardhur nga kampi revolucionar: pasojë e kompromisit që fashizmi fillestar është dashur të operojë me klasat drejtuese në pritje të ngjitjes në pushtet. Sigurisht, ka pasur ndoshta ecuri me komplekse, lëvizje vajtjeje dhe ardhjeje të realizuara për arësye taktike. Për shembull, Mussolini do ti vërë këmbët në dy binarë, duke ju drejtuar në mënyrë alternative tek forcat konservatore që mbështesin pushtetin e tij dhe mbi elementët aktivistë, po ti shikosh mirë revolucionarë, të Partisë Kombëtare Fashiste. Por rezultantja e kësaj ecurie është një evolucion ideologjik që modifikon pak nga pak kulturën fillestare të fashizmit në kuptimin e një afrimi progresiv me tezat e së djathtës ekstreme kundërrevolucionare. Të përkufizosh fashizmin dhe të krahasosh lëvizjet e klasifikuara si i përkasin kësaj kategorie me ata që i përkasin tradicionalizmit radikal apo me një konservatorizëm musclé të pastër e të thjeshtë, kërkon kështu që të mbahet parasysh evolucioni i vrullshëm i fenomenit fashist: bëhet fjalë për ideologjinë e drejtuesve të tij, e sociologjisë së anëtarëve të tij apo të praktikave që e karakterizojnë.

STADET E NDRYSHME TË FASHIZMIT
Vështirësia për ta dalluar fashizmin nga format e tjera diktatoriale varet nga fakti se krahasohen lëvizje dhe regjime të konsideruara në stade të ndryshme të zhvillimit të tyre. Renzo De Felice i ka nënvizuar me kohë diferencat ekzistuese midis fashizëm lëvizje dhe fashizëm regjim. Personalisht, vazhdoj të mendoj se në historinë e fashizmit duhen dalluar katër etapa të mëdha, katër faza ku secila paraqet një veçanti. Gjendja e fashizmit të parë është ajo e lindjes spontane, në kontekstin e një krize të rëndë, e lëvizjeve ekstremiste, të ndërklasuar në rekrutimin e tyre, por në të cilat klasat e mesme zënë një pozicion të rëndësishëm, lëvizje armiqësore si ndaj elitave drejtuese, si ndaj forcave revolucionare të së majtës ekstreme internacionaliste. () “Fashizmi i dytë” shfaqet në momentin në të cilin drejtuesit e lëvizjes ndërgjegjësohen se nuk mund të vijnë në pushtet pa mbështetjen apo aq më pak pa neutralitetin dashamirës të kuadrove tradicionalë të shoqërisë. Ata impenjohen kështu në arritjen e një kompromisi me elitat e vjetra, duke braktisur pikat e programit të tyrë të afta për ti frikësuar këto të fundit, sidomos ato lidhur me rishpërndarjen e pushtetit ekonomik apo me ndalimin e lirisë së sipërmarrjes. Duke e prishur të parin me programin e fashove të 1919, të dytin me atë të adoptuar më 1920 nga NSDAP-i, Mussolini dhe Hitler kanë ardhur në pushtet falë këtij kompromisi dhe me marrëveshjen të paktën të heshtur të ambienteve drejtuese tradicionale. Stadi i tretë është ai i fashizmit në pushtet. I bazuar mbi kompromisin taktik midis fashizmit dhe elitave tradicionale, ai është vendi kontradiktave të shumëfishta. Nga njëra anë, klasa e vjetër drejtuese ruan pjesë të madhe të pushtetit në ekonomi, në administratën e lartë, në sferën gjyqësore, në forcat e armatosura, në diplomaci, por fusha e saj e influencës tenton të kufizohet me kalimin e kohës, aspiratat e saj ndodhen shpesh në mosmarrëveshje me eksponentët e regjimit. Nga ana tjetër, një vend gjithnjë e më i madh i rezervohet kuadrove të partisë unike, instrument për kontrollin totalitar të shoqërisë. Po ta shikosh mirë, historia e regjimeve fashiste dhe maziste mund të përshkruhet si një luftë fajdeje midis dy forcash që janë aleate të pritje të diktaturës. () Në fund arrihet dhe është stadi i katërt në një sistem të pastër totalitar, në një fashizëm integral, në të cilin kreu karizmatik dhe elita e re e ndërtuar nga partia, në të vërtetë nga një aristokraci ushtarake dhe raciale, e krijuar copë pas cope dhe e fanatizuar në ekstrem (SS-ët), përfundojnë për të imponuar aksionin autonom të tyre. Ky stad realizohet në praktikë vetëm në Gjermani gjatë luftës me ardhjen e shtetit SS duke filluar nga viti 1942. I vizatuar në Itali duke filluar nga 1937 1938, ai i është imponuar vetëm në mënyrë sipërfaqësore një shoqërie civile mbi të cilën ka vazhduar të ushtrohet deri tek lufta në kurriz të përpjekjeve të bëra për tu transmetuar masave një kulturë dhe një stil jetese të ri magjisterin e elitave tradicionale.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY